Ilirjan Gjika

Kryengritja e Fierit

Ne pranvere te vitit 1934 ne Shqiperi ishte formuar "Organizata e Fshehte" me qender ne Tirane dhe dege ne shume qytete te Shqiperise. Ajo ishte nje organizate e formuar nga perfaqesues me formim te ndryshem politik dhe nga shtresa te ndryshme shoqerore. Ne te morren pjese elemente te tille si: borgjeze, tregtare, nepunes, pronare te medhenj tokash, oficere dhe ish oficere, si dhe njerez me bindje republikane, nacionaliste dhe komuniste.
    Nje pjese e tyre ishte prekur nga reformat shteterore te ndermarra nga regjimi i Zogut. Ata kerkonin permbysje te tij dhe shpalljen e Shqiperise republike. Ndersa pjesa tjeter e organizates kerkonte qe pasi te merrte pushtetin ti imponohej mbretit, me qellim qe ai te shpallte pluralizmin politik dhe te pengonte nderhyrjen italiane ne Shqiperi. "Organizata e Fshehte" drejtohej nga Ali Shefqet Shkupi, ish oficer i larte i nxjerre ne lirim. Ky grupim kishte vendosur te realizonte nje grusht shteti te kombinuar me nje kryengritje te armatosur per te marre pushtetin. Per kete qellim ai ngriti deget e tij ne qytete dhe krahina te ndryshme te Shqiperise. Policia e shtetit ra ne gjurme te saj ne mesin e vitit 1935 dhe kryengritja shpertheu perpara kohe, duke bere veprime te nxituara ne disa zona. Per shkaqe qe dihen ajo shpertheu vetem ne Fier dhe Skrapar1. Ne qytetin e Fierit, nen drejtimin e Koste Çekrezit2 dhe Musa Kranjes3, nisen veprimet, pikerisht ne oren 1500 te dates 14 gusht. Qysh nje dite me pare, Musa Kranja njoftoi te gjithe fshatrat perrreth se te nesermen ne mengjes (14 gusht), te gjithe burrat e afte per te kryer sherbim ushtarak te grumbulloheshin perpara tregut te qytetit te Fierit. Jo pa qellim u zgjodh e merkura e 14 gushtit, pasi ne Fier zhvillohej pazari dhe grumbullimi i njerezve nuk do te binte ne sy. Kryengritja filloi me arrestimin e nenprefektit Hasan Lame4, i cili ishte informuar per fillimin e kryengritjes dhe po pregatitej per tu nisur qe te informonte Tiranen. Arrestimi i tij u be nga Musa Kranja, ne ambientet e godines se nenprefektures.

1. Kryengritesit e Skraparit te drejtuar nga Riza Cerova iu drejtuan qytetit te Beratit. Aty ndodhi ndeshja me forcat qeveritare te cilat i goditen kryengritesit duke i detyruar te terhiqen ne male. Riza Cerova i plagousr vendosi te arratisej ne Jugosllavi, por vdiq rruges ne pyllin e Marjanit prane Pogradecit.
2. Kost Çekrezi, gazetar dhe ish politikan shqiptar. Kishte dale nga burgu ne vitin 1935 pasi me pare kishte marre pjese ne Organizaten e Fshehte te Vlores.
3. Musa Kranja, oficer i xhandarmerise shqiptare me graden toger. Kryente detyren e postkomandantit te xhandarmerise ne Fier.
4. Jakov Milaj, "Pjesemarrja dhe kontributi i myzeqareve ne kryengritjen e Fierit. Gazeta Myzeqeja Tetor 1995

