Shnderrimet demografike
Regjistrimi i pare demografik i bere nga shteti shqiptar eshte ai i vitit 1923. Sipas tij Fieri ishte nenprefekture nen varesine e Beratit1. Ne perberjen e tij futeshin dy krahina: rrethi i qendres, ne te cilin bente pjese rrethi i Fierit me 71 fshatra, 2193 shtepi e 12 760 banore dhe krahina e Semanit me 22 fshatra, 305 shtepi dhe 1940 banore. Vete qyteti i Fierit perbehej nga 5 lagje (Pasha, Bishanak, Shkoze, Belik, Kishe) dhe kishte 1493 banore nder te cilet 991 kristiane ortodokse dhe 502 myslimane per nga besimi fetar. Zona te tilla si Libofsha, Cakrani dhe Roskoveci qe sot perfshihen ne rrethin e Fierit, sipas ndarjes administrative te asaj kohe benin pjese perkatesisht ne nenprefekturen e Lushnjes, Mallakastres2 dhe prefekturen qendrore te Beratit. Ne periudhen midis dy lufterave boterore treva e Fierit, pesoi progres dhe ndryshime demografike. Ne te ndikuan drejtperdrejt zhvillimet ekonomike, shoqerore, politike te vendit, por edhe pasojat e politikes se shteteve fqinj. Popullsia vendase, myzeqaret mbeten gjithmone mbizoterues mbi grupet e popullatave qe erdhen dhe u vendosen ne kete treve. Gjate fillimit te shekullit XX deri ne vitet e Lufes se II-te Boterore ne zonen e Myzeqese se Fierit u vendosen mjaft leber, te cilet zbriten nga Kurveleshi dhe zona te tjera Laberise. Keta u bashkuan me grupin e leberve te "vjeter" qe ishin vendosur ne Myzeqe qysh gjate gjysmes se pare te shekullit XIX. Pas vitit 1913 ne Myzeqe u vendos grupi i pare i popullates se ardhur nga krahina e Çamerise, kur kjo krahine shqiptare u la jashte kufijve nga Konferenca e Ambasadoreve te Londres. Grupi i dyte i çameve erdhi ne vitin 1923 kur qeveria greke nen pretekstin se popullsia shqiptare e Çamerise ishte turke filloi debimin e saj nga trojet e saj shekullore. Ne fillim te viteve 20 te shekullit XX ne Myzeqene e Fierit erdhen dhe u vendosen mjaft familje kosovare te debuara nga Kosova si rezultat i politikes antishqiptare te mbreterise serbo – kroate – sllovene (Jugosllavise).
1. " Shqypnia"- "Njoftime gjeografike" Shkoder 1923 fq. 101 – 104
2. A.Q.SH. F 251. V 1924, D 79. F 160
Edhe nenprefektura e Mallakastres bente pjese ne prefekturen e Beratit. Ajo perbehej nga dy krahina. Rrethi i qendres ku perfshihej Ballshi me 34 fshatra, 2389 shtepi, 12 165 banore dhe krahina e Cakranit me 20 fshatra, 937 shtepi, 5085 banore. Qendra e nenprefektures Ballshi, ishte me shume nje fshat prej 243 banoresh dhe 5 mehallash (Hysaj, Yzeiraj, Malaj, Llakaj dhe mehalla e poshtme).
Qeveria shqiptare mori masa per te ndihmuar emigrantet kosovare qe vinin ne Shqiperi duke iu dhene toka nga pronat shteterore1. Ne vijim te kesaj politike ne vitin 1923 parlamenti shqiptar nxorri ligjin e "instalimit te emigranteve" nga i cili perfituan toka nga cifligjet shteterore bujqit e debuar nga Jugosllavia dhe Greqia. Sipas tij u akordua nje shume 10 000 franga ari per blerjen e parmendave2, pendeve te qeve dhe farera. Keto ju dhuruan atyre se bashku me nje sasi toke prej 2.5 ha per cdo familje3. Kosovaret e pare qe erdhen i perkisnin atyre familjeve patriotike, anetaret e te cilave luftuan ne çetat e levizjet kaçake kunder pushtuesit serb ne vitet 1918 – 1923. Me pas erdhen ato familje qe u debuan nga autorietet jugosllave gjate zbatimit te "Reformes Agrare Kolonizuese" ne Kosove. Kjo popullsi krijoi fshatra te rinj dhe lagje te reja ne fshatrat e vjeter vendas. Ky element u perpoq qe t’i ruante traditat e tij si ne dialekt, ne zakone dhe rite. Nga te dhenat kadastrale te vitit 19274 ne Fier ishin vendosur ne 18 fshatra te ndryshem 160 familje Kosovare.
