Ilirjan Gjika

Sot ajo eshte nje nga lagjet e shumta te qytetit tone. Por dhe vendi me unikal ne Fier, Shqiperi a Europe. I njohur dhe me disa emra te tjere si: Afrim i ri, SMT-ja, Bonifikim, Serat, Komuna qender, etj. Ai i thirret gjithnje e me shume me emrin e tij te vjeter Qenas. Emer i çuditshem, i koheve te çuditshme. Pikerisht ketu ne nje dite Tetori te vitit 1937 lindi ne familjen e Gjeko Mones, njeriu qe shume vite me vone do te sillte ne Fier aq tifoze sportive sa askush tjeter.

Kozmai lindi ne 3 Tetor 1937 ne familjen e Gjeko Mones, ne ate kohe kur qyteti i Fierit kishte vetem dy vjet qe kish hyre ne analet e historise se Shqiperise. Kryengritja e tij si levizja me e fuqishme kunder monarkise kishte lene gjurme te pashlyeshme ne kete qytet. Familja e tij Monallaret ishte nje nder me te vjetrat dhe nga me te nderuarat ne Qenas, Fier dhe rrethinat e tij. Prinderit e Kozmait shquheshin si njerez te mire, te ndershem dhe punetore. I ati Gjekoja e kishte rregulluar jetesen nepermjet punes ne bujqesi, kurse e ema Qirjaqja ishte nje grua e urte, dhe e perkushtuar ndaj femijeve, shtepise. Te dy se bashku ata rriten dhe edukuan 12 femije, njeri prej te cileve, Miti deshmor i LANÇIT. Femijeria e Kozmait nuk ishte e lehte. Shpesh gjumin dhe lodrat e tij feminore e prishte gjemimi i bombave, armeve dhe zhurma e avioneve ushtarake, ne ato vite te luftes se II-te boterore.

Ketu ne rrugicat plot pluhur ai shkelmoi topin e pare, per te vazhduar me vone ne kendin sportiv te shkolles nr.3 (Naim Frasheri), ku mori mesimet e para.

Viti 1953 shenon aktivizimin e rregullt te Kozmait ne jeten sportive, ku ai nis te luaje me ekipin e pionereve. Cilesite dhe aftesite e tij atletike nuk do ti shpetojne vemendjes se trajnerit Fiqiret Kaprata, i cili e angazhon me ekipin e te rinjve, ku si kapiten ai do te luante perkrah te tjereve si: Vasillaq Zariu, Milto Vasiu, Stavri Papa, Leonidha Kulari, etj.

Ne vitin 1956 ne Sukth organizohet Spartakiada Kombetare e Ndermarrjeve bujqesore (Fermave), ku per nevoja te “ngutshme”, Kozmai angazhohet me ekipin Çlirimi. Gjate ketij aktiviteti ne njeren prej diteve te pushimit ai u nis drejt Tiranes per tu takuar me shoket e tij Nis Karçinin dhe Miço Gjinin, studente te teknikumit sportiv. Ketu Nis Karçini beri mrekulline. Ai nderhyri tek Drejtori i Teknikumit te Kultures fizike Dervish Lisi per te kontaktuar me Kozmain. Takimi u be ne zyren e Drejtorit, i cili me idene se i riu fierak mund te behej dikush ne sport, i dha menjehere te drejten te ndiqte studimet. Keshtu Kozmai "braktisi" Spartakiaden per te nisur tashme shkollen e mesme sportive dhe te "shijonte" jeten e saj.

