Ilirjan Gjika

Ne vend te hyrjes

Ne vitet 1683-1690 u zhvillua nje nga luftrat e shumta Austro-Osmane. Ne aleance me Austrine hyri dhe Republika e Venedikut flota e se ciles ndermori veprime edhe ne brigjet e bregdetit te Adriatikut dhe Jonit ku nje nga sukseset e saj ishte edhe marrja e keshtjelles se Vlores dhe Kanines me 1690 (Histori e Shqiperise, Vell i, Tirane 1959, fq. 400). I ndodhur ne keto kushte Sanxhakbeu i Vlores Kapllan Mehmet Pashe Vlora e shpernguli seline e tij ne Berat, i cili u kthye qysh atehere ne qender te Sanxhakut te Vlores (Eqrem Bej Vlora, Kujtime, Tirane 2003, fq.606), megjithese ja mori qytetin Venedikut disa vite me vone (1693).
    Nderkohe qe qysh nga keto vite nisi nje komunikim intensiv midis ketyre dy qyteteve sepse skela e Vlores luante nje rol te rendesishem per marredheniet ekonomike-tregtare te qytetit te Beratit. Kjo rruge atehere kalonte ne itinerarin Vlore-Babice-Armen, kalonte Vjosen ne Murtajas dhe ndiqte vijen Selishte, Hekal, Ballsh, Aranitas, Qaf e Sinjes, Bolinjan, Velabisht, Berat (Jovan Adami, Rruge dhe objekte arkeologjike ne Shqiperi, Tirane 1983, fq.63)
.     Megjithese pershkonte nje distance jo te gjate kjo rruge paraqiste veshtiresi sepse kalonte ne territore te karakterit Kodrinoro-Malor. Perpjekjet per te gjetur nje arterie me te thjeshte komunikimi u bene ne kohen e sundimit te Sanxhakbeut Ahmet Kurt Pasha (1768-1789) i cili njihet edhe per ndertimet dhe e shume urave ku do te permendim ate te Gorrices, Hasan beut (ura vajgurore), Kuçit etj. E kesaj kohe eshte edhe ura e ndertuar ne qytetin tone nga Rrapushja (1777), e bija e Kurt Pashes (Teki Selenica, Shqiperia 1927, Tirane 2002, fq.169), e cila beri qe komunikimi midis dy qendrave kryesore te Sanxhakut te kryhej ne aksin Vlore, Mifol, Fier, Roskovec, Berat, i cili ishte i gjate 80 km dhe kishte avantazhin se ishte nje rruge fushore.

Mbi Themelimin

Te dhenat qe kemi deri me sot mbi vjetersine e fierit si vendbanim shkojne deri ne vitin 1777. Ato jepen nga autori Teki Selenica ne librin "Shqiperia ne 1927" fq.169 ku thuhet se: "Ura e ndertuar nga Rrapushja ne vitin 1777 lidhi fshatrat e Fierit te madh dhe Shkozes, te cilet i ndante lumi Gjanica". Duke pare perspektiven e zhvillimit te ketij vendbanimi Mitropolia e Beratit ndertoi ne vendin e Kishes se vogel te Shen Merise, katedralen e Shen Gjergjit ne vitin 1781. Nderkohe me rendesine qe fitoi si pike e transportit tranzit Fieri nisi te ndryshoje fizionomine. Ai shnderrohet nga nje vendbanim i karakterit rural ne nje qender sherbimesh, ku pikerisht prane ures mbi Gjanice do te ngrihen nje han, nje furre buke, nje nallban e disa dyqane. Transporti i asaj kohe behej me qerre dhe kafshe ngarkese te cilat se bashku me njerezit pushonin ne "Stacionin" prane Gjanices. Por deshmi te drejteperdrejta ose te terthorta se kujt i takonte ne pronesi ky fshat shtetit ose ndonje çifligari (beu) deri me tani nuk kemi. Po keshtu ka boshllek dokumentacion edhe per banoret qe e popullonin ate. Vetem ne vitin 1806 kohe qe e vizitoi ate Zv/konsulli francez ne Janine Fransua Pukevil kemi te dhenat e para qe duhen marre ne konsiderate. Diplomati i huaj deshmon se : "Fshati i madh i Fierit kishte 200 shtepi". (Fransua Pukevil, "Ne oborrin e Vezirit te Janines", Tirane 2000, fq.82-86).

