Ilirjan Gjika

Ndertimet

Ne ditet e sotme disa prej monumenteve me te vjetra te qytetit te Fierit, si ura e gurte mbi Gjanice dhe kisha e vjeter e Shen Gjergjit nuk ekzistojne me, duke e lene qytetin pa kujtese historike. Edhe tregu i vjeter, i ndertuar nga Vrionasit ashtu si dhe tregu i ri i ndetuar me vone, jane shkateruar prej kohesh. Ura e gurte mbi Gjanice quhej ndryshe "ura e kishes" sepse ndodhej prane kishes, po ne ate vend qe ndodhet ura e sotme. Kjo ure u hodh ne ere me dinamit ne vitet e Luftes se II Boterore, gjate terheqjes se ushtrise gjermane.
    Ura u ndertua nga sundimtari i pashallekut te Beratit Kurt Pasha1 ne vitin 1777, ne vendin ku ishte ngritur me pare ura e rruges Egnatia. Ajo perbehej prej dy harqesh, nga te cilet njeri i madh dhe i plote, nen te cilin kalonte lumi dhe tjetri qe ishte i vogel, i cili nuk kryente asnje funksion. Si gjatesi ura kishte gjatesine e ures se sotme dhe me nje gjeresi 4.5m, e ndare ne dy sektore. I pari, me gjeresi 2.5m, sherbente per kalimin e udhetareve dhe qerreve, ndersa i dyti me gjeresi 1m, ishte nje kanal katerkendesh qe perdorej per kalimin e vijes se ujit, e cila lidhte dy nga mullinjte e qytetit, ate te Kashtes dhe ate te Pashait. Datimi i ures gjendet tek doreshkrimi i murgut Kostandin Berati. Ne kete shkrim ai thekson se ne vitin 1777 u ndertua ura e Myzeqese, por pa e specifikuar me emer. Interesant eshte ndertimi i saj ne vendin e sotem i cili duke qene breg i larte kerkonte me shume shpenzime. Fare mire ura e gurte mund te ndertohej diku me poshte aty ku ndodhet sot "ura me shkalle". Vendi me i pershtatshem, dhe terreni me i ulet kerkonte me pak mund nga ustallaret dhe me pak shpenzime. Gjithashtu kjo ure qe lidhte arterin e rendesishem rrugor Vlore – Berat nuk kishte problem nese ndertohej edhe 200 metra me poshte. Fakti qe ajo u ndertua ne kete vend prane kishes, tregon kembenguljen e Kurt Pashes, deshira e te cilit ishte qe ura e re te ndertohej ne vendin e rrenojes se ures se vjeter romake te rruges Egnatia.

1. Jakov Milaj "Fieri yne i lashte" doreshkrime.
2. I vetmi studim i bere per monumentet e vjetra historike te qytetit te Fierit eshte bere nga dr. Jakov Milaj, i cili eshte marre me trajtimin e historise. Doreshkrimet e tij jane autentike dhe permbajne vezhgime te drejtperdrejta, te bera nga autori qysh ne vitet 30 te shekullit XX.

Por monumenti me i bukur dhe madheshtor ka qene kisha e vjeter e Shen Gjergjit, buze lumit Gjanice, e cila u shkaterrua ne vitin 1967 nga shteti komunist dhe u rindertua perseri ne vitin 1999. Kisha ishte faltorja me e madhe ne te gjithe Myzeqene e Vogel. Ajo perbehej prej 3 nefesh, pagezimores dhe dy portikeve. Ne vitin 1923 ne vend te kembanores se vjeter u ngrit kembanorja e re. Si vit i ndertimit te saj merret viti 1782, nga mbishkrimi qe ekzistonte ne murin e absides se saj. Kisha e Shen Gjergjit ka gjasa te jete ndertuar mbi nje tempull kristian me te vjeter, qe ka pasur emrin e Shen Merise. Tek ky mendim te con fakti i gjetjes ne vitin 19221, kur u prishen varrezat e vjetra te kishes, i nje guri varri, ne te cilin ishte gdhendur nje shqiponje dy krereshe e shekullit te XV. N.q.se varreza ka ekzistuar ne kete shekull atehere ky fakt na ben te mendojme se kisha ka ekzistuar qysh ne ate kohe.
    Per tu marre ne konsiderate eshte fakti se nje pjese e kishes se Shen Gjergjit quhej kisha e Shen Merise. Mbi kete baze J. Milaj hodhi tezen se, pas vdekjes se Skenderbeut shume kishave te Shqiperise ju nderrua emri. Ato u pagezuan me emrin e heroit, per te mbajtur gjalle endrren e lirise. Kisha e vjeter e Shen Gjergjit ishte e zbukuruar me afreske te pikturuara nga piktori grabovar Joan Çetiri, rreth vitit 17922. Muret e saj ishin ndertuar me gure, nje pjese e te cileve ishin te skalitur nga mjeshtrit ndertues. Ne vitet 1864 – 1865 Kahreman Bej Vrioni ngriti buze lumit te Gjanices tregun prej 122 dyqanesh, i cili kishte formen e nje bezisteni. Ai kishte dy dyer te medha qe mbylleshin naten dhe ruheshin nga pazvanet. Me vone vendin e ndertimeve te vjetra e zune te rejat, qe u bene ne pershtatje me kohen te tilla si: Hotel Apolonia, Hani, Kafenete, Furra, Mulliri, dyqanet dhe punishtet e zejtareve te ndryshem.

