Qytete te tjera
Duke perjashtuar territoret qe zinte Poli-si i Apolonise, ne tokat e taulanteve shtriheshin edhe disa qytete si Arnisa, Sesareti etj. Straboni na jep te dhenat e nje qyteti te vjeter, Arnises. Ai jep edhe koordinatat gjeografike te saj duke theksuar se ajo ndodhet ne token e Taulanteve.
H.Ceka kete qytet e lokalizon ne fshatin e sotem Babunje e re (Lushnje) prane Divjakes. Kete mendim jep edhe arkeologu italian Klaudio Sestieri. Interesante eshte se ne nje harte te vitit 1684, te quajtur Harta e Kantellit (Carta da Giacomo Cantelli, Da Vignola) jepet qyteti i Arnises1, i cili vendoset midis lumit Arzen (Seman) dhe Vajusa (Vjosa). Duke iu referuar gjithnje autoreve antike, permendim edhe Hekateun i cili ne shkrimet e tij ne shekullin e VI pes, tregon per qytetin Sesaret qe i perkiste nje nenfisi te Taulanteve siç ishin edhe Albanet, Parthinet, Bylinet etj. Ky qytet i ka edhe sot i paidentifikuar.
Ne jug te lumit Vjosa ndodhej qyteti i Treportit ndoshta Throni antik2, te cilin na e permend vetem Pausania ne shkrimet e tij. Ky qytet ndeshet si vendbanim Ilir qe ze fill qysh ne shek. VI-V p.k. Throni mund te kete qene prone e Amanteve te cilet jetonin ne jug te Vjoses. Me ta Apolonia pati nje konflikt rreth nje siperfaqe toke te diskutueshme midis tyre.
1. M.Zeqo "Motive Arkeologjike" fq 89. Tirane 1990
2. N.Ceka Apolonia e Ilirise. Fq.19
|