Ilirjan Gjika

Revolucioni i Qershorit 1924

Me vrasjen e Avini Rustemit ne 20 prill 1924 opozita politike shqiptare akuzoi qeverine e kryeminstrit Shefqet Verlaci per kete akt dhe refuzoi te marre pjese ne punimet e Asamblese Kombetare (Parlamentit). Ne keto kushte nje sere krahinash dhe autoritetesh lokale nuk e njohen qeverine e Tiranes. Deputetet e opozites duke shoqeruar trupin e pajete te Aviniut1 u larguan ne Vlore, per t’i dhene atij lamtumiren e fundit. Varrimi i tij e organziuar nga shoqeria "Bashkimi2". Ai u be diten e 1 majit 1924 dhe u shnderrua ne nje manifestim te madh politik. Pas ketij mitingu deputetet e opozites dhe perfaqesues te krahinave te ndryshme organizuan nje kuvend te pergjithshem. Punimet e tij u zhvilluan ne 2 maj ne ambientet e hotelit "Iliria". Kuvendi i dergoi dy ultimatume qeverise nepermjet te derguarit te saj ne Vlore, Eqerem Vlores. Pas heshtjes se saj, shoqeria Bashkimi i drejtoi ne daten 5 maj nga qyteti i Vlores nje thirrje gjithe rinise shqiptare. Me ane te saj e ftonte rinine ne kryengritje te armatosur kunder regjimit politik. Ne fillimin e kryengritjes shoqeria Bashkimi duke bashkerenduar veprimet me forcat ushtarake shqiptare nisi sulmin e saj nga Vlora drejt Tiranes. E drejtuar nga inxhinjeri Permetar Remzi Baçe dhe anetaret e kryesise Shyqyri Tragjasi, Perikli Papingu, Arqile Ndini, ajo nisi marshimin ne drejtim te Fierit. Batalioni i shoqerise i cili mbante nje uniforme te vecante pa ndeshur asnje rezistence nga forcat qeveritare u fut ne qytetin e Fierit dhe e ktheu ate ne qender te komandes se tij per vazhdimin e metejshem te mesymjes. Fronti i luftimeve u vendos ne brigjet e Semanit ndermjet fshatrave Petove dhe Mbrostar. Disa dite me vone vija e luftimeve u spostua ne lindje, perseri ne brigjet e lumit Seman, ne sektorin e fshatrave Jagodine – Beline3, ku u zhvilluan luftime qe zgjaten 6 dite.

1. Avni Rustemi pas atentatit qe ju be ne 20 Prill 1924 nga Isuf Reci, lengoi dy dite ne spitalin e Tiranes dhe vdiq ne 22 Prill nga hemoragjia ne mushkri. Perpara se te vdiste ai e la amanet qe te varrosej ne qytetin e Vlores.
2. Shoqeria Bashkimi u krijua ne 13 Tetor 1922 me iniciativen e Avni Rustemit dhe te bashkepunetoreve te tij. Qendra e saj ishte ne Tirane, ndersa deget e saj u ngriten ne qytete dhe krahina te ndryshme te Shqiperise. Kjo shoqeri vazhdoi rrugen e federates "Atdheu". Roli i saj ishte qe nepermjet arsimit, shtypit dhe organizimit te rinise dhe intelektualeve te luftonte per edukimin patriotik, bashkimin kombetar dhe vendosjen e demokracise. Kjo shoqeri luajti nje rol te rendesishem ne jeten politike te vendit te atyreve viteve.
3. Beqir Sinani. "Ne vijen e frontit Beline-Jagodine". Gazeta Myzeqeja Nr.3

