Me shtetin shqiptar
Ne korrik 1918 trupat austrohungareze u larguan nga Fieri duke filluar terheqjen. Vendin e tyre e zune italianet, te cilet qe nga Vjosa e zhvendosen frontin e luftes drejt veriut. Ne gazermat, vendqendrimet dhe postat ushtarake austrohungareze u vendosen trupat italiane, te cilat ne qytetin e Fierit u priten me arme nga popullsia. Nderkohe pasi vendosen kontrollin autoritetet italiane ftuan nje pjese te parise vendase per bashkepunim dhe emeruan nje bej ne krye te administrates. Ndersa rrethet patrotike filluan veprimtarine e tyre duke mbledhur arme e grumbulluar njerez. Kesaj levizje autoritetet pushtuese ju pergjigjen me reagime te ashpra, duke internuar mjaft patriote fierake si, ne fushen e Dukatit, Babice, ishullin e Sazanit etj. Ne vijim te kesaj politike italianet do te vrasin ne 15 gusht 1918 ne pyllin e Gjokallise1 patriotin Spiro Saqellari, ndersa familjen e tij do ta internojne ne Narte (Vlore). Pushtuesit bashkepunuan edhe me qeverine e dale nga Kongresi i Durresit2, duke e lejuar ate te shtrinte administraten ne nenprefekturen e Fierit, e cila varej nga prefektuara e Beratit. Populli patriot i Fierit dhe Mallakastres gjate vitit 1919 zhvilloi takime, mbledhje dhe mitingje ku i drejtohej qeverise se Durresit dhe atyre te shteteve fqinj, per respektimin e te drejtave dhe vullnetit te popullit shqiptar per vetvendosje.
Ne 13 mars 1919 populli i qytetit te Fierit3 i mbledhur ne miting nepermjet perfaqesuesve te tij Kahreman Vrioni, Grigor Llazari, Llazar Kilica, Neki Peshtani, Elia Reufi, Josif Gjata, Jani Xoxa dhe Shefqet Zalusha i dergojne Konferences se Versajes ne Paris telegramin, ku protestohet kunder pretendimeve territoriale te fuqive ballkanike dhe denohet veprimtaria e Esat Pashe Toptanit, i cili tradhetonte interesat kombetare. Ndersa ne 31 gusht 1919, populli i Mallakastres, i mbledhur ne Ballsh nepermjet perfasuesve te tij: Halim Hekali dhe Jonuz Kuta i kerkojne qeverise se Durresit nepermjet telegramit te tyre, se populli i Mallakastres shpreh gadishmerine e tij, per mbrojtjen e krahines se Korçes, e cila rrezikohej nga pretendimet e monarkise Greke4.
1. Jakov Milaj, "Doreshkrime"
2. Ne mars 1919 ne qytetin e Fierit u organizua nga populli mitingje proteste kunder planeve antishqiptare qe hartoheshin nga fuqite
fituese te Antantes ne Konferencen e Paqes se Parisit.
3. A.Q.SH. fq 251 V 1919 D10 fq 69
4. A.Q.SH. F DPB. DNr 24.
Disa muaj me vone, pikerisht ne 7 dhjetor 1919 perfaqesuesit e popullit te qytetit te Fierit: Leonidha Pogaçe, Ali Musai dhe Dhimiter Kilica, i dergojne telegrame proteste qeverise se Durresit dhe Parlamentit Italian ndaj marreveshjes Italo-Greke, "Titoni – Venizellos". Te tilla veprimtari te ketij karakteri, vazhduan deri ne mbledhjen e Kongresit te Lushnjes, (21 – 31 janar 1920)1. Komiteti organizator i ketij kongresi per te zhvilluar punimet normale te kuvendit, ne te cilin do te mereshin vendimet historike, i kerkoi ndihme rretheve patriotike te nenprefektures te Fierit. Per te mbeshtetur kongresin nga Fieri dhe Mallakastra shkuan ne Lushnje forcat popullore te organizuara ne baze çetash. Keto forca vepruan krahas atyre te Bajram Currit dhe Ahmet Zogut duke siguruar zhvillimin e qete te punimeve, qe u kercenuan nga karabineria italiane dhe dy batalionet qe dergoi qeveria e Durresit nga Gjirokastra per te shperndare delegatet. Ishte merita e ketyre çetave patriotike qe i frenuan keto forca te xhandarmerise ne qytetin e Fierit se bashku me forcat italiane qe ishin instaluar ne te.