Nderkohe qe "peripecite" nuk do ta linin te ndiqte rutinen e zakonshme te nxenesit. Ishin vitet kur Shqiperia ishte angazhuar ne organizmat e Bllokut Lindor, atij komunist. Ne Vlore ishte ndertuar nje baze e fuqishme detare qe perfshinte ne vetvete 12 nendetese dhe shume anije ndihmese. Per kete baze BS kishte investuar me miliona dollare dhe per dy vjet ajo u be gati per veprim.
Per keto nendetese duhet pergatitur personeli shqiptar dhe nje urdher i zv/Kryeministrit dhe Ministrit te mbrojtjes Gjeneral Beqir Ballukut urdheronte qe: 150 te rinj, kryesisht sportiste te dergoheshin ne BS. Atje do te krijohej brigada speciale e nenujesave. Ky urdher nuk mund te refuzohej. Mbrojtja e atdheut ishte detyre mbi detyrat dhe Kozmai menjehere u perfshi ne kete kontigjent.

Pas nje grumbullimi 15-ditor ne Durres, grupi u nis drejt BS. Nisja u be ne 17 Nentor 1957, ne Vaporin "KRIMEA", me te cilin per afro 13 vjet kishin udhetuar te gjithe studentet shqiptare qe "ishin ulur" ne auditoret e universiteteve dhe akademive te gjigandit komunist. Nderkohe qe pas nente dite udhetimi Vapori mberriti ne Odese, e nje dite me vone ne Sevastopol. Ketu i riu Fierak qendroi nje vit, ku u pregatit si ushtarak nendeteseje. Pas perfundimit te kursit nisi angazhimi ne Marine, ne bazen e Vlores. Keshtu u krijuan perseri kushtet qe Kozmai te luante futboll. Ne qytetin bregdetar ekzistonte nje klime shume sportive dhe nje dashuri e pakufishme per futbollin.

Ketu djaloshi fierak nisi te luaje me Flamurtarin, perkrah emrave te medhenj te futbollit vlonjat si: Babaçe Ferko, Skender Elmazi, Skender Ibrahimi, Petrit Arapi, Milto Mine, etj. Me kete ekip ai do te luaje per disa sezone rresht nga 1958 deri ne 1961. Nderkohe qe Apolonia tentoi ta merrte disa here, por do te ishte vete kunder Admirali Teme Sejko, Komandanti i flotes detare dhe tifoz i zjarrte i Flamurtarit me nderhyrjen e tij energjike qe do ta mbante "Main" fort ne Vlore.

Nderkaq erdhi lirimi dhe tashme nje futbollist me pervoje, me emer te njohur Kozmai kthehet ne Fier. Nisi te luaje me Apolonine si mbrojtes krahu. Me nje fizik te lidhur, dinamik, agresiv dhe i kudondodhur ai nisi perseri betejen me fanelen bardhe e gjelber. Me Apolonine do te luante 3 sezone ne vitet 1961-1965. Kulmi i karrieres ishte sezoni 1962-1963, kur Apolonia kryesoi gjithe kampionatin, duke qene pretendente per tu future ne kategorine e pare. Momenti kulmor i ketij sezoni te shkelqyer ishte ndeshja e fundit. Ajo do te luhej ne Fier me skuadren e Shkumbinit. Atmosfera ishte e zjarrte, qyteti ziente. Pritej vetem kurorezimi. Sportdashesit kishin nisur festimet. Nderkohe qe skuadra ndihej e ngarkuar nga emocionet, ate te diele te 16 Majit 1965. Perpara ndeshjes trajnieri i Peqinit, Elbasanasi Kovaçi e kap para ndeshjes trajnierin e Apolonise Shkodranin Skender Dedja, dhe ne nje bisede te thjeshte i thote: Skender! Na fal barazimin, ty nje pike te duhet. Por Skenderi duke pare gjendjen e skuadres, karikimin e tifozerise dhe per te ruajtuar parimet e kundershtoi: T’ja leme fushes e mbylli biseden ai. Dhe si gjithmone fati i keq e goditi Apolonine. Ajo u mund 4-1, duke shkaktuar nje humbje dramatike. "Mos o zot te perseritet edhe nje here ajo histori" do te shkruante vite me vone ne librin e tij "Djemte e Apolonise" studjuesi Kristaq Shtembari.

