Ilirjan Gjika

Triumfi i Legalitetit

Kthimi i Ahmet Zogut dhe i perkrahesve te tij ne pushtet u paraqit me termin "Triumf i Legalitetit". Ne fuqi erdhi qeveria e rrezuar e Iljaz Vrionit, ndersa pushteti u perqendrua ne duart e komandantit te operacionit, kolonel Ahmet Zogut1. Ne 27 dhjetor 1924 u shpall gjendja e jashtezakonshme. Me shperndarjen e shoqerise Bashkimi se bashku me te dy deget e saj, filloi perndjekja, arrestimi dhe persekutimi i perkrahesve te revolucionit. Vendi u nda ne kater zona ushtarake nen drejtimin e komandanteve lokale, te cilet moren ne dore pushtetin civil, gjyqesor dhe ushtarak. Fieri u perfshi ne zonen jug-perendimore dhe u la nen "kujdesin" e komandatit te forcave te operacionit Hysni Demes, te cilat qendruan ketu per disa muaj me rradhe. Keto forca u bene mbeshtetja e autoriteteve lokale qe u rivendosen dhe filluan riorganizimin e administrates te perbere me njerez besnike te regjimit. Ne 21 janar 1925 u shpall Republika Shqiptare qe funksionoi deri ne 1 shtator 1928, kur u zevendesua me regjimin Monarkist. Dokumentat deshmojne se deputeti i qytetit te Fierit Spiro Papa ne kete periudhe ishte nje nga 18 senatoret e dhomes se larte te Parlamentit Shqiptar. Gjate periudhes 14 vjeçare te drejtimit politik te Ahmet Zogut ndodhen nje sere ngjarjesh me karakter ekonomik, shoqerore dhe politik qe lane gjurmet e tyre ne kujtesen e kohes, dhe tek banoret e Fierit.
    Me 11 maj 1925 u zhvilluan zgjedhjet e reja parlamentare ku sipas ligjit te ri qe doli pas tyre filloi riorganizimi i adminstrates civile. Vendi u nda ne prefektura ku secila perj tyre kishte nen varesi dy a me shume nenprefektura, dhe krahina. Perfektura e Beratit kishte nen juridiksionin e saj perveç nenprefektures se Lushnjes dhe Skraparit edhe nenprefekturen e Fierit dhe ate te Mallakastres se bashku me krahinat e tyre. Gjate ketyre viteve nis edhe depertimi i kapitalit te huaj ne ekonomine vendase. Kryesisht ne vendin tone erdhen kompani te fuqishme qe interesoheshin per nxjerrjen dhe shfrytezimin e naftes. Ne vitin 1925 shoqeria Anglo-Perisane "Oil Company" mori per te shfrytezuar per kerkimin e vendburimeve te naftes nje siperfaqe prej 250 000 ha.

