Ilirjan Gjika

Arsimi, kultura, sporti

Arsimi ne rrethin e Fierit u zhvillua veçanerisht ne vitet 50 te shekullit XX. Direktiva te veçanta per te shtroi "Konferenca e punonjesve te arsimit" e cila u mblodh ne Tirane ne datat 6 – 7 gusht 1955. Strategjia e hartuar kerkonte te arrinte objektivat e saj sipas slloganit mesim-pune-kalitje. Ajo synonte ti sherbente zhvillimit ekonomik dhe kulturor te vendit nepermjet pregatitjes dhe kualifikimit te "kuadrove" te ardhshem. Sistemi arsimor perfshinte cerdhet ditore per femije, kopshtet e moshes parashkollore, shkollat 7-vjecare dhe shkollat e mesme me shkeputje dhe pa shkeputje nga puna. Cerdhet dhe kopshtet u ngriten ne cdo lagje te qytetit dhe ne cdo fshat. Qellimi i tyre ishte pergatitja e femijeve per ne shkolle dhe dhenia e mundesise punonjesve per te shkuar ne pune. Nderkohe qe arsimi 7-vjecar ishte i detyruar per te gjithe femijet. Ndryshe qendronte situata per arsimin e mesem ku numri i nxenesve ishte i planifikuar. Ne 1 shtator 1952 u hap ne qytetin e Fierit e para shkolle e mesme. Kjo shkolle ishte teknikumi bujqesor "Rakip Kryeziu".
    Detyra e saj do te ishte pergatitja e nje numri teknikesh per nevojat e nguteshme te bujqesise shqiptare. Fillimisht shkolla u vendos ne qytetin e Fierit, ndersa me vone ajo u zhvendos ne fermen Clirimi. Dega e pare e saj ishte Agronomia. Ne vitin shkollor 1972-1973 u hap edhe specialiteti zooteknik, ndersa ne vitin 1980 kesaj shkolle ju shtua edhe dega veterinari. Ne vitin 1956 u hap e para shkolle e mesme e pergjithshme (gjimnaz) ne qytetin e Fierit me emrin "Janaq Kilica". Ajo shume shpejt, brenda disa vitesh, fitoi emrin e nje institucioni te rendesishem arsimor, duke u kthyer ne nje shkolle ne te cilen u arsimuan breza te tere intelektualesh fierake. Ne qershor 1960 filloi zbatimi i reformes se re arsimore gjate te ciles u zevendesua arsimi 7-vjeçar me ate 8-vjeçar. Ne vijim te saj, arsimi ne Fier pati nje hop te rendesishem.
    U shtuan shkollat e mesme dhe u hodhen bazat e arsimit tekniko – profesional me hapjen e shkolles industriale e perbere nga deget elektrike dhe mekanike, shkolles artistike "Jakov Xoxa" e perbere nga deget muzike, pikture dhe skulpture. Shkolla te tjera profesionale ishin dhe shkolla industriale e naftes ne Patos dhe shkolla e mesme e ndertimit ne Fier. Kulmin ky proces e arriti ne vitin 1968 kur u hap filiali i Universitetit te Tiranes me deget matematike, fizike, gjuhe – letersi dhe histori – gjeografi. Ky institucion e ushtroi veprimtarine deri ne vitin 1974, kur mbylli aktivitetin e tij.

Deri ne vitin 1985 Fieri numeronte 18 shkolla te mesme, 76 shkolla 8 vjeçare, me 56 mije nxenes dhe 2500 mesues. Pas Tiranes Fieri renditej i dyti per numrine intelektualeve qe arrinin shifrne e 3000 veteve. Vet qyteti ne vitin 1985 kishte 6 shkolla te mesem dhe 6 tetevjeçare1. Ne vitin 1947 ne Fier u themelua teatri dramatik2. 10 vjet me vone u ngrit prane tij, ne vitin 1957, teatri i estrades3. Ketyre dy trupave iu ndertua ne vitin 1971 godina e re e teatrit me kapacitet 480 vende. Arti skenik per vete karakterin e tij terheqes, mori zhvillim te madh ne vitet 70-80-te. Krahas repertorit kombetar u shfaqen edhe vepra te ndryshme te artit skenik te huaj, perfshire edhe kryevepra te kesaj gjinie. Ne kete periudhe Teatri "Bylis" u rendit ne teatrot me ne ze te Shqiperise. Krahas aktoreve te "brezit te vjeter", te cilet bene konsolidimin e trupes se tij, dolen edhe nje plejade e re aktoresh. Pikerisht ky "brez i ri" i dha tonin kesaj gjinie duke u shnderruar ne figura te njohura te permasave kombetare si: Ahmet Pasha, Fatos Sela, Muhamet Sherri, Hajrie Rondo, Dhimiter Jano, Gjergji Lala, Vladimir Muzha, Hatiqet Siqeca, Dervish Biba.
    Edhe teatri i estrades krijoi te tilla "personazhe" te njohur ne te gjithe shqiperine si: Luftar Paja, Fuat Boci, Arqile Lipe, Todi Llupi, Xhuljeta Kulla, etj. Ne skenen e ketij teatri dhane kontributin e tyre te cmuar edhe regjizore te njohur si: Petrit Tuna, Leka Bungo, por me i shquari ishte regjizori dhe dramaturgu Pellumb Kulla, i cilesuar si nje nga penat e artit skenik shqiptar. Nje institucion kulturor i rendesishem u be edhe shtepia e "Kultures dhe krijimtarise popullore".