Nje prej detyrave qe u percaktuan ne Lushnje per popullin e Fierit ishte krijimi i komitetit te mbrojtjes kombetare per debimin e pushtuesve italiane nga kjo treve. Duke u bazuar ne keto vendime filloi organizimi dhe goditja me arme e trupave italiane te pushtimit. I tille ishte dhe aksioni i Cakranit. Ne nje fonogram te gjeneralit italian Orlando Freri, derguar komandes italiane te dates 18 prill 1920, thuhet: "… Me 10 prill erdhi ne Cakran nje toge e armatosur. Sapo mberriten perpara gazermes filluan te qellonin me pushke dhe bomba. Nuk eshte hera e pare qe ngjan nje pune e tille…"2 Ngjarje te tilla u bene te zakonshme ne te gjithe territorin e Fierit. Ne keto kushte komanda italiane me qender ne Vlore e vleresoi situaten kritike dhe vendosi terheqjen e tyre nga Mallakastra dhe Myzeqeja. Ne daten 20 – 25 prill 1920 trupat ushtarake italiane braktisen te gjitha instalimet e tyre. Ne daten 5 maj 1920 u krye terheqja e ketyre trupave nga qyteti i Fierit. Gjate kesaj terheqje italianet dogjen depot e armatimit, centralin telefonik dhe objektet ku ishin instaluar me pare. Pasi u terhoqen drejt Vlores ata dogjen e shkaterruan te gjitha lundrat me te cilat kalohej Vjosa dhe lidheshin te dy brigjet.
1. Historia e Shqiperise, vell. III, Tirane 1984, fq. 209 – 219
2. Xhandarmeria shqiptare kercenoi karabinjereve italiane duke i dhene urdher te largohej drejt Vlores
Vetem vendkalimi i Ferrasit pergjate rruges Fier – Vlore nuk u prish, por u la i lire. Keto veprime u bene ne synimin e realizimin e shkeputjes se krahines se Vlores, ashtu siç e parashikonin vendimet e Traktatit te Londres1. Me largimin e italianeve gjate mesit te muajit maj ne Fier u vendos administrata e shtetit shqiptar e dale nga Kongresi i Lushnjes. Pikerisht me vendosjen e kesaj adminstrate, Fieri do te behet piknisje e qeverise se Sulejman Delvines per te perfshire Vloren ne territorin e shtetit shqiptar. Anetaret e komitetit te çlirimit kombetar te Vlores do te vijne ne Fier dhe Mallakaster per te vendosur lidhje me kreret patriote. Nga ky bashkepunim u krijuan dy komitetet e mbrojtjes kombetare si, ai i Fierit dhe i Mallakastres. Keto komisione ngriten nendeget e tyre. Ai i Fierit ngriti deget e tij ne fshatrat Libofshe e Seman, ndersa ai i Malllakastres pati si nendege komisionet e Cakranit, Ballshit dhe Hekalit. Detyra e ketyre komisioneve ishte organizimi i vullnetareve, qe shkuan ne vijen e frontit ne luften e Vlores dhe grumbullimin e ushqimeve per luftetaret. Ato funksionuan gjate gjithe periudhes se zhvillimit te Luftes se Vlores, qe nga muaji maj deri ne fundin e korrikut 1920. Nga nenprefektura e Fierit shkuan ne vijen e frontit tre batalione. Keto forca ishin te parat qe mberiten ne periferi te Vlores, per shkak te afersise gjeografike. Ato u inkuadruan ne Llakatund dhe luftuan italianet ne zonen e Skrofotines. Nga Mallakastra shkuan ne Luften e Vlores 500 luftetare.
Ata u organizuan ne çeta sipas fshatrave, duke u nisur nga dy qendra si: Cakrani dhe Hekali. Edhe forcat vullnetare te Mallakastres u vune nen urdherat e komandes se Llakatundit dhe luftuan ne vijen e frontit qe kalonte nga Panajaja, Bestrova, Cerkovina, Qishbardha, Penkova, Risilia e Çeprati. Nje aspekt i rendesishem i luftes se Vlores eshte se detyra kryesore e prapavijes se perhereshme i kreu gjate gjithe luftes popullsia e Fierit. Ajo furnizoi pa nderprerje luftetaret ne front me ushqime, veshmbathje e barna. Komisionet e siperpermendura u moren me grumbullimin dhe transportimin e tyre deri ne destinacioneve e duhura. Gjate gjithe kesaj kohe puna e tyre u kordinua nga nenprefektura e Fierit, e cila e shnderroi qytetin dhe rrethinat e tij ne bazen me te fuqishme te luftes clirimtare. Nepermjet Fierit shkuan ne vijen e frontit vullnetaret shqiptare te ardhur nga krahinat e tjera te Shqiperise. I gjithe komunikimi i domosdoshem midis "komitetit te Vlores"dhe qeverise Shqiptare, behej nepermjet nenprefektit te Fierit dhe institucionit qe ai drejtonte.
1. Traktati i Fshehte i Londres u nenshkrua ne Londer ne 26 prill 1915
Informacionet dhe orientimet e qeverise se Sulejman Delvines per bisedimet shqiptaro-italiane te Drashovices, lajmet per fitoren e 23 korrikut 1920 ne Vlore, njoftimi per largimin e italianeve kaluan prej zyres telegrafike te qytetit te Fierit. Interesant eshte edhe fakti qe nenprefektura e Fierit, perveç veprimtarive te mesiperme goditi edhe veprimtarine agjenturore qe behej per llogari te Italise. Me urdher te saj xhandarmeria arrestoi nje sere personash, aktiviteti armiqesor i te cileve ishte propaganda ne favor te Italise per te minuar luften e Vlores. |