|
Ekonomia Socialiste
Pasi u percaktua rruga e zhvillimit ekonomik te vendit sipas modelit socialit u hartuan edhe planet e ketij zhvillimi. Drejtimi kryesor i ketij programi ishte industralizimi socialist, sipas te cilit do te zhvillohej si dege prioritare e ekonomise industria e rende. Per kushtet ne te cilen ndodhej Shqiperia me nje ekonomi te vogel dhe te pazhvilluar, ky proçes kerkoi sakrifica te medha me sforcime te mjeteve monetare, te cilat renduan kryesisht mbi popullin.
Megjithate pavaresisht nga veshtiresite e shumta, ne saje te punes se sforcuar kolektive, pagave te ulta dhe financimeve sovjetike, nisi zhvillimi i industrise shqiptare. Mbi bazen e burimeve qe zoteronte rajoni e Fierit, shteti monist i kushtoi vemendje te veçante proçesit te industializimit ne kete treve. Pikerisht ne vitin 1947 ne Patos ngrihet i pari kantier per nxjerrjen e naftes nga shoqeria shteterore shqiptaro - jugosllave e vajgurit. Nje vit me vone prishja e marredhenieve midis dy shteteve beri qe vendin e kesaj shoqerie ta zinte ndermarrja e re shteterore e quajtur "Drejtoria e Pergjthshme e Naftes" me qender ne Kuçove. Nen drejtimin e saj ne vitin 1957 zbulohet vendburimi i rendesishem i Marinzes, qe u shoqerua disa vite me vone me nxjerrjen dhe shfrytezimin e naftes ne rajonin Kallm - Verri.
Zhvillimi i kesaj industrie pati ndikim te madh ekonomiko – shoqeror ne qytetin e Fierit dhe rrethinat e tij. Transferimi ne vitin 1967 i "Drejtorise se pergjitheshme te naftes" ne Patos dhe zbulimi i vendburimeve te rendesishme te Visokes dhe Ballshit, i dhane nje shtytje te madhe industrise se nxjerrjes dhe perpunimit te saj. Per kete qellim u ndertuan institute1, laboratore, naftesjelles, baza prodhuese, rafinerit, Uzina Mekanike, oficina dhe shume ndermarrje ne funksion te saj. I gjithe ky proçes u shoqerua me zhvillime urbane, gjate te cilave mori perpjestime te medha rritja dhe zgjerimi i qyteteve te Fierit dhe atij te Patosit, si qytetet i naftetareve. Ne Fier "Nafta" investoi per ngritjen e shume pallateve te banimit per punetoret e saj. I tille ishte krijimi i lagjes "11 Janari" ne vitet 1960-te, ndertimi i rrugeve, unazes se qytetit, etj.
1. Ne vitin 1965 u themelua ne Fier Instituti i Naftes i cili botoi ne vitin 1967 revisten tekniko shkencore "Nafta dhe Gazi". Ne vitin 1975 nga ky institut u krijuan dy institute te reja si: Instituti i studimeve dhe projektimeve gjeologjike te naftes e gazit (ISPGJNG) dhe instituti i Studimeve dhe Projektimeve teknologjike te naftes dhe gazit (ISPTNG). Ne vitin 1968 u ndertua rafineria e Fierit, ndersa ne vitin 1978 u vu ne shfrytezim kombinati i perpunimit te thelle te naftes ne Ballsh.
Krijimi i strukturave te naftes u shoqerua edhe me shtimin e inxhinjereve dhe intelektualeve qe hodhen bazat e zhvillimit te shkences ne Fier. Ne kete ndermarrje deri ne vitin 1991 punonin 26 000 punetore dhe 2000 inxhinjere. Sipas statistikave ekonomike "nafta"1 siguronte 33% te te ardhurave vjetore kombetare ne Shqiperine socialiste. Krahas arritjeve dhe sukseseve kjo dege e industrise nuk i shpetoi dot persekutimit dhe goditjes nga regjimi ne fuqi2. Nje dege tjeter e ekonomise qe u ngrit ne rrethin e Fierit ishte edhe industria kimike e specializuar per prodhimin e plehrave kimike per bujqesine. Ne vitin 1965 u ngrit uzina e pare e cila prodhimin e pare edha dy vjet me vone. Me pas, kompleksit kimik iu shtuan edhe dy uzina te tjera3. Per te mbeshtetur keto dege te industrise se rende u ndertuan dy termocentrale si: ai i Fierit dhe ai i Ballshit. Teci i Fierit per nga kapaciteti eshte me i madhi ne Shqiperi me kapacitet 160000 kilovat energji te prodhuar prej tij ne vit.
Investime te tjera ne strategjine e zhvillimit industrial ishte edhe ngritja e dy uzinave mekanike. E para u ngrit ne Patos ne vitin 1963. Qellimi i saj ishte prodhimi i pjeseve te nderrimit dhe paisjeve te industrise se naftes si: dalta shpimi per puset, kompresore, reduktore per agregatet e çimentimit, saraçineska etj. Uzina tjeter e ngritur ne Fier prodhonte makina bujqesore mbjellese, shirese, impiante te ndryshme dhe pjese kembimi per mekaniken bujqesore. Industria mekanike posedonte edhe disa ofiçina te medha si SMT-ne e Fierit, ofiçinat e parkut te naftes Patos etj. Per pasoje perparesia e e industrise e zvogeloi peshen e industrise ushqimore, per te cilen ekzistonin burime te bolleshme dhe nepermjet saj siguroheshin kapitale te shumta ne nje periudhe te shkurter. Pavaresisht se nuk zuri vendin kryesor ne prodhimin e pergjithshem industrial kjo industri ne Fier u perfaqesua nga uzina e pastrimit te pambukut, fabrika e pare e se ciles u ndertua ne vitin 1952 me teknologji sovjetike.
