Ilirjan Gjika

Aspekte nga jeta ekonomike – shoqerore dhe kulturore e Treves (Fillimi i shekullit XX)

Ne vitet e para te shekullit XX ne treven e Fierit mbizoteronte varferia ekonomike dhe nje prapambetje e madhe ne te gjitha fushat e jetes. Shumica absolute e popullsise jetonte ne fshat i cili akoma ruante karakteristika te feudalizmit. Nje pjese e vogel e fshataresise kishte pak toke, ndersa pjesa me e madhe e saj punonte ne cifligjet e shtetit dhe ato private. Detyrimet e saj ishin te renda, sepse ajo i detyrohej 1/2 ose 1/3 e prodhimit pronarit. E gjithe fshataresia paguante nje numer te madh taksash, ne para, ne natyre dhe angari. Ne shenimet e Dr. Jakov Milajt1 thuhet se "Myzeqeja nuk kishte fare ndryshim nga Mallakastra. Ne kete te fundit shumica e fshataresise punonte arat e marra me te trete nga agallaret". Kjo shtrese sillej njelloj si bejleret ne Myzeqe. Sjelljet dhe arbitrariteti i tyre mbi fshataret ishte ne nje shkalle te larte.
    Shume bindese dhe treguese eshte deshmia e E. Durhamit per Myzeqene e Fierit ne fillimin e shekullit te XX. "Vendasit jane te krishtere2 jashtezakonisht te varfer, dhe banojne ne kasolle prej balte. Toka eshte prone e bejlereve myslymane qe e kane ndare ate ne cifligje dhe fshataret, te cilet e punojne ate s’jane gje tjeter vecse bujkrober... Me thane se paga me e mire per nje dite pune eshte nje frange, por kjo ishte nje gje e rralle dhe jepej vetem ne raste te jashtezakonshme. Shperblimi i zakonshem per hapje rruge ose per pune ne ndertim ishte dy piastra"...
    ..."Bejleret pasuroheshin nga eksportimi i drithit dhe ullinjve dhe se ishin te lidhur me nje mije fije me qeverine osmane, e cila mbyllte nje sy dhe i lejonte t’i shtypnin mizorisht fshataret persa kohe qe i paguanin taksa te rregullta.
    Varferia e Maqedonise s’ishte gje fare perpara asaj te Myzeqese. Pashe me syte e mi gra qe s’kishin rroba as per te mbuluar shtatin dhe shumica e shtepive ishin si kasolle refugjatesh te ikur qe u kane djegur fshatin".

1. Dr. J.Milaj "Ne Fier Demokracia do te fitoje" doreshkrim
2. E. Durham "Brenga e Ballkanit". Fq.213

...Myzeqeja ka toke te begate por vende, vende eshte e permbytur dhe ka nevoje per kullim. Megjithese punohet keq ajo jep prodhim te mire. Ne kodra ka kullota te mira por per mungese rrugesh eksportohen shume pak bageti.
    Edhe gjate fillimit te shekullit XX bujqesia vazhdoi ti ruaje traditat e lashta ne kete treve. Si veprimtari kryesore ekonomike ajo ushtrohej e kombinuar me blegtorine. Pergjithesisht cdo fshat kishte token e vet dhe kufiri midis tyre ndahej nepermjet sinoreve, qe ishin shenja te formuara me togje te vegjel guresh. Si njesi matje e tokes perdorej masa e quajtur "vertene"1 e cila perbehej prej 60+60 hapash. Kultura kryesore bujqesore ishte misri, i cili zinte 3/4 e siperfaqes are te punuar. Pas tij vendin e dyte e zinte gruri. Deri ne vitin 1930 kultivohej gruri i vendit, ndersa pas kesaj kohe filluan te perdoreshin edhe disa varietete te tjera si: gruri metan, haleziu, zhulic etj. Per korrjen e grurit perdorej draperi me dhembeza. Bujku e bente korrjen shoqerisht dhe pasi e lidhte ne duaj ate, e mbarte me qerre deri ne leme.
    Shirja ishte nje tjeter proces i cili realizohej ne leme me 2-3 kuaj. Korrja e grurit behej zakonisht ne muajin korrik. Te tjera kultura bujqesore qe vazhduan te kultivohen ishin edhe: tershera, fasulja dhe perimet. Pas vitit 1927 filloi kultivimi ne mase te madhe i patates, vecanerisht asaj te hershme. Pervec tokes are ne te cilen kultivoheshin kulturat e mesiperme, si kullote per blegtorine perdoreshin tokat e tipit mera, rrah, caire dhe mushane (kullote e perbashket). Pas korrjeve neper ara leshohej bagetia me qellim pleherimin. Shpeshhere fshataret benin ne tokat e varfera edhe vatha provizore. Ne oborrin e shtepise çdo bujk kishte nje grope, ne te cilen grumbullonte plehun e haurit te bagetive, te cilin me qerre e transportonte ne are, ku pasi e zbraste ne togje e shperndante me pas ne menyre te barabarte...
    Kulturat bujqesore deemtoheshin nga nje sere insektesh. Kultura e misrit demtohej nga nje insekt qe quhej "shtrepi, i cili gjate muajit qershor hante gjethet e bimeve. Nje demtues tjeter i misrit ishte edhe "teli",nje krimb i kuq dhe i holle, per luftimin e te cilit as qe behej fjale. Per kohen ne te cilen po flasim bujqesia vazhdonte te ishte primitive. Fshataret ishin shume konservatore dhe i shikonin metodat agroteknike me mosbesim, si psh rastin e perdorimit te plugjeve te hekurta per punimin e tokes. Plugu i hekurt per here te pare ne Myzeqe2 u fut ne perdorim ne vitin 1904. Futja e tij ne perdorim te gjere u be me shume vonese sepse binte ne kundershtim me traditen.

