Ilirjan Gjika

Balli Kombetar

Njera prej forcave te tjera poliktike qe u formua gjate Luftes ishte Balli Kombetar1. Ajo perbehej nga nje shumice simpantizantesh kryesisht ne jug te Shqiperise si: pronare tokash, tregtare, fermere, dhe intelektuale. Ka gjasa qe veprimtaria e kesaj organizate qe predikonte Nacionalizmin te kete filluar qysh prej pushtimit fashist 1939. Si fillim Balli u mor me organizimin e njesive te tij ushtarake (cetave), shperndarejn e literatures dhe veprimtarive politike. Zyrtarisht kjo organizate u prezantua pas Konferences se Pezes si nje revolte e hapur ndaj Frontit NC. Synimi i Ballit ishte qe te ndertonte nje organizate paralele me Frontin NC, me qellim qe ne fund te luftes te mos perjashtohej nga marrja e Pushtetit.
    Edhe Balli ndertoi strategjine per te ngritur deget lokale, çetat dhe keshillat e tij. Ne fillim te vitit 1943 u krijua dega lokale e Ballit per Fierin. Organizata perbehej nga Eqerem Peshkepia2, Tefik Sfiri, Rauf Fratari, Mitat Aranitasi, Besim Belishova, Kadri Cakrani, Qazim Selfo etj. Baza kryesore e Ballit ne kete zone ishte Mallakastra, ku gjate vitit 1943 çetat e Ballit Kombetar u ndeshen disa here me forcat italiane. Nje nga aksionet e para antifashiste te ketyre çetave ishte lufta e Greshices. Kjo beteje u zhvillua ne 5 shkurt 1943 ne Greshice kur 200 forca balliste te drejtuara nga Hysni Lepenica goditen nje batalion italian3.
    Ky bashkepunim i kishte fillesat ne idete e shume te rinjve antifashiste te cilet ishin per nje bashkim te pergjithshem te te gjithave forcave ne lufte kunder pushtuesit. Ne shtator 1942 Mehmet Shehu i sapokthyer nga burgimi ne France, organizoi se bashku me Bilbil Klosin nje mbledhje sekrete ne Ballsh.

1. Ne fund te nentorit 1942 krijohet ne Tirane organizata e Ballit Kombetar me kryetar Mitat Abdyl Frasherin. Balli Kombetar ne programin e tij, "Dekalogu", shpalli se do te luftonte per te drejtat e popullit shqiptar, per lufte kunder pushtuesit dhe per te ndertuar nje Shqiperi demokratike. Kete program e perqafuan nje mase e konsiderueshme njerezish, kryesisht ne jug te vendit. Balli Kombetar u tregua i gatshem per te bashkepunuar me forcat e tjera antifashiste, sidomos me PKSH, me te cilen zhvilloi shpesh bisedime. Nje pjese e udheheqjes se Ballit nguronte te luftonte menjehere kunder pushtuesit italian. Pjesa tjeter u tregua e gatshme te godiste armikun dhe ndermori veprime luftarake.
2. E. Memisha "Hysni Lepenica – komandant i pergjithshem i fuqive te Ballit Kombetar. Tirane 2000
3. Po aty fq. 41