1. Historia e Shqiperise, fq.310-315. Tirane 1984

Kjo siperfaqe perfshinte zonen e rrjedhjes se poshtme te lumit Seman, Patosin dhe Buzmadhin. Pas kerkimeve te pafrytshme ne Ardenice kjo kompani u largua duke ia lene vendin e saj shoqerise "Hekurudhat e shtetit Italian" e cila krijoi degen e saj A.I.P.A me qender ne Kuçove. AIPA mori per shfrytezim nje siperfaqe prej 164 000 ha ku futej territori midis Semanit dhe Vjoses duke perfshire dhe Mallakastren. Marreveshja ekonomike e huas shteterore S.V.E.A e nenshkruar ne vitin 1925 me Italine, filloi te zbatohet ne vitin 1927. Programi qeveritar kishte planifikuar perdorimin e saj per ndertimin e rrugeve dhe urave. Me keto fonde ne vitet 1926-1937 u ndertua rruga Lushnje – Kolonje – Mbrostar. Si trase e saj sherbeu rruga e dikurshme e dekovilit, te cilen e kishin ndertuar Austriaket gjate Luftes se Pare Boterore. Gjate ketyre viteve nje shoqeri gjermane ndertoi Uren e Mbrostarit dhe ate te Mifolit me konstruksion metalik, fabrikuar ne Dortmund. Me shpalljen e tij "Mbret i shqiptareve" ne vitin 1928, Zogu premtoi se do te bente nje reforme agrare. Per kete u krijua nje komision i posaçem i cili do te shqyrtonte problemin e pronesise. Ne vitin 1929 prane tij erdhi edhe profesori italian Lorenconi, specialist i kesaj fushe. Ai pasi studjoi situaten formuloi nje projekt mbi reformen agrare dhe ja paraqiti keshillit te shtetit, i cili pasi beri nje sere ndryshimesh ia kaloi parlamentit per miratim. Ne 30 maj 1930 parlamenti miratoi kete ligj me emrin:"Ligji i reformes agrare". Ai u shoqerua edhe me kontraten "tip" e cila percaktonte marredheniet ndermjet pronarit te tokes dhe bujkut. Reforma agrare u be ne nje kohe kur pakenaqesia e bujqve çifçinj po shtohej shume dhe qeveria kerkonte qe t’i paraprinte ndonje levizjeje te fshataresise me karakter agrar. Mbreti Zog kerkonte qe te trembte edhe disa nga pronaret e medhenj me te cilet i kishte prishur marredheniet, qe pas shpalljes se monarkise. Reforma agrare permbante nje ligj te tille sipas te cilit çifligu i nje latifondisti ndahej ne 3 pjese1. Pjesa e pare qe perbehej nga nje sasi prej 40 ha do t’i lihej latifondistit per nevojat e tij familjare, plus 5 ha qe i lihej çdo anetari te familjes. Sasia e tokes qe mbetej ndahej ne 2 pjese, 2/3 e saj i mbetej perseri pronarit, ndersa pjesa tjeter prekej nga reforma agrare. Ajo i jepej fshatarit pa toke kundrejt nje shume prej 20 franga ari per hektar qe do t’i paguante, per llogari te arkes se shtetit. Pas dekretimit te ligjit nga Mbreti ne 3 maj 1930 filluan pergatitjet per zbatimin e reformes. Ne Tirane u krijua Drejtoria e Pergjithshme e reformes agrare. Ajo dergoi ne Fier 6 teknike qe do te masnin tokat dhe nje jurist qe do te zbatonte reformen.

1. Historia e Shqiperise, fq.359. Tirane 1984

Ky komision do te hetonte dhe to te merrte ne shqyrtim edhe problemin e tokave te çifliqeve shteterore te grabitura me pare. Sapo u perhap lajmi i zbatimit te reformes agrare ne Fier pati nje ndryshim te madh te prones tokesore. Çifligaret filluan te reagojne me shpejtesi dhe veprime te zgjuara. Tendeca e ruajtjes se prones i detyroi ata te perdorinin metoda te tilla si shitje fiktive dhe te kalonin token ne pronesi te te gjithe anetareve te familjes duke e copetuar ate ne prona me te vogla. Ky veprim ishte mjaft i studjuar prej pronareve sepse mbi keto prona te zvogeluara nuk mund te vepronte reforma. Realisht pronat e familjes me te degjuar sic ishte ajo Vrioni, qe reforma mendonte t’i prekte ne sasi te konsiderueshme nuk ishin siç kishin qene kohe me pare. Tokat e tyre ishin zvogeluar pasi nje pjese e tyre u ishin dhene si prike vajzave te martuara te kesaj dere, me pinjolle te dyerve me te degjuara te bejlereve. Megjithate reforma hasi kundershtimin e pronareve sepse ata bene nje presion shume te forte ndaj qeverise. Nen kete trysni adminstrata shteterore u tregua e dobet dhe e paafte per realizimin e saj, sepse reforma preku vetem nje pjese te çifligjeve shteterore dhe private. Nga pronaret private reforma vuri dore mbi pronat e Kahreman dhe Nexhmedin Vrionit. Nga keto perfituan kryesisht familjet e emigranteve te ardhur nga Kosova dhe nje pjese e vogel e bujqeve vendas, te cilet u shnderruan ne pronare te vegjel1. Pas vitit 1935 reforma u la ne harrese. Kjo tregoi se ajo nuk ishte serioze dhe pati me shume karakter demagogjik, duke u ndermarre per qellime te caktuara politike. Ne vitin 1929 Shqiperia u perfshi nga kriza ekonomike boterore e cila zgjati deri ne vitin 1935. Kriza pati karakter shkaterrues ne te gjitha fushat e ekonomise kombetare. Nga kriza e mbyllen veprimtarine e tyre shume zejtare dhe tregtare te vegjel te qytetit te Fierit. Goditje mori edhe bujqesia dhe blegtoria. Prodhimi bujqesor pesoi nje renie te madhe. Fuqia blerese ra shume, çmimet e prodhimeve bujqesore e blegtorale pesuan renie te madhe, si ato te misrit, grurit, leshit dhe lekureve. Ne vitin 1934 arriti kulmi i papunesise, rrenimit te bujqeve fshatare dhe falimentimi i zejtareve dhe tregetareve. Deme te konsiderueshme pesoi edhe financa ndersa perpjestime te medha mori dhenia nga privatet e huave dhe fajdeve, ku kamata arriti te ishte 100%.