1. A. Gjergji "Te dhena per bujqesine ne fshatin Pojan" Revista "Etnografia Shqiptare", Nr. V, fq.131-154, Tirane 1981
2. Spiro Shkurti "Sprove per klasifikimin e parmendave shqiptare" "Etnografia Shqiptare" Nr. 13.

Ne fillim mendohej se duke e punuar token me thelle ai prishte ate. Vetem ne vitet 1920 filloi perdorimi ne mase i ketij plugu qe terhiqej nga kuajt, i quajtur damalug. Pas vitit 1930, te tille plugje shiteshin ne Fier tek tregtari Mai Nito, me çmimin 135 Lek ar..Per metodat agronomike as qe behej fjale, fusha vuante nga kenetezimi, lageshtia e tepert ne dimer dhe thatesia ne vere. Rendimentet e prodhimit bujqesore dhe blegtoral ishin pergjithesisht te uleta. Nga pikpamja demografike ne qytet banonte 1% e popullsise, e cila merrej kryesisht me zejtari. Rrjeti rrugor ishte i paket dhe ne gjendje te mjerueshme.
    Popullsia ushqehej keq dhe vuante nga semundjet kronike. Ne radhet e saj sundonte analfabetizmi. Gjendja ekonomike dhe shoqerore ishte e renduar dhe e kercenuar nga mungesa e qetesise, dhe e ekulibrit politik. Ne kete kohe qyteti i Fierit konsiderohej si nje "province e humbur", e cila nuk kishte ndonje rendesi te vecante. Pikerisht nga mungesa e ekulibrit politik dhe korrupsioni i perandorise osmane, klasa e çifligareve bejlere i zgjeronte vazhdimisht pronat e saj.
    Perveç shitjeve qe Stambolli urdheronte1 per çifligjet shteterore, here pas here me qellim mbushjen e difiçiteve financiare, aplikoheshin edhe format e grabitjes dhe te dhunes, nderthurur me gjyqet e manipuluara me deshmitare te blere. Dallavere te ketyre formave kishin ndodhur shpesh ne Myzeqene e Vogel dhe ne Mallakaster, duke e bere dukuri perfitimi per administraten. Per keto "makinacione" fshataresia kundershonte per sa mundte kunder grabitjes se tokave shteterore nga bejleret. Shpesh here keto kundershtime paguheshin edhe me koke.
    Nje konflikt i tille ishte konflikti midis fshatarit Spiro Mone nga Qenasi dhe Omer Pashe Vrionit. Konflikti qe vazhdoi vite me rradhe u zhvillua per te kudershtuar perpjekjet e Omer Pashes, i cili kerkonte ta bente çifligun shteteror te Qenasit prone te tij. Gjithsej per kete çeshtje u zhvilluan tre gjyqe. Ne dy te paret, te zhvilluar ne Vlore dhe Berat, kadinjte e korruptuar i dhane te drejte Omer Pashes, ndersa gjyqi i zhvilluar ne qender te Vilajetit, ne Janine, i dha te drejte Spiro Mones. Si perfundim Vrionasit nuk e pervertesuan dot Qenasin megjithese shpenzuan per gjyqet, deshmitaret e derguar ne Vlore, Berat e Janine, per ryshfetet e kadinjve dhe te zyrtareve te tjere, shuma te medha. Ky gjyq zgjati per disa vjet me rradhe dhe perfundoi ne vitin 1911 pa dhene rezualtat.

1. Jakov Milaj "Shenime historike per Fierin" fq. 33 doreshkrime

Megjithese perpjekja e mesiperme deshtoi, bejleret perseri i shtuan pronat e tyre. Porta e Larte solli ne Myzeqe per te kufizuar keto grabitje nje sere nepunesish. Si adminstrator i çifliqeve te shtetit, me qender ne Libofshe, u emerua ne fillim te shekullit XX, Nedin bej Leskoviku. Qellimi i ardhjes se tij ishte mireadministrimi i ketyre çifliqeve te sulltanit, te cilet po perjetonin krize te rende. Grabitja e tokave te shtetit vazhdoi edhe vitet e pavaresise. Edhe qeveria e Ismail Qemalit pati konflikt me Omer Pashe Vrionin, per ceshtje te ngjashme si ajo qe kemi folur me siper. Amullia politike qe vazhdoi deri ne vitin 1920 i lejoi çifligaret t’i zgjeronin shume pronat e tyre. Kongresi i Lushnjes, duke mos e njohur mire kete problem dhe duke u kushtuar vemendje problemeve te tjera me te rendesishme, i njohu bejlereve te drejten e plote mbi keto toka, te cilat ishin pervetesuar padrejtesisht me metodat e mesiperme antiligjore.

Previous Previous Next Next