Si perfundim Apolonia u rendit e treta, duke zhgenjyer se pari futbollistet e saj. Ne keto kushte Kozmai vendosi ta braktiste futbollin pasionin e tij. Me zemer te thyer ai dorezoi kepucet per t’ju kushtuar tashme nje tjeter aktiviteti, mesimdhenies.

Ne vitin shkollor 1965-1966 ai nisi punen si mesues ne Shkollen e mesme te arsimit te pergjithshem ne Patos, por pas disa muajsh pune do te transferohet ne Fier, ne shkollen 8-vjeçare Jani Bakalli. Ishte koha kur punohej intensivisht per kulturen fizike. Drejtimi ishte disa planesh si ne futboll, basketboll, volejboll, etj. Nen kete nisem ne shtator 1966 Kozmai krijoi nje ekip basketbolli me disa nga vajzat e shkolles, baza e te cilit perbehej nga nxeneset: Kaliopi Prifti (Semanjaku), Jona Goga, Kristina Papingu, Lindita Sota (Theodhori), etj.

Jo vetem ekipi ishte ne hapat e pare por edhe trajneri i tij krijoi eksperiencen e pare. Pas dy vjetesh pune ne vitin 1967 erdhi suksesi i pare. Ne spartakiaden e shkollave 8-vjeçare te organizuar ne Durres, ekipi I drejtuar nga Kozma Mone fitoi vendin e pare. Trofeu i fituar ndikoi qe puna e nisur te vazhdohej me ambicje me tej. Nderkohe qe ekipi nisi te kompletohej edhe me vajza te tjera te talentuara nga qyteti i Fierit. Pjesa e tij u bene edhe basketbollistet Periste Doga, Mimoza Hysi, Aferdita Muharremi, Gezime Mitrovica, Fiqirete Kodheli, Laureta Alizoti, Shpesa Toto, Antoneta Gjoni, Yllka Topulli, etj. Me kete ekip qe u riorganizua ne shtepine e pionierit tashme, "Presor" Kozmai do te merrte pjese ne Kampionatin Kombetar te basketbollit per te reja. Aktiviteti u zhvillua ne Shkoder me pjesemarrjen e ekipeve me te mira te vendit, ku ekipi i vajzave fierake u shpall nenkampion i Shqiperise ne Prill 1968.

Kjo ishte pikenisja per ti hapur rruge sportit te mirefillte te basketbollit te femrave ne Fier.

Keshtu ne Fier basketbolli nuk do te ishte me "prone" e meshkujve. Ai tashme kishte edhe ekipin e vajzave qe do ta ngrinte kete sport ne nivelet me te larta. Sezoni i pare nisi ne vitin 1968-1969 ne kategorine e dyte. U desh vetem nje vit dhe Kozmai solli me vajzat e tij trofeun e pare, kupen e ekipit kampion te kategorise se dyte. Gezimi dhe entuziazmi ne Fier ishte i madh. Ky ishte trofeu i pare qe fitonte klubi sportive Apolonia, qe nga krijimi i tij ne vitin 1946. Dhe ishte pikerisht muaji Prill 1969. Keshtu nisi ne Fier te thyhej ideja se "ketu vetem grure dhe nafte prodhohet ndersa nuk ecen ne sport". Ishte puna e Kozma Mones si trajner qe e prishi kete imazh. Me punen kembengulese dhe disiplinen prej "spartani" ai shpresonte se arritjet do te vinin. Shikonte se ekipi konsolidohej ne çdo ndeshje, se vajzat kishin deshire per fitore. Dhe momenti erdhi. Per pese vite me radhe: 1971-1976, Apolonia u be ekipi elite i Basketbollit Shqiptar.

