Ilirjan Gjika

Rezistenca antifashiste

Italia fashiste nuk gjeti perkrahje te madhe ne Shqiperi. Nderkohe vetem disa intelektuale, kolaboracioniste dhe disa figura te degjeneruara te regjimit monarkist u bashkuan me autoritetet e pushtimit. Fyerja e ndjenjave kombetare rriti pakenaqesine duke krijuar kushtet per te nisur veprimtarine e saj rezistenca antifashiste e popullit shqiptar. Per te drejtuar perpjekjet e organizimit dhe bashkimit te popullit ne luften çlirimtare antifashiste do te krijohen edhe forcat politike. Organizata e pare qe nisi verpimtarine e luftes çlirimtare ishte PKSH1. Ajo perfshiu te gjitha shtresat e popullsise dhe u rreshtua perkrah aleateve te medhenj antifashiste. Objektivat e saj ishin: Clirimi i Shqiperise nga fuqite fashiste dhe ngritja e nje shteti demoktratik dhe te pavarur. Duke sakrifikuar gjithcka me bindjen se vetem ajo mund ti realizonte keto qellime. PKSH-ja nisi ngritjen e degeve te saj lokale ne qytetet kryesore te Shqiperise. Ne vijim te kesaj politike ne 8 shkurt 1942 do te krijohet ne kushtet e ilegalitetit, organizata lokale e PKSH-se per Fierin, qe atehere quhej celule. Diten e krijimit te saj nga Tirana si i deleguar i Komitetit Qendror te PK erdhi Kristo Themelko.
    Mbledhja themeluese u zhvillua ne shtepine e Jorgji Kovaçit ne lagjen Shkoze. Ne te moren pjese komunistet: Kristo Themelko, Rafael Petro, Asaf Dishnica, Sokrat Bufi, Llazar Suku, Miço Kallamata, Rauf Nallbani e Jorgji Kovaçi. Ne kete mbledhje u percaktua edhe platforma e celules komuniste. Ne ditet e ardhshme ne zbatim te saj kjo organizate ngriti edhe organizmat ndihmese si: grupet edukative te punetoreve, te te rinjve, te grave dhe ate te aktivisteve shofere. Keto grupe do te sherbenin per organizimin e aksioneve kunder pushtuesve italiane. E gjithe kjo veprimtari ilegale behej me dijenine e autoriteteve Kuislinge shqiptare, te cilat shpeshhere heshtnin duke bere te paditurin rreth veprimtarise antifashiste. Njekohesisht me krijimin e celules komuniste u organizua edhe njesiti gueril i qytetit, si formacioni i pare ushtarak ne qytet dhe rrethinen e tij. Prilli ishte muaji qe konsolidoi levizjen komuniste me nje sere veprimtarish. Ne daten 16 Prill vjen nga Tirana Qemal Stafa, sekretar i rinise komuniste. Ne prani te tij dhe 45 te rinjve nga qyteti, ne kodren e Shkozes do te themelohet organizata e te rinjve komuniste, me drejtues Miço Kallamaten dhe Hysen Emirin. Tre dite me vone do te krijohet Keshilli Antifashist Nacionalçlirimtar.

1. Grupet komuniste shqiptare u bashkuan ne 8 nentor 1941 duke krijuar PKSH. Ne mbledhjen themeluese mernin pjese edhe dy perfaqesues te Partise Komuniste te Jugosllavise te cilet ndikuan ne orientimin pro jugosllav te vijes se saj. Organizimi i PKSH u be sipas parimeve bolshevike me nje disipline te rrepte te anetareve

