Ilirjan Gjika

Pushtimi Italian (7 Prill 1939)

Ne mengjesin e 7 Prillit 1939 trupat ushtarake italiane sulmuan Shqiperine duke zbarkuar ne kater portet e saj si: Durres, Vlore, Shengjin dhe Sarande. Epersia ushtarake i krijoi mundesi italianeve qe te zbarkonin me shpejtesi dhe te perparonin ne brendesi te vendit, drejt objektivave qe kishte percaktuar komanda e operacionit e drejtuar nga gjeneral Alfredo Guxoni. Ne Vlore ushtria italiane pasi theu rezistencen e dobet qe beri nje grup i vogel patriotesh vendas, u nis ne drejtim te Fierit. Trupat ushtarake qe do te kryenin kete operacion perbeheshin prej nje regjimenti bersalieresh, nje grupim milicie, te mbeshtetura nga mjete nderlidhjeje dhe transporti. Ne ullishtat e Vlores, prane fshatit Bestrove1, pergjate rruges automobilistike u zhvillua nje ndeshje e ashper midis trupave te pushtuesve dhe rezistences se nje grupi patriotesh te perbere nga: qytetare vlonjate, fierake, fshatare te ardhur nga Laberia, Mallakastra dhe Myzeqeja. Me kete grup luftuan edhe qytetare dhe ushtare te ushtrise shqiptare te ardhur nga Elbasani. Duke perfituar nga terrreni i favorshem patriotet shqiptare i "gozhduan" trupat fashiste ketu per afro 36 ore. Vetem ne mesditen e dates 8 prill italianet arriten te thyenin rezistencen dhe ne mbremjen e kesaj dite hyne edhe ne qytetin e Fierit. Ne kontrast me episodin e Bestroves ku pushtuesi u prit me arme, krejt ndryshe ndodhi ne qafen e Koshovices ne jug te qytetit prane hyrjes se tij. Ketu nje grup proitalian i drejtuar nga Kryetari i Bashkise Osman Hoxha dolen me "flamuj te bardhe", per ti pritur autoritet italiane te pushtimit.
    Ne betejen e Bestroves do te bjere heroikisht ne luftimet me armikun deshmori i pare i rezistences atifashiste per Fierin, patrioti Hamdi Mete nga fshati Peshtan. Pasi u futen ne qytetin e Fierit trupat italiane u ndane ne dy grupe. Nje pjese filloi instalimin ne pikat kryesore te treves, kurse pjesa tjeter u nis te nesermen per te pushtuar sipas objektivave te caktuara Beratin dhe Kuçoven. Menjehere pas pushtimit nisi heqja e simboleve te Mbretit Zog. Portretet e tij u hoqen nga institucionet dhe shkollat duke u zevendesuar me portretet e Duces dhe Viktor Emanuelit te III-te.

