Bronzi
Gjurme te bronzit te vone (1500 p.k. – 1100 p.k.) i gjejme ne varrezen tumulore te Patosit. Gjurmimet dhe germimet arkeologjike tregojnese ne kete periudhe filloi gjeresisht pergatitja e veglave te punes dhe armeve prej bronzi, te cilat zevendesuan ato prej guri dhe kocke, te periudhes pararendese. Perveç zhvillimit te metalurgjise zhvillim pati dhe qeramika. Kjo qeramike eshte e nje cilesie me te larte se ajo e periudhave te permendura mesiper.
1. H.Ceka. Monumentet 2. fq 25-31, Tirane 197
Ajo eshte e pjekur mire dhe dallohet per nje pasuri formash. Nga keto forma mund te veçojme anforat trungkonike me qafe te gjate, ene me dy vegje shiritore dhe enet me vegje brimake. Gjate kesaj periudhe u rrit edhe sasia dhe shumellojshmeria e objekteve prej bronzi. Njera prej ketyre objekteve eshte sepata dy teheshe. Ky tip sepate ishte riprodhim i objekteve te importuara nga Greqia dhe Maqedonia.
Tipe te tjera armesh jane shpatat, kamat, dhe thikat e tipeve te ndryshme. Ne Germenj (Divjake) jane gjetur edhe shpata tetipit me doreze te brirezuar. Me kete material u prodhuan edhe nje sere veglash pune, duke i dhene zhvillim edhe degeve te tjera te ekonomise si bujqesia dhe blegtoria, te cilat u favorizuan edhe nga klima dhe tokat e pershtatshme. Mendohet se ne kete periudhe ne bujqesi te jete perdorur edhe parmenda e terhequr nga kafshet, perveç veglave te tjera te inventarit bujqesor. Zhvillime te tilla ekonomike u shoqeruan edhe me ndryshime shoqerore. I tille ishte lindja e diferencimit ekonomik qe çoi ne krijimin e aristokracise fisnore dhe fuqizimi i rendit patriarkal, i cili zevendesoi Matriarkatin. Ne bronzin e vone u shpejtua1 proçesi i ngjizjes se fiseve te vogla ne fise me te medha nga te cilat u krijua bashkesia Ilire.
|