1. A.Q.SH. Fondi 271 Dosja 921. "Letra e dhomes se tregetise dt.31 maj 1937 derguar Ministrise se Ekonomise Kombetare". Viti 1937

Ne borxhe te medha u zhyt edhe fshataresia, te ciles shteti dhe çifligaret i kerkonin edhe ne kete periudhe detyrimet nje per nje. Kjo etape krize vazhdoi deri ne vitin 1935 kur vendi filloi te dilte dalengadale nga gjendja e rende. Bujqesia, blegtoria, artizanati dhe tregtia filluan te dilnin nga gjendja e meparshme dhe filluan te "merrnin" fryme, me lirisht. Dega e pare e ekonomise qe u stabilizua ishte bujqesia. U shtuan prodhimet e drithit, bagetive, vezeve, lekureve, bulmetrave etj. Pas saj edhe deget e siper permendura te ekonomise u futen ne rrjedhen e zhvillimit te parakrizes. Megjithate ne vitet e Pavaresise Kombetare midis dy luftrave boterore qyteti i Fierit pati shnderrime te rendesishme ekonomike dhe shoqerore. Ne vitin 1938 ne qytet ekzistonin magazina te medha mallrash1 dhe nje rrjet te gjere tregtar. Tregtaret ishin te pajisur me liçenca tregtimi per brenda dhe jashte vendit. Per shit-blerje perdoreshin edhe kambialet dhe çeqet. Ndersa per te perballuar fluksin tregtar shteti ndertoi ne vitin 1935 tregun e ri bujqesor, qe filloi funksionin e tij krahas tregut te vjeter te qytetit. Deget kryesore te ekonomise se qytetit te Fierit qe funksionuan ne periudhen e viteve 20 – 30 te shekullit XX perfaqesoheshin nga disa fabrika te industrise se lehte dhe ushqimore. Ne vitin 1937 dhoma e tregtise se qytetit numeronte 309 zejtare, tregtare dhe industiraliste nen juridiksionin e saj1. Industria ushqimore perfaqesohej nga nje fabrike mielli e shoqerise "Myzeqeja" me pronar Qemal Puton, dhe dy fabrika qe perpunonin vajin e ullirit, me pronare Kozma Niton dhe Idriz Bulon. Keto prodhime destinoheshin per eksport ne tregun e jashtem. Industria e lehte perfaqeoshej nga nje fabrike sapuni me pronar Ligor Panajotin, i cili kishte nje punishte qe prodhonte qese letre, qe plotesonte te gjitha nevojat e konsumatoreve brenda territorit te shtetit Shqiptar. Nje tjeter prodhues ishte edhe Hamza Koka, punishtja e te cilit prodhonte kallepe akulli per rrjetin e sherbimeve. Ne qytet funksiononin deget e tre shoqerive aksionere kombetare. Shoqeria "Stamles" qe merrej me prodhimin e duhan-cigareve, shoqeria elektrike shqiptare "SESA", kishte nje central elektrik qe prodhonte energjine elektrike te qytetit, ndersa shoqeria "Sita" merrej me nxjerrjen e kripes ne bregdet. Ne kete shoqeri kishin aksione dhe tre qytetare fierake, si: Loni Gjini me 10 aksione, Qemal Vrioni 15 aksione dhe Hashi Gjino 15 aksione1.