Vrionasit

Ne vitin 1821 Sanxhakbej i Sanxhakut te Janines, Delvines u emerua Veziri Omer Pashe Vrioni ish komandant i Ali Pashe Tepelenes.
    Me kete njeri nis se qeni "Dere e madhe" familja Vrioni. (E.B.Vlora, Kujtime, Tirane 2003, fq.586). Djali i Omer Pashes, Kahremani u be gjate Tanzimatit (1839-1870) Mytesarif i Beratit. Duke qendruar ne kete post ai i sherbeu me perkushtim Serasqerit te Rumelise Reshid Pashes. Per kete qellim ai mori tituj, ofiqe, pushtet nga Stamboll.
    Si njeri largpames (E.B.Vlora, Nga Berati ne Tomorr e kthim, Tirane 2003, fq.70) ai e beri familjen te pavarur ekonomikisht. Se bashku me Reshid Pashen dhe te birin e tij Eminin, Kahreman Pasha bleu nga shteti çifligjet qe u ishin sekuestruar bejlereve "rebele" ne vitet 1820 dhe gjate Tanzimatit.
    Pas vdekjes se ortakut ai bleu pjesen e tij si dhe mori nga e motra si shperblim kater çifligje te medha qe i perkisnin familjes Vlora. Me ane te ketyre metodave ai arriti ta njeqindfishoi pasurine e familjes (E.B.Vlora. Kujtime, Tirane 2003, fq.568). Ne vitin 1854 Kahareman Pasha u shkeput nga Berati (po aty fq.612) dhe themeloi degen e Vrioneve qe u vendosen ne Fier. Dhjete vjet me vone ai ndertoi tregun e qytetit. Per kete moment na jepen dy deshmi interesante qe mund ti citojme. Ne librin e tij Shqiperia 1927, fq.169, autori Teki Selenica thote se: Fieri u themelua si qytet ne vitin 1864 nga Kahreman Pashe Vrioni, i biri i Vezirit Omer Pasha. Ndersa autori Rumun Anastas Hociu ne librin e tij "Aromanu", ne fq.123-124, thote se: Fieri si qytetet llogaritet ne vitin 1864. (Cituar nga Hysen Emiri, Historia e Fierit, Kavaje 2001, fq.55).
    Te tjere autore themelimin e Fierit ja atribuojne nje tjeter pjestari te kesaj familjeje. Keshtu Eqrem Bej Vlora thote se: eshte Omer Pasha i Riu, (1839-1828), i biri i Kahreman Pashes ai qe themeloi qytetin e Fierit ne vitin 1800, (kujtime 1895-1925, fq 613). Kete deshmi mua me duket se e korigjon po Teki Selenica, i cili per kete moment shkruan se: Ne vitin 1877 Fieri u rindertua dhe u sistemua sipas nje plani modern nga Omer Pasha (Shqiperia me 1927, fq.169). Per kete qellim ai solli dy urbaniste italiane te quajtur Tombolini dhe Molinari. Sistemi i shtrirjes se qytetit kombinon shtrirjen kuadratike ne fushe ku rruget kryqezoheshin ne forme rrezesh drejt qendres. Per paraqitjen e ketij plani Eqrem Beu i cili kishte vizituar shume here Fierin midis viteve 1895-1907 e percaktonte ate si "thuajse nje qytet Perendimor" (Nga Berati ne Tomorr dhe kthim, fq.123). Ndersa udhetarja e njohur angleze Miss Edit Durham, e cila e vizitoi fierin ne vitin 1904 na ka lene kete deshmi. "Fieri eshte nje fshat i vogel, prone e nje beu me shume iniciative, i cili ka ndermend ta ktheje ne nje qender tregtare. Ai ka rindertuar pazarin, ka ngritur godina solide prej guri me nje arkitekture çuditerisht moderne" (Brenga e Ballkanit, fq 72).
