Ilirjan Gjika

Magjia e Basketbollit mberriti ne Fier vetem ne fund te viteve 1930. Ishin studentet fierake ne Normalen e Elbasanit qe e sollen kete loje ne qytetin e tyre. Ne fillim ne menyre amatore e me tej pas mbarimit te luftes, basketbolli do te behet nje loje mjaft popullore, sidomos me riorganizimin ne vitin 1946 te klubit sportive Apolonia, si nje institucion shume sportesh. Suksesin me te madh ne kete sport e arriti ne vitet 1970, kur ekipi i vajzave do te fitoje dy here kupen e Shqiperise (1971, 1973) dhe do te shpallet ne vitin 1975 kampion kombetar. Nderkohe qe basketbolli i vajzave do te arrinte nivelet me te larta, ai i djemve do te vazhdonte ngritjen sistematike nen drejtimin e basketbollistit dhe trajnerit te talentuar Bardhyl Angjelit, i cili do te behej nje nga simbolet e ketij sporti te dashur ne qytetin e Fierit.

Bardhyl Angjeli lindi ne Tirane ne 1 Maj te vitit 1941. I ati i tij Vangjeli ishte ushtarak karriere ne profesion, ndersa e ema e tij, Jorgjia, ishte bije nga familja e nderuar fierake Capo. Ne fillim te vitit 1941 Vangjeli dhe Jorgjia kthehen ne shqiperi nga Italia, ku ishin me banim te perkohshem. Çifti erdhi ne atdhe per te qene sa me afer kujdesit te familjes, pasi prisnin nje femije te dyte. Pikerisht ne 1 Maj 1941 lindi djali tjeter i familjes Angjeli, te cilin e "pagezuan" me emrin Bardhyl, siç quhej dikur mbreti i famshem i Ilireve Enkelejde. Nderkohe vitet e luftes kaluan shpejt, por jo pa pasoja per kete familje sepse pikerisht ne masakren e 4 Shkurtit 1944 ne Tirane, nje nder te vraret do te ishte edhe dajua i Bardhylit te vogel, deshmori Vangjel Capo. Por peripecite nuk mbaruan ketu, sepse edhe paslufta rezervoi te tjera "surpriza". Njera prej tyre ishte edhe lufta e klasave, qe konsiderohej nga regjimi "forca levizese" e shoqerise se re. Keshtu per Bardhylin rruga e jetes u be e veshtire, sepse biografia e keqe e te atit, si ish oficer i "regjimeve antipopullore", do ta pengonte ne çdo hap qe do te hidhte.

Nderkohe kjo familje u zhvendos nga Tirana dhe u vendos ne Fier. Ketu Bardhyli kaloi femijerine ku kreu arsimin 7-vjeçar dhe te mesem. Ne vitin 1954-1958 perfundoi teknikumin bujqesor ai punoi si teknik bujqesie 3 vjet ne qytetin e Lushnjes. Ne vitin 1961 ate e gjejme ne Tirane, ku do te luaje ne dy prej skuadrave me te mira te basketbollit shqiptar, Partizanin dhe Dinamon. Nderkaq si rrjedhoje e "biografise", detyrohet te kthehet perseri ne Fier, ku ne vitin 1966, do te filloje punen si mesues i Edukimit fizik, profesion te cilin e kreu me deshire dhe pasion te jashtezakonshem. Paralelisht me punen Bardhi do te aktivizohet si sportist me ekipin e Apolonise dhe si kapiten i saj do te drejtoje ate ne fitoren e Kampionatit te kategorise se dyte. Viti 1976 do te shenoje edhe fundin e karrieres se tij sportive, ndersa tre vjet me vone Bardhyl Angjeli do te drejtoje si trajner ekipin e djemve te Apolonise. Ishte puna dhe perkushtimi i tij qe i rreshtoi basketbollistet fierake, si nje nder ekipet elitare te kampionatit shqiptar. Pas me shume se nje dekade pikerisht ne vitin 1987 ai do te shkeputet nga basketbolli, duke ja "leshuar" vendin "me te rinjve", dhe rikthehet te punoje perseri si mesues i Edukimit Fizik. Por pasionin per ekipin qe e kishte ngritur vete nuk e linte te qete. Pas disa vitesh nderprerje ai angazhohet perseri ne drejtimin e Ekipit te djemve, te cilet i "rriti" vete. Nje nga arritjet e punes se tij ishte trofeu qe fitoi ne Turneun e Kampionatit Europian te minibasketbollit, zhvilluar ne vitin 1995 ne Spanje. Ekipi i drejtuar prej tij fitoi titullin e Kampionit te turneut.