Per shkaqe te ndryshme ekonomike dhe shoqerore ne Myzeqene e Fierit u vendosen edhe grupe te ndryshme popullatash te ardhur nga Toskeria si nga: Mallakastra, Berati, Gjirokastra, Shpati, Verça etj. Keto grupe kane qene relativisht te vogla ne numer, dhe te ardhura ne kohe te ndryshme. Beratasit erdhen ne periudhen nga shpallja e Pavaresise e deri gjate viteve 20 – 30 te. Ata blene toka dhe filluan ushtrimin e aktivitetit tregtaro–zejtar. Po keshtu vepruan gjate viteve te shtetit shqiptar 1920 – 1939 edhe mjaft gjirokastrite. Grupi i toskeve5 ishte me i madhi nga te gjithe grupet e te ardhurve ne Fier. Migrime te vogla per shkak te fenomenit shoqeror te gjakmarrjes pati edhe nga Gegeria, gjithsesi ky grup ishte shume i vogel. Krahas grupeve te mesiperme ne kete treve u vendosen edhe nje grup i vogel boshnjakesh.
Ata ishin nga rrethinat e Rozhajes dhe Novi Pazarit dhe erdhen se bashku me kosovaret, te debuar nga politika serbe e spastrimit etnik. Nderkohe grupin me te hershem te te ardhurve e perbenin arumunet (vllehet), te cilet perbeheshin nga disa grupe si: Voskopojaret, Grebenaret, Ujaniket, Frasherlinjte dhe Grabovaret.
1. Histori e Shqiperise maket, fq 176 – 177, Tirane 1994
2. Rr. Zojzi. "Ndarja krahinore e popullit shqiptar" Etnografia shqiptare fq. 57.
3.Deri ne prill 1935 ne Shqiperi erdhen 2895 familje kosovare me 10 888 fryme. Ato vazhduan te vinin edhe ne vitet e mevonshme. Emigrantet kosovare u vendosen ne shume krahina te Shqiperise sidomos ne Lushnje, Fier, Durres, Kruje dhe Shkoder.
4. Mark Tirta ne "Studime Historike" Nr.3-4 1991.
5. Po aty
Voskopojaret ishin te paret qe u vendosen ne qytetin e Fierit dhe rrethinat e tij. Ata ishin kryesisht tregtare dhe zanatcinj. Nga bashkejetesa e gjate me vendasit ata sot i gjejme te asimiluar plotesisht. Grupi i dyte ishte ai i Grebenareve, te cilet erdhen nga zonat e Thesalise dhe Pindit. I treti grup i vlleheve ishte ai i Ujanikeve, qe se bashku me grupin e dyte perbejne bashkesite me te vogla te kesaj popullate. Grupi i katert i kesaj bashkesie qe u vendos ne Myzeqene e Fierit ishte ai i Frasherlinjve. Ata u vendosen ne kete treve qysh nga fundi i shek. XIX dhe e vazhduan ngulitjen e tyre edhe gjate shekullit te XX. Duke ardhur me vone frasherlinjte i kane ruajtur te forta traditat dhe gjuhen e tyre.
Nje kategori tjeter popullate qe ka ardhur me shpejt se te gjitha grupet e tjera migruese jane romet. Ata njihen nga vendasit me emrin "arixhinj". Dokumenti me i vjeter qe deshmon per kete komunitet, eshte deshmia e Pukevilit1, i cili i ndeshi ata gjate vizites se tij ne 1806 ne Fier. Sipas tij kjo popullsi u vendos ketu diku nga shekulli XIII. Arixhinjte jetonin ne fise dhe benin nje jete endacake. Profesionet e tyre ishin artizanati dhe tregtia e prodhimeve te tij.
Popullsia e ardhur nga krahina te ndryshme solli elemente te reja kulturore te cilat rane ne kontakt me kulturen vendase duke u shkrire ne kushtet e reja shoqere. U krijuan edhe elemente te reja qe kishin te benin me menyren e jeteses, lidhjet fqinjesore, nderimin e profesionit, lidhjet shpirterore, transmetimin e pervojave popullore etj. Te ardhurit pak nga pak nuk mbeten ata qe ishin. Ata iu pershtaten kushteve te reja2. Mesuan prej vendasve shume tradita, por u dhane edhe atyre tipare te traditave te tyre. Myzeqari qe ishte me i lidhur me punimin e tokes ua dha keto cilesi malesoreve te ardhur. Ai u mesoi atyre si punohen hapesirat e gjera te fushes bregdetare e cila ndryshon nga natyra e tokave te zonave malore. Te dy grupet, si vendasit dhe te ardhurit vendosen midis tyre marredhenie shume te mira ne te gjitha aspektet jetesore, si tipar i qyteterimit shqiptar. Zhvillime demografike pati edhe qyteti i Fierit. Deri ne vitin 1938 qytetit iu shtua popullsia e cila ariti shifren 4700 banore. Kesaj popullsia i sherbente nje personel mjeksor i perbere prej tre mjekesh, tre infermieresh dhe nje mami. Ne vitet 1920 – 1938 qytetit iu shtuan edhe dy lagje te reja si lagjet "Liri" dhe "Kastriot".
1. Fransua Pukevil. "Ne oborin e vizirit te Janines" Tirane 2000
2. Mark Tirta. "Veshtrim rreth popullsise te ardhur ne vendbanimet e reja bujqesore" Etnografia shqiptare nr 13
|