Operacionet ushtarake italiane mbi Mallakastren
Mallakastra qysh ne pranveren e 1943 ndodhej krejtesisht e lire pas shkaterimit te nenprefektures se Ballshit. Per tu rivendosur ne kete krahine pushtuesit italiane nisen ditet e pare te muajit qershor pergatitjet ushtarake per organizimin e nje operacioni te gjere. Ky operacion filloi ne 25 qershor1 nen komanden e gjeneral Spatoko, komandant i korparmates IV. Ne kete operacion moren pjese 10 batalione te korparmates IV te mbeshtetura nga nje grup karabinieresh. Kundrejt ketyre forcave qendronin 2 000 partizane dhe forca vullnetare te fshatrave te Mallakastres se Siperme dhe asaj te Poshteme.
Forcat italiane ne rajonin e Fierit ishin perqendruar ne zonen Luar – Marglleiç, nga ku filluan sulmin ne daten 25 qershor 1943. Levizja e tyre nis ne drejtimet: Siqece – Lofkend, Luar – Ruzhdie dhe Margelliç – Gjinoqar. Ne diten e pare te operacionit midis te dy grupimeve u zhvilluan luftime ne te gjithe vijen e frontit, ku trupat italiane deshtuan ne tentativen e tyre per ta çare ate. I njeti skenar sulmi dhe mbrojtjeje u perserit edhe diten e dyte te mesymjes ku forcat sulmuese nuk perparuan dot me shume se deri ne Gjinoqare dhe Visoke2, megjithese mbeshteteshin edhe nga tanket dhe aviacioni.
Pasi deshtoi ne dy sulmet e para ushtria italiane u terhoq per tu riorganizuar. Ne 30 qershor e mbeshtetur dhe nga trupa te tjera te ardhura nga qyteti i Fierit italianet sulmuan nga drejtimet Roskovec – Patos dhe Plyk – Kraps. Qendresa e forcave territoriale dhe e partizaneve te çetave Plake dhe Ismail Qemali bene qe operacioni italian te deshtonte. Trupat sulmuese nuk arriten qe te depertonin ne thellesi te Mallakastres ne asnje drejtim, qofte nga Fieri, Tepelana ose zona e Shpiragut, nga ku sulmun ne nje front te gjere.
Deshtimi i ketij operacioni e beri te mendoje komanden italiane qe te percaktoje nje strategji tjeter per te shkaterruar bazen partizane te Mallakastres. Ne keto kushte ajo hartoi planin per zhvillimin e nje operacioni te ri ne zonen ndermjet Beratit – Tepelenes – Vlores me pikesynim. Kete krahine operacioni do te zhvillohej ne datat 14-15 korrik. Qellimi i tij ishte grumbullimi i partizaneve ne Mallakastren e siperme dhe eleminimi i tyre. Sipas planit te mesiperm ne mesymjen kunder saj do te merrnin pjese 20 000 ushtare3, aq sa ishte popullsia e krejt Mallakastres ne ate kohe.
1. Historia e Luftes Antifashiste Ncionalçlirimtare e Popullit Shqiptar" vell II fq. 254
2. Historia e Luftes Antifashiste Ncionalçlirimtare e Popullit Shqiptar" vell II fq. 270 – 274
3.Po aty
Per te kryer kete operacion nga veriu i Shqiperise u zhvendos per ne Berat dhe Fier divizioni "Firence". Qellimi i tij ishte venia e forcave partizane brenda unazes se rrethimit nga tri drejtime dhe asgjesimi i plote i tyre. Ne 13 korrik 1943 komanda e armates IX i dha fund gjithe pergatitjeve te nevojshme, duke i vendosur forcat e saj per zonen e Fierit ne rajonin Patos – Roskovec. Pjesa tjeter e trupave italiane do te sulmonte nga drejtimi i Beratit dhe Gllaves. Nga zona e Vlores dhe Selenices do te sulmonte divizioni "Parma". Forcat e divizionit Firence qe do te sulmonin nga Roskoveci perbeheshin nga 3 batalione fanterie dhe 3 batalione milicie. Ashtu si dhe ne operacionin e pare, italianet i shoqeronte edhe forca kolaboracioniste e drejtuar nga Isa Toska.
