|
Kooperimi socialist
Bujqesia filoi zhvillimin e saj ne vitet 50 te shekullit XX. Tipet e ekonomive qe u zgjodhen nga politika ekonomike e shtetit ishin: ndermarrjet bujqesore te tipit socialist1 dhe kooperativat bujqesore. Per nje kohe te shkurter (10–15 vjeçare) me to qendroi dhe prona e vogel private ne bujqesi. Me tej u kalua ne reformime te ndryshme, ne bashkim – zmadhimin e kooperativave, krijimin e kooperativave te tipit te larte, tufezimin e oborrit kooperativist etj. Ekonomite Bujqesore drejtoheshin nga nepunes shteterore dhe ne to punonin punonjes me pagese. Ndryshe qendronte problemi i organizimit te kooperativave bujqesore. Ato kishin siperfaqe toke me te medha se fermat shteterore. Ky fond i perkiste tokave qe fshataret i kishin marre dikur prej reformes agrare.
Ne Kooperativa: toka, mekanika bujqesore, veglat e punes i perkistnin te gjithe anetareve ne pergjegjesi te plote. Keto forma te organizimit te punes administroheshin nga asamblea e pergjithshme e anetareve, qe drejtohej nga organizata baze e Partise Kooperative. Pagesa e punetoreve te kooperativave ishte me e vogel se ajo e fermave (N.B.SH.). Per punen ekzistonin norma fikse.
Te ardhurat nga puna e bashkesise mblidheshin ne nje fond te perbashket, nga i cili vecohej kostoja e prodhimit, paguheshin detyrimet ndaj shtetit, hiqeshin disa shpenzime te tjera dhe pjesa qe mbetej ndahej barabar ndermjet kooperativisteve. Nderkohe shteti vuri ne perdorim per cdo familje punetoresh bujqesor dhe kooperativiste nje sasi toke prej 2 dynymesh.
Kjo toke e quajtur "oborri kooperativist" perdorej per mbjelljen e frutave, perimeve dhe mbajtjen e shpendeve dhe bagetive te ekonomise ndihmese familjare. Shteti shqiptar e percaktoi qysh ne keto vite rajonin e Myzeqese se Fierit, si rajon prioritar per zhvillimin e bujqesise. Per kete qellim u hap ne Fier ne nentor 19522 edhe ekspozita bujqesore me pjesemarrjen e kooperativave dhe ndermarrjeve bujqesore te rrethit. Ne inagurimin e saj erdhi vete E. Hoxha, i cili mbajti edhe nje fjalim per bujqesine dhe rendesine e saj ne kete treve. Krahas zgjedhjes politike te tipit te ekonomise dhe percaktimit te fazave te shnderrimit, shteti ndermori edhe strategjine e nderhyrjes ne mjedis, per te realizuar tharjen dhe bonifikimin e kenetave te medha. Ne kete proces u bene investime te rendesishme.
1. Gjeografia e Shqipersie, fq 185 Tirane 1992.
2. Zeri i Popullit 17 Nentor 1952
Gjate vitit 1958 u ngrit kantieri qe do te merrej me tharjen e kenetave, ku me kryesoret per tu shnderruar ne toke bujqesore ishin, keneta e Hoxhares dhe Roskovecit. Keneta te tjera ishin dhe ato te Sheqit, Marinzes etj. Ne fillim u bonifikua kenteta e Roskovecit1, nga e cila u perfituan 1800 ha toke e re dhe u permiresuan 7000 ha. Ne vitin 1962 filloi puna per bonifikimin e kenetes se Hoxhares2 Nga tharja e saj u perfituan 7000 ha toke te re dh eu permiresuan 12 000 ha te tjere. Gjithsej nga bonifikimet u perfituan 36 500 ha dhe u permiresuan 11 260 ha toke bujqesore. Ne fushen e bonifikimeve pati edhe nderhyrje pa kriter, te cilat nga njera ane cenuan ekulibrin ekologjik dhe zhduken shume monumente te natyres. Nga ana tjeter keto investime nuk sollen rezultatet e duhura. Shume toka te kripura qe u bonifikuan nuk dhane prodhim bujqesor. Gjithashtu bonifikimi zhduku shume specie te flores dhe faunes se pasur te kesaj treve.
Nje problem tjeter i bujqesise ishte sigurimi i ujitjes ne stinen e veres. Per kete u bene investime per ndertimin e kanaleve ujitese dhe ujembledhesve. I tille ishte kanali Vjose – Levan – Fieri, i cili u ndertua ne vitet 1955 – 1956. Gjatesia e tij eshte 32 km dhe permban kater dege (Fierit, Pojanit, Ndernenasit, Martines). Ky kanal ujit tokat e fushes midis lumenjeve Vjose dhe Seman. Uji merret ne Vjose prane fshatit Selishte nepermejte 6 portave. Aftesia e tij ujitese ishte 15 000 ha toke bujqesore. Veper tjeter ujitese ishte edhe ndertimi i rezervuarit te Kurjanit3 me kapacitet 32 milion m3 uje. Nga ndertimi i tij u vune nen uje 7000 ha toke.