Prane saj funksionoi edhe asambli i kengeve dhe valleve "Myzeqeja", pjesemarres i mjaft turneve dhe festivaleve folklorike nderkombetare.
    Veprimtarine e saj shtepia e kultures e nisi ne vitin 1946, duke luajtur nje rol te madh ne zhvillimin e kultures ne Fier. Ne vitin 1979 nisi funksionin e saj, Galeria e Arteve, si tempull i arteve te bukura, piktures dhe skulptures. Ne pikture u shquan mjeshtra te tille si: Minella Saro, Vilson Kilica dhe Anesti Cini, ndersa ne skulpture u dallua artisti Gjergji Toska. Pas viteve 80-te ketij brezi ju shtuan edhe nje sere artistesh me te rinj si piktoret: Pandeli Lena, Josif Droboniku, grafistet Bashkim Alushi, Fejzo Lala etj.

1. Fjalori Enciklopedik Shqiptar. Tirane 1985.
2. Llazar Verria, interviste Gazeta "Fieri Times", tetor 2000.
3. Teatri i Estrades u themelua pas atij te Tiranes. Ne fillim te jetes se tij ai kishte vetem 15 aktore.

Gjinia e karikatures u trajtua nga Shemedin Ruci dhe Enriko Veizi. Punimet e ketyre dy artisteve moren permasa nderkombetare me pjesemarrjen e tyre ne Ekspozita te organizuar ne: RFGJ, Bullgari, Turqi, Kanada etj. Nga qyteti i Fierit dolen edhe figura te tilla te artit kombetar shqiptar si: Balerina Zoica Haxho, soliste e TOB-it, aktoret Marika Kallamata dhe Albert Verria, Valltari i talentuar Vlash Kallamata, anetar i ansamblit te shtetit, kengetarja Lindita Sota etj. Duke mos mbetur pas Fierit, Mallakastra dha kontributin e saj ne kulturen kombetare duke i dhene asaj te "madhin" Kadri Roshi si dhe artistet Mevlan Shanaj e Luftar Paja. Per qellime te propogandes dhe te arsimit u ngriten nje numer biblotekash ne qytete dhe fshatra, u ndertuan nje sere shtepish pionieri, kulture, salla leximi dhe grupe artistike.
    Ne vitin 1945 nisi veprimtarine e saj biblioteka e qytetit, si institucion i rendesishem i kultures. Qysh pas çlirimit u krijua edhe dega lokale e lidhjes se shkrimtareve dhe artisteve. Statusi i saj kishte percaktur karakterin klasor per pranimin e anetareve. Nepermjet Lidhjes shteti kontrollonte zhvillimin e letersise dhe arteve te arteve figurative, sipas "vijes se partise" dhe metodes krijuese te "realizmit socialist". Ne fushen e letersise u dalluan shkrimtare dhe krijues te tille si: Leonidha Prifti, Aristotel Mici, Tashko lako, Maku Pone, Tasi Proko etj. "Pena" me e madhe e dale nga qyteti i Fierit ishte padyshim shkrimtari Jakov Xoxa. Vepra e tij ku spikat romani "Lumi i Vdekur" (1964), perben nje kapitull te rendesishem ne historine e prozes shqiptare te pasluftes. Si dege e shkencave shoqerore filloi rrugen e saj edhe arkeologjia, e cila e nisi aktivitetin e germimeve ne qytetin antik te Apolonise ne vitin 1948 me arkeologun H. Ceka. Me nje pjese te materialeve te gjetura ne rrenojat e saj do te hapet ne vitin 1960 muzeu arkeologjik i manastirit te Pojanit. Disa vite me vone ne qytetin e Fierit krijohet "berthama" arkeologjike, e cila se bashku me institutin arkeologjik te Tiranes, nisi serite e studimeve ne dy qendrat kryesore arkeologjike te rrethit te Fierit siç ishin Apolonia dhe Bylisi.
    Prane kesaj berthame punuan per disa kohe dy nga arkeologet me te njohur shqiptare si Myzafer Korkuti dhe Neritan Ceka. Ky i fundit ne vitin 1982, i publikoi punimet e tij ne librin "Apolonia e Ilirise". Ne Apoloni lindi dhe u krijua gjenerata e arkeologjise shqiptare me perfaqesues te tille si: S. Animali, S. Islami, N. Ceka, F. Prendi, A. Mano,etj. Ne vitin 1963 ne qytetin e Fierit erdhi ish pedagogia e pianos ne konservatorin e Tiranes, Maria Rafael. Kjo koncertmaestro me origjine hungareze se bashku me violinistin Kozma Shallapi do te jene mesuesit e pare te Liceut Artisitk per degen e muzikes. Paralelisht me te do te hapet edhe dega e piktures, nen drejtimin e mjeshtrit Minella Saro.