Keshtu ne Gusht 1971 ajo luajti finalen e pare te kupes se Republikes ne Korçe te cilen e humbi. Megjithe rezultatin, vendi i dyte ishte nje arritje tjeter e trajnerit Mone. Me ambicjen kembengulese qe e karakterizonte, ai nuk u terhoq, por vitin e ardhshem ne finalen e kupes tashme te organizuar ne Permet, solli ne Fier trofeun qe asnjehere nuk ishte menduar se mund te fitohej, kupen e Republikes. Tashme objektivi ishte realizuar dhe duhej vazhduar me tej. Keshtu ne vitin pasardhes pikerisht ne gusht 1973, Apolonia humbet ne Elbasan finalen e dyte, duke treguar per te tretin viti radhazi, se kish nisur ciklin e nje skuadre te madhe. Tashme Apolonia nuk konsiderohej me ekip "province" dhe ndaj saj lojerat u bene te ashpra dhe plot agresivitet. Megjithate ekipi nuk ndalej. Ne Mars 1974 ne Shkoder tekniku Mone dhe "vajzat e tij" fitojne finalen e dyte te kupes se Republikes, duke parashtruar tanime nje tjeter ambicje, shpalljen Kampion. Dhe rasti erdhi. Ne muajin Maj te vitit 1975 ne Fier u luajten finalet e Kampionatit Kombetar, ku Apolonia pasi mundi me merite Skuadrat e Vllaznise (79:71), 17 Nentorit (70-66), dhe Lokomotives (73:62) u shpall Kampione e Shqiperise. Suksesi ishte i jashtezakonshem dhe kjo shihej edhe tek festimet e publikut. Ishin vite te çuditshme kur nje qytet i tere nisej drejt Stadiumit. Ne kroniken sportive te dt. 21 Maj 1975 gazeta "Draper dhe Çekan" shkruan se: Nje merite te veçante per fitoren ka edhe trajneri Kozma Mone qe punon me mjeshteri e durim si educator dhe drejtues sportive. Nje ndeshje basketbolli ne ato vite konsiderohej nje ngjarje e jashtezakonshme ne qytetin tone te Fierit, kujton per ate kohe ish gjyqtari Petraq Gopo. Jo vetem biletat gjendeshin me autorizim por duhet te shkoje ne stadium dy ore perpara ndeshjes.

Si mund te lije pa pare spektakle te tilla kur Apolonia e Kozma Mones mundte ne kete stadjum perfaqesuesen e Kosoves (Prill 1974) apo ate te Kines (1973). Nderkohe qe edhe ne basketbollin e meshkujve ketu luanin kampione te medhenj si Bardhyl Angjeli. Apo munt te ndiqje nje ndeshje me "Partizanin", skuader qe vinte me autoritetin e nje kampioneje, qe kish mundur edhe Turin, skuadren kampione te Frances.

Rezultatet dhe sukseset u pasuan edhe nje vit me vone me fitoren e turneut "Apolonia" ne 1976. Ecuria dhe arritjet e ketij cikli te shkelqyer nuk mund te mos viheshin re. Keshtu ne vitin 1977 Kozma Mones i besohej drejtimi i ekipit Kombetar, te cilin ai e drejtoi ne shtate takime nderkombetare, perfshire edhe turneun e zhvilluar ne Kine dhe Kore. Ne perfundim te tij ai u rikthye perseri tek "vajzat e tij". Por ketu gjerat ngecen, Kozmain e larguan nga Basketbolli, nga "vajzat e tij", nga stadjumi i lojerave me dore, nga fusha me qymyr per ta…….çuar diku gjetke, jo larg "shtepise se tij" ne nje fushe tjeter, por te panjohur per te si trajner.

Pas sukseseve te medha ku ai ngjiti per here te pare, sportin fierak ne eliten e atij Kombetar, ne Fier nisi te ravijezohej idea se vetem trajneri Kozma Mone mund te bente mrekulline edhe me futbollin sportin me te dashur dhe popullor. Per te bere nje futboll elitar ne Fier vite me pare ishin perpjekur trajnere me emer edhe ne aspektin kombetar si: Skender Dedja, Avdulla Kaprata, Zihni Gjinali, Kolec Kraja, etj.