    Por momenti tek i cili duhet ndalur dhe duhet punuar ne te ardhmen eshte ai midis aktivitetit te Kahreman Pashes dhe te birit te tij Omer Pashes. Ne kete kohe Vrionasit te cilet ishin nepunes te bindur te Stambollit. Te veshur me tituj, grada dhe pushtet ata nuk duhet ta kene patur te veshtire te siguronin statusin e bashkise per Fierin.     Pasi e siguruan kete gje d.m.th e shderruan Fierin nga fshat ne qytet, Vrionasit e mbajten postin e kryetarit te bashkise (Beledie Reiz) per shume vjet deri ne vitin 1912, kur ne vend te Galip Pashes (1849-1932) te birit tjeter te Kahreman Pashes, u zgjodh si i pari i qytetit perfaqesuesi i Vegjelise Tonç Kilica.
    Deri ne vitin 1864 ishte nje fshat qe banohej nga bujq-çifçinj ne pronesi te familjes latifondiste Vrioni e cila kishte prona te medha ne Myzeqe. Dokumenti i pare qe deshmon mbi Fierin eshte deshmia e Pukevilit, i cili ka vizituar "fshatin e madh" te Fierit ne vitin 1806. Te dhena te tjera me te hershme per Fierin nuk ekzistojne, por dihet qe kisha ortodokse e "Shen Gjergjit" eshte ndertuar ne vitin 1781, si famulli ne vendin ku ndodhet edhe sot kisha e re.
    Pyetjes, a u be kisha pikenisje e themelimit te ketij fshati, apo ajo u ndertua per t’i sherbyer kesaj qendre te banuar qe ekzistonte perpara saj, nuk mund t’i japim dot pergjigje. Megjithate kisha e Shen Gjergjit ishte e tipit katedrale e ndertuar 8 km ne lindje te manastirit te Apolonise .
    Mespermes Fierit kalonte lumi i Gjanices, mbi uren e gurte te te cilit ndodhej nje han, qe u sherbente udhetareve dhe tregetareve te cilet udhetonin ne drejtimin Berat-Vlore.
    E diskutueshme ka mbetur edhe origjina e emrit Fier per te cilin sot ekzistojne dy hipoteza. E para eshte ajo e studjuesit Hysen Emiri i cili mendon se emri Fier rrjedh nga italishtja "Fiera" d.m.th panair. Kete emer ia vendosen ketij vendi tregtaret Venedikas qe merreshin me blerjen e produkteve bujqesore-blektoriale, ne panairin qe zhvillohej prane kishes se Shen Gjergjit, ndoshta qe nga koha e mesjetes, kohe prej te cilit ka filluar te perdoret ky emer. Hipoteza e dyte mbi origjinen e emrit Fier eshte ajo e studjuesit Toli Shabani. Autori i saj thekson se ky emer ka origjine bimore, d.m.th vjen nga bima e fierit.     Pika me e forte e kesaj teze eshte se, ne te gjithe zonen e Myzeqese se Vogel mbizoterojne toponimet me origjine bimore si: Sheq-Marinas, Marinez, Frasher, Sheqishte, Qarr, Pishe, Fikth, Kallm(kallam), Kallem-Kashisht, Shkoze (Lagja 1 Maj), Drize, etj. Statusin qytet Fieri e fitoi pas viteve 60 te shekullit XIX, kur pronari i ketij fshati, Kahreman Pash Vrioni thirri disa urbaniste franceze, te cilet projektuan nje plan per ngritjen e nje qyteti te ardhshem tregtaro-zejtar.
