Ilirjan Gjika

E shtrire ne cep te Rajonit Perendimor dhe e perbere nga vargje te valezuara kodrash, Mallakastra eshte nje nga krahinat me te medha te shqiperise. Me nje siperfaqe prej 500 km2 qe shtrihet ne rrethet e sotme te Fierit, Ballshit dhe Tepelenes, ajo eshte nje treve e permendur etnokulturore, e cila fsheh perbrenda edhe historine e saj fetare. Me shumicen e saj bektashiane ajo eshte e famshme per teqete e shumta dhe figurat e shquara te ketij sekti. Por objekti i sotem i ketij shkrimi do te jete kristianizmi per te cilin Mallakastra ka qene e permendur qysh ne periudhen antike.

Kristianizmi ne Mallakaster

Koha kur u shfaq krishterimi eshte kohe e krizes se pergjithshme morale, politike, shoqerore, juridike dhe kulturore qe perfshiu gjithe Perandorine Romake. Ne keto kushte feja e re u shfaq si fuqi shpetimtare e qyteterimit 70 milionesh Mesdhetar. Mendohet se Kristianizmi ne krahinen e Mallakastres u perhaps gjate shekullite I-re pas krishtit me te njejten skeme sin e te gjithe Epirin e ri dhe Ilirine e jugut. Per organizimin kishtar mund te themi se ai perfundoi gjate viteve te par ate administrimit te Perandorise se Bizantit ku bente pjese dhe treva e Bylineve (Mallakastra). Sipas nje ligji te Perandorit Bizantin Zenonit (474-475), te cilin na e jep kodi i Justinianit (Codex Justinianus), thuhet se: "Çdo qytet duhet te kete me çdo kusht nje Peshkop te vetin". Kete gje e ndeshim edhe ne dokumentacionin historik ku si qender Peshkopale na del edheqyteti i Bylisit, si kryeqender e Mallakastres. Ne keto dokumenta permenden disa perfaqesues te larte te klerit Bylin. Ne vitin 431 Peshkopi i Bylisit dhe Apolonise Feliks mori pjese ne koncilin ekumenik te Efesit. Disa viteme vone permendet ne letren e drejtuar perandorit Leon ne vitin 458 edhe Peshkopit tjeter i qytetit te Bylisit, "Filokaris".
    Qe nga shekulli i V me renien ekonomike te Apolonise qytetit i Bylisit del si qendra me e rendesishme urbane midis Shkumbinit dhe Vjoses duke u radhitur ne shek, VI sipas Udherrefyesit te Hieroklit nder tete qytetet kryesore te Provinces Romake te Epirit te ri. Pas vitit te siper permendur 458 Bylisi kthehet ne qendrem me te rendesishme Peshkopale ne kete zone. Kete fakt e tregojne edhe ndertimet e kultit Paleokristian siç jane pese Bazilikat e qytetit te Bylisit, te ndertuara midis shekujve V-VI. Ndertimi i pese Bazilikave, ku dy te parat kane permasa monumentale, tregon per organizimin e konsoliduar te kishes, por dhe per rendesine e kesaj qendre kishtare. Te kesaj periudhe krahinen e Mallakastres jane nje sere Bazilikash, rrenojat e te cilave i ndeshim ne vendbanimet e sotme te kesaj krahine si ne: Margelliç, Panahor, Dukas, Gorishove, Kraps, Plyk, Cakran dhe Ballsh. Gllavinica-Qefalinia permendet per here te pare pas shume shekujsh ne aktet historike ne vitin 886, sepse ne te gjate shtrirjes ne vendin tone te pushtimit Bullgar, ka pasur qendren e vet nje prej Peshkopatave te rendesishme, gjithashtu ne kete qytet qe identifikohet se nuk eshte veçse Bylisi Antik, ku ka ushtruar veprimtarine e tij Shen Klementi i Ohrit, nje nga figurat kryesore te kishes sllave.
