Ilirjan Gjika

Pushtimi gjerman

Ne 8 shtator 1943 Italia fashiste shpalli kapitullimin e saj pa kushte dhe ndali veprimet ushtarake ne te gjitha frontet e luftes. Nuk vonoi asnje dite nga deklarata e gjeneral Badolios, kur ne Shqiperi u vendosen pushtuesit gjermane. Ata u vendosen pergjate bregdetit shqiptar dhe vijave kryesore te komunikacionit duke zene pozicionet e trupave italiane. Korpuset XXI dhe XXII te Vermahtit qe u instaluan ne Shqiperi kishin dy detyra: çarmatosjen e trupave ushtarake italiane dhe kapjen e qyteteve kryesore, porteve, aerodromeve dhe bregdetin, qe te pengonin zbarkimin e mundshem te angloamerikaneve ne Shqiperi. Gjermanet udhetuan me shpejtesi neper rruget qe kontrolloheshin prej forcave italiane. Ne 10 shtator ata u futen ne qytetet kryesore te Shqiperise.
    Njesite e korpusit XXII gjerman te ardhur te ardhur nga drejtimi Oher – Elbasan – Lushnje mberriten ne qytetin e Fierit dhe instaluan ne te, ne daten 10 shtator nje garnizon ushtarak, qe i perkiste divizionit te 100 te tij. Kjo zhvendosje e shpejte e trupave gjermane i gjeti te papergatitura formacionet partizane, te cilat akoma nuk kishin marre njoftim per ardhjen e tyre. Kur gjermanet u dislokuan ne rajonet e percaktuara, formacionet e UNÇSH ndodheshin fare prane qendrave te banuara, dhe rrugeve automobilistike, duke vazhduar te luftonin me ushtrine italiane. Megjithese ne Shqiperi u vendosen nje numer i vogel trupash gjermane, ata treguan se ishin mjaft veprues dhe te levizshem per te carmatosur italianet, dominuan vendin dhe per tu perballur me cdo lloj rezistence. Ata moren menjehere disa masa qe rezultuan efikase si: vendosen shteterrethimin naten, ngriten kudo posta ushtarake dhe regjistruan te gjitha makinat private. Nepermjet njoftimeve qytetaret u lajmeruan per mbajtjen e leternjoftimeve me vete per ekzekutimet qe do te beheshin per cdo njeri qe mund te dyshohej si i rezistences.
    Ne 15 shtator gjermanet ndermoren te parin veprim sulmues kunder UNÇSH-se. Sulmi u krye ne drejtim te Patosit, prane fshatit Dukas pergjate rruges automobilistike. Ne fillim gjermanet goditen me artileri qafen e Reresit dhe kalane e Margelliçit ku ishin vendosur pozicionet partizane. Pas bombardimit nisi sulmi i kembesorise nga drejtimi i Verbasit. Pas nje ore luftimi gjermanet u terhoqen duke testuar forcen e kundershtareve. Pasi u vendosen ne zonen e Fierit trupat gjermane nisem menjehere zbatimin e tre objektivave te planit qe kishte formuluar komanda e tyre si: mbrojtjen e bregdetit, shtypjen e levizjes partizane dhe shfrytezimin e objekteve te rendesishme ekonomike.

Per mbrojtjen e bregdetit nga zbarkimi aleat gjermanet e minuan ate dhe ndermorren punime xhenjere duke ndertuar fortina, strehime, llogore, fortifikata etj. Keto punime u bene nga organizimi ushtarak "TODT" i cili mbulonte punimet ushtarake te Abverit. Ne rrafshin ekonomik gjermanet filluan shfrytezimin e vendburimeve te naftes ne rajonin vajgursjelles te Patosit. Per kete veprimtari u krijua komandatura fushore, per problemet ekonomike prane divizionit 1001.
    Ky ent llogariste qe, te nxirrte ne Patos nje sasi nafte prej 500 tonesh cdo dite. Per te zhvilluar kete veprimtari u mor ne kontroll cdo gje qe ishte prone e shoqerise AIPA, si: paisjet, makinerite, dokumentacionin, personelin teknik, administrativ dhe 372 mije ton qe gjendeshin ne rezervuaret e saj. Gjermanet bene nje pune intensive per shfrytezimin e naftes. Ne vijim te ketij procesi ne janar 1944 projektin e nxjerrjes se naftes e mori ne dore shoqeria gjermane Kontinental Oil, e cila i dha te drejten eskluzive te nxjerrjes dhe shfrytezimit te vendburimit te naftes Patos deges se saj Albanian Oil.
    Gjithashtu gjermanet moren nen kontroll te gjitha tokat shteterore dhe nisen shfrytezimin e tyre. Per nevojat e ushtrise ne rradhet e popullsise u be nje sekuestrim i madh i bagetive dhe kafsheve te barres. Ardhja e pushtuesve gjermane nuk e pengoi krijimin e formacioneve ushtarake te UNÇSH-se dhe aksionet e tyre. Ne 15 shtator 19432 u krijua batalioni partizan i Kafarajt me 150 partizane, i cili te nesermen goditi nje repart gjerman zbulimi me mision ne zonen e Vjoses. Ndersa batalioni partizan i Semanit goditi ne 26 shtator tre dite pas krijimit te tij nje repart ne skelen e Semanit3.
    Me 18 tetor 1943 ne Çorrush te Mallakastres krijohet formacioni ushtarak i treves me emrin Grupi i III i Mallakastres. Ne perberjen e tij hyne batalionet: Ismail Klosi, Petro Sota dhe Seman. Grupet partizane u krijuan ne baze qarku te cilat drejtoheshin prej shtabit te tij. Ne muajin tetor ndodhi edhe nje ngjarje e pazakonte qe tregonte per kulturen qytetare dhe emancipimin e gruas fierake. Vetem ne nje dite te vetme 60 gra dhe vajza ne menyre vullnetare u bashkuan me njesite partizane te UNÇSH-se. Pikesynimi kryesor i trupave gjermane mbeti goditja e forcave partizane edhe per periudhen e mepasshme.

