Jeta politike
Ne vitin 1921 ne Shqiperi u zhvilluan per here te pare zgjedhjet parlamentare. Ne keto moren pjese partite politike shqiptare te kohes si: Partia Popullore dhe Partia Perparimtare. E para mbronte interesat e borgjezise se re shqiptare qe po lindte dhe intelektualve, te cilet kerkonin krijimin e nje shteti demokratik Shqiptar. E dyta ishte partia e bejlereve (pronareve latifondiste) qe kerkonte te ruante perveç pushtetit ekonomik edhe ate politik te trasheguar nga e kaluara.
Edhe ne qytetin e Fierit perpara zgjedhjeve elektorale u be ndarja shoqerore sipas spektrit te ketyre grupimeve politike. Ne vitet 20 te shekullit XX Fieri ishte nje nenprefekture e shtetit Shqiptar, ku ne fshat mbizoteronte ekonomia bujqesore dhe marredheniet gjysmefeudale mbi token, kurse ekonomia e qytetit te Fierit ishte e tipit zejtaro – tregtar. Pjesa me e madhe e banoreve te qytetit perbehej nga zanatçinj te varfer si: rrogozaxhinj, opingare, teneqexhinj, kallajxhinj, kovaçe dhe bakenj, qe vuanin nga arbitrariteti i bejlereve. Keshtu ata u bene perkrahes te flakte te Partise Popullore. Edhe popullsia e fshatit qe ishin bujq te raskapitur, me shpresen e realizimit te nje reforme agrare dhe ne shenje urrejtje ndaj bejlereve perkrahen kete parti. Sipas ligjit per zgjedhjet te shpallur ne 5 dhjetor 1920 parashikohej nje votim me dy raunde. Per cdo 500 veta do te dilte nje zgjedhes i dyte qe do te perfaqesonte 12 000 fryme. Keta zgjedhes do te votonin per deputetet e Parlamentit shqiptar. Zgjedhesit e dyte duhet te kishin mbushur moshen 25 vjec, ndersa kandidaturen per deputet mund ta vinte cdo shtetas mbi 30 vjec. Zgjedhjet1 u zhvilluan te qeta dhe ashtu si dikur ne kohen e Perandorise Osmane fituan kandidatet bejlere, anetare te Partise Perparimtare. Nje proces i tille kishte ndodhur kudo ne te gjitha ato vende ku pronaret e tokave ishin njerez me influence dhe fuqi ekonomike.
Krejt ndryshe ndodhi me zgjedhjet bashkiake te zhvilluara nje vit me vone (1922)2. Ne to fitoi kanditati i forcave demokratike Llazar Kilica3. Kryetari i ri i bashkise dallohej si "demokrat dhe njeri i ndershem" qendroi ne kete detyre per dy vjet (1922 – 1924). Gjate mandatit te tij ai ngriti lagjen e re te qytetit me emrin "Liri"4, e cila do te shnderrohet ne shkak te konflikteve te reja. Ne vitet 1921 – 1924 shpertheu konflikti i ashper klasor ne qytetin e Fierit, midis familjes Vrioni dhe vegjelise. Ishte koha kur ndryshimet ekonomike, shoqerore dhe politike po shembnin strukturat dhe privilegjet e vjetra, qe ishin trasheguar qe nga koha e ish Perandorise Turke. Kjo shihej me shqetesim nga grupi i bejlereve, te cilet me te gjitha menyrat dhe format perpiqeshin te ruanin influencen politike dhe ekonomike.
Ne kete konteks ndodhi vrasja e Sif Çukos nga Mbrostari. Motivi i saj ishte hakmarrja. Sif Çukua kundershtoi per te derguar angari "qete e punes", qe do te mbartnin material ndertimi per te ndertuar sarajet e reja te Vrionasve. Duke kundershtuar urdherin e tyre ai arriti tu mbushte mendjen qe nje gje te tille ta benin edhe bashkefshataret e tij. Eshte fakt qe ne vitin 1921 akoma ne Fier ekzistonte angaria si element i feudalizmit, te cilin Europa e kishte flakur tej shume kohe me pare. Vrasja e Sif Çukos tregonte se ekzistonte represioni dhe arbitrariteti i perfaqesuesve te familjeve latifondiste ndaj bujqeve- çifçinj. Keta njerez nuk ambjentoheshin dot me ndryshimet demokratike qe po pesonte shoqeria shqiptare. Per ta, maredheniet midis tyre dhe vegjelise duhet te mbeteshin si me pare dhe çdo ndryshim luftohej edhe me mjetet me ekstreme, armet dhe dhunen. Ne kete konflikt nderhyri edhe shoqeria Bashkimi e Fierit, e cila mbajti nje pozicion te ashper antifeudal duke perkrahur vegjeline.