1. I.Fishta-Th. Kareco. "Prona Private ne Shqiperi 1924-1944"

Fieri si qytet kishte edhe dy agjensi transporti. Njera prej tyre mbante emrin "Vlora" dhe mbulonte udhetimet ne linjen Fier – Tirane, ku bileta e udhetimit kushtonte 3 franga shqiptare. Rrjeti tregtar kishte 23 kafene dhe pijetore, 3 farmaci, 3 hotele, 22 dyqane manifakture (metrazhi), 20 rrobaqepsi, 5 restorante, 2 argjendari, 10 dyqane mishi, 10 mullinj bloje me motor, 2 dyqane riparim biçikletash etj. Ne vitet 30 ushtronin tregtine ne Fier dhe dy tregtare hebrenj. Ata tregtonin manifakture dhe quheshin: Josef Kantozi dhe Jakov Solomoni. Te dy ishin anetare te dhomes se tregtise se qytetit. Si qender e prodhimeve bujqesore dhe blegtorale ne Fier ndodheshin 37 çifliqe shteterore me siperfaqe 54 316 dynym dhe 40 çifliqe private me siperfaqe me te madhe se 40 ha secila. Toka e punueshme zinte nje siperfaqe prej 19 923 dynymesh, kullotat ishin 7187 dynym, kurse 13 700 dynym e zinte keneta, qe shfrytezohej kryesisht per gjueti. Latifondistet me te medhenj ishin anetaret e familjes Vrioni, te cilet e posedonin token ne kete forme pronesie: Kahreman Vrioni 40 823 dynym, Avdi e Sali Vrioni 20 644 dynym, Nafie Vrioni 21 022 dynym, Sami Vrioni 19 655 dynym, Galip Vrioni 10 150 dynym, Nexhmedin Vrioni 14 323 dynym. Bujqesia mbeti ne po ato kushte siç kishte qene edhe me pare. Mbizoteronin ne te rendimentet e uleta dhe dhenia e tokes me qera. Ne zonen fushore kultivoheshin misri, gruri, elbi, thekra, tershera, duhani dhe rreth 20 lloj perimesh dhe bostanesh. Te perhapur ne trajten e kopshteve ishin drufrutoret dhe kultura e hardhise (rrushi me ere). Pengese serioze e zhvillimit bujqesor ishte moçalizimi i fushes1. Blegtoria mareshtronte buajt2, gjedhet, dhente dhe shpendet. Zona kodrinore perveç kultivimit dhe mbareshtrimit te pothuajse te njetave kulturave bujqesore dhe blegtorale dallohej veçanerisht per vreshtarine dhe ullirin. Nga perpunimi i tij nxirreshin sasi te konsiderueshme vaji. Perpunimi behej me mullinj te vegjel qe quheshin ne popull "mengra". Sipas statistikave te ekonomise sasia e mengrave te fshatrave kodrinore ishte e tille: Peshtani 17 te tilla, Krapsi 8, Kuqari 3, Rusinja 5, Dukasi 8 dhe Cakrani 40.

1. Ne fund te viteve 30 E.B.A (Etna Bonifica Albanese) projektoi tharjen e kenetave ne Shqiperi. Ne kete projekt perfshiheshin edhe kenetat e Myzeqes se Fierit si: Hoxhara dhe Roskoveci. Fillimi i luftes se II boterore beri qe projekti te braktisej.
2.Buajt jane race gjedhesh qe mbarteshin vetem ne Myzeqe.

Previous Previous Next Next