1. Historia e luftes antifashiste nacionalçlirimtare te popullit shqiptar. Vell 1 fq 134

Ne rruge vershuan shenjat ne dy gjuhe, posterat fashiste dhe parrullat politike, te shoqeruara nga makinat, kamionat, motocikletat, tanket, artileria dhe policia ushtarake. Pasi u instaluan ne qytetin e Fierit dhe rrethinat e tij, trupat italiane dhe njesite e tjera ndihmese filluan nga puna per ngritjen e institucioneve te regjimit te pushtimit. Ne Fier, Ballsh, Patos, Roskovec, Vanar, Kuman etj. u vendosen garnizone ushtarake, ndersa posta te ushtrise, karabinerise dhe finances u vendosen pothuajse ne te gjithe krahinen. Ne skelen e Semanit, ne Shen Triadhe u vendos nje njesi e flotes ushtarake italiane. Struktura te tjera ushtarake me qender ne Fier ishin: Kuestura, komanda lokale e milicise, forcat e kufirit, finances dhe policia pyjore. Ne ditet e fundit te Prillit u krijua edhe dega lokale e Partise Fashiste Shqiptare1, qe fuksiononte si organ shteteror. Anetaret e pare te saj ishin te gjithe ata qe qysh ne ditet e para te pushtimit u treguan te gatshem t’i sherbenin pushtuesve si kolaboracioniste. Ne varesi te saj Partia Fashiste u perpoq te ngrinte si kudo ne Shqiperi edhe organizatat te tilla si: ato te rinise, gruas, shoqata sportive, kurse te gjuhes italiane dhe shoqaten Dopolovaro2. Te gjithe nepunesit e administrates shteterore dhe mesuesit e shkollave shteterore ne menyre te detyrueshme duhet qe te anetaresoheshin ne Partine Fashiste. Ne shkolla u vendosen drejtore italiane. Ne programet shkollore u fut sistemi arsimor fashist. Gjuha italiane u be e detyrueshme. Gjithashtu u hapen shkollat e mbremjes per ti mesuar popullsise kete gjuhe. Nxenesit dhe mesuesit qe nuk pershendesnin ne menyre fashiste perjashtoheshin prej tyre. Nderkohe qysh ne muajt e pare te pushtimit, ne Fier u dynden ne mase shume italiane si: sipermarres, punetore, fermere, nepunes dhe njerez te profesioneve te ndryshme. Ne zonen bujqesore te Fierit nuk u vendosen kolone italiane siç ndodhi ne zonen e Fier Sheganit ne Lushnje, ku Musolini i dhuroi 56403 ha toke nga pasuria shteterore shoqerise bujqesore "Italba". Gjate viteve 1939 – 1940 ne menyre te organizuar ne Shqiperi u vendosen 60 000 punetore italiane te cilet u shperndane kryesisht ne zonat industriale. Nje zone e tille ishte dhe zona naftembajtese e Patosit. Ne te AIPA zbuloi ne vitin 1941 rezervat e para te naftes, te cilat filluan te shfrytezohen duke u transportuar drejt Vlores dhe nepermjet saj drejt Italise. Ne ditarin e tij te dates 24 Maj Konti Ciano njofton se marredheniet midis punetoreve shqiptare dhe italiane ishin te mira. Ndersa shtresat e tjera te italianeve dhe oficeret i trajtojne shqiptaret me mentalitet kolonial.

1. Roli i Partise Fashiste ishte perhapja e ideologjise se fashizmit per edukimin dhe organizimin e Rinise. Detyre tjeter e saj ishte dhe zgjidhja e problemeve punetore – punedhenes.
2. Organizate ndihmese e paspunes.
3. Histori e Shqiperise fq 137 Tirane 1984

Ne Shqiperi vershuan edhe prodhimet e industrise italiane. Ky fenomen nisi pas bashkimit doganor te 20 Prillit 1939 dhe u shoqerua me pasoja per prodhuesit vendas, kryesisht artizane, nje pjese te te cileve i rrenoi ekonomikisht. Keshtu ndodhi edhe ne qytetin e Fierit me prodhuesit e vegjel si: robaqepesit, kovaçet, teneqexhinjte, kepuceberesit etj. Konkurenca e mallrave italiane i detyroi keta zejtare te mbyllnin punishtet e tyre gje qe keqesoi gjendjen ekonomike te familjeve te tyre1. Pushtimi solli edhe inflacion ekonomik sidomos ne vitet e mevonshme. Ne vitin 19422 çmimi i 1 kv miser ne qytetin e Fierit arriti 250 - 300 franga shqiptare, nje fakt qe tregonte krizen ekonomike.

1. Ushtria italiane per nevoja te saj ndermerrte veprime te tilla qe ishin te paligjshme dhe kunder interesave te popullit. P.sh. ne Grize Lenginas ne prill 1940 pati konflikt midis fshatareve dhe trupave italiane qe kerkonin te zhvillonin manovra ushtarake ne nje territor ku ndodheshin tokat e mbjella me grure.
2. Ne vitin 1941 – 1943 qyteti i Fierit numeronte 7300 banore.

Previous Previous Next Next