|
Organizimi shteteror dhe zhvillimi Demografik
Ne vitin 19581 sipas ndarjes se re administrative te Republikes Popullore te Shqiperise vendi u nda ne 26 rrethe (1958 – 1992)2. Njeri prej tyre ishte dhe rrethi i Fierit me nje siperfaqe prej 1175 km2. Me qender administrative qytetin e Fierit ky rreth shtrihej ne rajonin e Myzeqese se vogel dhe Mallakastres, ku kufizohej me rrethet e Lushnjes, Beratit, Tepelenes dhe Vlores. Organizimi i pushtetit mbeshtetej tek klasa punetore dhe fshataresia kooperativiste, te cilet ishin te organizuar ne keshillat popullore te rretheve, qyteteve dhe fshatrave.
Ne to zgjidheshin perfaqesuesit e tyre ne baze dhe ne qender. Ne keto poste zyrtare vendoseshin ata njerez qe ishin anetare te P.P.SH. Kandidatet aprovoheshin me pare nga organizata lokale e partise dhe pastaj votoheshin ne zgjedhjet per pushtetin qendror dhe lokal. Ne votime merrnin pjese 99% e zgjedhesve. Personat qe nuk votonin konsideroheshin armiq dhe ndaj tyre mbaheshin qendrime te ashpra. Partia e Punes e Shqiperise kishte krijuar nje strukture paralele me organet e administrates shteterore duke ushtruar kontroll sistematik ne te gjitha nivelet. Komiteti i Partise se rrethit kontrollonte pervec Komitetit Ekzekutiv te qyteteve dhe Keshillat Popullore te fshatrave si dhe cdo organ tjeter te administrates e ekonomise. Organi me i larte i Partise ne rreth ishte Konferenca. Pushteti ishte ne duart e elites se Partise, e cila dilte nga radhet e klases punetore, fshataresise kooperativiste dhe inteligjences popullore.
Megjithate Shqiperia ishte nje shtet totalitarist ku ishte e pranishme dhuna policore. Kushtetuta dhe ligjet e saj ishin te karakterit "Drakonian". Cdo veprim deri spontan konsiderohej si veprimtari kunder shtetit. Njerezit dyshoheshin per gjithcka dhe mund te merrnin denime ligjore edhe per ndonje veper te gabuar.
1. Gjeografia e Shqiperise fq 167 Tirane 1992
2. Ne vitin 1992 reforma administrative e ndau Mallakastren nga rrethi i Fierit duke e nxjerre me vete.
Per te drejtat e njeriut dhe respektimin e tyre as qe mund te behej fjale. Dhuna ne polici, arbitraliteti i gjykatesve ishin gjera te zakonshme ne Shqiperine Socialiste. Ne kampet e punes dhe burgje vuanin denime te ndryshme shume te burgosur politike. Njerezit nuk ishin te lire te zgjidhnin vendbanimin, shkollen, profesionin ose te dilnin jashte vendit. Ata nuk mund te kundershtonin politiken e partise, te zgjidhnin modelin e veshjes dhe te kishin telefon ne shtepi. Midis te tjerave ligji ndalonte besimin fetar, veprimtarine e sindikatave dhe godiste pa meshire te gjitha ata njerez qe shpreheshin te pakenaqur ndaj regjimit.
Ne vitet 1955-1956 funksionoi kampi i Varibopit1. Ne te punuan 700 te burgosur politike te cilet perballuan punet e renda ne bonifikimin e kenetave te Myzeqese. Ndersa ne vitet 1971-1984 funksionoi kampi i Ballshit. Ketu mbaheshin te semuret dhe te paaftet per pune. Megjithate 1000 prej tyre punuan ne ndertimin e uzines se perpunimit te naftes dhe apartamenteve te qytetit. Ketu vuajten denimin edhe kardinali i pare shqiptar, monsinjor Mikel Koliqi, dhe 40 persona me kombesi te huaj.
Njerezit ishin te frikesuar sidomos nga sigurimi i tmerrshem i shtetit, i cili ne Fier oganizoi skenaret e denimit te shkencetareve te Naftes ne vitet 1975-19842, ku e pesuan nga denimet e ndryshme inxhinjeret: Kico Plaku, Beqir Alia, Mynyr Arapi3, Milto Gjikopulli, Nuredin Skrapari, Petraq Xhacka, Spiro Konomi, Niko Kocobashi,, Prokop Murati, Dhimiter Selfo, Jani Konomi, Thanas Nasto, Enriko Veizi etj. Ne vitet 1988-1990 u hartua edhe nje liste me emrat e 132 vetave, banore te rrethit te Fierit. Ata konsideroheshin si elemente armiq dhe ishte projektuar edhe plani i eleminimit te tyre ne Rehove te Beratit. Shkelja e te drejtave te njeriut njeh edhe rastin flagrant te ndalimit te Besimeve Fetare.