Ne vitet e mevonshem ky lice do te konsolidohet ne nje shkolle me emer, ne te cilen ministria e arsimit do te zhvillonte shume seminare kombetare.Ne 8 nentor 1967 doli numri i pare i gazetes "Draper dhe Çekan", organ i komitetit te partise se rrethit Fier. Megjithese roli i saj ishte t’i sherbente politikes dhe ideologjise partiake, ne faqet e saj u levrua edhe publicistika, krijimet letrare, dhe gazetaria. Ne kete gazete kontribuan me shkrimet e tyre gazetaret dhe publicistet: Tashko Lako, Maku Pone, Kristaq Shtembari, Kozma Gjergji, Thoma Jano, etj. Numri i fundit i saj doli ne 9 maj 1991 kur shderrimet demokratike sollen edhe zevendesimin e gazetes me simotren e re "Fjala Jone".
    Ne vitin 1946 riorganizohet klubi sportiv Apolonia si nje institucion shumesportesh. Ne vitet e mevonshme ai u perfshi si kudo ne Shqiperi nga masivizimi i sportit. Megjithate sporti me popullor mbeti ai i futbollit. Ne vitin 1958 per kete sport u ngrit edhe stadiumi "Loni Papuçiu" me kapacitet 6000 vendesh. Kulmin e zhvillimit te tij futbolli fierak e pati ne vitet 1985 – 1990 kur skuadra e drejtuar nga tekniku Vangjel Capo, "beri emer" ne eliten e futbollit shqiptar. Rezultati me i mire i arritur nga futbolli deri ne kete kohe ishte ai i sezonit sportiv 1988 – 1989, ku Apolonia u rendit ne vendin e III te kampionatit kombetar. Ajo mori pjese ne sezonin e ardhshem ne turin e I te kupes UEFA, nga ku u eleminua prej skuadres franceze OKSER. Sportet e tjera me te suksesheme kane qene basketbolli dhe peshngritja. Kjo e fundit perpara se te vinte viti 1990 kur peshengritesi Ilir Kafaraj u shpall kampion ballkanik, kishte siguruar me pare disa tituj si kampion kombetar1 dhe medalje bronzi ne kampionate europiane per te rinj2. Basketbolli si sport arritjen me te larte e kishte siguruar ne vitin 1975, kur nen drejtimin e teknikut Kozma Mone ekipi i femrave fitoi dy here kupen e Shqiperise(1972, 1974) dhe ne vitin 1975 titullin Kampion3. Pas ketyre sporteve renditeshin qitja dhe atletika. Ne 1988 qitesja Klara Asllani shpallej kampione e Ballkanit per te rejat, ndersa Syrja Dalipi, maratonist per 10 vite me rradhe, shpallej kampion kombetar dhe merrte pjese ne dhjetra mitingje nderkombetare te atletikes.

1. Titujt e kampionit kombetar i mbanin vellezerit Prifti, Edmond dhe Agron Prifti.
2. Ilir Kafaraj dhe Genci Braka. Vendi i trete ne kampionatin europian per te rinj, Selanik 1988.
3. Sofije Meco e para mjeshtre sporti ne Shqiperi. Vendos rekordet e para kombetare ne garat e mesme ne Shqiperi.

Nje sportist tjeter cilesor ishte dhe Albert Cuko Kampion Kombetar ne ciklizem ne vitet 1983, 1985. Duhet permendur edhe kontributi qe dhane ne qytetin e Fieri ne vitet 1970-1980 edhe shume intelektuale te shquar, te cilet do te perbenin eliten e shkences, kultures, artit dhe sportit shqiptar. Mund te permendim ketu arkeologet: Neritan Ceka dhe Myzafer Korkuti, Historianet: Paskal Milo, Kleanthi Dede dhe Myslym Islami. Shkrimtaret Teodor Laco dhe Xhevat Beqaraj, Muzikologet: Refat Teqja, Simon Gjoni, Mustafa Krantja, Zhani Ciko, regjizorin Leka Bungo etj.

Previous Previous Next Next