Ilirjan Gjika

"Kushtuar Lindjes se Shen Merise" (8 Shtator)

Ne maje te se perpjetes se vogel qe ndodhet mbi fshatin Pojan, ngrihet manastiri i Shen Merise se Apolonise. I ndertuar qindra vjet me pare ne nje maje kodre, ai mban nen vete, si ne "nje djep te permbysur", qytetin antik te Apolonise, nga i cili ato pak rrenoja te mbetura duken sikur, tretin veshtrim tej ne detin Adriatik.

Historia

MKisha e Shen Merise se Apolonise eshte nje nga monumentet me te rendesishme arkitektonike te kultit mesjetar ne Shqiperi. Deri me sot te gjithe autoret qe kane studjuar per te si, Aleksudhi, Paç, Prashniker, Puzanova, Dhamo, Popa, Meksi, etj, kane nxjerre konkluzione qe nuk perputhen rreth vitit te ndertimit dhe ktitorit-dhurusit te Manastirit. Kjo per arsye te mungeses se mbishkrimit themelor qe deshmon daten e sakte te ndertimit te tij. Te ndodhur ne keto kushte, autoret e mesiperm, jane perpjekur te nxjerrin konkluzione ne menyre te terthorte, duke u detyruar te mbeshteten ne piktura, mbishkrime dhe stile arkitektonike, qe i ruan ne vetvete ky manastir. Mendimet e shprehura deri me sot dhe qe nuk perputhen, nisen nga interpretimi i mbishkrimeve me date, ne muret e objektit dhe i piktures murale ne murin perendimor te kishes. Ne kete afresk paraqitet familja Perandorake Bizantine e Mihalit te VIII-te Paleologut, se bashku me te birin e tij, Andronikun e II-te dhe persona te tjere.
    Ne kete skene jane pikturuar tete persona te veshur me veshje mbreterore. Ne qender te piktures mbi nje sfond blu qendrojne tre anetaret e familjes Perandorake. Mihali ndodhet ne pozicion dominues, si figure qendrore. Ne te majte te tij, eshte vendosur e shoqja, Perandoresha Theodhora. Midis tyre ndodhet i biri, Androniku i II-te, mbi koken e te cilit lexohet mbishkrimi greqisht: " Androniku besnik me krishtin, Perendine, mbret i Romejve, Komnen, Duke, Angelos, Paleologu". Ne anen e majte te figures se Perandorit, eshte pikturuar Shen Meria, e cila mban ne duar maketin e kishes te kthyer nga Perandori. Ky i fundit eshte vendosur ne nje qendrim pozant e solemn i veshur me stoli Perandorake, midis dy figurave te tjera.
    Fakti qe perandori Mihal i VIII-te (1259-1281), i dhuron Shen Merise maketin e kishes, tregon se ai ishte ktitori i rindertimit te kishes se Manastirit, ne vitet 1272-1282. Ne mbishkrimet e kesaj pikture permendet nje diplome Perandorake, dhuruar manastirit nga Perandori Manuel Komnen (1143-1180). Kjo deshmi eshte nje fakt tjeter, qe tregon se, manastiri eshte ndertuar perpara shekullit te XII, dhe se ai ka qene nje manastir i rendesishem, perfaqesues i Pushtetit Feudal ne kete zone, derisa behet objekt i nje diplome. Me kete akt, Perandori Manuel "Mbrojtes i Klerit", u garantoi ne menyre solemne manastireve pronat ekzistuese, madje ju dha atyre privilegje te medha dhe te drejta imuniteti. Sipas A. Meksit kjo pikture me permasa 1.32 m x 3.30 m, eshte e vetmja ne artin Bizantin, qe paraqet se bashku keto figura historike. Mihali i VIII-te Paleolog luftoi ne vitet 1280-1281 kunder Anzhuineve te Napolit ne territoret rreth Beratit. I biri i tij, Androniku i II-te, qe bashkesundoi me te atin (1268-1281) luftoi ne keto vise kunder po te njejtit kundershtar ne vitin 1290, ku pati edhe sukses.
    Historia se si u veprua me kete pikture eshte e tille: Per ta ruajtur ate nga agravimi ne fillim te viteve 70-te te shekulli XX, nderhyri Instituti i Monumenteve te kultures ne Tirane. "Specialistet" e tij e izoluan afreskun me nje kornize xhami. Nen veprimin e nxehtesise qe perftohej brenda kornizes afresku u agravua me shume due u katandisur ne nje gjendje te keqe, ne te cilen ndodhet edhe sot.