Te gjitha keto organizata ne bashkeveprim me njera tjetren filluan punen per ngritjen e keshillave ne fshatra, te njesiteve guerile, çetave partizane etj. Gjate veres te vitit 1942 do te ngrihet njesiti partizan i Mallakastres, i cili do te shnderrohet pak me vone ne çeten e quajtur "Plake". Disa muaj me vone pikerisht ne 27 nentor 1942 krijohet nje tjeter fromacion partizan, çeta e Krapsit. Ajo kishte nje efektiv prej 30-40 vetash dhe perbehej nga 3 skuadra.
    Ne keto formacione partizane u futen edhe mjaft te rinj antifashiste te moshes nen 18 vjeç, te cilet u liruan nga burgjet italiane prej amnistise se 28 Nentorit 1942. Ngritja e formacioneve partizane do te marre perpjestime te medha sidomos gjate vitit 1943, kur do te krijohen me rradhe disa njesi ushtarake. Ne prill 1943 ngrihen çeta e Kafarajt dhe njesiti partizan i Semanit1. Me 16 Mars krijohet batalioni partizan "Ismail Qemali" me partizane nga fshatrat: Dukas, Verbas, Zharrez, Frasher, Kraps, Plyk, Lalar, Reres dhe Marglliç. Nderkohe ne 5 Gusht ne pyllin e Poçemit krijohet Batalioni "Ismail Klosi", nga bashkimi i çetes "Plake", batalionit "Ismail Qemali" dhe i cetave territoriale te Mallakastres. Ndersa po kete muaj ne fshatin Sheq Marinas njesiti partizan i Semanit u kthye ne çete, e cila ne 23 Shtator u shnderrua ne batalion. Po ne shtator 1943 do te krijohet batalioni partizan i Kafarajt, qe do te kishte si detyre kryesore goditjen e armikut ne rrugen automobilistike Fier–Vlore. E keshtu ky proces do te vazhdoje perseri, kur me 3 Nentor ne Sheqishte krijohet batalioni "Petro Sota" i perbere nga bashkimi i njesiteve partizane te zones. Baza me e rendesishme e rezistences antifashiste per Fierin u be Mallakastra2. Ajo favorizohej nga terreni i pershtatshem per nje veprimtari te tille dhe traditat e vjetra luftarake. Levizja antifashiste ne Mallakaster kishte nisur qysh gjate vitit 1942. Impuls te madh kesaj levizjeje ne kete krahine i dha nje personazh, qe do te behet shume emer i njohur dhe i lakuar per 40 vitet e ardhshem ne vendin tone. Ai ishte Mehmet Shehu, Kryeministri dhe njeriu i "forte" i diktatures se proletariatit, qe u vendos pas luftes ne Shqiperi.

1. Njesiti partizan i Semanit perbehej prej 22 vetash me komandant Halit Kaçanollin.
2. Ne zonen e I-re operative te LNC ekzistonin pese grupe luftimi: Berati, Mesapliku, Kurveleshi, Mallakastra, Zagorija.

Ne vijim te kesaj veprimtarie ne 4 Shkurt 1943 ne Klos te Mallakastres krijohet çeta "Plake" me komandant Mehmet Shehun1. Menjehere pas krijimit te saj ajo se bashku me çeten "Plake" te Vlores do te organizoje ne 10 shkurt aksionin mbi garnizonin italian te Patosit. Ne Patos ndodhej nje garnizon i perbere nga nje kompani mitraliere dhe 100 karabiniere, te cilet garantonin sigurine e kompanise se naftes AIPA, e cila kishte filluar shfrytezimin e naftes prej nentokes tone. Te dy çetat partizane u takuan ne Hekal ne daten 8 shkurt dhe udhetuan ne fshehtesi drejt Drenoves2 dhe Belishoves, ne te cilat u perqendruan ne 9 Shkurt. Goditja kunder garnizonit italian filloi ne oren 600. Pas dy ore e gjysme luftimi italianet u detyruan te dorezohen se bashku me te gjithe armatimin dhe materialet ushtarake. Luftime te tjera u zhvilluan edhe ne qafen e Reresit midis partizaneve qe siguronin prapavijen e dy çetave dhe raparteve te kembesorise ne dhe bersaliereve, qe nen drejtimin e kolonelit Enriko Kualia, erdhen ne ndihme te garnizonit te Patosit nga Fieri. nderkohe dy çetat partizane u larguan duke u terhequr ne drejtim te Drenoves, pasi dogjen depozitat e naftes, disa puse dhe centralin elektrik. Te tilla aksione te organizuara nga njesitet, çetat dhe batalionet partizane do te vazhdojne mbi trupat pushtuese italiane deri ne 8 shtator 1943 diten e kapitullimit nga lufta te Italise. Aksionet kishin si objektiv goditjen e veprimtarise se pushtuesit dhe drejtoheshin kunder: postave ushtarake, autokolonave, bashkepunetoreve te italianeve3 dhe garnizoneve te tyre.