Nga puna dhe pasioni i tij, basketbolli, Bardhin e shkeputi vetem vdekja, e cila i erdhi papritur nje dite vere te vitit 2005, duke e nderprere aktiviteti i perditshem me te rinjte, atje ne parketin e te palestres se klubit sportiv "Apolonia".

Aktiviteti Sportiv

Aktivitetin sportiv Bardhyl Angjeli e nisi ne Fier si portier me skuadren e futbollit e te rinjve. Duke rene ne sy si nje i ri me talent dhe premtues ne moshen 14-vjeçare ai nisi te aktivizohet ne sportin e basketbollit. Do te jete viti 1956 kur ai do te zhvilloje ndeshjen e pare zyrtare, ku "Apolonia" do te ndeshej ne Gjirokastrer me "Luftetarin" vendas. Nje vit me vone talenti i tij do te spikase dukshem. Ne finalet e kampionatit te basketbollit per kategorine e II-te, te zhvilluar ne Vlore, viti 1957, ai do te cilesohet si sportisti me i mire i turneut. Nderkohe qe ne vitet ne vazhdim (1958-1961), Bardhyli do te aktivizohet me skuadren e Traktorit te Lushnje, me te cilin fitoi perseri edhe kampionatin e kategorise se dyte. Nderkohe ne vitin 1961 ai thirret per te kryer sherbimin ushtarak, ku aktivizohet per nje periudhe 3-vjeçare me ekipin e Partizanit, nje nga skuadrat me te forta te Basketbollit Shqiptar. Ne vitin 1964 Bardhyl Angjeli do te transferohet tek skuadra e Dinamos, me te cilen do te luaje dy sezone deri ne vitin 1966, kur do te kaloje perfundimisht tek Apolonia, "stacioni" i tij i fundit. Gjate pese viteve te qendrimit ne Tirane ai do te jete pjesemarres ne formacionin e rregullt te perfaqesueses Shqiptare te basketbollit me te cilen do te zhvillonte 23 takime.

Ne vitin 1965 ne Tirane do te zhvillohej Kampionati Ballkanik i Basketbollit, me pjesemarrjen e perfaqesueseve te: Greqise, Shqiperise, Turqise, Rumanise, Bullgarise dhe Jugosllavise, e cila vinte me autoritetin e Kampiones se Botes. Midis disa takimeve me mjaft emocione u zhvillua dhe ndeshja Shqiperi-Jugosllavi, ku kampionet arriten te fitojne me shume veshtiresi, vetem me disa pike diference.

Nderkohe dy muaj perpara zhvillimit te Ballkaniades, Komiteti i sportisteve dhe fiskulturisteve te Shqiperise, organizoi nje ankete per te perzgjedhur "peseshen" me te mire te perfaqesueses Shqiptare te Basketbollit. Me organizimin e saj u mor nje nga kuadrot e shquara te edukimit fizik te asaj kohe Esat Pazari. Ai krijoi nje staf prej 20 gjimnazistesh nga shkollat e Tiranes per te organizuar ne ambientet sportive pyetesoret e anketes.

Sipas Ilir Danos, njerit prej te rinjve te atehershem gjimnaziste te Tiranes, qe u angazhuan per anketimin e tifozerise, ne te gjitha te dhenat e grumbulluara nga sportdashesit doli se, i preferuari kryesor i tyre ishte: Bardhyl Angjeli. Pas tij do te renditeshin yjet e basketbollit te atehershem shqiptar si: Vaso Shaka, Bujar Shehu, Renato Radoja, Kujtim Kasmi, etj. Me rastin organizimit te Ballkaniades u ndertua edhe pallati i sportit Partizani, (sot Asllan Rusi). Me kete rast do te ishte perfaqesuesja shqiptare e basketbollit ajo qe peruroi per here te pare parketin e tij. Ne stervitjet e saj qe ndiqeshin nga dhjetra tifoze te zjarrte, Bardhyl Angjeli do te shkelqente si idhulli i sportdashesve. Ne nje prej ketyre "Spektakleve" stervitore ai do te shenonte rrjesht 138 gjuajtje personale, duke shfaqur perseri klasin e talentit te tij te jashtezakonshem.