Arkitektura

Kompleksi i Manastirit te Marise Hyjlindese perbehet, nga kisha e Shen Merise, paraklisi i Shen Mitrit dhe skevofilakioni( vendi i eneve te kultit), te cilet i jane ngjitur kishes ne anen veriore. Pjese te manastirit jane edhe trapezeria, qe ndodhet ne murin rrethues, kembanorja dhe konaket e ndertuar ne shekullin XVIII, te cilet i japin objektit forme katerkendeshi. Pikerisht ne oborrin e ketij manastiri, ne mesin e tij gjendet kisha e Shen Merise. Ajo perbehet nga kater pjese: ekzonarteksi (portiku), narteksi, naosi dhe altari. Muri perendimor i ekzonarteksit eshte shtuar me vone. Ai formohet nga nje kolonade e stilit Romanik, i perbere nga tete shtylla gjashtekendeshe, me diameter 0.14m dhe 1.15 m te larta. Shtyllat kane si baze 4 radhe pllakash dhe kapitelet e tyre kane te gdhendur figura kafshesh fantastike.

        Altar-vendi i flijimit, ose i organizimit te ritualeve fetare.
        Naos- salla e brendshme e kishes.
        Abside- pjesa gjysmeharkore e kishes qe gjendet pergjithesisht ne pjesen lindore te saj.
        Trapezeri- mence qe perdorej nga murgjit per te ngrene vaktet e ushqimit.
        Narteks(ekzonarteks)- oborri i kishes i cili mbulohet me çati eshte i brendshem ose i jashtem.

Kjo kolonade Romanike eshte e pazakonte per nje kishe te stilit bizantin, siç eshte kisha e Shen Merise qe eshte ndertuar ne variantin Kryeqytetas(Kostandinopojas). Duke u nisur nga ky fakt, studjusja italiane Patricia Balenci kostaton se, kjo kolonade eshte identike me kolonaden e Portikut te kishes se Shen Benediktit ne Konversane te Pulias (Itali). Keshtu, Balenci mendon se, Portiku i kishes se Shen Merise, eshte ndertuar gjate Pushtimeve te Normaneve te Napolit, mbase gjate ekspeditave te para ushtarake te tyre ne Shqiperi gjate viteve 1081, ose 1107-1108. Konstruksioni i kishes perbehet prej dy brezash. Pjesa e poshtme e saj eshte ndertuar me gure te latuar antike. Pjesa e siperme perbehet prej tullash te lidhura me llaç. Guret dhe tullat qe jane perdorur per te ndertuar kete faltore jane marre prej rrenojave antike. Ne kete kishe kubeja mbeshtetet mbi kater shtylla te rrumbullakta. Ato lidhen me muret dhe midis tyre me qemere. Kubeja eshte e rrumbullaket dhe perjashta siper çatise e gjithe siperfaqja e saj eshte me dritare te verbeta me harqe. Naosi ka forme katerkendeshi dhe ndahet nga altari me nje ikonostas druri. Ndikim te stilit romanik kemi edhe tek kapitelet e kolonave te Naosi, te cilat jane te ngjashme dy e nga dy, me njera-tjetren. Faltorja ka dhe nje kembanore, e cila eshte ndertuar mbi murin e Portikut. Ne murin verior te kishes nga ana e jashtme jane ndertuar me vone dy shtesa: nje depo per vendosjen e sendeve kishtare, e cila ka nje dere ne altar. Ngjitur me kete depo eshte Paraliksi i Shen Mitrit, i cili e ka hyrjen nga jashte. Trapezeria e manastirit te Apolonise perben te vetmin rast te nje ndertese manastiri qe ruhet akoma ne Shqiperi qysh nga periudha e mesjetes. Ajo ndodhet ne pjesen perendimore te manastirit dhe perbehet prej 3 absidash. Muri i trapezerise eshte ndertuar me te njejten teknike si muret e kishes, diku gjate shekullit te XIV.
    Nga forma katerkendeshe e manastirit, pjesa veriore dhe perendimore jane godina 2 kateshe dhe formojne konaket. Ne konakun verior dhe muret lindore dhe jugore jane krijuar ambiente muzeale, ku jane ekspozuar objekte antike nga zbulimet arkeologjike te Apolonise. Tre studjues te ketij manastiri si Aleksudhi, Leon Hezej dhe Dome mendojne se, kisha e Shen Merise duhet te jete ndertuar mbi themelet e faltores (tempullit) se Apolonit. Sipas tradites shume nga tempujt pagane ne vitet e pare te Kristianizimit u kthyen ne objekte kishtare.

