Pas lufte (1945 – 1950)
Pas çlirimit te vendit nga UNÇSH-ja dhe debimit te admistrates se qeverise kolaboracioniste, filloi proçesi i ngritjes se aparatit te ri shteteror. Ai u ngrit mbi bazen e keshillave nacional- çlirimtare te krijuara nga fronti ANC. Gjate muajve dhjetor 1944 – mars 1945 u be riorganizimi i ketyre keshillave, ku u zhvilluan zgjedhjet e tyre. Paralelisht u be edhe ngritja e administrates dhe u krye ndarja administrative e vendit. Fieri dhe Mallakastra ashtu si ne ndarjen e vjeter gezonin statusin e nenprefekturave, por tani ishin nen varesine administrative te qarkut te Vlores. Po gjate vitit 1945 u be edhe riorganizimi i ushtrise dhe ngritja e organit te policise me qellim ruajtjen e rendit. Krahas tyre ne baze te ligjit: "per riorganizimin e perkoheshem gjyqesor", te majit 1945, u ngrit edhe gjykata e nenprefektures Fier, anetaret e saj ne shumice ishin nga rradhet e Keshillit Nacional- Çlirimtar. Po kete vit u zhvilluan edhe zgjedhjet per ne organet e administrates lokale dhe ato qendrore. Te parat u zhvilluan gjate veres, ndersa zgjedhjet per asamblene kushtetuese u zhvilluan ne daten 2 dhjetor. Nga keto zgjedhje qe ishin te parat e pasluftes fituan 100% kandidatet e Frontit Nacional – Çlirimtar. Nderkohe situata ekonomike ne momentet e ketyre shnderrimeve ishte e veshtire per shkak te shkaterimeve te luftes. Te shumte ishin ata qe ishin te pastrehe dhe qe nuk kishin asnje mjet jetese. Per tu kujdesur per kete shtrese shoqerore administrata lokale krijoi ne dhjetor 1944 "komisionin e asistences sociale".
Veprimtaria e ketij komisioni u shtri ne disa drejtime si: mbledhjen e ndihmave materiale dhe shperndarjen e tyre, etj. Nderkohe qe me administrimin e ndihmave te sjella nga UNRRA1 u hap menca ku ushqehej kategoria shoqerore qe kishte mbetur pa asnje mjet jetese. Nje nga veprimtarite qe ndermori administrata e re per te ndihmuar "komisionin e asistences", ishin edhe masat e ndermara per te detyruar prodhuesit te dorezonin te gjithe artikujt e veshmbathjes, ushqimet dhe mallrat e tjera, kur keto i kalonin nevojat vetiake dhe familjare. Me keto veprime nisen ne qytetin e Fierit sekuestrimet e para mbi tregtaret dhe industrialistet. Te gjithe ata qe treguan rezistence moren si shperblim dhunen policore.
1. UNRRA Administrata e OKB-se per ndihme dhe rimbekembje
Masat shtrenguese vazhduan per te ndaluar edhe spekullimet e tregtareve me çmimin e drithit, ku per çmimin dhe shitjen e tij u vendos monopoli shteteror. Nga masat me imediate te ndermara nga administrata ishin: venia ne pune e centralit elektrik, rregullimi i urave te shkaterruara, riparimi i shtepive te djegura, stabilizimi i ekonomise e tregetise dhe venia ne pune e puseve te naftes ne rajonin vajguror te Patosit. Te gjitha keto veprimtari u shoqeruan me shpronesimin e pasurive te kapitalit vendas dhe te huaj1. Objektet e para qe pesuan kete fat ishin pasurite e shoqerive te naftes: AIPA dhe Albania OIL. Atyre u moren nga shteti pajisjet, makinerite, instalimet, inventari perkates dhe karburanti qe kishin ne depozita. Pas ketyre veprimeve filloi shtetezimi i pasurive te kapitalit Shqiptar. U shtetezuan :tre fabrikat e vajit te cilat u anetaresuan qe nga 1 shtatori 1946 ne administraten shtetrore te fabrikave te vaj- sapunit me qender ne Vlore. Objekte te tjera qe u nderruan pronare ishin: centrali elektrik, fabrika e duhan cigareve "Dumreja", fabrika e tullave etj.
Te gjitha ndermarjet qe u shtetezuan u shpallen pasuri e perbashket e popullit duke filluar te administrohen nga shteti. Te gjitha shtetezimet u bene pa kompesuar pronaret e tyre te ligjshem, sipas modelit sovjetik. Pronaret qe reaguan ndaj ketyre masave u perndoqen. Keto masa u moren nen frymen e orientimeve te KANC-it dhe ne perputhje me programin e tij per shpronesimin e prones private dhe kthimin e mjeteve te prodhimit ne prone shtetrore, duke ju nenshtruar planit te pergjithshem ekonomik te shtetit. Te njejtin fat pesoi edhe artizanati. Ne 1946 u krijuan kooperativat e para ne kete sektor, siç ishin ato te rrobaqepesve dhe kepucareve, qe gjeten mbeshtetjen ligjore ne kodin e ri te punes, i cili doli ne vitin 1947.