    Jeteshkrimi i Shen Klementit i shkruar nga Peshkopi i Ohrit Theofilakti (1094-1107) ne librin "Biografia e gjate", nder te tjera thuhes se: "Princi Bullgar Borisi i dhuroi Shenjtit vende per pushim ne Oher dhe Gllavinice". Ndersa ne nje liber tjeter per jeten e Klementit, te titulluar Biografia e gjate shkruar nga Dhimiter Homatjani (1216-1234), thuhet se: "Nje pjese te mire te kohes Klementi e kalonte edhe ne Gllavinice".
    Keto pasazhe tregojne se Gllavinica ishte Peshkopata kryesore nen varesine Kryepeshkopates Bullgare te Ohrit, derisa Mbreti Boris do te emeronte aty mesues dhe predikues Klementin te cilin vite me vone e emeroi Kryepeshkop.
    Ne Bylis Klementi kreu edhe veprimtari ndertuese siç eshte rasti i rikonstruktimit te Bazilikave te qytetit. Homatjani thote se: "Ne Kefalini mund te shihni dhe sot shtylla guri, ku jane gdhendur fjale qe shenojne kthimin dhe familjarizimin e popullit Bullgar me Krishtin".
    Si Peshkope te Gllavinices kane qene figura te tilla te klerit Bullgar si: Shen Naumi, Shen Horazdi dhe Shen Angjelari (Engjellori). Keta dy te fundit kane qene varrosur ne varrezat e Katedrales se Ballshit, e cila ka shume mundesi te jete ndertuar gjate kesaj periudhe dhe mund te kete qene selia e Peshkopeve Bullgare. Me vone Gllavinica permendet ne dokumentat e Vasil Maqedonasit. Ky Perandor Bizantin ne nje diplome (Krisovule) te viti 1019 thote se: "Per peshkopin e Gllavinices ne vete Gllavinice urdherojme te kete 40 parike dhe klerike".
    Pas braktisjes se Gllavinices ne fillim te shekullit XII per shkak te lufterave Normano-Bizantine, nje pjese e popullsise se saj u vendos ne vendbanimin e Ballshit, vetem 6 km me ne veri te saj. Ketu me gur e te marre nga Gllavinica (Bylisi mesjetar) u ndertua manastiri dhe kisha Episkopale e fjetjes se Shen Merise. Ne kete kishe u vendosen Lipsanat e Shen Engjellorit dhe Horazdit te cilat ruheshin me pare ne kishen peshkopale te Gllavinices. Po ketu ne vitin 1373 ne katedralen e Ballshit u vendos Epitafi kushtuar vellezerve Balsha nga Gjergj Arianiti i I-re nje nga sundimtaret lokale. Bashke me emrin e tij ketu gjendet dhe emri i Peshkopit te Gllavinices Kalistit. Diku para rrezikut te dyndjeve osmane keto lipsana u transferuan drejt peshkopates se Beratit.
    Nga studimet e Th.Popes (Monumentet 2 1964) Peshkopata e Gllavinices u suprimua ne vitin 1767. Ne vitin 1751 ne te u varros Peshkopi i fundit i saj Niqifori. Pas ketyre viteve vala e Islamizimit perfshiu Mallakastren ku ne pjesen e siperme u perhap riti Bektashi ndersa ne pjesen e poshtme u perhap islamizmi sunit. Veç rrenojave te kishave te vjetra Paleokristiane si dhe te toponimeve me karakter fetar sot nuk ka deshmi te tjera qe mund te flasin per kristianizmin ne kete krahine aq te pasur me ngjarje te historise sone kombetare.

Objektet e Kultit

Nga antikiteti ndeshim si trashegimi te kultit fetar kristian nje sere kishash mesjetare qe sot paraqiten si rrenoja dhe qe shfaqin nje interes te veçante arkeologjik. Me interes eshte fakti se nga gjetjet e mjaft objekteve ne to jane shpjeguar me fakte shume hamendje dhe hipoteza te historise Shqiptare. Sot ndeshim si rrenoja ne kete krahine disa Bazilika Paleokristiane, te dhenat per te cilat jane botuar ne formen e studimeve shkencore nga zbuluesit e tyre arkeologet Skender Anamali dhe Skender Muçaj. Bazilikat ishin ndertimet me te pershtatshme per godina kulti. Ato ishin te lehta ne ndertim dhe zinin nje numer te madh besimtaresh. Fillimisht Bazilikat ndertoheshin sipas arkitektures Romako-Helenistike, me vone gjate shekujve IV-VI, ne kohen e antikitetit te vone ato u kristalizuan si tip i mirefillte arkitektonik.
