Apollonia
Migrimi grek u perhap edhe ne bregdetin e Ballkanit perendimor. Duke ia besuar veten anijeve te tyre ata kalonin nga nje breg ne tjetrin dhe kur gjenin ndonje vend te pershtatshem vendoseshin perfundimisht aty. Ne kete menyre ata arriten deri tek Iliret duke ju dhene atyre prodhime qeramike, arme, zbukurime dhe veshje ne kembim te drithit, kripes dhe prodhimeve te tjera. Greket nuk kryen pushtime por tregjet e tyre moren formen e kolonive. Gjate periudhes se antikitetit u themeluan nga greket 30 qytete ngulime me emrin e hyjnise Apolon, pergjate bregdetit te Detit Mesdhe.
Shume prej autoreve antike, e vleresojne qytetin e Apolonise, te ngritur mbi lumin Vjose ne Iliri, si qytetin me te madh e te rendesishem nga te gjitha keto koloni greke te ngritura gjate periudhes se viteve 750-650 p.k. Te dhenat historike te marra prej Plutarkut dhe S.Bizantinit1, mbi themelimin e Apolonise, theksojne se perpara krijimit te qytetit prej koloneve greke, ne kete vend ka ekzistuar nje vendbanim i Ilireve Taulante2. Kete gje e vertetojne edhe materialet arkeologjike3. Gjetjet me te hershme tregojne se ne vendin e ngritjes se Apolonise ka ekzistuar me pare nje vendbanim i periudhes, nga bronzi i vone deri ne hekurin e hershem. Objektet e zbuluara si: ene balte, sopata dyteheshe, heshta hekuri jane tipike te kultures Ilire, te cilat vertetojne vazhdimesine e jetes ne kete treve. Nje nga autoret antike siç eshte Straboni4 percakton edhe dy qendrat prej te cilave u nisen kolonistet korintas. Ata ishin Kikusi dhe Dysponti. Se bashku me korinthasit ne Apoloni u vendosen edhe kolone te ardhur nga Korkyra. Straboni percaktoi edhe pozicionin gjeografik te qytetit. Sipas tij ai ndodhej 60 stade greke, nga bregu i detit Adriatik dhe 10 stade nga shtrati i Lumit Aoos (Vjose). Kete deshmi e ploteson nje tjeter autor, Stefan Bizantini, i cili ne vepren e vet shkruan se te paret kolone qe u vendosen ne bregun e Vjoses ishin 200 koloniste korintas te cilet drejtoheshin nga prijesi Gylak.
1. ishte nga qyteti Kerone i Beotise(Greqi). Ky autor antik shkruajti librin "Jetet Paralele", ne te cilen pershkruan dhjete jetet e njerezve me te shquar te antikitetit.
2. Historia e Shqiperise, Pjesa I, fq.99, Tirane 1973
3. N.Ceka, M. Korkuti "Arkeologjia"
4. N. Ceka "Apolonia e Ilirise" fq.18 Tirane 1982
Qyteti i Apolonise u ngrit mbi dy kodra me lartesi prej 101 dhe 104 m dhe pati shtrirje ne pjesen perendimore te tyre pergjate fushes. Brenda mureve mbrojtese me nje perimeter prej 4000 m perfshihej nje siperfaqe prej 130 ha. Qyteti u ndertua i mbeshtetur sipas planit artiktektonik ortogonal te Hipodamnit (Neoteros Tropos).
Sipas tij ai pershkohej nga rruge te drejta kryesore, dhe dytesore, qe kryqezoheshin me njera-tjetren duke krijuar lagje te veçanta. Terreni i thyer rregullohej me ane te taracave, ndersa nje rrjet i gjere kanalizimesh sherbente per mbledhjen e ujerave rrjedhese. Nga ndertimet kryesore perveç mureve jane edhe portiku i qendres se qytetit (Agoraja), teatri, nje çezem monumentale (fontana), gjimnazi1, Akropoli etj. Ne shekujt III-I p.k. qyteti pati edhe nje periudhe intesive ndertimesh si Odeoni, Biblioteka, Buleterioni (godina e keshillit te qytetit) dhe nje sere punishtesh dhe banesa te ndryshme, shume prej te cilave ishin zbukuruar me mozaike. Apolonia ishte dhe nje qender e rendesishme e tregetise tranzite, midis botes mesdhetare dhe prapatokes Ilire. Ketij qellimi i sherbente porti i madh i qytetit, ndertuar ne bregun e lumit Vjose. Ky port lidhej me nje sistem rrugesh qe perhapeshin me pas ne brendesi te vendit. Nje shekull pas themelimit Apolonia qendroi nen varesine ekonomike dhe politike te Korinthit dhe Korkyres.
