Arsimi, kultuara dhe sporti 1914 – 1939
E para shkolle e arsimit shqip ne qytetin e Fierit u hap ne 12 shkurt 19141. Ajo ishte e tipit plotore2 dhe ndodhej ne lagjen Shkoze (sot 1 Maj). Çelja e saj ishte rezultat i perpjekjeve te patrioteve fierake per te plotesuar kerkesat e vazhdueshme arsimdashese te qytetareve, per te arsimuar femijet e tyre. Programi shkollor perbehej nga lendet: gjuhe, matematike (arithmetike dhe gjeometri), kendim, kaligrafi, histori, gjeografi, vizatim, gjuhe e huaj dhe gjimnastike. Tekstet me te cilat punohej ishin pergjithesisht te vjeter qysh nga koha e rilindjes kombetare. Metodologjia qe perdorej prej mesuesve ishte tejet skolastike dhe e ngurte, e mbushur me masa ndeshkimore. Hapja e shkolles se qytetit te Fierit do te pasohej me hapje shkollash ne te gjithe zonen perreth si Myzeqene e vogel ashtu dhe Mallakastren. Keto shkolla kishin me shume karakterin e kurseve kunder analfabetizmit dhe ishin produkt e klimes tejet arsimdashese, qe ishte krijuar qysh gjate viteve te fundit te Rilindjes, si dhe masave qe mori qeveria kombetare e Vlores per arsimin. Gjate periudhes se Luftes se Pare Boterore shkolla funksionoi normalisht. Ne vitet 1916–1918 arsimi per moshat 7 deri 14 vjeç u be i detyrueshem, ndersa ne programet e shkollave u futen programet dhe metodat austriake. Me largimin e austrohungarezeve dhe vendosjen e trupave italiane arsimi mori goditje. Kjo per arsye se mesuesit i kthyen shkollat ne vende te propogandes antiitaliane. Keto veprime sollen reagime te ashpra nga ana e pushtuesve. Kjo gjendje do te ndryshoje menjehere gjate vitit 1920. Me iniciativen e Ministrise se Arsimit Kombetar u thirr ne Lushnje (15 gusht), Kongresi i Pare Arsimor3, i cili percaktoi strategjine e arsimit shqiptar. Vetem dy jave pas ketij kongresi hapet ne qytetin e Fierit ne 1 shtator 1920 shkolla e femerore e tij. Si godine shkollore sherbeu nje ndertese e pershtatshme qe ndodhej prane ures se gurte mbi Gjanice. Fillimisht shkolla filloi funksionimin me 60 nxenese nen drejtimin e mesueses Polikseni Pogaçe. Me vone shkolla femerore ne saj te punes se mire te mesuesve te saj do te behet nje shkolle e degjuar per rezultatet e arritura.
1. Rrapi Bardhi. "Historia e arsimit te Myzeqese" fq. 108
2. Shkollat plotore ishin peseklaseshe.
3.Ne kongresin e pare arsimor moren pjese edhe nje pjese mesuesish nga treva e Fierit, si Ikonom Dhima, Naun Prifit etj.
Pas vitit 1925 shkollat fillore nisen ne rrugen e konsolidimit dhe te ngritjes cilesore te tyre. Ne to u futen programe dhe metoda bashkekohore si dhe u ruajt karakteri laik dhe kombetar i arsimit. Ne saje te punes se madhe dhe pasionante te mesuesve, shkolla u be vater e edukimit atdhetar dhe qytetar te nxenesve. Deri ne vitin 19381 nenprefektura e Fierit kishte 27 shkolla fillore ku mesonin 2669 nxenes dhe jepnin mesim 55 mesues. Veçanerisht varferia ekonomike e bente te pazbatueshem ligjin e detyrimit shkollor. Problematike per arsimin mbeten edhe mangesite e shumta materiale. Ne periudhen e viteve 20 – 30 te shekullit te XX u bene perpjekje edhe per zhvillimin e kultures. Ne 20 shkurt 1922 u botua numri i pare i gazetes "Djersa e Bujkut". Kryeredaktori i saj ishte Gani Aliko. Gazeta ishte e perdyjavshme dhe perveç problemeve agrare trajtonte edhe çeshteje te karakterit politik, ekonomik dhe shoqeror. Botimi i metejshem i saj deshtoi per probleme ekonomike. Ne vitet 1924 – 1938 u zhvillua arkeologjia me germimet qe u organizuan ne qytetin antik te Apolonise. Keto germime u zhvilluan nga nje mision arkeologjik francez. Ky mision drejtohej nga arkeologu Leon Rei dhe kishte ne perberjen e tij 1 arkitekt dhe 15 punetore. Qe nga viti 1930 prane ekspedites u caktua si vezhgues i Ministrise se Arsimit dhe Kultures arkeologu shqiptar Hasan Ceka2. Ai mori ne dorezim te gjitha objektet qe zbuloi