Ilirjan Gjika

Ne rrafshinen e ulet te Myzeqese midis Fshatit Kolkondas dhe lumit Seman ndodhet Manastiri i Shen Kozmait. I ndertuar ne fillim te shekullit te XIX nga Ali Pashai i Tepelenes ai mbart ne vetvete hije legjendash dhe te vertetash, te cilat shkrihen me njera-tjetren duke u shnderruar ne histori interesante qe te befasojne. Pikerisht nen efektin e tyre çdo 24 Gusht besimtaret ortodokse te krahines marrin rrugen per te festuar si çdo vit diten e martirizimit te Apostullit Kozma. Ceremoniali i fesimeve zgjat gjate gjithe dites ne kete vend te shenjte qe ndodhet 10 km ne veri te Fierit dhe qe fsheh ne vetvete nje pjese nga historia e kaluar e Shqiperise.

Kozmai i Etolise

Kosta Esohoriti i cili do njihej me vone me emrin Shen Kozmai lindi ne vitin 1714 ne fshatin grek Lis i madh (Megalo Dhendro) ne krahinen e Etolise. Rridhte nga nje familje e thjeshte dhe besimtare. Mesimet fillore i kreu ne fshatin fqinje te Sigdhices ndersa studimet e mesme i zhvilloi ne manastirin e AGRAFAS. Ne moshen njezet-vjeçare kur punonte si mesues ne fshatrat e Navpaktit nisi te marre mesimet e plota fetare te cilat i perfundoi ne Malin e Shenjte, ne manastirin e Vatopedhit. Manastiret e shumte kishin nevoje per murgj dhe i riu Kosta nisi sherbimin fetar ne nje tjeter manastir ate te Filotheut, ku u pagezua me emrin Kozma me cilin do te njihej tanime.
    Gjate qendrimit ne Athos (malin e shenjte) u dallua per deshiren e madhe te studimit dhe per zellin e fuqishem ne sherbim te çeshtjeve fetare.

Kostandinopoja

Per çdo klerik ortodoks te shekullit XVIII Kostandinopoja zinte nje vend te veçante. Ajo ishte qendra e botes, atdheu i dyte, zemra e kishes. I shtytur edhe nga eterit e Manastirit ne vitin 1760 Kozmai shkoi ne Kostandinopoje. Aty ai studjoi artin e gojetarise dhe te llogjikes. Gjate kohes se qendrimit ne kryeqytetin e Perandorise Osmane i lindi deshira per te nisur vepren e Predikuesit dhe misionarit fetar ne ato vise te Perandorise ku krishterimi kishte nevoje. Per kete ai u shtyt edhe nga i vellai Krisanth qe punonte si mesues ketu por edhe nga miqte dhe eterit e kishes. Patriarku i atehershem Serafimi i cili ishte me origjine shqiptare nga Delvina i dha te drejten per te qene misionar shetites ku veprimtarine e pare do ta ushtronte ne rrethinat e Kostandinopojes, dhe ne disa zona te Greqise. Pas nje turi te suksesshem ne perhapjen e fjales se ungjillit Kozmai u kthye perseri ne kryeqytet nga ku pati takimin me patriarkun e ri Sofronin mori udhezimet per te zhvilluar nje mision te ri ne te gjithe Ballkanin.

Misionet

Sipas Panajotis F. Kristopulos nje prej autoreve te shumte greke qe kane shkruar per Shen Kozmane, thuhet se ai ishte nje njeri i vendosur ne rrugen e fese. Kozmai e kishte kuptuar se perveç forcimit te fese i duhej kushtuar rendesi e veçante edhe zhvillimit te arsimit. E keshtu si misionar ai dha nje ndihmese te konsiderueshme ne kete fushe si ne Greqi, Thraki, Maqedoni dhe Shqiperi. Per 20 vjet me rradhe Kozmai pershkoi keto vende ne kater ture udhetimesh. Qellimi kryesor i tyre ishte hapja e shkollave ne gjuhen greke, e cila ishte caktuar nga Patriarkana e Stambollit ne marveshje me Porten e Larte, si gjuhe e kultures e kishes dhe marredhenieve tregtare. Ashtu siç e tregon ne letren qe i dergoi te vellai Kristianth ne Naksos ai krijoi me iniciativen e tij 200 shkolla te uleta dhe 10 te mesme.

