Ilirjan Gjika

Epoka e Hekurit

Nga historografia shqiptare epoka e hekurit ne vendin tone ndahet ne tre faza zhvillimi. Ne fazen e pare e saj (fillim shek 11 p.e.s – fund shek 9 p.e.s), behet kalimi nga Bronzi ne hekur ndaj dhe ajo quhet kalimtare. Kesaj periudhe i perkasin vendbanimi i kalase se Margelliçit dhe tuma e Patosit ne lindje te qytetit te sotem te Fierit.
    Ne kete kohe formohet popullsia Ilire (Bronz – Hekur), dhe marrin formen e tipareve te tyre fiset kryesore te popullsise Ilire. Ky kalim shoqerohet me lindjen e banimeve te fortifikuara me mure. Ngritja e ketyre vendbanimeve erdhi si rezultat i zhvillimit, i cili po shpejtonte diferencimin ekonomik dhe ate shoqeror. Ne kete periudhe ishe bere e zakonshme lufta midis fiseve dhe federatave fisnore.

1.M.Korkuti, N.Ceka “Arkeologjia” fq. 59-75

Konflikte sollen edhe ndertimet e fortifikimeve te vendbanimeve, te cilat ngriheshin ne vende te larta dhe strategjike. I tille ishte dhe vendbanimi i qytezes se Margelliçit mbi kodrat e Patosit ne lartesine 200m mbi nivelin e detit. Nga germimet eshte zbuluar ne anen perendimore e kalase nje trakt muri. Ai ka nje gjatesi 40m, dhe gjeresi 2m dhe perbehet prej dy faqesh te mbushura me gure te vegjel. Muri mbyllte nje siperfaqe prej 4ha. Ne shtresat kulturore qe mbeshteten tek muri eshte gjetur edhe qeramika qe datohet qe prej bronzit te vone e deri ne fillim te hekurit. Te kesaj periudhe jane edhe varret tumulare te Drenoves (Mallakaster) dhe Germenjit (Lushnje). Nga materialet arkeologjike gjurme te fazes se pare te hekurit te cilat datohen qe nga bronzi i vone jane gjetur edhe ne Apoloni.
    Ne fazen e trete te hekurit ne periudhen e shek VII-V pk do te lindin fillesat e qyteteve te ardhshme. Kjo periudhe njihet edhe me emrin periudha protourbane gjate se ciles nisi fillimi i jetes qytetare. Pikerisht ne kete kohe fillon e del ne pah treva e Ilirise jugore e cila perfshinte territoret nga lumi Neretva (Bosnje) deri ne lumin Vjose. Ketij grupi i perket edhe fisi Ilir i Taulanteve me shtrirje nga Vjosa ne Durres dhe ai i Bylineve qe banonte Mallakastren e sotme. Ne treven e Fierit si vendbanime te tipit Protourban permendim Margelliçin (Patos)1 dhe Mashkjezen (Cakran)2. Kurse ne veri dhe jug te saj permendim portet e Arnises (Babunja) ne Lagunen e Karavastase dhe Thronit (Treporti) ne afersi te Vlores.

1. Margelliçi, fshat prane Patosit. Germimet arkeologjike te viteve 1979 dhe 1982 kane zbuluar nje vendbanim protoqytetar me siperfaqe 5 ha. Si qender e fortifikuar eshte krijuar ne periudhen e Bronzit te vone.
2. Mashkjeza vendbanim paraurban me nje siperfaqe 0.3 ha sherbente ne shekujt VI-IV pes si vendstrehim per bashkesine fisnore. Muret e fortifikuara ishin te larte dhe te latuar mire. Nje rol kryesor ne te luanin hyrjet te tipit korridor i thelle. Vendbanimi si i Mashkjezes ka qene edhe ai iBelishoves.
Vendbanime protourbane kane qene edhe vendbanimet e hapura fshatare te lokalizuara ne fshatrat e sotem Strum e Marinez. Ne periudhen e mevonshme antike keto vendbanime nuk permenden ne krahasim me qendrat e tjera qytetare si Apollonia, Bylisi, Nikaja(Klosi) etj.

Previous Previous Next Next