Krahas bonifikimeve u ngriten edhe argjinaturat ne te dy anet e lumit Seman. Per te mbrojtur tokat nga vershimet e tij u ndertuan 90 km argjinature nga ura e Kuçit deri ne detin Adriatik. Duke synuar ne mbajtjen e shumices se popullsise ne fshat ne aktivitetin bujqesor, ne kushtet e shtimit te shpejte te saj, shteti ndoqi politiken e shtimit e siperfaqes bujqesore, nepermjet hapjes se "brezareve te reja"4 ne relievin kodrinor, te cilat rriten siperfaqen e punueshme.
1. Fjalori Enciklopedik Shqiptar. Fieri. fq. 266
2. Me emrin Hoxhare njihej siperfaqja qe kufizohej nga veriu me lumin Seman, nga jugu me lumin Vjose, nga perendimi me detin Adriatik dhe nga lindja me qytetin antik te Apolonise. Kjo siperfaqje ishte 20 000 ha nga te cilat 7 000 ha ishin nen uje, ndersa 12 000 ha te tjere vuanin nga lageshtira e tepert.
3. Liqeni artificial i Kurjanit. Gjithsej ne Fier u ndertuan 30 ujembledhes.
4.Ne zonen kodrinore u krijuan 15 500 ha brezare.
Aksionet per hapjen e tokave te reja dhe brezareve u shoqeruan me shume demtime te natyres. Prerja e shkurreve dhe e pyjeve sidomos ne zonen e Mallakasatres shtoi erozionin dhe rreshqitjen e tokes. Keshtu u formuan vatra erozioni duke sjelle shterpezimin e siperfaqeve bujqesore. Shpyllezimi dhe tarracimet çuan ne pakesimin e blegtorise se imet duke kufizuar bazen e tyre ushqimore. Perfundimisht kooperimi socialist ne bujqesi ne rrethin e Fierit perfundoi ne vitin 1960. Sipas statistikave bujqesore deri ne vitin 1985 Fieri kishte 5 NB dhe 20 kooperativa bujqesore.
Duke shfrytezuar mjedisin e shkelqyer natyror te pasur me resurse klimatike qe favorizojne vegjetacionin, rrethi i Fierit ne vitet 1950 – 1990 u shnderrua ne prodhuesin kryesor te drithrave te bukes (grure – miser). Rendimenti i nje ha te mbjelle me grure ne vitin 1985 arrinte shifren 46 kv/ha. Per zhvillimin e pemetarise ne vitin 1968 u krijua ndermarrja frutore. Gjate veprimtarise se saj deri ne vitet 90 ajo mbolli ne te gjithe rrethin 1780 ha me 210 000 rrenje ullinj dhe siperfaqe te tera me vreshta. Blegtoria u zhvillua dhe ajo si pjese e gjithe kolektivizimit te bujqesise, por e vene ne plan te dyte.
Procesi i zhvillimit te saj kaloi nga shtetezimi i tufave te ish pronareve si nje nder masat e para te pasluftes, duke vazhduar me vone me tufezimin e bagetive te oborrit kooperativist ne fillim te viteve 80. Blegtoria asnjehere nuk plotesoi teresisht nevojat e popullsise qe rritej me ritme me te shpejta sesa prodhimi i saj. Ne zhvillimin me ritme te ulta ndikoi dhe asgjesimi i nje pjese te saj gjate reformave. Nje faktor tjeter ishte dhe mosvleresimi i rendesise se blegtorise krahas degeve te tjera te bujqesise, te cilave shteti i jepte prioritet. Megjithate edhe blegtoria pati njefare ecurie. Ne vitin 1990 ajo jepte 1/3 e prodhimit bujqesor, ku Myzeqeja dallohej per numrin me te madh te gjedheve ne vend, duke dhene 1/5 e prodhimit te pergjithshem blegtoral1. Komplekse blegtorale te rendesishme kishin NB-te e Roskovecit dhe Levanit, kooperativat e Zharrezes, Pojanit, Cakranit2 etj.
1. Ne rajonin e Fierit kultivohen dritherat e bukes (grure – miser - oriz), bimet industriale (pambuk, duhan, luledielli), rreth 40 lloje perimesh, vreshtaria, ulliri dhe nje numer i konsiderueshem dru frutoresh. Bujqesia dhe zhvillimi i saj favorizohen dhe nga perberja e fondit te tokave bujqesore te hirta kafe, te cilat punohen lehte nga mekanika bujqesore. Ne vitin 1985 gruri zinte 31% te siperfaqes se punueshme, pambuku 11%, luledielli 7%.
2. Gjeografi a e Shqiperise, fq 197. Tirane 1992.
Pas Kongresit te 8 – te te PPSH u moren masa tejet te gabuara dhe katastrofike ne zhvillimin e blegtorise, siç ishte vendimi per tufezimin e bagetive te oborrit kooperativist dhe eleminimi i tij. Ky vendim u zbatua ne forme fushate. Tufezimi i bagetive çoi ne demtimin ne mase te blegtorise, sepse u be pa krijuar kushtet e strehimit dhe ushqimit te saj. Kjo solli ngordhjen ne mase te tyre dhe uljen e prodhimit te pergjithshem.
Kjo dukuri i detyroi fshataret nga ana tjeter te benin therrje te sforcuara. Keto demtime dhe renia e prodhimit blegtoral çoi ne keqesimin e gjendjes ekonomike te fshatit, duke ndikuar ne lindjen e fenomenit te levizjes drejt qytetit. Pas dy vitesh si rezultat i kesaj reforme filluan te ndihen efektet negative te krizes se produkteve bujqesore, duke keqesuar furnizimin e tregut te bendshem. |