Nga zhvillimi i ketyre luftimeve forcat qeveritare u terhoqen dhe batalioni duke u bashkuar edhe me kryengritesit e tjere çliroi Lushnjen, Kavajen dhe perparoi drejt Tiranes. Disa dite me vone ne 16 qershor u krijua qeveria e perkoheshme e Fan Nolit. Me vazhdimin e metejshem te revolucionit, ajo shpalli programin e saj (19 qershor), ku percaktohej si detyre imediate "Çrrenjosja e feudalizmit ne vend", si dhe ndermarrja e reformes agrare. Kjo deklarate programatike e qeverise se dale nga i quajturi Revolucioni demokratiko-borgjez u mireprit nga popullsia e Myzeqese dhe Mallakastres, me shprese se do te permiresonte gjendjen e bujkut duke e çliruar ate nga gjendja e veshtire ekonomike-shoqerore. Fatkeqesisht ajo mbeti vetem ne leter, megjithese ne zonen e Fierit u zhvillua nje veprimtari e gjere nga dega lokale e shoqerise Bashkimi1. Ajo organizoi nje sere mitingjesh ne Fier, ne Libofshe dhe Roskovec ku fshataresia kerkonte me kembengulje zhdukjen e çifliqeve dhe zbatimin e reformes agrare. Karakteri i ketyre grumbullimeve ishte teresisht anti bejlereve, pronare te tokave, te cilat qeveria e Nolit kishte deklaruar t’i sekuestronte dhe me to te krijonte fondin qe do t’i shperndahej fshatareve nepermjet reformes argrare. Mitingu me i madh anti feudal qe u organizua nga shoqeria Bashkimi ne qytetin e Fierit ishte ai i muajit shtator 19242. Ai u mbajt perpara shtepise se Vrionasve, te cilet ishin pronaret me te medhenj te tokave ne kete treve. Kerkesat e fshataresise se Fierit ju shprehen qeverise se Nolit nepermjet letrave dhe telegrameve, ne te cilat kerkohej shpejtimi i zbatimit te programit qeveritar per zgjidhjen e problemit agrar. Per te arritur qelimet e saj shoqeria Bashkimi krijoi edhe deget e saj lokale ne kete treve si: ato te Fierit, Libofshes dhe Ballshit. Dega e Fierit u krijua ne ditet e para te korrikut 1924 per kete qellim nga Tirana erdhen te deleguarit e shoqerise te drejtuar nga Naun Grigor Prifti. Mbledhja themeluese u mbajt ne nje dhome te hotelit "Liria". Organizatori i saj ishte Kiço Konomi.

1. H. Kordha, T.Gjoleka, "Shoqeria Bashkimi", fq.134 2. Vlash Papa "Revolucioni i Qershorit ne kujtimet e bashkekohesve" fq.112-113

Ne kete mbledhje morren pjese: Naun Prifti1, Kiço Konomi, Xhemil Muço, Vangjel Lulja, Fani Puka, Todi Shallapi dhe Vlash Papa. Me pas ne te u perfshine edhe elemente te tjere liberal-demokrate si: Durhan Qadhimi, Vllas Papathanasi, Qazim Kudhesi, Asaf Çipi etj. Ne degen tjeter te Bashkimit ne Libofshe morren pjese elemente si: Jovan Leshi, Loni Gjergji, Kozma Mimi, Myhdin Hoxha, Arif Xhindoli, Zijandin Hoxha, Ahmet Qazimi, Zoi Ndreko etj. Nje dege tjeter e kesaj organizate u formua ne Ballsh edhe per Mallakastren2. Iniciatoret e krijimit te saj ishin Zenel Hekali, Novruz Hamitaj dhe Rustem Shehu. Te trija keto dege morren pjese ne Kongresin e Pergjithshem te shoqerise Bashkimi te mbajtur ne Tirane ne datat 1-9 gusht 1924. Po ne kete muaj dega e Fierit ftoi degen simoter te Vlores per te organizuar nje ndeshje futbolli, me qellim bashkepunimi lokal. Per te pritur "miqte" vlonjate qe drejtoheshin nga Halim Xhelo dhe Sezai Çomo. Pritja u be tek ura e Mifolit. Te nesermen ne oren 1200 ne fushen e Bishanakes u zhvillua ndeshja e futbollit midis ekipeve te Fierit dhe Vlores e cila perfundoi ne barazim. Pas ndeshjes ne sheshin e bashkise u zhvillua nje tjeter miting antifeudal i perbashket. E gjithe kjo veprimtari shkaktoi pakenaqesi dhe reagim tek grupi tjeter. Periudha e fundit e qeverisjes se Fan S. Nolit u perfshi nga anarkia e cila solli nje sere krimesh ne qytetin e Fierit dhe rrethinen e tij, te cilen e vuajti ne kurrizin e tij populli. Me triumfin e legalitetit ne dhjetor 1924 u vendosen struktuarat e meparshme shteterore dhe u ndalua veprimtaria e shoqerise Bashkimi e cila u shpernda.

1. Naun Grigor Prifti ish bashkepunetor i Fan Nolit. Lindi ne Libofshe ku morri dhe mesimet e para. Pasi kreu kursin Pedagogjik ne Normalen e Elbasanit filloi punen si mesues ne Myzeqe. Ne 1919 arrestohet nga Italianet. Merr pjese ne krye te patrioteve myzeqare ne luften e Vlores. Gjate vitit 1924 u rreshtua perkrah Shoqerise Bashkimi ne Revolucionin e Qershorit. U largua nga Shqiperia ne vitin 1924 se bashku me emigracionin shqiptar. Ne vitin 1925 shkoi per studime ne BS. Ne vitin 1933 emerohet rektor i Universitetit te Tbilisit ne Gjeorgji. Vdiq ne vitin 1934 ne Suhun, Gjeorgji.
2. N. Hamitaj. "Mallakastra dhe Hekali ne rrjedhen e shekujve", fq.167. Fier 2000

Previous Previous Next Next