Bardhyl Angjeli gjate punes se tij u dallua si mesues qe dinte te ndertonte ore mesimi cilesore. Ai kishte aftesine te terhiqte vemendjen e nxenesve, sportisteve, duke i sugjestionuar ata me mimiken dhe levizjet plot gjalleri e elegance. Bardhi punoi ne nje kohe qe u karakterizua nga perpjekjet e medha per masivizimin e sportit. Kete pune ai e nisi ne Fier ne shkollen 8-vjeçare "Liri Gero", per ta vazhduar me pas, me klasat sportive ne shkollen "Andon Xoxa". U dallua per kembenguljen dhe durimin qe tregonte me nxenesit, per zbulimin dhe kultivimin e talenteve te reja. Ai shkonte deri aty sa shqetesohej edhe per problemet qe kishin nxenesit dhe sportistet e tij. Dallohej midis kolegeve si mesues me kapacitet dhe horizont te gjere. Dinte te trasmetonte tek njerezit jo vetem cilesite sportive, por edhe ato njerezore. Nuk mund te harrohet shprehja e tij e famshme "-Djema"… "-djema" …me shpejt.

Nderkohe asnjehere nuk pushonte se shfletuari literature per ngritjen e nivelit profesional. Dallonte midis te tjereve sepse ishte nje nder njerezit qe frekuentonte me shume biblioteken dhe fondet e saj. Dikur per te pare punen qe benin me librin mesuesit e edukimit fizik, K.B.S.F.SH (Komiteti i Bashkimit te sportisteve dhe fiskulturisteve te Shqipterise) organizoi nje vezhgim ne te gjithe vendin, per te pare si punonin mesuesit e edukimit fizik dhe trajneret me librin. Bardh Angjeli ishte nder ata lexues dhe studjues aktive qe kishte te shenuar ne kartelen e tij, jo vetem libra me karakter sportiv, por edhe artistike. Nderkohe qe dhe kjo gje nuk i shpetoi syrit te disa "dashamiresve”, qe siç e permendte me vone vet Bardhi, e quanin me perçmim me ate "gjuhen e vogel" si "miu i bibliotekave". Nje menyre e vertete vleresimi per punen intelektuale te nje njeriu te ndershem. Vite me vone megjithese "Pensionist" ai nisi perseri te punonte ne arsim dhe jo me ore suplementare, por me norme te plote. Qysh nga viti 1999 e deri sa vdiq punoi ne arsimin jo publik ku fale dhuntive te tij vazhdoi trasmetimin e vlerave didaktike, pedagogjike dhe sportive.

Qellimi i tij nuk ishte asnje here perfitimi, por trasmetimi i pervojes dhe vlerave qe ai mbarte. Karakteristika te personalitetit te tij ishin: humanizmi, ndershmeria, perkushtimi dhe shpirti i sacrifices, per te cilat shquhej midis te tjerave.

Detyren e trajnerit te Ekipit te Apolonise Bardhyl Angjeli nisi ta kryeje ne ne vitin 1979,megjithese kete rol ai e kishte nisur qysh kur u rikthye ne Fier ne vitin 1966. Kontributi i tij ishte se ne Fier ai hodhi bazat e basketbollit duke e shnderruar ate nga nje sport amator ne nivele profesioniste. Me pervojen e krijuar ne Tirane, programet dhe literaturen qe zoteronte, Bardhyli "mesoi" jo vetem brezin e ri, por edhe trajneret e "vjeter". "Prodhim" i Bardh Angjelit ishin ne Fier figura te tilla te basketbollit si: Jorgaq Angjeli, Agron Profka, Fadil Kapaj, Vilson Gallani, Vangjel Lule, Artur Gjerazi, Jani Spiro, Agron Shtembari, Vladimir Çobo, Arben Pasha, Leonard Rrapi, Viron Sauli, etj. Puna e trajnerit per te ishte vertet e bukur por edhe shume stresante. Gjate gjithe javes ai do te kishte shqetesim per ndeshjen e radhes. Do ta niste ate me "analizen” per gabimet e nje dite me pare, ku do te trajtonte deri ne detaje difektet per: gjendjen fizike, anen teknike, topat e kapur ne tabele, lojen ne mbrojtje, gabimet ne pasime, reflekset, shprehite, etj. Diten e marte do te korigjonte te gjitha keto kostatime ne stervitjen e radhes. E nesermja do te ishte dita e ndeshjes se kontrollit, ku perseri ai do te shihte gjendjen e ekipit. Ndersa te enjten dhe te premten do te vazhdonte korigjimin e difekteve te tjera, derisa do te vinte e shtuna. Ajo do te ishte dita e stresit te jashtezakonshem , sepse shume here ai as hante dhe as flinte, nga meraku per ndeshjen e neserme. Te dielen te gjithe ata sportdashes qe ndiqnin ndeshjet e Apolonise i kujtojne ato ecejaket dhe gjestet e tij plot ngarkese, atje ne fushen me "qymyr", ku luanin "djemte e tij". Nderkohe qe ne ndeshjet e transfertes vazhdonte ritualin e tij te çuditshem. Ish shefi i klubit sportiv Apolonia Pandeli Capo, i cili nga pasioni i tij per basketbollin e shoqeronte shpesh here ekipin e djemve tregon: "zakonisht mberrinim ne hotel ne orar fiks, ne oren 15:00 ose 16:00. Menjehere Bardhi do te niste kontrollin e dhomes, ku do te shikonte veçanerisht krevatet. Fjetja thoshte, eshte kryesore per sportistin, sepse te nesermen i duhet preçision i madh. Rituali vazhdonte me shlodhjen per rreth nje ore dhe me pas me grupimin ne restorant. Atje niste interesimi iI tij per ushqimin. "Mania" e Bardhit arrinte deri atje sa edhe menune per çdo sportist do ta porosiste vete. Pas darkes do t’i linte "djemte” te dilnin shetitje dhe ne mbremje vone do ti gruponte perseri ne nje nga dhomat e hotelit, ku do te niste pregatitjen psikologjike per ndeshjen e se nesermes".