1. Mehmet Shehu (1913 – 1981) lindi ne Çorrush te Mallakastres ne familjen e nje shehu mysliman te sektit bektashi. Studimet e mesme i kreu ne Tirane ne shkollen teknike amerikane, ndersa te larten ne Akademine Ushtarake te Napolit nga ku u perjashtua. Ishte komandanti i batalionit te IV te brigates nderkombetare Garibaldi gjate viteve te zhvillimit te Luftes ne Spanje. Vitet 1939 – 1942 i kaloi ne nje kamp perqendrimi ne France ku anetaresua ne rradhet e Partise Komuniste Franceze. Me tu kthyer ne Shqiperi ne gusht te vitit 1942 u be nje nga drejtuesit e rezistences antifashiste shqiptare ku drejtoi formacione te ndryshme ushtarake. Drejtoi çeten Plake, grupin e III te Mallakastres si dhe Brigaten I-re te UNÇSH-se qe nga formimi i saj ne 15 gusht 1943 deri ne çlirimin e Tiranes ne 17 nentor 1944. ishte komandanti ushtarak me me pervoje dhe me i efektshem i njesive partizane.
2. Historia e Luftes Antifashiste Nacionalçlirimtare. Vell II fq 32-37.
3. Nje prej elementeve qe bashkepunoi me italianet gjate periudhes se pushtimit fashist ishte dhe Isa Toska. Baza e Isait ishte fshati Luar ku u ngrit edhe keshtjella e tij. Italianet i dhane graden e kolonelit dhe e armatosen edhe me autoblinda. Veprimtaria e Isa Toskes u drejtua kunder levizjes antifashiste ne Mallakastren e Bute dhe nje pjese te Myzeqese se Vogel. Trupat e tij ndermoren nje sere aksionesh ndeshkimore ndaj partizaneve dhe atyre familjeve patriotike qe i sherbenin levizjes antifashiste. Te tilla veprime u shoqeruan me nje terror te jashezakonshem dhe skena jonjerezore. Shembulli me i keq ishte eleminimi i familjes Klosi ne Zharrez. Isa Toska u vra ne Fier ne 13 shtator 1943.

Nje veprimtari e tille ndonese me e kufizuar zhvillohej edhe ne Myzeqene e Vogel. Ketu vepronte njesiti partizan i Semanit, i cili ne 1 prill 1943 goditi me arme posten e karabinjerise se ketij fshati. Ne muajin korrik ky njesit kreu aksionin kunder postes se marines te dislokuar ne manastirin e Ardenices. Ne muajin gusht çeta partizane e Semanit kapi dhe çarmatosi efektivin e rojeve te finances dhe postes ushtarake ne skelen e Semanit. Pas kapitullimit italian te 8 shtatorit 1943 kjo çete bere çarmatosjen dhe marjen nen kontroll te garnizonit ushtarak te qytetit te Fierit. Ne zonen Patos–Cakran ushtroi veprimtarine e saj gjate vitit 1943 çeta Ismail Qemali, çetat territoriale te Cakranit, Buzmadhit si dhe njesiti partizan i Plykut. Ne muajin prill 1943 çeta partizane Ismail Qemali rrethoi dhe çarmatosi ne fshatin Plyk nje toge xhandarmerie te karabinerise se Fierit, e cila do te kryente kunder popullsise vendase nje operacion ndeshkimor. Ne mars 1943 ky formacion1 zhvilloi luftime ne sektorin Luar – Siqece – Gjinoqare kunder forcave italiane. Ne keto luftime moren pjese edhe çetat e Myzeqese dhe te Skraparit. Ndersa ne daten 15 Qershor kjo çete sulmoi dhe asgjesoi posten e milicise ne fshatin Levan. Aksion tjeter i kesaj çete ishte goditja e italianeve ne fshatin Grize Godolesh. Ai do te pasohet nga luftimet e 30 Qershorit te kryera gjate operacionit te zhvilluar nga trupat pushtuese ne zonen e Cakranit, qe ishte baze e fuqishme e luftes antifashiste. Ne zonen Levan – Kafaraj ushtroi veprimtarine e saj çeta territoriale e Kafarajt. Disa perj aksioneve te saj ishin: sulmi mbi rrugen Levan – Ure e Mifolit, ku ne 8 maj u godit nje autokolone italiane. Gjate operacionit te italianeve mbi Cakran partizanet e kesaj çete moren pjese ne luftimet e zhvilluara ne qafen e Shkozes. Ndersa nje dite pas kapitullimit ajo mori pjese ne çarmatosjen e garnizonit te Patosit, se bashku me batalionin Ismail Klosi. Dobesite ushtarake te italianeve u duken shume shpejt perballe levizjes antifashiste. Si rezultat I veprimtarise se formacioneve partizane u arrit clirimi I Mallakastres qysh ne prill 1943. Ne muajin Qershor levizja antifashiste ne Mallakaster numeronte 1800 luftetare te inkuadruar ne formacionet ushtarake te mesiperme.

1. Mimi Dema "Kur te çlirohet Shqiperia" fq 20 – 21. Fier 2000

Previous Previous Next Next