Predikimet

Predikimet e murgut Kozma ndiqnin me perpikmeri te njejten ritual. Ne çdo vendbanim qe shkonte ai referonte perpara popullit ne sheshin e kishes dy here ne dite, ne mengjes dhe mbremje. Fjalimet beheshin ne gjuhen e thjeshte, duke gershetuar idetee teologjike me mendimet praktike. Fjalet e tij kishin jehone te madhe ne popull sepse me gojetarine, proverbat, dhe parashikimet ai merrte permasat e nje profeti. Keshillimet e Kozmait u drejtoheshin te gjitheve te medhenj e te vegjel, te krishtere e myslymane, çdo njera prej tyre ishte pothuajse urdher per ata qe e degjonin. Keshtu ai bente thirrje per tu larguar nga veset, per pajtim e tolerance per bashkejetese, per te hequr dore nga lluksi.
    Ne fund te çdo fjalimi Kozmai nuk harronte idene kryesore te qellimit te tij hapjen e shkollave nepermjet te cilave "ndriçoheshin mendjet", zbulohej e kaluara historike dhe niste te ndertohej e ardhmja. Pikerisht kjo platforme i sherbente politikes fetare te Patriarkanes se Stambollit e cila mbarte prirjet e idese se krijimit te nje shteti bizantin qe mund te rilinde nen drejtimin e kishes nga germadhat e Perandorise Osmane.

Shqiperia

Shen Kozmai erdhi ne Shqiperi ne vitin 1776. Nga Korfuzi ai mberrit ne Sarande ku menjehere nisi vizitat e tij "fshat me fshat". Brenda nje viti murgu Kozma ose siç e quante populli "çoban babai" pershkoi nje hapesire nga Preveza ne Kavaje dhe nga Myzeqeja ne Kostur. Deshmi te veprave te tij gjejme ne Arte, Parge, Filat, Lekures, Kavaje, Korçe, Kostur, etj. Ne Himare p.sh. ai ishte i pari qe ju pervesh punes per ta shnderruar nje kishte te vjeter dhe gjysme te rrenuar ne shkolle. Nje deshmi me vlera per veprimtarine arsimore te Kozmait eshte doreshkrimi i murgut Kostandin Berati i cili gjendet sot ne akivin e bibliotekes kombetare ne Tirane. Nga ai njoftohemi se Kozmai mberriti ne qytetin e Beratit ne 22 Gusht 1777 dhe qendroi deri ne 2 Shtator te po atij viti. Ai predikoi gjate 3 diteve rekomandime per çeljen e shkollave. Keshtu ne kalane e Beratit hapet e para shkolle ne te cilen eshte mesuar edhe gjuha shqipe me alfabet grek.

Miqesia me Aliun

Historia e njeh Ali Pashe Tepelenen si mikun dhe mbrojtesin e Murgut Kozma. Njohja e tyre u be fare rastesisht kur sipas gojedhanes Aliu e shpetoi Kozmain kur ai mbahej peng prej nje grupi grabitesish. Pasi e liroi prej tyre Pashai i kerkoi si nder murgut qe ti parashikonte te ardhmen, megjithese atehere ai ishte ne fillimet e karrieres se tij. "Do te behesh Pasha i madh, do te marresh Janinen dhe do zgjerosh shume kufijte e pashallekut tende me mjekren e kuqe ne Stamboll". Keshtu ligjeroi Kozmai dhe kur pas disa vitesh theniet e tij u vertetuan Aliu e beri mik ate. Murgut ju lejua qe te predikonte ne çdo cep te Pashallekut te Janines, kudo qe do udhezonte Kozmai do te ngrihet nje kishe dhe popullsia nuk do te inkurajohej ose do ti imponohej konvertimi i fese