Bardhyl Angjelin mund ta kuptoje si karakter duke e ndjekur ne stervitje. Atje ai demostronte: seder shembullore, pasion, grinte, kulture dhe dhembshuri prinderore. Kur ndonje prej sportisteve nuk tregonte gjendje te mire fizike, e merrte me vete, e pyeste per shqetesimin dhe e keshillonte. Meraku i tij ishte i jashtezakonshem per gjithçka qe kishte te bente me sportistin dhe ekipin. Ne keto vite tranzicion Bardhi Angjeli u perpoq te mbante te gjalle basketbollin ne Fier. Se bashku me kolege te tjere, ai vazhdoi jo pa sforcime te ruante traditen e krijuar. Themi jo pa sforcime, sepse u perball me te gjitha "tekat" e kohes, siç qene: mungesa e investimeve, veshtiresite ekonomike, emigracioni i sportisteve, arbitrimet e njeanshme, burokracite pa fund etj.

Familjet e sportisteve dhe njerezve qe merren me sportin nuk jane si çdo familje e zakonshme. Te gjithe pjestaret e tyre perjetojne te gjitha gezimet dhe shqetesimet e sportistit. Ky fakt ishte çdo dite prezent edhe ne familjen e Bardhyl Angjelit. Aty perjetimet e ndeshjeve dhe ecuria e ekipit ishin perhere tema e dites. Aty jetohej gjithmone me atmosferen e fitoreve dhe shijet e hidhura te humbjeve. Gjate bisedave familjare ai shpeshhere i thoshte bashkeshortes se: kishte shume "borxhe" ndaj saj. Siç ishte privimi nga ditet e diela, duke te detyruar ate dhe femijet te jetonin me emocionet e tij sportive. I tille ishte profesor Bardhyl Angjeli, qe se bashku me te shoqen Zhanin, rriten dhe edukuan dy djem: Salvin dhe Dorin, te cileve u trasmetoi pasionin e tij per basketbollin. Dori do te ishte pjesemarres i Ekipit, i cili fitoi turneun e kampionatit te minibasketbollit ne Spanje, ne vitin 1995, ndersa Salvi luajti per pak kohe ne ekipin e djemve te Apolonise.

Çdo njeri nuk i shpeton dot subjektivizmave. Keshtu mund te kete ndodhur edhe me mua si autor i ketij shkrimi. E them kete sepse Bardhin e kam patur mesues, koleg dhe mik . Por per te qene i sinqerte dua te them se si sportdashes, nuk kam njohur asnje bashkeqytetar timin qe, kur permendet biseda per Bardh Angjelin, te mos flase me respekt dhe konsiderate per te.

Nderkohe qe ne çdo vend te qyteteruar eshte karakteristike perjetesimi i njerezve te shquar. A nuk do te ishte me vend qe emri i Bardhyl Angjelit te lihet ne harrese?! Kursesi. A do te ishte nje veprim fisnik qe per te respektuar vepren dhe kontributin e ketij njeriu, emrin e tij ta mbante stadiumi i lojerave me dore i nje qyteti te tille si Fieri, per te cilin Bardhyl Angjeli dha aq shume kontribut.