Ilirjan Gjika

Bylinet

Fisi Ilir i Bylineve jetonte ne krahinen e sotme te Mallakastres, pergjate lugines se Vjoses. Gjate periudhes urbane (qytetare) shek V-I pk u krijua koinoni (lidhja) i bylineve rreth qytetit te Bylisit (Hekal). Kjo bashkesi kishte kuptimin e njesise politike (shtetit). Koinoni shtrihej ne treven e Mallakastres midis malit te Sinjes ne lindje, lumit Vjosa ne jug dhe qyteteve te Orgesos dhe Cakranit ne perendim. Nga pikepamja ekonomike1 ai zoterohej nga qyteti kryesor, i Bylisit. Ky fakt vertetohet nga lista e "theradokeve" te Delfit, (220-189) p.k. Sipas nje autori tjeter Stefan Bizantinit thuhet se ky qytet u themelua nga Neoptolemi, Prijesi i Mirmidoneve. I pari autor antik qe e permend kete qytet, eshte Psedo-Skylaksi ne shekullin IV p.k. i cili thekson se, Bylisi eshte fqinj i amanteve2
    Krahina e Bylineve (Ager Byllinus), sipas Tit Livit shtrihej pergjate Vjoses deri ne Adriatik. Nga Amantet bylinet i ndante Vjosa, ne juglindje kufizoheshin me Parauejte, ndersa ne veri te tyre ndodheshin Taulantet. Si qytet Bysili kontrollonte krahinen e Mallakastres, luginen e Vjoses, rrugen Apoloni-Antigone dhe rajonin perreth te Ilirise jugore.
    Ne kete koinon benin pjese edhe qytetet Nikaja (Klos), Orgesos (Margelliç), Gurezeze (Cakran), Mashkjeze etj. Bylisi kishte nje siperfaqe prej 30 ha3 dhe ishte i fortifikuar nga nje mur i tipit katerkendesh, i cili kishte 7 hyrje te mbrojtura me kulla. Gjatesia e murit ishte 2200 m. Ai rrethonte siperfaqen e kodres se qytetit me lartesi prej 524 m. Ne shekullin e III-II p.k. Bylisi arriti nje zhvillim te madh ekonomiko politik dhe shoqeror. Si qender koinoni, Bylisi kishte organe qe zgjidheshin çdo vit nga mbledhja e pergjithshme e qytetareve (Eklisia). Prej saj dilte keshilli legjislativ (Bulea), si dhe organi perfaqesues i njesive, qe perbehej nga Demiurget. Zbatimi i vendimeve behej nga nje kolegj nenpunesish te quajtur Prytane, te cilet qeverisnin me rradhe gjate nje viti4 te shoqeruar nga nje sekretar.

1. N. Ceka, M. Korkuti, Arkeologjia. Fq.249
2. N. Ceka. Koinoni i Bylineve "Iliria" Nr 1 viti 1984
3. Fjalori Enciklopedik Shqiptar “Bylis”, fq 137
4. N. Ceka, M. Korkuti, Arkeologjia. Fq.249

Detyren e kreut te koinonit e kryente strategu, komandanti ushtarak. Ndihmes i tij ishte Hiparku, komandanti i kaloresise ndersa nepunes te tjere ishin: Gymnastarket, te cilet merreshin me edukimin e rinise, Agonotetet nepunesit e organizimit te festave e te garave sportive, Tamiasi - drejtuesi i financave etj. Koinoni i Bylineve ishte nje njesi autonome i cili here ishte nen varesine e shtetit Ilir here te atij Epirjot. Koinoni kishte formen republikane te qeverisjes. Bylisi u kthye edhe ne nje qender te rendesishme tregetare. Qysh ne vitet 270 p.k. ai preu monedhat e tij prej bronzi. Keto monedha mbanin simbolet e qytetit ne vitet 230-146 p.k. Punishtet shteterore dhe ato private te Bylisit konkuronin prodhimet e Apolonise ne kete treve, e me gjere. Bylisi qe sipas legjendes, ishte krijuar nga Neoptolemi, u shnderrua ne qytetin me te madh te Ilirise se jugut1. Ne te qysh gjate shekullit te III p.e.s, u ndertua Agoraja (qendra) e qytetit me siperfaqe 4 ha, ku ngrihej teatri i cili kishte nje kapacitet prej 9000 vendesh. Godina te tjera ishin edhe stadiumi dhe gjimnazi.
    Gjate luftes se trete Iliro-Romake Bylisi mbajti anen e Romes. Pas pushtimit romak ai u perfshi ne provincen e Maqedonise dhe ruajti autonomine, deri ne shek.e pare, kur u kthye ne koloni romake nga O. Augusti. Qytet tjeter i koinonit ishte dhe Orgesos. Mendohet se Orgesos eshte emri i qytezes se Margelliçit (Patos). Ky mendim mbeshtetet tek te dhenat e Polibit i cili e lokalizon kete qytet prane lumit Argios (Gjanica).
    Qyteti i Orgesos funksionoi ne shek IV-II p.k. si nje qender e zhvilluar urbane. Fillesat e tij jane qysh ne periudhen protourbane2. Siperfaqja e qytetit mbrohej nga mure qe qarkonin kodren. Brenda saj shtriheshin rruge te gjera te shtruara me plloça. Qyteti kishte nje siperfaqe prej 7 ha dhe ngrihej i fortifikuar ne majen e nje kodre me pamje te gjere mbi Myzeqene.
    Qe nga shek i III p.e.s, Orgesosi luan rol si qender prodhimi e shkembimi ne zonen e Bylineve. Tregetia e tij zhvillohej me Apolonine, Dyrrahun, Orikun, Dimalin, Bylisin por edhe me Argosin, Ambrakine, Maqedonine, monedha te te cilave jane gjetur nga germimet, ne rrenojat e tij. Interesant eshte fakti qe disa autore antike e permendin kete qytet edhe me emrin Argias.

1. Ne Bylis gjendet edhe nje mbishkrim latinisht i gdhendur ne shkemb i cili ben fjale per nje nga rruget e qytetit ndertuar prej oficerit Romak Lolianus. Ky mbishkrim eshte nder te vetmit dokumenta antike te shkruar mbi rruget e kesaj periudhe ne Shqiperi.
2. Lutfi Derveni "Gjurme te reja ne kalane e Margelliçit" Monumentet 2 Tirane 1971.

Previous Previous Next Next