Ne vitet e para te pasçlirimit u normalizua edhe tregtia. Tregtia e madhe u kthye ne monopol shteteror ndersa tregtaret u kufizuan ne veprimtarine e tyre vetem ne tregtine e vogel. Shteti i kushtoi rendesi shkaterrimit te borgjezise vendase si klase shoqerore. Me ligjin e 13 janarit 19452 u vendos tatimi i jashtezakonshem mbi fitimet e luftes. Tatimit iu nenshtruan te gjithe tregtaret dhe industrialistet, te cilet gjate kohes se pushtimit kishin realizuar mbi 500 000 franga ari fitime. Gjate zbatimit te ketij ligji pati edhe veprime arbitrare e abuzime sepse shume tregtare u tatuan me teper sesa u takonte3.
1. Strukturimi i sistemit politik u shoqerua me masa renjesore ne kete drejtim. Nje nga keto ishte ligji i dhjetorit 1944 qe nxorri kryesia e Keshillit Antifashist, i cili vinte te gjitha industrite dhe shoqerite nen kontrollin e shtetit.
2. Historia e Shqiperise Maket. Tirane 1994 fq. 216
3. Ministria e Financave i terhoqi verejtje komisionit te tatimeve ne Fier se kishte lene disa tregtare pa tatuar dhe nuk kishte mbledhur te ardhurat e planifikuara.
Nuk kishte asnje parim baze per te bere vleresimin e pasurive te mbledhura nga tregtaret. Te demaskuar si armiq dhe sabotatore ata u keqtrajtuan, burgosen, internuan, ekzekutuan ose u denuan me pune te detyruar. Te njejtin fat paten edhe dyqanet e tyre te cilat u konfiskuan dhe u vune ne perdorim nga shteti. Duke patur parasysh faktin qe tek fshataresia ishte rrenjosur deshira per toke, shteti shqiptar vendosi te zbatoje politiken e tij agrare, te cilen e kishte bere te njohur KANC qysh gjate luftes. Te frymezuar nga kjo politike fshataret myzeqare dhe mallakastriote i kerkuan qeverise zbatimin sa me shpejte te reformes agrare1. Telegrame te shumta i derguan Tiranes, fshatrat e zones se Libofshes, Bishanit, Semanit, Zharrezes, Poros, Frakulles, Cakranit, Hekalit etj. Shpallja nga KANÇ-i ne 29 gusht 1945, te ligjit te reformes agrare u prit me entuziazem nga fshatrat e Fierit dhe te Mallakastres nepermjet mitingjeve popullore.
Me parrullen "Toka i takon atij qe e punon" nisi ne menyre shume te vrullshme ky proces. Sipas ligjit te reformes agrare shpronesoheshin ne menyre te detyruar te gjitha tokat e shtetit, pronat2 bujqesore private, pronat e enteve fetare, kafshet dhe mjetet e punes, godinat bujqesore, vreshtat, pemishtet, ullishtet, tokat e braktisura nga emigrantet e vendosur nga ish drejtoria e emigracionit etj. Nga keto toka do te pefitonin te gjithe bujqit vendas, ata qe ishin shperngulur nga zonat e demtuara nga lufta dhe ata qe do te vinin nga vendet ku mungonte toka. Sipas ligjit bujqit do te mernin pa shperblim ne perdorim 5 hektare per çdo familje me 6 fryme dhe 2 hektare per çdo kurore. Menjehere pas daljes se ligjit te 25 gushtit 1945, filloi qysh ne ditet e para te muajit shtator zbatimi i reformes agrare. Gjithsej u ngriten 21 grupe pune qe u caktuan keshtu: 6 ne Roskovec, 4 ne Fier dhe 11 te tjere ne Ballsh.
Sipas urdhereses se ministrise se bujqesise zyra e reformes agrare ne nenprefektuaren e Fierit e ndau punen ne tre zona:
- Frakull, Çerven, Kashisht, Levan Samar
- Levan Shaban, Shtyllas, Jaru, Sop, Boçove, Ferras, Bishan, Poro
- Seman, Qender, Dukas.