Nje nga zejet me te rendesishme te qytetit e perbente qeramika. Prodhoheshin artikuj te tille si: anforat, pitosat, kupat, piksidat, krotonet, enet e guzhines dhe tjegullat, te cilat konkuronin edhe prodhimet Atikase e Jonikase. Enet zbukuroheshin me vizatime nga me te bukurat. Per prodhimet e tyre artizanale shquheshin edhe punishtet e metaleve, te cilat prodhonin vegla pune dhe arme lufte. Metalpunuesit pergatisnin vegla per profesione te tilla si, ato qe perdornin muratoret, marangozet, dhe argjendaret. Perveçse qender e prodhimit artizanal Apolonia gjate gjithe jetes e ruajti rolin e saj tregetar. Ne shekujt e pare pas themelimit, u ruajten lidhjet e ngushta tregtare me Korkyren dhe Korinthin, ku Apolonia luante rolin e ndermjetesit ne tregetine e Heleneve me Iliret. Lidhje tregetare ajo kishte edhe me boten Italike, e me tej me ate mesdhetare. Per te favorizuar tregetine qyteti emetoi edhe monedhat e veta.
1. N.Ceka "Apolonia e Ilirise" fq. 36
Diku rreth vitit 450 p.k.1 Apolonia preu monedhen e pare te saj2. Ajo ishte prej argjendi, imitim i monedhave te Korinthit dhe Korkyres.Me pas u prene edhe monedha te tipeve te ndryshme qe mbanin simbole te qytetit. Koha e qarkullimit me te madh monetar per Apolonine jane shekujt III-I p.k. Tregues per kete fakt jane gjetjet e monedhave Apoloniate ne: Dyrrah, Bylis, Diamal, Orgesos, Amantia, Lis, Thrake, Daki, Itali e Jugut etj.
Ne vitin 168 pk ne perfundim te luftes se III te Iliro-Romake ne thesarin e mbretit te fundit Ilir, Gentit, u gjeten 120.000 Drahme3 te Dyrrahut e te Apolonise, gje qe tregon per rendesine e ketyre monedhave. Gjate pushtimit romak u nderpre edhe emetimi i Drahmeve Apoloniate. Ne vitin 30 p.k. do te mbyllej e vetmja punishte e prerjes se tyre. Dege te tjera te ekonomise ishin bujqesia dhe blegtoria. Keto prodhime realizoheshin ne tokat e qytetit, qe ndodheshin ne fushen e Gylakut (Gylakea-Myzeqeja e vogel). Patjeter qe Apoloniatet i kishin ndare kufijte tokesore me fiset Ilire. Ne vepren e tij "Politika", Aristoteli thekson se: "Taulantet ishin zoter te fushes, ndersa Atintantet zoter te Mallakastres", megjithese ne kete rast ai ngaterron Atintantet me Bylinet. Nje tjeter autor, Herodoti i Halikarnasit4, thote se:"Apoloniatet kullotat i kishin prane Vjoses, ndersa arat jashte qytetit". Pikerisht ketu kultivoheshin dritherat, vreshtat, pemet frutore dhe mbareshtroheshin dhente, gjedhet, pulat dhe bletet. Ne bujqesine e asaj kohe nga Apoloniatet eshte perdorur dhe ujitja dhe punimet bujqesore (irrigacioni), Ne bujqesine Apoloniate vegla kryesore ishte parmenda e drunjte e perforcuar me nje pjese metalike qe ishte Mori. Ne drahmen Ilire (monedhe) qe pritej ne Apoloni eshte paraqitur nje parmende e tille. Vegla te tjera bujqesore te perdorura ne kete periudhe ishin dhe: sopatat, kazmat dhe draperinjte, te cilat te gjitha ishin prej hekuri. Ne bujqesi perdorej sistemi i qarkullimit disa vjeçar te bimeve, ku çdo vit mbillej nje pjese e tokes dhe tjetra lihej per tu shkembyer vitin e ardhshem.
1. N.Ceka "Iliret" fq.61 Tirane 2001
2. Monedha e pare Apoloniate ishte e tipit statiere. Me nje vlere prej kater Drahmesh ajo kishte nje peshe 10.4- 10.5 gr. Simbolet e saj imitonin ato te qytetit nene te Korkyres. Ne faqen e pare paraqitet nje lope me viçin, ndersa ne shpine nje katror me ornamente, (N.Ceka, po aty)
3. Profesor H.Ceka, numizmati i pare shqiptar veren faktin se gjate luftes civile ne Iliri midis Çezarit dhe Pompeut, Drahmja Apoloniate ishte monedhe me e fuqishme se denari romak.
4. Arkeologjia, fq.70
Ne librin e tij "Probleme shqiptare", Mehdi Frasheri1, thekson se:"Kolonet helene, te cilet pasi ishin zhvilluar per punime tregetare dhe detare, kur erdhen ne brigjet e detit te Ilirise sollen me vete mjete te qyteterimit dhe mundesite e perparimit. Keshtu ata kanalizuan vendin perreth qytetit te Apolonise, i bene te banueshme dhe me ane te ketyre mjeteve formuan nje qytet te madh, i cili u zmadhua edhe me teper". Ky fakt tingellon sot i vertete po te kihen parasysh kushtet fiziko-gjeografike te fushes se Myzeqese se vogel, dhe niveli i nje pjese te saj nen kuoten zero. Punime bujqesore i ndeshim edhe ne rajonin e Bylineve. E tille eshte diga e Krapsit ne lumin Gjanice2 ne kufirin lindor te Myzeqese. Ajo i takon periudhes se pushtimit romak ne shekujt e pare pas krishtit. Ndertimi i saj mund te jete bere gjate dinastise romake te Antonineve. Kjo dige sherbente per vaditjen e tokave te lugines se mesme te Gjanices dhe te nje pjese te Myzeqese se Fierit, qe ndodhej prane ketij lumi.