Rreth ketij problemi ne fillim nisen te diskutonin simpatizantet dhe dashamiresit, idea e te cileve u perkrah edhe nga organet e pushtetit te atehershem. Me urdher te Partise, Kozma Mon, i cili ishte ne kulmin e karrieres se tij transferohet zyrtarisht ne Shtator 1977, si trajner i ekipit te futbollit Apolonia: "Me ka mbetur peng i jetes sime" kujton ai,por atehere nuk mund ta kundershtoje parimin se: "Mekaniku i mire, e rregullon traktorin e vjeter dhe e realizon normen me te".

"Megjithate pasioni per futbollin u rizgjua tek une dhe si gjithmone punen e nisa me energji dhe ambicje". Keshtu pa pervojen si trajner futbolli ai nisi punen me nje ekip djemsh te talentuar, tek te cilet binin ne sy: mosha e re dhe shtatlartesia. Gjate gjithe kampionatit te vitit 1978-1979 shkruan ne librin: "Djemte e Apolonise" studjuesi Kristaq Shtembari, Apolonia doli ne krye te Grupit A dhe me perpjekje dhe veshtiresi te medha mundi te dale ne krye te tabeles se klasifikimit. Dalja ne vendin e pare u arrit me perballimin e disa ndeshjeve te forta, me rezultate te shtrenguara dhe vetem fitorja e fundit ne Fier me Butrintin, i siguroi asaj daljen ne krye te grupit dhe nje vend per finalen e Kampionatit te kategorise se dyte. Ndeshja u zhvillua ne 20 Maj 1979 ne Tirane. Trajneri Mone aktivizoi kete formacion, Stefa Mahmutaj, Tegu, Rakipi, Semanjaku, Muça, Meçe, Tole, Gjini, Mellani, Topçiu. Pas nje loje te ngadalte, te thjeshte por te matur Tole shenon ne minuten e 86-te duke e shpallur Apolonine kampione te kategorise se dyte. Keshtu Kozma Mone beri ate qe deri atehere nuk e kish realizuar kush, te fitonte titullin Kampion edhe ne nje sport tjeter. Kaq kishte percaktuar fati per te, sepse nen drejtimin e Apolonise ne Kampionatin e 34 te Kategorise se pare ekipi Fierak nuk tregoi forme te mire. Megjithate ai pati merite se aktivizoi nje pjese te madhe te te rinjve qe do te benin epoke ne vitet 80-te ne futbollin Kombetar.

E pashlyeshme ka mbetur per trajnerin veteran ndeshja e pare ne kampionatin e 34 kombetar te futbollit me Partizanin, i cili vinte si Kampion i Shqiperise. "Ishin dy ekipe te ndryshme" tregon Mone per kete pragndeshje, si nga perberja, kualiteti, mendesia dhe formimi. Partizani i madh dhe Apolonia qe, s’kish luajtur asnjehere ne stadjumin Kombetar Qemal Stafa. Qe ekipi te mos ngarkohej emocionalisht djemte i mbajta te izoluar nga Tirana. Per ti pergatitur pikologjikisht ftova per nje bisede miqte e mi Zihni Gjinali dhe Ismet Bellova. Nderkohe qe pak para fillimit te ndeshjes kontaktova me dy trajneret e Partizanit te madhin Panajot Pano dhe Bejkush Birçen.

- "-Te lutem Pano! ju drejtova. Ju ndeshjen e keni te fituar, por mos na mundni me nje diference te madhe golash. Jane djem te rinj dhe nje humbje e tille ne fillim kampionati do ti vrase shpirterisht".
    Panoja nuk me dha pergjigje, sepse vete kishte shume ngarkese emocionale, kurse Bejkushi mu pergjigj: -Rri Kozma per koken tende, ti ndoshta ke te drejte,, por nga ferra e vogel del "lepuri i madh". Dhe kishte vertet te drejte sepse Partizani e fitoi ndeshjen me rezultatin e ngushte 1-0, nderkohe qe futbollisti yne Behar Mahmutaj goditi edhe nje shtylle.