Kurt Pasha

Ne vitet 1760-1770 kur Kozmai udhetoi ne tokat Shqiptare per te permbushur misionin e tij sundondte anarkia feudale. Territori ishte ndare ne pashalleqe feudale te cilat ishin zoterime autonome brenda territorit te Perandorise Osmane. Njeri prej tyre edhe Pashalleku i Beratit qe drejtohej nga Kurt Pasha. Gjate misionit te tij Murgu kaloi edhe ne territorin e tij. Fama ne forme legjende mbi Kozma Etolin arriti deri tek sundimtari Kurt Pasha. Ai e priti murgun ne sarajet e tij. Gjate bisedes Kurtit i beri shume pershtypje Kozmai, saqe nga respekti qe krijoi per te urdheroi qe murgut ti pregatitej ne shenje nderimi froni mbi te cilin do tu predikonte turmave. Por marredheniet e mira midis Pashait dhe murgut nuk zgjaten shume. Kurt Pasha shume shpejt nisi te dyshonte se veprimtaria e Kozmait nuk ishte gje tjeter veçse aktivitet agjenturior per llogari te Ali Pashe Tepelenes, armikut te tij te betuar. Duke shfrytezuar edhe protestat e klerit myslyman ne adrese te misionit te murgut Kurt Pasha dha urdher per ta ekzekutuar ate.

Vdekja e Shen Kozmait

Ne moshen 60-vjeçare pikerisht ne 24 Gusht 1779 Suvarinjte e arrestuan Kozma Etolin kur kthehej ne nje nga misionet e tij. Me akuzen e organizimit te kryengritjes se armatosur dhe veprimtarise si agjent i rusise, Suvarinjte e terhoqen ne nje korije buze lumit Seman dhe e ekzekutuan pa gjyq. Kjo ndodhi 3 km ne veri te Fierit ne fshatin Grecalli. Pasi e varen, trupin e tij te zhveshur e hodhen ne lume. Rryma e nxorri fillimisht kufomen 1 km me tej ne vendin e quajtur Mujalli duke e rimarre perseri per ta nxjerre perfundimisht ne bregun tjeter te Semanit ne Kolkondas. Ketu trupi u gjet nga at Markoja, prifti i manastirit te Ardenices, i cili e veshi kufomen me Rrason e vet dhe e varrosi prane kishes se Shen Merise se Kolkondasit.

Manastiri

Manastiri i Shen Kozmait ne Kolkondas ka nje histori shume interesante. Perpara se te ndertohej ky objekt, prane tij ne anen jugore ka qene nje tempull tjeter kristian me i hershem: Kisha e "Shen Merise". Ajo ishte ndertuar ne fund te shekullit XVIII. Ne murin rrenoje te kesaj kishe ne nje pllake te vendosur prane njeres prej absidave te saj lexohet ne greqisht ky tekst "Eshte pikturuar ky tempull i hijshem me kontributin e te gjithehirshmit Mitropolitit te Beratit Josif, me shpenzimet dhe mundimet e te gjithe te krishtereve prifter dhe laike, 30 Korrik 1792". Ky tempull pati fatin e keq per shkak te pozicionit te tij ne bregun e lumit Seman te kthehej nga permbytjet e tij ne germadhe. Pikerisht ne absiden e kesaj kishe u varros fillimisht murgu Kozma pasi u nxorr nga ujerat e lumit Seman.
    Manastiri dhe Kisha e Shen Kozmait u ndertua ne vitet 1814-1815 me porosine dhe ndihmen e Ali Pashe Tepelenes per nder te Kozma Etolit. Kjo deshmohet edhe nga dy letrat qe Pashai i drejton bashkesise ortodokse dhe vlleheve grabovare. Ndertimi i manastirit u be pasi Ali Pashe Tepelena e pushtoi Pashallekun e Beratit. Pas kesaj ngjarjeje ai dha urdher qe per te nderuar murgun te ngrihej ne vendvarrimin e tij nje manastir.
    Per ndertimin e manastirit punoi i gjithe populli i krahines se Myzeqese per nje periudhe gati dy vjeçare. Ne kete objekt u perdoren gure shtufi dhe gure te sjelle nga Apolonia. Manastiri perbehej nga kisha e Shen Kozmait dhe konaket. Kisha eshte ndertim i tipit Bazilikal me kupole. Arkitektura e saj eshte e tipit te vone bizantin, ne forme piramidale dhe krahe ne forme kryqi. Konaket ishin dy katesh dhe permbanin 60 dhoma. Ne katin e siperm banonin kleriket dhe sherbyesit e manastirit, ndersa ne katin e pare nxenesit konviktore, pelegrinet dhe tregetaret qe vinin ditet e panairit. Me urdher te Aliut prane ketij manastiri u hap edhe nje shkolle fillore me nje konvikt prej 100 nxenesish, duke e shnderruar ne shkollen me te madhe te kesaj treve. Nje tjeter porosi e Pashait ishte qe manastiri i Kolkondasit te kthehej ne qendren e drejtimit fetar-kristian te te gjithe treves nga Shkumbini ne Vjose.
    Gjithashtu manastirit, Aliu i dha prona te shumta tokesore ne fshatrat: Kolkondas, Bubullime, Mujalli, Korkutas, Narte etj. Mjeshtrat e pare qe nisen ndertimin e ketij tempulli u vrane nga Aliu, sepse nuk e ndertuan dot kishen sipas shembelltyres se kokes se Kozmait. Mjeshtrat e dyte qe e perfunduan kete ndertese kane lene portretet e tyre te gdhendura ne dru. Interesant eshte fakti qe ne frontonin e kembanores se kishes eshte gdhendur edhe portreti i bashkeshortes se Aliut, Vasiliqise.