Ndersa keto pergatitje zhvilloheshin ne njeren ane, nga ana tjeter PKSH thirri ne vendin historik te Poçemit1 ne 14 korrik 1943, nje kuvend popullor me te gjithe antifashistet e krahines. Ne kete tubim moren pjes 2000 vete nga pothuajse te gjitha fshatrat (50) e Mallakastres. Ai u drejtua nga udheheqesit lokal te PKSH-se ne qarkun eVlores si: Mehmet Shehu, Hysni Kapo, Dervish Hekali, Nuredin Aliu, Celo Arreza, etj. Kuvendi i Poçemit krijoi Beselidhjen e Mallakastres. Qellimi i sai ishte te mos lejonte ushtrite italiane te pushtonin ate. Ketu u percaktuan sektoret dhe drjejtimet du do te organizohej qendresa nga ana e formacioneve partizane dhe atyre vullnetare. Komanda partizane beri ndarjen e forcave sipas drejtimeve te mundshme te sulmit qe do te benin trupat ushtarake italiane. Ne drejtimin e Patosit dhe te Roskovecit forcat partizane dhe vullnetare u vendosen pergjate kodrave ne fshatrat Siqece, Ruzhdie, Gjonoqar, Visoke dhe ne afersi te Luarit, Kuqarit dhe kalase se Margelliçit. Ne mengjesin e 16 korrikut pasi artileria goditi per 3 ore pozicionet partizane, nga Patosi dhe Luari filloi sulmi italian. U luftua ne te gjithe vijen e frontit, e cila i rezistoi sulmit, duke i detyrur forcat mesymese te riktheheshin ne mbremje ne bazat e nisjes. Por gjendja e forcave partizane ndryshoi shpejt sepse forcat italiane qe sulmuan Mallakastren nga drejtimi i Beratit perparuan duke arritur shume shpejt ne fshatin Lofkend. Ketu ato i dolen ne shpine partizaneve qe mbronin krahinen ne drejtim te Roskovecit. Nderkohe edhe kolona italiane e ardhur nga Tepelena kishte zene qafen e Aranitasit, duke e bashkuar vijen e frontit.
1. Poçemi eshte nje vend historik i Mallakastres midis Klosit dhe Drizarit. Ne kete vend u mblodh kuvendi i Mallakastres ne vitin 1847 nga Rrapo Hekali. Po ketu u nisen per ne luften e Vlores ne vitin 1920 luftetaret e Mallakastres.
Ne kete gjendje kur trupat pushtuese arriten te ndanin me dysh forcat partizane, komanda e tyre vendosi braktisjen e pozicioneve ne Mallakastren e Poshteme dhe grupimin e tyre ne Mallakastren e Siperme.
Pasi moren udhezimet perkatese forcat partizane filluan menjehere terheqjen e tyre me ane te manovrimeve te shpejta te ndihmuara nga thyeshmeria e terrenit larg rrugeve kryesore. Duke ndjekur forcat partizane trupat italiane te operacionit iu drejtuan Ballshit, Aranitasit dhe Gjerbesit per te bere nje spastrim te hollesishem. Ne 20 korrik filloi faza finale e operacionit me sulmet qe italianet zhvilluan ne kater drejtime te tjera si: Gjerbes – Kapaj, Greshice – Symize, Greshice – Kremenar dhe Hekal – Klos – Drizar.
Nga ky sulm i ri forcat partizane u vune ne gjendje teper kritike. Per ti shpetuar asgjesimit ato u zhvendosen ne mesnaten e dates 21 korrik per ne krahinen e Vlores duke kaluar lumin e Vjoses. Ne Mallakastren e Siperme mbeten vetem disa njesite te veçuara partizane, qe te favorizuara nga terreni mbeten te fshehura duke pritur kalimin e vales se operacionit. Ushtria italiane e nderpreu operacionin ne 25 korrik, duke arritur te kontrollonte gjithe Mallakastren, por pa realizuar nje nga objektivat kryesore te tij, siç ishte eleminimi i forcave partizane. Keto te fundit u rikthyen perseri ne bazat e tyre ne Mallakastren e Siperme pas terheqjes se trupave italiane, si rezultat i ndryshimit te situates nderkombetare. Megjithate pasojat e ketij operacioni renduan mbi popullsine civile. Pervec masaktrave te bera ne Ballsh, Gorishove, Lapulec, Panahor, etj. ushtria italiane dogji pothuajse 40 fshatra, duke shkaktuar nje katastrofe te vertete ekonomike. |