Pas ketij akti filloi ne sheshin perpara Bashkise se qytetit mitingu me qytetaret e Fierit dhe fshataret e ardhur nga Myzeqeja dhe Mallakastra. Fjalimet u mbajten nga Koste Çekrezi, Musa Kranja dhe Zenel Hekali. Ky i fundit shpalli perpara popullit fillimin e kryengritjes, kurse Koste Çekrezi njoftoi pjesemarresit se ne Tirane pushteti i Zogut kishte rene dhe se qeveria e re revolucionare e kishte derguar ate ne Fier si perfaqesues te saj. Musa Kranja ne fjalimin e tij ftoi te gjithe te pranishmit te perkrahnin regjimin e ri. Rreth 1501 vete vendosen te perkrahnin "Qeverine e re" te krijuar ne Tirane. Me ta u bashkuan edhe 11 xhandaret e postes se qytetit qe ishin te gatshem te ndiqnin eprorin e tyre. Nderkaq kur mitingu ishte ne piken kulmore, rreth 30 metra larg mberriti me makinen e tij gjenerali Leon De Gilardi2, figura e trete e hierarkise ushtarake shqiptare, qe vinte menjehere pas mbretit Zog dhe ministrit te luftes, gjeneral Xhemal Aranitasit. Gjenerali Gilardi kryesonte nje njesi te madhe ushtarake ne Berat. Ai rastisi te kalonte permes Fierit per nje vizite private ne Pojan (Manastirin e Apolonise), dhe pa nga afer se ç’po ndodhte. Nje grup kryengritesish e ndaluan prane nderteses se bankes se vjeter dhe pasi kembyen me te disa replika te shpejta e ekzekutuan menjehere3, prane mercedesit te tij. Pas kesaj ngjarjeje kryengritesit moren masat e para. U shpall shtetrrethimi. U ndalua dalja e makinave jashte qytetit, u nderprene lidhjet telefonike dhe telegrafike me qytetet e tjera etj. Veprime te metejshme per te marre autoritetin ishin dhe krijimi i komisionit administrativ i drejtuar nga Spiro Papa. Ai kishte ne perberjen e tij si anetare: Dr. Kostandin Kallogjerin, Dr. Musa Delvinen, Ramiz Omarin, Idriz Bulon, Taqo Bozon, Sotir Bitrin dhe Duran Qadhimin. Per te drejtuar bashkine u zgjodh drejtues R. Omari. Kurse Komandat i vendit u caktua Hekuran Maneku, i cili krijoi patrullat qe do te ruanin qetesine dhe rendin, ne te gjithe qytetin e Fierit dhe rrethinat e tij.

1. Bernd Fisher. "Mbreti Zog dhe perpjekjet per stabilitet ne Shqiperi". Fq. 254 – 257.
2. Leon De Gilardi ishte oficer me origjine belge. Ai erdhi ne Shqiperi ne vitin 1914 me forcat e komisionit nderkombetar te kontrollit. Mori pjese ne te gjitha ngjarjet politike ne Shqiperi. Ne vitin 1924 mbajti anen e Ahmet Zogut dhe e ndoqi ate ne Jugosllavi. Pas ‘Triumfit te Legalitetit" ai kreu detyren e adjutantit te Zogut.
3. Gjeneral Gilardi u vra nga xhandaret Xhevair Abazi dhe Myrteza Dajlani

Ne mbremje kryengritesit e Fierit dhe Mallakastres rreth 200 veta, te hipur ne kamione, me ne krye Kranjen dhe Çekrezin marshuan drejt Lushnjes. Sipas planit ata mendonin qe ne hyrje te saj te takoheshin me kryengritesit e Beratit dhe Skraparit. Ketu ata u takuan vetem me kryengritesit e Karbunares te drejtuar nga Taulla Sinani. Se bashku tentuan te futeshin ne Lushnje, por ndeshen ne qendresen e xhandarmerise lokale, e cila menjehere i goditi me arme. Te dy palet paten nje shkembim zjarri qe nuk shkaktoi te vrare. Te deshperuar nga qendresa e forcave qeveritare kryengritesit u terhoqen me panik duke u shperndare ne drejtim te Fierit. Terheqja u be me peshtjellim te plote dhe pa qellim rigrupimi. Nderkohe lajmi kishte mberritur ne Tirane. Qeveria morri masa te menjehershme ushtarake. Nje batalion u nis nga Tirana per ne Lushnje, kurse nje tjeter nga Elbasani. Me te mberritur ne Lushnje komanda e operacionit pa se gjithçka ishte e qete, ndaj dha urdher per te marshuar drejt Fierit, ku mendohej se ishte qendra e rrebelimit. Ne Fier keto forca mberriten ne mengjesin e dates 15 gusht pa hasur asnje lloj rezistence. Sapo dy batalionet e ushtrise mberriten ne qytet, komanda e tyre shpalli gjendjen e shtetrrethimit, duke marre nen kontroll te gjitha pikat e rendesishme. U shpernda komiteti i perkohshem adminisrativ dhe filluan arrestimet. Gjithashtu nisi veprimtarine e saj gjykata e posaçme politike. Sapo, trupat qeveritare iu afruan Fierit, Kranja, Çekrezi, Zenel Hekali dhe 2–3 persona te tjere u nisen drejt bregdetit dhe u arratisen ne Itali me peshkarexhen italiane: "Due Fratelli" te drejtuar nga Ranjo Nikolo, e cila ishte ankoruar ne skelen e Semanit. Kryengritesit e tjere qe u arratisen ne periferin e Fierit iu dorezuan pa perjashtim xhandarmerise. Kryengritja e zuri te papergatitur shtetin shqiptar, ndaj edhe goditja qe ai dha ishte e percaktuar nga paniku. Ministri i brendshem Musa Juka, i terbuar nga shperthimi i kryengritjes, qe u konsiderua si disfate e tij, mori masa shume te ashpra policore. Prania ushtarake ne Fier arriti ne 500 vete, ndersa ne te gjithe vendin u arrestuan 1500 vete1, kryesisht pjesetare te organizates se fshehte. Filluan operacionet ndeshkimore ne te gjithe zonen e Fierit dhe Mallakastres. Komanda e operacionit i telegrafonte çdo 3 ore ministrise se brendeshme. Paralelisht gjykata e posaçme filloi proceset gjyqesore.