    Bazikila perbehej nga nje sere pjesesh si: Naosi qe ishte salla kryesore e cila ndahej ne 3 nefe, absida qe krijonte ambjentin per altarin, Narteksi (Portiku), Ekzonarteksi (Portiku i jashtem i pajisur me kolona). Gjithashtu si ambjente ndihmese te saj per kultin ishin: Diakonikoni, Proteizisi, Katekumenji, Baptisteri etj. Fillimisht Bazilika mbulohej me çati te tipit helenistik. Me kalimin e shekujve gjate mesjetes se hershme çatia u zevendesua me qemere orientale dhe kupole.
    Tre monumentet me te spikatura te kesaj gjinie jane Bazilikat e Bylisit dhe ajo e Ballshit. Ne Bylisin antik jane zbuluar gjithsej pese Bazilika. Studjuesi i tyre Skender Muçaj i emertoi ato sipas rendit alfabetik me shkronjat A,B,C,Ç,E. Interes me te madh per ne paraqitin dy te parat te cilat vazhdojne te studjohen me imtesi.
    Bazilika A e Bylisit a ka qene nje kishe Peshkopale, perbere nga Naosi (Salla) prej 3 anijatash, transepti tripjesesh, narteksi, ekzonarteksi, dy kthinat ne pjesen jugore dhe shkallarja. Kjo kishe mbulohej me çati tjegullash dhe ishte me sinthron. Permasat e saj ishin monumentale prej 38x23 m. Mendohet se ne kete kishe shekuj me vone eshte kryer ceremonia e kthimit te Mbretit Bullgar dhe popullit te tij ne fene kristiane e cila eshte perjetesuar edhe me mbishkrim ne njeren prej kolonave te kesaj katedrale peshkopale.
    Kjo faltore eshte ndertuar njeheresh me gure gelqeror. Muratura eshte e perbere pergjithesisht prej guresh te papunuar mire dhe te lidhur midis tyre me llaç. Tullat jane perdorur per ndertimin e dritareve te cilat kane qene me dy hapesira drite. Per izolimin e tyre nga ambjenti i jashtem eshte perdorur xhami. Kjo Bazilike ka qene e paisur edhe me nje kolonade, kapitelet e te cilave jane zbukuruar me motive bimore, kryqe dhe monograme me simbolin e Krishtit. Dyshemeja e ketij tempulli ka qene e shtruar me mozaike qe i perkasin nje niveli te larte artistik. Kjo tregon vazhdimesine e traditave ndertimore ne Bylis dhe zhvillimin ekonomik dhe kulturor te tij ne antikitetin e vone.
    Mozaiket jane punuar me gure kubike dhe copa xhami. Ngjyrat e perdorura ne to me tone te forta dhe te buta jane: e kuqja, e zeza, e bardha, e verdha, bojeqielli, roza dhe lejlaja. Si ne te gjitha kishat Paleokristiane motivet e mozaikeve perbehen nga figura zoomorfe, floreale dhe figura gjeometrike.
    Bazilika B ashtu si Bazilika A edhe kjo kishe ndodhet ne anen jugore te qytetit, brenda territorit te Agorase antike. Mendohet se eshte ndertuar pak vite me vone se Bazilika A, midis shekujve V-VI.