1. Jakov Milaj "Shenime historike per Fierin" doreshkrime.
2. Familja Çetiri nga Grabova ishte nje familje piktoresh qe e ushtroi veprimtarine e saj per nje periudhe 142 vjeçare duke filluar nga qysh me piktorine pare Gjergj Prend Çetirin ne vitin 1775 dhe mbaron me nipin e tij Gjergj Nikoll Çetirin ne vitin 1866. Piktori me i shquar i kesaj familje piktoresh eshte Joan Çetiri, i cili sipas klasifikimit te studjuesit Theofan Popa, ka qene piktori me i mire gjate shekullit te XIX ne kete gjini ne krejt Ballkanin. Verpimtaria artistike e mjeshtrit Joan Çetiri zgjati gjithsej 21 vjet, qe nga 25 mars i vitit 1792 deri ne vitin 1813. Ky piktor e kreu mjeshterine e tij ne pikturimin e 65 kishave e para perj te cilave ishte kisha e Shen Gjergjit te Fierit. Ne krahinen e Myzeqese Çetiret prej Grabove kane punuar ne kishat e Toshkezit, Bishqethmit, Krutjes, Kadipashait, Strumit, Vanajt, Karavastase, Kozares, Halilajt, Zhames, dhe Nartes.

Te gjitha keto godina u ndetuan me gure dhe tulla te cilat mbuloheshin me çati tjegullash. Rruga kryesore e qytetit dhe rrugicat dytesore ishin te pashtruara. Ndersa qyteti zgjerohej me godina te reja dhe shtepi banimi duke krijuar fizionomine e tij, periferia mbarte keto karakteristika. Myzeqeja gjate fillimit te shekullit te XX e shnderroi dal-ngadale banesen fshatare nga nje kasolle e ndertuar me furka druri te nguluar ne toke e me mure te thurur me kallama e balte, ne shtepi te ndertuara me tulla te pjekura. Çatia prej druri e mbuluar me kashte u zevendesua me ate me tjetulla ne forme lugu. Megjithate varferia ne mase, e banoreve te saj, e pengoi zhvillimin e ndetimit sipas kohes, me ndertime te pershtatshme banimi.
    Karakteristika kryesore e baneses fshatare ne Myzeqe ishte shtepia ne forme katerkendeshi me dy dhoma. Njera prej tyre ishte dhoma e zjarrit (matka), e cila nuk kishte oxhak, por vetem nje vater ne mes te dhomes. Dhoma tjeter ishte ajo e fjetjes. Te dy dhomat komunikonin me njera tjetren me nje korridor (hajatin). Ne te ruheshin edhe nje pjese e sendeve shtepiake. Familjet e medha kishin ne qender te tyre "matken", e cila komunikonte me hajatin dhe ky i fundit me dhomat e gjumit, depon dhe ambientet e tjera. Ndetimet ne Myzeqe vuanin nga mungesa e materialeve te ndertimit, siç ishin guret dhe lenda e drurit, megjithese edhe shtepite prej guri nuk mungonin ne kete treve. Ndryshe ishte gjendja e ndertimeve ne Mallakaster ku guri perdorej gjeresisht ne ndertim. Ndertesat ishin nje, ose dykateshe, dhe ato lidheshin me qilarin dhe haurin e bagetive. Kati i siperm shfrytezohej per dhomen e zjarrit qe kishte oxhak e vater dhe dhomat e gjumit. Planimetria e nderteses fshatare mallakastriote ishe ne forme "T"-je. Muret e gurit ndertoheshin me llaç balte dhe lidheshin çdo 60 – 80 cm lartesi me buze lidhese prej druri. Ndertimet ishin te kushtezuara nga pasuria e familjes. Ndryshonin banesat e shtresave te varfra te popullsise nga ato te atyre te pasura, shtepite e te cileve ishin te medha, me ambiente te bollshme dhe te pajisura me komoditetet e kohes.

Previous Previous Next Next