1.E drejta e Votes i jepej te gjithe shtetasve shqiptare me banim ne qytet qe kishin mbushur moshen 20 vjec. Perjashtoheshin nga kjo e drejte grate dhe anetaret e forcave te armatosura.
2. J. Milaj "Ne Fier demokracia do te fitoje" doreshkrime. Fq 2.
3. Llazar Kilica eshte vellai i Tonç Kilices kryetarit te bashkise se Fierit qe ngriti flamurin ne 29 Nentor 1912 ne qytet. Me pare kishte punuar si mesues ne qytetin e Beratit.
4. Deri ne vitin 1922 qyteti i Fierit kishte kater lagje si: Lagjet Belik, Shkoze, Pasha dhe Kishe.
5. Ne librin e tij Bashkite e Shqiperise botuar ne Tirane ne vitin 1937 autori Teki Selenica na njofton se Fieri ishte Bashki e kategorise se dyte, kurse Ballshi bente pjese ne kategorine e trete.
Perveç manifestimeve antifeudale qe organizoi kjo shoqeri1 ajo nxiti qytetaret fierake qe te merrnin pjese aktive ne hapjen e tregut te ri. Vetem gjate pese muajve te dyte te vitit 1924 ne lagjen Liri u ngriten menjehere 30 dyqane dhe shtepi nga vegjelia. Ngritja e tyre krijoi fizionomine e re te kesaj lagjeje, e cila nisi aktivitetin e saj krahas atyre te vjetrave te qytetit te Fierit. Me nje ashpersi te tille ndodhi edhe konflikti per lagjen "Liri". Qe ne fillimin e jetes se saj ajo shfaqi tendencat per tu shnderruar ne nje qender te re tregtare. Nje gje e tille nuk u interesonte pronareve te tregut te meparshem, sepse e konkuronte ate. Gjate zhvillimit te ketyre ngjarjeve, vritet ne tetor 1924 Sotir Barja dhe Driza Mystehak. Arsyeja e kesaj vrasjeje ishte se ai ndertoi ne lagjen Liri te paren furre buke , ndertimi i se ciles do te sherbente si shembull qe te tjere qytetare te Fierit te ngrinin dyqane dhe te ushtronin aktivitetin e tyre tregtar. Bashkia e Fierit veproi ne keto vite si organ i zgjedhur ashtu sic e parashikonte ligji i dates 25/12/1921. Prane ketij organi ekzekutiv vepronte keshilli bashkiak i cili perbehej nga Kryetari dhe 12 anetare. Ata zgjidheshin nga populli per nje periudhe 3 vjecare. Midis 3 anetareve te keshillit te cilet kishin marre shume vota zgjidhej Kryetari i Bashkise. Te drejten e kesaj zgjedhjeje e kishte ministri i brendshem2.
Me keshillin bashkiak mund te zgjidheshin te gjithe ata njerez qe kishin te drejten e votes dhe shtetesine shqiptare. Kompetencat e bashkive ishin ne fushen e administrimit te tregtise, ndertimit, shendetesise, mirembajtjes, rendit etj. Personeli I tij perbehej nga: sekretari, arketari, llogaritari, daktilografisti, nepunesit e taksave, mjeku, xhandaret etj. Bashkite kishin te ardhura ta mjaftueshme per te shpenzuar. Ato merreshin nga nje sere taksash, por ne fushen e kontabilitetit kishe abuzime dhe mbizoteronte paaftesia ne mbledhjen e detyrimeve.
1. Shoqeria Bashkimi me dy deget e saj (te Fierit e te Libofshes) drejtoheshin nga Kiço Thanas Konomi. Kiçua ishte me origjine nga fshati gjirokastrit, Labova e Zhapes. Ne profesion ishte arsimtar dhe ne vitin 1924 ai ishte drejtor i shkolles se Fierit. Njihej si mik i Avni Rustemit dhe si njeri qe kishte armiqesi me bejleret te cilet i akuzonte ashper per shfrytezimin e vegjelise. Kete pozicion ai e mbajti edhe gjate revolucionit te Qershorit te vitit 1924 duke u bere nxitesi kryesor i mitingjeve antifeudale.
Pas triumfit te Legalitetit dhe shtypjes se revolucionit, bejleret e Fierit si njerez me influence nuk mund ta toleronin me nje njeri te tille si Kiço Konomi. Urrejtja ndaj tij ishte e madhe per shkak te problemeve te medha qe u kishte sjelle. Ne dhjetor 1924 Kiçua u debua nga Fieri dhe vdiq ne vitin 1927 ne qytetin e Vlores nga semundja e turbekolozit ne moshen 50 vjeçare.
2. Valentina Duka. Qytetet e Shqiperise ne vitet 1912-1924 fq.134-135. Tirane 1997
|