1. Nafta shqiptare megjithese eshte nafte e rende e tipit asfaltiko – rreshinor ka nje fuqi kalorifike deri ne 46.2 MJKG. Ne vitin 1980 prodhimi i saj arriti shifren 2 milion e 387 mije ton vit nga e cila 85% eksportohej bruto ne Itali, RDGJ, Poloni etj. Deri ne vitin 1997 jane nxjerre gjithsej 47.2 milion ton nafte dhe 11.6 miliard m3 gaz natyror.
2. Ne vitin 1975 filloi "kriza e mendimit shkencor" ne naften shqiptare ku regjimi denoi drejtorin e pergjithshem te saj Filip Nashin dhe shtate inxhinjiere me afate te ndryshme burgimi. Fushatat spastruese vazhduan ne kete sektor deri ne mesin e viteve 1980. Kjo goditje ishte nje nga me te medhate drejtuar inteligjences shqiptare. Po ne kete vit ndodhi edhe nje ngjarje e bujshme sic ishte vetvrasja e Piro Gushos, sekretarit te pare te Komitetit te Partise se rrethit. Kjo ngjarje ndodhi per "rrethana te panjohura, ne kuadrin e spastrimeve ne kete sektor.
3. Kompleksi kimik i Fierit perbehej nga tre uzina: azotiku, ureja e vjeter dhe ureja e re. Teknologjia e tyre ishte e prodhimit kinez. Kompleksi prodhonte nitrat amoni qe perdorej si pleh kimik per bujqesine dhe si 12 e produkteve per qellime te tjera kimike. Uzina prodhonte dhe amonjak sintetik. Si lende te para perdorej gazi metan dhe ajri atmosferik.
Me pas ne qytetin tone u ngriten edhe fabrikat e industrise ushqimore , si ajo e vajit, margarines, kantina e veres me aftesi perpunuese 20000 kv rrush ne sezon, fabrika e ekstrasionit qe prodhonte çdo vit 45000 ton ushqime te thata per blegtorine etj. Strategjia ekonomike e ndjekur ne keto vite shtroi nevojen e zhvillimit te transportit automobilistik dhe hekurudhor. I ndikuar shume nga zhvillimi i atyre degeve te industrise, fillimisht u zhvillua transporti automobilistik. U ngriten dhe filluan funksionimin dy parqet me te medha te vendit, sic ishin: parku automobilistik i Fierit1 dhe ai i transnaftes ne Patos. Me ngritjen e industrise se rende perparesi mori edhe transporti hekurudhor. Ne vitet 1967 – 1968 u ndertua hekurudha Rrogozhine – Fier, 53 km e gjate, e cila e lidhi Fierin me hekurudhen kombetare.
Me vone u ndertuan edhe dy arterie te rendesishme transporti. Ne vitet 1974 – 1975 u ndertua hekurudha Fier – Ballsh 26 km e gjate, ndersa ne vitet 1981 – 1986 u ndertua hekurudha tjeter, ajo Fier - Vlore 35 km e gjate. Zhvillimin e transportit e stimuloi edhe relievi i ulet fushor dhe kodrinor i rrethit te Fierit. Sipas statistikave ekonomike te vitit 19852 industira ne rrethin e Fierit jepte 73.3% te prodhimit e pergjithshem.
Dega kryesore e ekonomise ishte nxjerrja dhe perpunimi i naftes qe zinte 46% te prodhimit, industria ushqimore zinte vendin e dyte me 15.2% dhe me pas renditeshin industrite e tjera si: industria kimike me 11.3%, industria elektrike me 8.9%, industria mekanike me 7.3% te prodhimit te pergjithshem. Duke llogaritur prodhimin e pergjithshem te ekonomise kombetare ne prodhimin industrial Fieri2 renditej i dyti si rreth pas Tiranes, duke dhene 12% te prodhimit industrial. Industria e tij krahasur me rrethet e tjera jepnin keto shifra prodhimi: industria kimike 31.5%, industria elektrike 15.5% dhe ajo ushqimore 7.4%. Shtetezimi dhe centralizimi i çdo gjeje ne duart e shtetit, veteizolimi ne marredhenie me boten, reformimet, organizimet e ndryshme, mania e gjigantizmit, mungesa e investimeve te rendesishme, te ardhurat e uleta punetoreve, se bashku me menjanimin e shperblimeve te ndryshme, shenuan hapat e para te krizes ekonomike, e cila do te "mbertheje" fort industrine ne fundin e viteve 1980.
1. Parku i mallrave "Vangjel Rusku". Dy parqe te tjere me te vegjel ne Fier ishin: parku i tregtise dhe ai i industrise.
2. Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Fieri (rrethi), Tirane 1985
|