    Sipas qellimeve te Kahreman Pashes, qyteti do te ngrihej duke patur si berthame fshatin e Fierit me lumin Gjanica, ku kryqezoheshin rruget Lushnje-Vlore-Mallakaster-Berat-Skela e Semanit. Qyteti i Fierit u ngrit mbi bazen e modelit te rilindjes se qytetit europian te shek.XI. Veprimtaria kryesore ekonomike do te ishte tregtimi i prodhimeve bujqesore te Myzeqese, Mallakastres dhe krahinave perreth. Per kete qellim u ndertua tregu buze Gjanices ne vitet 1864-1865. Ai kishte 122 dyqane te cilat menjehere nisen veprimtarine e perditshme tregtare. Banoret e pare te Fierit ishin familjet myzeqare te bujqve te Kahreman Pash Vrionit, si dhe disa familje vllehe qe kishin ardhur ketu rreth viteve 1800.
    Menjehere pas krijimit te qytetit tregtine dhe artizanatin e moren ne dore vllehet, te cilet ishin vendosur ne treven e Myzeqese qysh pas djegies se Voskopojes ne vitin 1769 nga feudalet turkomane te Shqiperise se Jugut. Nje pjese e Voskopojareve u vendos ne kullotat verore pergjate fushes se Myzeqese se vogel, duke ngritur fshatra- ngulime, te cilat ekzistojne edhe sot.
    Kjo popullsi pasi u vendos ketu bleu te drejten nga bejleret vendas, qe te ndertonte shtepi me oxhak dhe nisi te ushtronte zejet e saj tradicionale, blegtorine, zanatet dhe tregtine.
Interesant eshte edhe argumentimi i Dr. Jakov Milaj mbi kete problem. Ne shkrimet e tij qe sot sherbejne si memorje te historise se qytetit te Fierit ai thote se: "Per t’i dhene me teper hov tregtise dhe zejtarise ne qytetin e ri, Vrionasit sollen me kontrate tregtare dhe zejtare nga Voskopoja dhe Grabova si familjet: Pogaçe, Tiço e Verria qe erdhen pak vite para sistemimit te qytetit, ndersa familjet Xoxa e Kilica kane ardhur me pare.
    Vllehet ndertuan vendbanimet e tyre te quajtura kater "stanet", qe ishin berthamat e lagjeve te ardhshme si stani Pasha, Belik e Kishe, qe mbanin emrat e pronareve te tokave dhe stani Shkoze qe mori emrin e pyllit qe ndodhej aty. Pas themelimit filloi rritja domografike e qytetit. Me vone net e u vendosen edhe mallakastriote te cilit ne fillim erdhen nga Mallakastra e poshtme(e buta) ndersa me vone filluan te vinin edhe nga zonat me te largeta te saj si Hekali dhe Kuta. Menjehere Fieri percaktoi shume shpejt edhe statusin e tij ekonomik si qytet i tregetareve, zanatçinjve dhe sherbimeve. Interesante ishte edhe fizionomia e tij te cilen e percaktuan urbanistet franceze. Ata e projektuan qytetin te shtrire ne fushe sipas nje plani me nje rrjet rrugor, ku kombinohej sistemi radial me ate kuadratik. Ne te dy anet e rruges kryesore ngriheshin ndertesa nje dhe dy kateshe me nje arkitekture te tille qe ishte vijim i tradites se vjeter apoloniate. Prane kesaj rruge ndodhej edhe tregu si dhe ndertesat kryesore administrative. Ketu zhvillohej gjithe veprimtaria ekonomike dhe shoqerore e qytetit.
    Fizionomine me te plote mbi Fierin na e jep kjo deshmi e udhetares angleze Edit Durham e cila e vizitoi qytetin ne vitin 1903. Ja se ç’thote ajo: "Fieri eshte nje fshat i vogel, prone e nje beu me shume iniciative i cili ka ndermend ta ktheje ne nje qender tregtare. Ai ka ndertuar pazarin, ka ngritur godina solide prej guri, me nje arkitekture çuditerisht moderne".