    Bazilika B eshte vendosur ne nje terren te pjerret. Pjeset perberese te saj ishin: Naosi, shkallarja, atriumi, portiku, narteksi dhe ekzonarteksi. Kjo faltore ka patur permasa gjigande prej 94x40 m dhe ne krahun jugor perbehej nga anekse te shumta. Edhe ky tempull eshte ndertuar me gur gelqeror dhe dyshemene e ka patur te shtruar me mozaike te se njejtit motiv me Baziliken simoter. Per tu permendur eshte njera prej dy skenave te mozaikut te dyshemese se ekzonarteksit. Midis peshqve, oktapodeve, gjarperinjve dhe shpendeve te ujti jane paraqitur me mjeshteri artistike dy peshkatare. I pari i cili ndodhet ne kembe terheq rrjeten e mbushur, ndersa i dyti i ulur terheq kallamin ne grepin e te cilit i ka rene nje peshk.

Bazilika e Ballshit. Ne Ballsh rreth 6 km ne veri te Bylisit jane zbuluar mbetjet e nje Bazilike monumentale me tre anijata. Sipas studjuesit Koço Zheku, duke u bazuar tek Planimetria dhe teknika e ndertimit mendohet se kjo kishe te jete ndertuar gjate mesjetes se mesme pas braktisjes se qytetit te Bylisit (Gllavinices mesjetare), me materiale te nxjerra nga kishat e tij ne nje kohe kur kjo qender Peshkopale u shkaterrua. Disa prej materialeve qe erdhen nga Bylisi ne Ballsh dhe u perdoren ne ndertimin e Bazilikes se Shen Merise ishin dhe mbishkrimi i Paktianos, shtylla me mbishkrimin e Borisit dhe Monfortit si dhe kater guret me mbishkrimet per Viktorinin, rindertuesin e Bylisit. Nje teze tjeter mbi origjinen dhe ndertimin e kishes se Ballshit eshte ajo e zbuluesit te saj arkeologut Skender Anamali. Sipas tij kjo Bazilike eshte ndertuar ne shekullin VI dhe mbi te jane bere rindertime ne shekujt e XI dhe XII.
    Bazilika e Ballshit perbehet nga narteksi, ekzonarteksi., naosi etj. Permasat e saj jane 22.50 m x 17.20 m. Ne pjesen veriore te saj ndodhej edhe nje kapele e vogel, ndersa me vone asaj ju shtua edhe nje manastir prej 366 dhomash. Per pak kohe ai sherbeu si seli Peshkopale derisa me ne fund Peshkopi u zhvendos ne Berat duke e braktisur kete manastir.
    Me vlere te veçante jane edhe gjetjet arkeologjike ne rrenojat e Bazilikes se Ballshit te cilat i permendem me siper.
    Gjate vitit 1918 ne germimet e para qe kreu ne rrenojat e kesaj kishe arkeologu Austriak Kamilo Prashniker gjeti nje shtylle guri qe mbante ne vetvete dy mbishkrime. I pari ishte ne gjuhen greke dhe tregonte kthimin e Bullgareve dhe Mbretit te tyre Boris ne fene kristiane. Viti i mbishkrimit eshte 866. Mbishkrimi i dyte ne gjuhen latine i perket viteve 1107-1108. Ai eshte epitafi i varrit te Nendukes Norman Robert Monfort i cili u vra gjate fushates pushtuese te Mbretit te Napolit Boemundit ndaj Gllavinices qe kontrollohej nga trupat Bizantine.
    Historia e gjetjes se mbishkrimeve me vlera historike ne rrenojat e kesaj Bazilike do te vazhdoj me tej. Ne vitin 1937 mesuesi M. Milova gjeti nje gur varri me nje mbishkrim ne greqishten e vone i cili tregonte se ne vitin 1751 ne varrezat e kishes ishte varrosur Peshkopi Niqifor, ndoshta i fundit i Peshkopates se Gllavinices.
    Gjate ekspedites arkeologjike te vitit 1983 arkeologu Skender Anamali zbuloi gjate germimeve 3 gure muri me mbishkrime metrike, ne gjuhen greke te sjella nga Bylisi. Guret jane te se njejtes kohe, homogjene, te dale nga dora e te njejtit mjeshter dhe jane marre nga rrenojat e murit rrethues te Bylisit. Karakteri i mbishkrimeve eshte ndertimor dhe konteksi i tyre lidhet me punimet e rindertimit te Bylisit nga Viktorini, i ngarkuari me kete detyre i Perandorit Bizantin Justinianit.