1. Historia e Luftes Antifashiste Nacionalçlirimtare. Vell III fq 94 - 97
2. M. Dema. Kur te çlirohet Shqiperia fq. 59
3. T. Lako. Batalioni partizan Seman. Fq 45.

Per te realizuar kete qellim do te organizohet operacioni per spastrim nga forcat partizane te rajonit te Patosit dhe Mallakastres1. Komanda gjermane pergatiti 2500 ushtare per mesymjen e saj. Ne 23 tetor filoi sulmi mbi Mallakastren e Poshtme e cila u pushtua shpejt prej gjermaneve, te cilen ja lane nen administrim trupave qeveritare.
    Nen kontrollin e tyre Mallakastra sulmoi ashper dhe i deboi nga nga kjo zone, e ndihmuar edhe nga brigada e I e UNCSH-se, e cila u instalua ne Mallakaster ne 30 tetor e ardhur nga Berati. Krejt ndryshe ishte qendrimi qe mbajten gjermanet ndaj Ballit Kombetar. Duke vleresuar drejt rrezikshmerise qe paraqiste LNC komanda gjermane nisi perpjekjet per te nxitur Ballin kunder saj. Ne kete menyre ajo do ta kishte me te lehte eleminimin e LNC. Megjithese P.k e shpalli Ballin armik njelloj si pushtuesit gjermane ne Konferencen e II-te te Labinotit ky i fundit nuk ndryshoi politiken e tij te meparshme.
    Gjate muajve shtator-tetor 1943 B.K qendroi asnjeanes. Ai priste nje zbarkim te mundshem te forcave aleate ne bregdetin shqiptar. Nje politike e tille do te thoshte ruajtje te reputacionit politik dhe ushtarak. Ne 7 tetor komanda e Ballit nxori2 nje urdher qe u ndalonte formacioneve te saj veprimet ushtarake. Megjithate shumica e Ballit rreshkiti ne bashkepunim me gjermanet. Fillimisht bashkepunimi nisi me informata rreth LNC, me pas marrjen nga gjermanet te zonave nen kontroll, e deri tek operacionet ushtarake te perbashketa. Edhe popullsia e BK "Vdekje tradhetareve", nenkuptonte Partizanet3.
    Antikomunizmi i Ballit nisi te spikaste me shume se antifashizmi i tij. Kjo beri qe ai te humbiste simpatine popullore dhe te akuzohej nga LNC si nje force antikombetare dhe bashkepunetor i gjermaneve. Ne fund te tetorit u be nje percaktim i qarte i situates politiko-ushtarake.
    Nderkohe qe aleatet nuk kishin shanse zbarkimi ne shqiperi dhe LNC ishte fuqizuar dhe po konsolidohej cdo dite. Keshtu Balli nisi me te shpejte te aktivizohej dhe te riorganizohej. Nen drejtimin e komandes qendrore ai shpalli mobilizimin ushtarak ne 5 prefekturat e jugut. Nje veprimtari e tille nisi edhe ne treven e Fierit kryesisht atje ku Balli kishte ndikim me te fuqishem. Gjithashtu qysh nga 3 nentori 1943 ai mori nga gjermanet kontrollin mbi qytetin e Fierit dhe rrethinen e tij, duke nisur nje sere veprimtarish te etheshme qe synonin forcimin e pozitave ushtarake dhe politike.

1. Historia e Luftes Antifashiste Nacionalçlirimtare. Vell III fq 210
2. B.Fischer. "Shqiperia gjate luftes 1939-1944", fq.252. Tirane 1999
3. Pergjegjes per prishjen e aleances dhe fillimin e luftes civile midis LNC dhe Ballit Kombetar ishte udheheqjet e larta te tyre, te cilat ushqenin urrejtje reciproke per njera-tjetren.

Previous Previous Next Next