Ne kete takim moren pjese: drejtori i shkolles Besim Belishova, Haki Ballshi, Namik Kanani dhe nenprefekti i Mallakastres Hidajet Lekdushi. Mbledhja u zhvillua ne shtepine e Namik Kananit ne qytetin e Ballshit, ne kushte ilegaliteti Sipas deshmitarit Hilmi Seiti1 ne kete takim u vendos qe te zhvilloheshin veprime te perbashketa midis te dy paleve kunder pushtuesve italiane dhe bashkepunetoreve te tyre vendas.
    Te tilla veprime ishin aksionet e vrasjeve politike te bera ndaj kryetarit te komunes se Fratarit dhe nenkolonelit te kuestures se Ballshit. Keto aksione te perbashketa u bene ne baze te programit politik te formuluar nga Mehmet Shehu qysh ne muajin gusht 1942. Ky program bashkepunimi u hodh poshte me vone nga emisari jugosllav prane PK, Dushan Mugosha, kur ai erdhi ne Mallakaster se bashku me Koço Tashkon ne pranveren e vitit 1943. Megjithate iniciativat e krereve lokale per bashkepunim vazhduan. Per te krijuar nje organizem te perbashket per drejtimin e luftes Balli bisedoi disa here me PKSH-ne. Nga keto bisedime te zhvilluara ne shkurt 1943 midis Ballit dhe PKSH u arrit kompromisi per krijimin e komisioneve per bashkerendimin e veprimeve ushtarake kunder pushtuesit italian.
    Mbi kete baze u zhvillua edhe aksioni i pare i perbashket i çetave partizane dhe çetave balliste te T. Sfirit dhe J. Cakranit. Aksioni njihet me emrin Lufta e Ruzhdies ne te cilen fuqite e mesiperme goditen forcat italiane ne 13 Mars 1943, pasi nje dite me pare sulmuan ne Luar shtepine dhe bazen e Isa Toskes. Nga ana e Ballit ne luftimet ku u ndeshen 1500 forca italiane me 300 forcat e perbashketa ra deshmor nje nga komandantet lokale te Ballit, Jashar Cakrani. Aksione te tjera te armatosura qe zhvilloi BK ndaj pushtuesit jane: Lufta e Gjinoqarit, zhvilluar me 18 qershor 1943, ku forcat e Ballit drejtoheshin nga Hysni Lepenica. Lufta e Luarit zhvilluar ne 18 - 25 qershor po te vitit 1943 ku Batalioni i Ballit Kombetar i perbere nga çetat e Selfo Hekalit, Ismail Klosit sulmoi perseri forcat e Isa Toskes. Ne luftime u perdoren edhe aeroplane. Rrethimi deshtoi dhe nga Balli rane 4 deshmore duke perfshire edhe komandantin Selfo Hekali.

1. H. Seiti ish pjesmarres ne Luften ANÇ, luftetar i Brigades se I. Nje nga njerezit besnik te M. Shehut. Pas luftes ish kolonel ne ministrine e brendeshme. I persekutuar me vone nga regjimi monist.

Marredheniet e lekundura midis Ballit dhe PK ndryshuan pas denoncimit te marreveshjes se Mukjes1. Divergjencat midis Frontit Nacionalçlirimtar dhe Ballit Kombetar u acaruan. Ne baze te vendimeve te konferences se II te Labinotit, PK e konsideroi Ballin Kombetar armik, njelloj si pushtuesit gjermane2.
    Ne keto kushte Balli u perça. Disa prej drejtuesve te tij vendosen te rrinin ne pritje, nje pjese tjeter mblodhi forcat dhe i ktheu armet PKSH, duke i dhene luftes karakterin e nje lufte civile. Ajo gjeti rrugen me te pershtatshme per te luftuar Frontin Nacionalçlirimtar, bashkepunimit me gjermanet. Keta te fundit e shtyne sa munden konfliktin nepermjet dy forcave politike shqiptare per te patur sa me pak goditje prej levizjes antifashiste shqipare3. Skena te mbushura me elemente te luftes civile u pane gjate zhvillimeve te dy operacioneve ushtarake gjermane, ku pati perleshje te armatosura midis UNÇSH- se dhe forcave te Ballit. Keto skena u bene te zakoneshme gjate dimrit 1943 – 1944 ne Mallakaster, kurse ne Myzeqene e Vogel Balli perdori forcen per prishjen e keshillave nacionalçlirimtare te ngritur nga PKSH. Ky proces u shoqerua me eleminimin fizik te aktivisteve dhe keshilltareve. Keto veprime ndodhen gjate viteve 1943 ne fshatrat Topoje, Shterpas, Pishe-Poro, Kolkondas, Grecalli etj.

1. Marreveshja e Mukjes (1 deri 3 gusht 1943) synonte bashkimin ne lufte te forcave politike shqiptare si Balli Kombetar dhe PKSH – ja. Disa dite pas nenshkrimit te saj, PKSH e denoncoi kete marreveshje per arsye qe edhe sot jane te diskutueshme.
2. Histori e Shqiperise. Maket fq.204, Tirane 1994.
A. Ermenji. Vendi qe ze Skenderbeu ne historine e Shqiperise. fq 507.
3. Po aty

Previous Previous Next Next