kjo ekspedite me te cilat u ngrit muzeu arkeologjik i Vlores. Si godine e tij u caktua shtepia ku ne 28 Nentor 1912 ishte shpallur pavaresia kombetare. Pas pushtimit fashist te Shqiperise ky muze u grabit prej italianeve. Leon Rei dhe misioni i tij ne Apoloni zbuloi gjate viteve 1930 – 1938 disa monumente te rendesishme si Buleterionin, Odeonin, Biblioteken etj. Gjate viteve 1930 mori zhvillim nje gjini e tille sic ishte arti skenik. Per karakterin e tij terheqes pavaresisht se nisi mbi baza amatore ai mori nje zhvillim te dukshem ne kete periudhe. Ne vitin 1933, ne lokalin e Zeko Kokes3, nje grup arsimtaresh dhe zanatçinjsh shfaqen te paren veper skenike. Ajo ishte komedia e autorit Kristo Floqi "Do te vras veten". Regjisori i trupes ishte mesuesi Llaqi Kola, i diplomuar ne shkollen Normale te Elbasanit.
1. A. Bozgo "Gjeografia e rretheve" fq 103
2. Hasan Ceka (1900 – 1999). Lindi ne qytetin e Elbasanit ne vitin 1909. Pasi perfundoi studimet per arkeologji ne Austri filloi te punoje si arkeolog ne Shqiperi. Ne vitin 1930 u angazhua me misionin arkeologjik francez te drejtuar nga arkeologu Leon Rei. Njihet si themeluesi i arkeologjise shqiptare qe lindi "pas çlirimit", duke ruajtur nje rol te rendesishem ne krijimin e muzeut arkeologjik ne Tirane dhe organizimit te nje sere ekspeditash kerkimore ne qendrat arkeologjike. H. Ceka eshte dhe numiasti i pare shqiptar. Ne Apoloni ai punoi per rreth 40 vjet duke perfunduar germimet e ndermarra nga Leon Rei.
3. Gazeta Fier Times 48
Trupa teatrale perbehej nga aktoret: Andon Poro, Sokrat Pogaçe, Paskal Pogaçe, Jorgji Panda, Jorgji Kovaçi, Sotir Argjendari, Jorgji Koshovari, Nasi Bego etj. Ne vitin 1937 kjo trupe organizoi turneun e saj te pare dhe te fundit ne qytetin e Beratit me komedine e Kristo Floqit "Fe dhe Kombesi". Po ne vitin 1937 veprimtaria e grupit teatral u nderpre. Ne fillim te viteve 20 te shekullit te XX ne qytetin e Fierit fillon aktiviteti i kultures fizike dhe sportive. Te rinjte fierake qe ishin studente dhe ktheheshin ne stinen e veres per pushime sollen edhe lojen e futbollit. Ajo menjehere u perhap ne rrugicat plot pluhur te qytetit ku luhej me topat prej lecke. E para ndeshje zyrtare e futbollit ne Fier ishte ajo qe u zhvillua ne 17 qershor 1924 midis ekipeve te Fierit dhe atij te Vlores, aktiviteti i organizuar nga shoqeria "Bashkimi". Ne veren e vitit 1925 nje grup studentesh themeluan shoqerine e pare sportive me emrin "Apolonia". Gjate vitit 1928 ajo mori pamjen e nje klubi sportiv, i cili kishte stausin dhe kryesine e vet, qe planifikonte dhe drejtonte çdo gare dhe ndeshje. Nga aktivitetet sportive me te rendesishme permendim ndeshjet e futbollit, qe pas krijimit te Federates Shqiptare te Futbollit ne vitin 1929 moren karakter te organizuar. Aktivitete te tjera ishin garat çiklistike ne itineraret Fier – Roskovec – Fier dhe Fier – Zharrez – Fier. Ne fushen e Grecallise u zhvilluan edhe gara hipizmi. Gjate vitit 1934 organizohet nga shoqerite sportive te Vlores, Fierit, Lushnjes dhe Beratit aktiviteti i perbashket i titulluar kupa e Myzeqese, e cila u fitua nga ekipi i Apolonise1. Po ne vitin 1936 ky ekip fiton kupen e III-te te federates shqiptare te sportisteve. Shoqeri te tjera sportive qe u krijuan ne Fier ishin: Myzeqeja (1927), Sport Klub Fieri (1930), Ballkanikja (1930). Ne vitin 1938 normalistet e ardhur nga Elbasani sollen edhe lojen e bukur te Basketbollit qe pas Luftes se Dyte Boterore do te behet nje loje mjaft popullore. Gjate periudhes se pavaresise aritje te rendesishme pati edhe mendimi pedagogjik, letersia dhe publicistika. Ne historine e pedagogjise zune nje vend te veçante punimet e Perikli Ikonomit, mesuesi i shkolles plotore. Ky autor plotesoi me tekste disa nga nevojat e ngutshme qe kishte arsimi i kohes. Ne vitin 1922 doli libri "Atdheshkronja e plote".