1. M. Belegu. "Kryengritja antizogiste e Fierit" 1935

Kryetari i trupit gjykues ishte Ali Riza Topalli, komandant i operacionit. Anetare te tij ishin, majori Hamza Kuçi, kapiten Zef Prenushi dhe gjyqtaret Petro Martini dhe Sadri Faslliu. Prokuror ishte Kiço Bisha, prokuror i pergjithshem i gjykates se posaçme kunder krimeve politike. Gjykimi u be nen nje regjim terrrori. Mbi te burgosurit qe u vendosen ne shkollen e Bishanakes dhe burgun e Durresit u ushtruan edhe torturat e ndryshme, praktike e zakonshme e policise shqiptare. Gjyqi u zhvillua ne pese procese ne oborrin e shtepise se Qemal Vrionit, i cili ishte nje nga te arestuarit. U gjykuan 530 persona. Ne grupin e pare benin pjese 11 xhandaret e postes se Fierit. Pas nje seance qe zgjati 3 ore, ata u konsideruan fajtore dhe u pushkatuan menjehere prane sheshit te nenprefektures. Gjykimet e tjera kishin te benin me elementet civile qe kishin marre pjese ne kryengritje. Per keta gjyqi dha 42 denime me vdekje dhe 160 denime me burgim te perjetshem. Midis personave te denuar figuronin edhe anetaret e disa familjeve te degjuara dhe me influences siç ishin familjet: Vrioni, Dibra dhe Vlora1. Ndaj ketyre personave gjykata nxori prova te dores se dyte. Keto prova deshmonin per nje pakenaqesi te pergjithshme ndaj mbretit, qeverise dhe disa personave te veshur me pushtet si, ministrit te brendshem Musa Juka, ministrit te luftes Xhemal Aranistasi dhe adjutantit te Zogut Abdyrrahman Krosi.
    Gjyqi perfundoi ne 17 shtator pasi punoi me intensitet per nje muaj rresht, duke lene ne Fier nje klime terrrori, e cila arriti kulmin ne daten 26 shtator, kur ne sheshin perpara nenprefektures u var ne litar Hekuran Maneku2. Kryengritja e Fierit pesoi disfate sepse ajo nuk ishte e organizuar mire dhe se regjimi gezonte nje mbeshtetje te mjaftueshme shoqerore ne vend. Ajo ishte shprehja me e fuqishme e pakenaqesise qe ekzistonte ne vend ndaj regjimit dhe nderhyrjes italiane. Shperthimi i saj ne Fier tregonte se ne qytet egzistonte nje ndergjegje e larte politike dhe nje berthame e fuqishme borgjezo-intelektuale.

1. Nuredin Vlora ishte djali i kryeministrit te sulltanit turk Abdyl Hamitit
2. Gjyqi e akuzoi Hekuran Manekun si atentatorin e gjeneral Gilardit, megjiese akuza nuk e provoi dot fajesine e tij.

Previous Previous Next Next