Pas ketij sezoni te pafat ne futboll, Kozma Mone ju rikthye perseri Basketbollit dhe ekipit te cilit i mungonte. Nderkohe qe ne te kish nisur nderrimi i brezave. Puna nisi perseri me intesitet por tashme Apolonia ishte larg asaj forme te viteve 70-te. Megjithate ajo mbeti nje ekip i forte, simpatik dhe i respektueshem nga kundershtaret. Ne drejtimin e ketij ekipi Kozma Mone qendroi deri ne vitet 90-te kur ai doli ne pension. Lodhja e gjate dhe ndryshimet demokratike bene qe ai te largohej nga sporti i tij i dashur, kostot e te cilit do ti ndjente me vone ne trup.

Nga tensioni i ndeshjeve me ishte demtuar njeri sy tregon perseri ai. Kur shkova tek mjeku per te me ekzaminuar ai me pyeti. Mos ke punuar gje ne miniere sepse pluhuri i qymyrit ta ka demtuar syrin. E ku ta dinte doktori qe fushat ku sterviteshin ishin gjithe qymyr, pluhurin e te cilit e "hanin" se bashku me vajzat çdo dite. Por gjate punes shumevjeçare te veshtire e kam patur vazhdon perseri ai edhe me mentalitetin konservator dhe patriarkal. Ne fillim te viteve 70-te njeren nga basketbollistet me te mira te ekipit nuk e lejonte i ati te luante. Megjithese komunist dhe njeri i nderuar ai nuk e konceptonte dot qe e bija te dilte ne fushe ne mes te publikut me "kilota". Problemi arriti deri aty, sa vajza u largua nga shtepia. Me eshte dashur qe ti flas te atit edhe ne emer te "Partise", qe ai te bindej dhe jo vetem qe ta lejonte vajzen, por edhe ti drejtohej me thirrjet: "-T’ja zbardhesh faqen partise atje ne fushe, te mos me turperosh mua babain komunist" etj.

Midis te tjerave Mone kujton nga vajzat me respekt perveçse kampioneve te viteve 70-te si: Periste Doga, Drita Muharremi, Kaliopi Prifti, Pavlina Llaci, Ballkeze Llakatura, Shpresa Toto, Laureta Alizoti, Marika Marini, Flora Dano, Vojsava Duraku dhe Mimoza Krasniqi, edhe vajzat e tjera si: Elsa Koçi, Qanie Leka, Luiza Pellumbi, Valentina Binjaku, Vojsava Duraku, Shqiponja Tafa, Teuta Caka, Aferdita Çuko, Engjellushe Hyseni, Drita Dano, Veronika Marini, Vitori Mustafaraj, Elsa Goga, Eva Paloli, Anila Maksuti, Valbona Çuko, Alketa Semanjaku, etj.

Sot ai si pensionist eshte terhequr nga çdo lloj aktiviteti. Me pamjen e qete dhe levizjet e shkatheta, nuk le rast pa treguar plot nostalgji kohen qe shkoi, pikerisht ate kohe te arte te sportit ne Fier, kur Apolonia e tij i ngjante nje makine sulmi qe nuk ndalej. Çdo dite ai ulet ne nje kend te shtepise, ku prêt miqte dhe pi kafen. E ashtu natyrshem aty mund te ngresh syte dhe te shohesh ne mur disa foto te ralla. Jane ekipet e dikurshem te Apolonise ne mes te cileve gjendet ai, pikerisht midis vajzave te basketbollit dhe djemve te futbollit. Ky eshte "kendi" i tij i dashur. Ketu eshte kyçur gjithe jeta e tij, qe pa sportin, oksigjenin e tij nuk mund te "vazhdoje". Keshtu rrjedhin ditet per Kozma Monen, dhe kete rutine e prish vetem ndonje dashamires, ish sportist, a ndonje gazetar i kujtuar rishtaz per te shkruar diçka qe mund te jete harruar per te.