Ne vitin 1967 procesi i shekullarizimit arriti kulmin kur qeveria nxori jashte ligjit besimet fetare. Ajo mbylli vendet e kultit dhe te gjithe personelin fetar e detyroi te braktiste aktivitetin. Me perjashtim te disa kishave qe u ruajten si muze nuk mbeti asnje gjurme e fese. Fat te keq pati kisha katedrale e qytetit te Fierit, e cila megjithese ishte nje monument i mirefillte kulture u shkaterrua plotesisht.
1.Agim Musta. "Mandelet e Shqiperise", fq.21 Tirane 1992
2.Fillimisht u denua grupi armiqesor i cili u inskenua se drejtohej nga Lipe Nashi. Te gjithe keta intelektuale ne realitet ishin te pafajshem dhe mbi familjet e tyre u zbatua parimi i "luftes se klasave".
3.Gazeta Fieri.21. Dhjetor 1995
Te njejtin fat pati edhe xhamia qe ndodhej ne qender te qytetit si dhe mjaft objekte te tjera kulti ne te gjithe rrethin. Ne keto vite ekzistonte edhe nje diferencim midis qytetareve ne trajtimin qe u bente atyre shteti. Kushtin themelor te kesaj politike te luftes se klasave e perbente biografia familjare. Familje te tera abandonoheshin, diferencoheshin, denoheshin ose internoheshin pavaresisht se mund te ishin te pafajshme. Shkak mund te ishte lidhja familjare qe ato kishin me njerez qe ligji i konsideronte fajtore.
Nderkohe njerezit u mesuan me kete lloj jetese e cila shpesh here ju dukej normale. Gjate periudhes se shtetit monist pati nje rritje demografike te konsiderueshme. Ai kujdesej te siguronte punesimin, strehimin, pensionet, shkollimin, sherbimin shendetesor etj. Ne rrethin e Fierit benin pjese 4 qytete : Fieri, Patosi1 Ballshi, dhe Roskoveci. Ne perberjen e tij ishin 139 fshatra te grupuara dhe 21 te bashkuar. Me shnderrimin e ketij rrethi ne qendren me te zhvilluar ekonomike pas Tiranes ndodhi dhe nje proçes i zhvilluar urbanizimi. Per te plotesuar nevojat e e industrise dhe bujqesise me fuqi punetore filloi levizja migratore e popullsise nga jugu i Shqiperise dhe krahinat perreth drejt tij. Ne vitin 1960 qyteti i Fierit numeronte 20 000 mije banore kurse ne vitin 1982 ai kishte 35 000 banore. Ne saje te ardhjeve te popullatave te ndryshme ne vitet 1960 – 1990 popullsia e Fierit u dyfishua.
Ne vitin 1985 Fieri si rreth kishte nje popullsi prej 203 400 banore. Po sipas ketyre statistikave dendesia mesatare e popullsise ishte 184.2 banore/km2. Popullsia qytetare arrjnte shifren 27.6% ndersa popuulsia fshatare 72.4%. Rritja natyrore ishte 2.09%. Per nga dendesia popullsia e Fierit zinte vendin e trete ne republike pas Tiranes dhe Durresit. Popullsine me te madhe fshatare e kishte zona e Mallakastres e cila kapte shifren 80% te popullsise.
Ne sherbim te saj shteti kishte ngritur rrjetin ambulator spitalor me tete spitale, 32 shtepi lindje, dhe 25 klinika dentare. Sipas statistikave te sherbimit mjeksor ne vitin 1979 ne Fier punonin 2300 mjeke dhe 650 infermjere – mami. Numri i farmacive arrinte shifren 19 njesi sherbimi. Megjithe anet e erreta e sistemit komunist shteti ruajti deri ne fund politikat sociale te kujdesit ndaj punesimit, shendetit, arsimit, kultures, qetesise se popullit. Pavaresisht nga te metat jeta rridhte e qete brenda rutines se saj. Kjo gjendje vazhdoi deri ne vitin 1991 kur ndryshoi edhe zgjedhja politike ne drejtimin e vendit , gje qe u shoqerua edhe me legjislacionion perkates dhe ndryshimet radikale ne te gjitha fushat e jetes.
1. Jeten e tij si qytet Patosi e nisi ne vitin 1947.
2. A. Bozgo. Gjeografia e rretheve, Fieri fq 87.
|