1. Nasi Mitorjorgji "Lufta per zbatimin e reformes agrare ne rrethin e Fierit." Studime Historike" nr. 3 Tirane 1986
2.Po aty
Reforma u shtri ne 126 fshatra nga 152 qe kishte gjithsej nenprefektuara e Fierit ne vitin 1945. Ajo shpronesoi pa shperblim 7912.9 hektare te ish çifligjeve te shtetit, 10072 hektare te 20 enteve fetare, çifligjet e 434 pronareve private, prej te cilave ishin 21085 hektare toke are, 3233 hektare kullote dhe 21 239 rrenje ullinj. Prona te tjera qe u shpronesua ishin edhe ato te elementeve kolaboracionist te fashizmit dhe te atyre njerezve qe u cilesuan kulake dhe qe arinin shifrat 14483 hektare toke dhe 101299 rrenje ullinj. Njekohesisht ketyre pronareve iu shpronesuan edhe veglat dhe kafshet e punes. Nga ky fond tokash pefituan 10 9221 familje fshatare, kurse manastireve dhe teqeve u liheshin deri ne 20 – 30 hektare toke. Gjate zbatimit te reformes agrare u vune re edhe paregullsi dhe probleme me matje te pasakta dhe amulli ne punen e disa komisoneve, te cilet ne disa fshatra u riorganizuan perseri. Perfundimisht reforma agrare pefundoi ne 18 nentor 1946. Megjithese u prit me entuziazem nga fshataresia reforma nuk e beri pronar te mirefillte fshatarin, sepse ai nuk mund ta blinte, shiste, apo hipotekonte token. Ligji per te ishte nje reforme kalimtare per krijimin e kushteve te transformimit te fshatit drejt ekonomise socialiste. Ajo ishte "prologu" i kolektivizimit te bujqesise sipas modelit sovjetik2. Ky proces eci ngadale3, sepse per fshatarin nuk qe i deshirueshem. Ai e zhvishte ate nga mjetet e prodhimit, aq me teper qe fshatari shqiptar psikologjikisht ishte i lidhur me token te cilen e kishte enderuar gjithnje.
Qendresa e fshatareve ishte e kote. Shume prej tyre te etiketuar si sabotatore, kulake dhe armiq pane mbi veten dhe familjet e tyre: denime, debime dhe internime. Kooperativa e pare bujqesore per treven e Fierit u krijua ne 2 mars 1946 ne Verri. Krijimi i saj u pasua nga krijimi i kooperativave te Cakranit, Jagodines, dhe Libofshes ne vitin 1947 dhe ato te Frakulles dhe Frasherit ne vitin 1948. Per te mbeshtetur kooperativat bujqesore shteti ngriti edhe SMT (Stacionet e Makinave dhe Traktoreve)4, te cilat do te mbulonin punimet e tokave me mekanike bujqesore. SMT e Fierit u ngrit e para ne vitin 19465. Ajo perbehej nga dy dege njera prej te cilave ne Lushnje dhe tjetra ne Vlore. Gjithsej SMT-ja kishte 5 brigada dhe 12 traktore.
1. A. Bozgo "Gjeografi e rretheve" fq. 89. Tirane 1984
2. Kooperativat nuk quheshin prone e shtetit, por e grupit te fshatareve punonjes. Sipas statusit te kooperatives shoqerizohej toka dhe mjetet e tjera te prodhimit bujqesor, kafshet e punes, puna dhe prodhimi.
3. Historia e Shqiperise Maket fq. 227, Tirane 1994
4. AQSH Fondi MB dosja 11. Viti 1950
5.Pas perfundimit te Luftes se Dyte Boterore bujqesia hyri ne rrugen e nje zhnderrimi te pergjithshem i cili kaloi ne tre faza. Reformen agrare, kooperimin socialist, pronesine shteterore mbi token.
Ne vitet e para te pasçlirimit nje prej problemeve sociale me te cilat u ballafaqua administrata lokale ishte analfabetizmi i cili ne vitin 1945 perfshinte 85% te popullsise se nenprefektures se Fierit. Nje nga masat e para per te luftuar kete fenomen ishte riorganizimi i sistemit arsimor. Te gjithe mesuesit e shkollave dhe te gjithe ata njerez qe ishin te arsimuar u angazhuan ne lufen kudner analfabetizmit. Kurset kunder tij u zhvilluan me intesitet te madh ne vitet 1945 – 1948. Ato vazhduan deri ne vitin 1955 ku ne te gjithe zonen u zhduk analfabetizimi si fenomen kulturor dhe social. Impuls zhvillimit te arsimit perveç kujdesit te qeverise i dha edhe ligji numer 282, date 17 gusht 1946, "Per funksionimin e arsimit", i cili e beri te detyrueshem arsimin 7 – vjeçar. Kjo reforme arsimore percaktoi strukturen e zhvillimit te shkolles me afat 11 vjeçar. Si hallka kryesore te saj ishin arsimi fillor (4 vjeçar) dhe arsimi unik (7 vjeçar) falas dhe i barabarte. Arsimi fillor ishte i detyruar per te gjithe femijet e moshes 7 vjeç falas dhe i barabarte. Ne vitet 1946 deri ne 1949 u hartuan edhe tekstet dhe programet e reja me te cilat do te operohej. Ne mbarim te Lufes se Dyte Boterore u krijuan rrethana te favorshme per forcat Nacionaliste greke, te cilat organizuan genocidin ndaj popullsise shqiptare te krahines jugore te Çamerise1. Dhuna dhe terrori grek synonte shpopullimin e shqiptareve nga kjo krahine. Ne 27 qershor dhe 8 korrik 1944 u zhvilluan nga EDHES (Ushtria Demokratike Kombetare Greke), qe drejtohej nga gjenerali Napoleon Zervas, dy fushata spastrimi etnik. Gjate ketyre masakrave trupat e EDHES-it kryen vrasje, tortura dhe therrje çnjerezore me thika e bajoneta mbi popullsine e pafajshme civile. U bene debime masive te popullsise dhe u sekuestrua gjithe pasuria e ligjshme e saj.