Ajo ishte 90 m e gjate dhe krijonte nje rezervuar me gjatesi prej 5 km3. Per ndertimin e saj jane kerkuar mjete dhe forca te shumta. Meqenese ajo ujiste tokat midis territorit te tre qyteteve: si te Apolonise, Gurezezes dhe Margelliçit, keto qytete ,mund te kene qene edhe ndertuesit e saj. Prane diges jane gjetur edhe gjurmet e themeleve te nje vile fshatare (Vila Rustica), qe mund te kete qene nje latifund. Nje tjeter dige jo larg te pares, ka qene ndertuar ne fshatin Patos, me gjatesi 40 m dhe me e vogel nga permasat se e para. Keto ndertime irrigacioni jane nje nga treguesit me te mire per nivelin e larte te zhvillimit te bujqesise ne kete treve gjate antikitetit. I gjithe ky zhvillim ekonomik i Apolonise te cilin e permendem me siper pati pasqyrimin e tij edhe ne aspektin shoqeror, politik dhe kulturor te treves. Gjate jetes se saj te pavarur (558p.k-229p.k) Apolonia ishte per nga forma e organizimit Polis (qytet-shtet). Nga forma oligarkike pushteti shume shpejt do te marre formen demokratike, ku nje rol te rendesishem luante edhe elementi etnik Ilir.
1. M. Frasheri, politikan shqiptar i viteve 1912-1939. Kryeminister shqiptar ne periudhen 1935-1939.
2. S.Anamali. Arkeologjia dhe Bujqesia fq. 68-72
3. S.Muçaj "Veprat ujitese ne luginen e Gjanices" Iliria 2 1983
Ne krye qendronte Pritani1. Ai zgjidhej cdo vit nga mbledhja e qytetareve dhe drejtonte keshillin e qytetit i cili perbehej nga pese vete qe quhej Bule. Nepunes te tjere ishin edhe Hieromnomonet dhe gramateusi (sekretari). Funksionare te tjere politike ishin edhe Agonoteti (nepunesi i garave), Arhiereu (kryeprifti), Toksarku (komandant i shigjetareve) etj. Detyren e pushtetit gjyqesor e kryente Helieja (gjykata) per te cilen kemi informacion prej Herodotit2. Nje fakt domethenes per qytetin e Apolonise ishte se ai kishte ligje shume te mira te cilat ishin krijuar nga Korkyrasit dhe Korinthasit3. Te gjitha keto ndikuan ne zhvillimin e larte shoqeror te qytetit. Jo me kot, politikani, filozofi dhe oratori Romak Ciceroni gjate vizites se tij ne Apoloni ne mesin e shek I p.k. e quajti ate "Qytet te madh dhe hijerende". Jo rastesisht Oktavian Augusti zgjodhi kete qytet per te studiuar me mikun e tij Agripen, filozofine dhe oratorine ne shkollat vendese. Ne Apoloni funksiononin: Gjimnazi, palestra ne te cilat ushtroheshin te rinjte. Ne odeonin e saj jepnin shfaqje muzikantet dhe poetet. Filozofet mblidheshin per diskutime ne dy portiket e qytetit, ndersa biblioteka i sherbente te gjithe qytetareve, ashtu si teatri qe shtrihej ne pjesen perendimore te qytetit.
Polisi i Apolonise shume shpejt e humbi karakterin etnik grek, sepse ai do te popullohet nga Iliret e fiseve fqinje. Eshte mjaft domethenes ne kete drejtim fakti qe ne monedhat e qytetit ndeshim edhe emrat e Pritaneve me origjine Ilire si: Bato, Epikad, Preurad. Ky element tregon mire integrimin e elementeve vendas, i cili ja kaloi ne numer te ardhurve greke. Kjo shihet tek perdorimi i varrimit ne tuma, qe eshte nje rit tipik Ilir. Germimet arkeologjike ne tumen e Kryegjates4 jane tregues me i qarte ne kete drejtim. Gjate zhvillimit te qytetit elementi Ilir u gjallerua shume dhe luajti ashtu siç e permendem pak me siper nje rol te fuqishem kulturdhenes. Me pushtimin romak ne Apoloni do te nise te depertoje kultura latine, e cila do te shenoje edhe ajo arritjet e saj.
1. Pritani-nepunes me i larte i qytetit. Argirokopi-nepunesi qe merrej me prerjen e monedhave. Arhiereu-kryeprifti i tempujve. Agonoteti- nepunesi i garave sportive. Gramateusi-sekretari. Toksarku-komandanti i shigjetareve.
2. Strabonis, Geografia, Lib. VIII, 8
3.N.Ceka. "Apolonia e Ilirise", fq 70
4.A.Mano "Nekropolit i Apolonise", Tuma 1, Iliria 1, fq. 147-150
|