Vend Arsimi dhe Kulture

Siç e permendem pak me siper ne Kolkondas me porosi te Ali Pashes ne vitin 1817 u hap edhe shkolla. Ajo ishte e tipit gjimnaz dhe mesimet zhvilloheshin ne gjuhen greke. Qellimi i saj ishte te pregatiste klerike per nevojat e kishes. Ja se ç’thote ne shenimet e tij te udhetimit piktori anglez Eduard Lir, i cili e vizitoi manastirin ne vitin 1848: "Nje shkolle ngrihet afer kishes. Aty qendronin 30-40 femije ne nje radhe dhe mesonin lexim ose kendonin me ze te ulet".
    Mesuesit e pare te shkolles ishin greke nga Janina. Me vone ata u zevendesuan me mesues shqiptare, te cilet ne menyre te fshehte nisen te jepnin mesim shqip dhe te punonin per çeshtjen kombetare. Mesuesit mbanin lidhje me shoqerite e Beratit dhe fusnin libra qe botoheshin nga shoqerite kulturore jashte atdheut. Nje nga keta libra ishte edhe ‘’Dhjata e re’’ ne gjuhen shqipe nga Kostandin Kristoforidhi. Kjo shkolle ka patur edhe nje biblioteke mjaft te pasur te cilat ne shume raste kane habitur edhe udhetaret e huaj. Fati i keq beri qe kjo biblioteke te digjej dy here ne vitet 1889 dhe 1914. Nje pjese e librave u transferua ne biblioteken e manastirit te Ardenices.

Reliket e Shenjtit Kozma

Pasi u ndertua Manastiri i Shen Kozmait ne 24 Gusht 1815 me urdher te Ali Pashes u be transferimi i kufomes se Kozmait nga kisha e vjeter e Shen Merise per ne kishen e re te Manastirit. Kur u be zhvarrimi i kufomes u vu re se mungonin nje pjese e eshtrave (brinjeve) te cilat si na e pohon edhe Shen Nikodhimi ne librin e tij u moren nga nxenesit e Kozmait se bashku me shume sende personale te tij, qe u perdoren si objekte te shenjta qe sillnin sherimin e njerezve. Sipas deshmitareve koka e "Shenjtit" me porosi te Ali Pashes u vesh me ar dhe se bashku e trupin u fut ne nje arke ne te cilen mund ta vizitonin dhe ta nderonin besimtaret. Por fati i keq e ndoqi trupin e shenjtit edhe pas vdekjes se tij.
    Gjate viteve te luftes se pare Boterore shume objekte me vlere qe ruheshin ne kishat e Myzeqese u grabiten nga Arkeologu Kamilo Prashniker, atehere ushtarak i mobilizuar ne ushtrine Austro-Hungareze. Te njejtin fat pati edhe koka e veshur me ar e Shen Kozmait qe u mor nga austriaket.
    Per pranine e relikeve te Kozmait ne Manastirin e Kolkondasit na jep deshmite e tij edhe arkeologu i njohur francez Leon Rei, i cili flet per kete fakt ne Botimin e tij "Guide de l’Albanie" botuar ne Paris ne vitin 1930.
    Ne vitin 1942 lumi Seman me vershimin e tij shkaterroi perseri Manastirin e Shen Kozmait. Per te ruajtur reliket, midis kishes se vjeter dhe te rese u ndertua nje kapele ku u vendosen eshtrat e Kozmait. Kesaj radhe ne pjesen e siperme te arkes se relikeve u vendos nje xham ne formen e nje Sarkofagu. Ketu eshtrat do te qendrojne deri ne vitin 1985 ku do te trasferoheshin ne muzeun e qytetit te Fierit.