Mbishkrimet

Perveç mbishkrimeve te permendura me siper qe i perkisnin piktures murale te ekzonarteksit, ne muret e kishes se Shen Merise ka edhe nje sere mbishkrimesh te tjera.
    Mbishkrimi me i vjeter eshte ai qe gjendet ne absiden e kishes. Ai i perket vitit 1250. ndersa ne murin verior ne nje mur qe lidh faltoren me paraklisin e Shen Mitrit, ndodhet nje fragment pikture me nje mbishkrim qe flet per Kalien dhe Sebastokratorin Joan. Ketu jepet dhe viti 1292. Po ne murin verior, ne Portik ndodhet nje mbishkrim tjeter i gdhendur. Ky shkrim shume i demtuar, i perket gurit te varrit te nje murgu te manastirit dhe mban daten 6 Dhjetor, dita e premte, ora 9, viti 1381.     Mbishkrimi i fundit eshte po nje tjeter gur varri, i murrosur, me nje shkrim prej 3 rreshtash me germa te medha, qe i perket po nje tjeter murgu, i cili mban daten e vdekjes 31 Mars 1350.
Ne murin jugor prane çatise eshte vendosur nje relieve qe permban nje kryq monogram dhe nje shqiponje. Deri me sot nuk shpjegohet domethenia e ketij simboli dhe arsyet e vendosjes se tij.

Afresket

Pikturat murale te manastirit te Pojanit i perkasin teresisht artit Bizantin. Ketu ballafaqohemi me nje art impulsiv dhe me nje "qendrim artistik krijues". Sipas studjueses Dh. Dhamo, ne keto figura paraqiten njerez te shendetshem, energjik e te shkathet me gjeste dhe mimike te gjalleruar. Ne skenat e afreskeve, shenjtoret zbulohen ne marredheniet "intime njerezore". Keto i ndeshim tek dy afresket e trapezerise, siç eshte "Darka Mistike". Vlerat artistike dhe origjinaliteti jane çmuar edhe nga studjues te huaj. Austriaku Bushhauzen i quan keto prodhime si, stil te shkolles se Mitilinit. Ne keto afreske ndihet orientimi nga tradita e artit antik. Ashtu si kisha dhe trapezeria (menca) jane pikturuar nga e njejta dore e cila dhe sot mbetet anonime.
    Ndersa studjuesja Dh. Dhamo mendon duke u nisur nga ngjashmeria e ketyre afreskeve, me ato te pikturuara ne kishen e Kurjanit dhe te Perendise (Berat) se, jane pikturuar nga piktori Mihal Astrapa dhe teljeja e tij, ne kufirin ndares midis shekullit XIII-XIV. Afresket e kishes se Pojanit u demtuan rende gjate fillim shekullit te XIX. Peshkopi i Beratit Anthim Aleksudhi tregon se gjate vitit 1853 afresjet e demtuara te kishes se Shen Merise u mbuluan me gelqere.

Qender arsimi dhe kulture

Gjate mesjetes feudale çdo manastir ishte njekohesisht vater kulture dhe arsimi. Ne ambjentet e tij kishte bibloteka dhe shkolla te uleta. Ne to murgjit merreshin me studimin, kopjimin dhe sistemimin e doreshkrimeve te vjetra. Murgjit sherbenin si mesues ne shkolla fillore te cilat pregatitnin klerike te thjeshte per nevojat e klerit.
    Shkolla qe funksiononte ne ambjentet e manastirit te Shen Merise ishte shkolle e ulet. Mesimet ne te zhvilloheshin ne gjuhen Greke. Ne kete shkolle morren mesimet e para disa prej perfaqesuesve te shquar te periudhes se rilindjes kombetare dhe pavaresise si patriotet, At Isaija dhe Jani Minga.
    Ne vitin 1920 shkolla Greke ne kete manastir ja leshoi vendin shkolles shqipe, e cila funksionoi ketu deri ne mesin e viteve 1950. Ne ambjentet e ketij manastiri shkroi nje pjese te veprave te tij letrare shkrimtari Jakov Xoxa, nje prej prozatoreve shqiptare te viteve 1950-1970.
    Ne vitet 1960 me objektet e gjetura ne germimet e kryera ne rrenojat e Apolonise antike u ngrit ne anen veriore dhe lindore te manastirit muzeu Arkeologjik i cili funksionon edhe sot si qender kulturore.
    Manastiri i Apolonise perveç te qenit nje qender kishtare, historike, kulturore dhe turistike, mbetet edhe ne te ardhmen nje nga monumentet me te rendesishme kulturore ne Shqiperi. Monumenti eshte nje nga deshmite me te rendesishme te zhvillimit qe njohu vendi yne ne fushen e arkitektures dhe piktures, te cilat nuk jane gje tjeter veçse, vazhdim i tradites me te mire vendase ne keto fusha.