1. Goleshenuesi me i mire i kesaj kupe u shpall futbollisti fierak Andon Papuçiu i cili ne vitet 30 te shekullit XX luajti edhe me ekipet e Vlores, Beses, Beratit.
Ne te autori paraqiti parimet kryesore te didaktikes, kerkesat metodiko – shkencore te mesimdhenies dhe njohuri historiko – gjeografike per vendlindjen. Ky liber u pasua ne vitin 1926 nga libri i dyte "Atdheshkronja Praktike" ne te cilen Perikli Ikonomi zgjeron njohurite e dhena ne librin e pare. Ndersa ne vitin 1933 ky autor botoi nje tjeter tekst shkollor, te titulluar "Mineralogjia dhe mesimet kimike", ku pershkruhen mineralet dhe cilesite e tyre natyrore. Perseri P. Ikonomi ne vitin 1935 botoi nje tjeter liber. Ai titullohej "Historia e Tomorrit dhe Dodona Pellazgjike", permbajtja e te cilit eshte historiko – shkencore. Nje intelektual shumeplanesh qe ushtroi veprimtarine e tij ne vitet 30 – te ishte edhe Jakov Milaj. Ai u shfaq ne shtypin shqiptar si historian, publicist dhe etnopsikolog. Gjate punes se tij ne gazeten "Arberia" njohu ne vitin 1936, "Poetin e mjerimit", Migjenin. Do te jete J. Milaj njeriu qe mori si amanet ate dite korriku te vitit 1938 "Vargjet e Lira" nga Migjeni, ne Torre Feliçe, per t’i sjelle ne Shqiperi. Pikerisht ky njeri do te botoje ne vitin 1944 ne Tirane, te vetmen veper antropologjike shqiptare. Libri qe titullohej "Raca Shqiptare" u prit shume mire nga intelektualet ne Tirane dhe Kosove. Ne menyre shkencore dhe kompetente, J. Milaj pershkruan qarte tiparet antropologjike te shqiptarit me te gjitha karakteristikat e tij. Ne fund te viteve 30-te shkrimtari Hysen Emiri botoi te parin vellim letrar ne letersine fierake. Libri titullohej "Xixellime", dhe permblidhte nje cikel me poezi, permbajtja e te cilave ishte me tematike te ndryshme. Nje gjini e artit qe u zhvillua gjate kesaj periudhe ishte dhe muzika qytetare. Nen ndikimin e muzikes folklorike ne qytetin e Fierit kenga myzeqare krijoi karakterin dhe tipologjine e saj. Kryesisht e tipit homofonik dhe me pak ne tipin diafonik ajo doli si nje nentip origjinal i muzikes qytetare te jugut, duke patur tipare te perbashketa me kenge e Beratit, Vlores dhe me tej (Toskerise). Kenget qytetare fierake dallohen per harene, karakterin mediativ dhe ate humoristik. Tekstet e tyre jane poezi folklorike qe bartin vecorite e gjuhes shqipe. Ne to gjejme nuanca krahinore, ndikime te muzikes bizantine dhe shume pak turqizma. Motivet e ketyre kengeve jane marre nga jeta e fshatit, dashuria, puna, njerezit, etj. Ato bartin sinqeritet dhe shume here aty del ne pah figura e femres. Tipike per kete muzike edhe edhe grupi i Sazeve, burimi i te cilit eshte muzika vokale e Toskerise. Nje forme origjinale e saj eshte kabaja e cila u zhvillua si gjini e mirefillte e ketij arti popullor. |