Çameria eshte nje nga krahinat etnografike shqiptare. Ajo shtrihet ne Shqiperine e Poshtme nga lumi Pavlla (Sarande) ne veri e deri ne gjirin e Ambrakise (Preveze) ne jug. Qendrat kryesore te saj jane: Filati, Gumenica, Paramithia, Margelliçi, Parga, Janina etj. Emri çam rrjedh nga emri antik i lumit Kalamas (Thiamis). Ne vitet 1912 – 1913 gjate luftes se pare ballkanike trupat e mbreterise greke pushtuan Çamerine. Konferenca e Ambasadoreve ne Londer ne vitin 1913 me vendimet e saj ia kaloi kete krahine Greqise. Ne Republiken e Shqiperise ndodhen 7 fshatra çam me qender qytezen e Konispolit. Veprimtaria kryesore ekonomike ka qene bujqesia dhe blegtoria. Kushtet e pershtatshme klimaterike favorizojne vreshtarine, agrumet dhe ullirin.
Per t’i shpetuar kesaj "kasaphane" popullsia e mbrojtur nga disa forca te vogla te rezistences vendase dhe nje pjese nga trupat ushtarake gjermane u largua drejt Shqiperise. Rreth 23 070 çame1 u vendosen ne kushte te renda ne Shqiperine jugore, si ne Konispol, Delvine, Sarande, Vlore, Fier dhe Lushnje. Qeveria Shqiptare e pas luftes u perpoq te vendoste dhe sistemonte nje pjese te popullsise te debuar çame. Megjithese u bene disa perpjekje ne kete drejtim nuk u tregua kujdesi i duhur. Deri ne vitin 1945 ne qytetin e Fierit ishin vendosur 1963 persona nga popullsia çame2, e cila ne Shqiperi u gjend perballe kushteve shume te veshtira. Problemet kryesore ekonomike ishin mungesa e strehimit, papunesia dhe mungesa e mjeteve elementare te jeteses, nderkohe qe ne trojet e tyre ishin detyruar te braktisnin pasurine dhe mallin. Shteti shqiptar nuk i dha ndihmen e domosdoshme kesaj pjese te popullsise shqiptare, e cila u godit me shume se popullsia e çdo krahine tjeter nga zhvillimet e Luftes se Dyte Boterore. Ne dimrin e vitit 1945 çdo refugjat merte vetem 250 gr buke ne dite, sasi kjo e pamjaftueshme per te perballuar jetesen, e cila behej ne çadra te sjella enkas per kete problem nga UNRRA. Kushtet e keqija te strehimit dhe semundjet lokale te turbekulozit dhe malarjes e renduan shume jetesen e popullsise çame. Me kalimin e viteve kjo popullsi do te integrohet natyrshem ne jeten ekonomike-shoqerore te qytetit te Fierit. Rajoni ku u perqendrua popullsia çame do te ishte kodra e Shkozes, qe do te shnderrohet ne ngulim te sajin me emrin "Mali". Banoret came vinin nga fshatra, qytete dhe krahina te ndryshme te Çamerise si: Mazreku, Arpica, Kuçi, Arvenica, Gumenica, Margelliçi, Filati Karbunari, Picari, Salica etj. Duke jetuar ne komunitet dhe bashkejetese me popullsite e tjera te qytetit te Fierit, çamet kane ruajtur mire traditat, normat kulturore, kenget, vallet, folklorin, veshjet karakteristike dhe dialektin e te pareve te tyre. Ne vijim te kesaj veprimtarie ne vitin 1987 krijohet me inciativen e Azis Hysenit grupi folklorik i lagjes 1 Maj, i cili do te behet me vone berthama e Ansamblit folklorik Dodona.
1. Studime Historike Nr. 1 Tirane 1990
2. Historia e Shqiperise. Maket. fq. 224. Tirane 1994
|