Ilirjan Gjika

Kriza

Masat e gabuara ne fushen ekonomike si: shtetezimet, centralizimi i çdo gjeje ne duart e shtetit, veteizolimi ne marredheniet me boten, reformimet dhe organizimet e ndryshme, zhveshja e fshatarit nga çdo lloj prone, u bene shkak qe ekonomia te futej ne nje krize te gjithanshme ekonomike. Ajo fillimisht mbeti ne vend ndersa me pas rreshqiti ne krizen e pergjithshme.
    Ne bujqesi u vu re nje renie e theksuar ne prodhimin bujqesor dhe blegtoral qe solli mungese te ketyre produkteve ne treg. Nga ana tjeter u krijuan veshtiresi ne administrimin e prones kooperativiste. Gjithashtu shume ndermarrje bujqesore dilnin me humbje. U ul vlera e dites se punes se fshatareve qe punonin ne to. Ra interesi i punes duke shtuar shperdorimet dhe vjedhjet. Kriza u shfaq edhe ne industri me ane te dukurive te tilla si teknologjia e prapambetur, metodat komanduese te drejtimit, mos shfytezimi i plote i kapaciteteve prodhuese, mungesa e lendeve te para dhe humbja e interesit per pune per shkak te pagave te ulta. Shenjat e renies ekonomike u pane ne fund te viteve 60 me uljen e pagave dhe menjanimin e shperblimeve te ndryshme qe shenuan hapat e para drejt krizes. Te gjitha keto sollen ulje te cilesise dhe prodhimit.
    Nderkaq kriza vazhdoi te thellohej me tej, sidomos gjate viteve 80-te. Thatesira e disa viteve rrjesht pakesoi prodhimin e energjise elektrike. Prodhimi i naftes nisi te mos mjaftoje per plotesimin e nevojave te vendit. Teknologjia e vjeteruar, kontrolli burokratik, mungesa e investimeve te reja e futen edhe kete dege te industrise drejt paralizes. E njejta situate shihej edhe ne sektoret e tjere. Uzinat dhe fabrikat ishin vjeteruar shume. Pjeset e kembimit mungonin. Megjithese zinte vendin e pare per prodhimet bujqesore Fieri u perfshi nga mungesa e ketyre produkteve qysh ne fillim. Ishte kjo gje qe uli ne minimum nivelin e jeteses se popullsise. Tregu u boshatis dhe shumicen e sendeve ushqimore i perfshiu racionimi1. Ne njesite e shitblerjeve u shfaqen radhat e gjata. Shkaku kryesor per kete gjendje te rende ishin vendimet politike te se kaluares, kriza ekonomike dhe pamundesite e shtetit per ta kontrolluar ate.

1. Ne vitin 1985 u vendos racionimi i produkteve blegtorale - bujqesore nepermjet tollonave.

Kriza vazhdoi duke mberthyer edhe fushat politike, kulturore dhe arsimore. Ne keto kushte filloi te rritej gjithmone e me shume pakenaqesia e popullit, i cili kerkonte ne forma te ndryshme te dilte nga kjo gjendje e veshtire. Pikerisht ne Fier per te normalizuar situaten u derguan si sekretare te Partise se Rrethit disa nga anetaret e Byrose politike te PPSH-se si: Pali Miska dhe Lenka Cuko. Potenciali i rendesishem ekonomik i rrethit te Fierit e detyroi "Partine" ne ndermarrjen e emerimeve te tilla. Ky fakt te binte menjehere "ne sy". Pasi ne kete post gjate gjithe viteve te ekzistences se shtetit monist kishin qendruar zyrtare te parendesishem.
    Duke pare se po vihej ne rrezik pushteti, PPSH-ja nen presionin e kerkesave, filloi ndermarrjen e disa reformave gjate vitit 1989 ku publikoi disa reforma si: politike, ekonomike, dhe shoqerore. Ne fushen ekonomike filloi zbatimi i "Hozrashotit" (mekanizimit te ri ekonomik), qe synonte zbutjen e sistemit tejet te burokratizuar te drejtimit ekonomik, i cili nuk dha rezultatet e parashikuara.
    Ne kete menyre u rrit ndjeshem tensioni shoqeror e politik ne vend qe çoi ne shperthimin e levizjes demokratike ne Fier gjate fillimit te vitit 1991, te cilat ashtu si ne te gjithe Shqiperine çuan ne shkaterrimin e rendit te meparshem socialist dhe i hapen rruge pluralizmit politik dhe ekonomise se liberalizuar. Ky proces nuk u be ne menyre te natyrshme nga shteti, por ne kushtet e amullise dhe tensionit politik, qe karakterizoi periudhen 10 vjeçare te fundshekullit XX.

Previous Previous