Kodiku i Manastirit te Shen Kozmait

Kodiket jane doreshkrime te vjetra me karakter te shumanshem teologjiko-kishtar. Tradites dhe pasurise se tyre qe ne shqiperi ka vazhduar prej 15-shekujsh, qysh nga antikiteti i vone e deri ne shek XX, i shtohet edhe kodiku i ketij Manastiri. Ai eshte i mbuluar nga 3 kapake te perbere prej pergamene, kartoni dhe letre. Nderkohe qe fletet e tij jane prej letre te bardhe me nje format 22.5 cm x 15.5 cm. Kodiku permban gjithsej 96 flete te ndara ne 5 fashikuj dhe te qepur me spango. Ai eshte shkruar me dore ne gjuhen greke ku eshte perdorur boje e zeze dhe kafe. Ne fletet e kodikut jane regjistruar 303 kontrata martese ne vitet 1819-1843. Rendesia e te tyre eshte se sot sherbejne si burim etnografik per studimin e zakoneve dhe dokeve te krahines se Myzeqese. Mitropolite i pajisnin kishat dhe manastiret qe vareshin prej tyre me regjistra te quajtur Kodike ku regjistroheshin çeshtje te ndryshme si: veprime llogarie, lindjet, martesat, shkurorezimet, vdekjet, testamentet etj. Mbi kete baze Mitropoliti i Beratit JOASAFI e kishte paisur edhe manastirin e Shen Kozmait me kodik te tille te cilet i quante prone personale te tij.
    Ky kodik qendroi ne kete Manastir deri ne vitin 1957 kur u dorezua ne zevendesine e Fierit e me pas ne Mitropoline e Beratit, ku me vone u mor ne pronesi te Arkivit qendror te Shtetit.

Shenjterimi

Emri dhe fama e murgut Kozma mbeti ne ndergjegjen e popullit sepse ai vleresohej ne kufirin e legjendes. Kjo per arsyen e thjeshte se parashikimet dhe theniet e tij kishin jehone te madhe ne popull. Nderkohe qe varri i tij u be menjehere vend pelegrinazhi per te krishteret e Myzeqese dhe krahinave perreth. Per respektin qe tregonte dhe ushqente populli ne kujtim te emrit te tij na jep deshmi edhe konsulli francez prane Ali Pashes Pukevili.
    Duke nisur qysh ne vitin 1836 per te nderuar figuren e Kozmait organizohej mesha kushtuar martirit. Kisha ortodokse e shpalli shenjtor murgun ne vitin 1853. Por shenjterimi i tij u be shume vite me vone per shkak te presionit te autoriteteve turke sepse Kozmai ishte akuzuar si agjent i Rusise. Shenjterimi zyrtar i njohur dhe i shpallur u be ne vitin 1961 nga Sinodi i shenjte i Patriarkanes Ekumenike te Stambollit.
    Nje numer i madh besimtaresh luten çdo vit ne Manastirin e ketij shenjtori te ri ku ndodhet vetem varrit i tij prej guri, i cili ka mbetur bosh dhe pret ne menyre te ligjshme reliket qe sot nuk dihet se ku ndodhen. Kjo eshte historia e Shen Kozmait e cila eshte e mbushur me ndodhi interesante jo vetem kur shenjti ishte gjalle por edhe pas vdekjes se tij. Sot ajo tregohet ne trajten e legjendes ne te cilen jane perfshire jete njerezore qe nga njerezit me te pushtetshem e deri te ata me te thjeshtet.