Neoliti
Vendbanim i neolitit eshte stacioni i Cakranit1. Vendbanimi i perket periudhes se neolitit te mesem2, ne te cilin u bene ndryshime te rendesishme ekonomiko-kulturore. Nje nga tiparet me themelore te kesaj periudhe eshte perdorimi i qeramikes,e cila eshte e disa tipeve si: qeramike e zeze, qeramika gri dhe ajo gri e zeze. Kjo qeramike karakterizohet nga siperfaqet e lemuara, fakt qe tregon se zejtaria e neolitit ndodhej ne fazen e pare te zhvillimit. Kultures se Cakranit i perket edhe perdorimi i qeramikes barbotine e imprezo e trasheguar nga neoliti i hershem.
1.Te dhenat jane nxjerre nga ekspedita arkeologjike shqiptaro-amerikane ne kerkimet e zhvilluara ne vitet 1998-2000 ne hapesiren midis Semanit dhe Vjoses.
2.N. Ceka, M.Korkuti ''Arkeologjia'', fq.33-39, Tirane 1993
Ne pikturime jane perdorur edhe motive gjeometrike. Nga germimet arkeologjike jane gjetur tipe te tilla enesh si: kupat bikonike, tasat trung-konike me fund te larte dhe enet me trup sferik. Kjo qeramike dallohet edhe per zbukurimet me inçizim te thelle ku eshte perdorur boja e kuqe ose e bardhe, si dhe zbukurime me konelvra.Ne Cakran jane gjetur edhe ene te pikturuara, te jane te importuara nga kultura Thesalike e Diminit te hershem. Keto objekte arkeologjike deshmojne per zhvillimin e tregetise midis kesaj treve dhe Thesalise (Greqi).
Ne kete kulture gjejme te zhvilluar edhe format e para te besimit arkaik. Keshtu ne nje koleksion figurash antropomorfe eshe paraqitur kulti i tokes meme (Magna-Mater). Nje forme tjeter kulti eshte edhe ajo e flijimit per nder te perendive. Nga germime arkeologjike jane gjetur disa skelete femijesh te mbledhur kruspull, te cilat deshmojne per kete kult flijimi.
Kultura e Cakranit i perket kompleksit Adriatiko-Egjean. Objektet e zbuluara ne te jane bere ne tipe banesash neolitike te nendheshme dhe gjysem te nendheshme, te gjetura ne vendbanimin e fushes se Cakranit.Banoret neolitike te Cakranit aplikonin ritin e varrimit brenda baneses, ku kufoma vendosej ne pozicion fjetjeje nen dyshemene e tyre. Neolitikut i perkasin dhe dy sepata te gjendura gjate ndertimit te trasese hekurudhore Rrogozhine - Fier prane fshatit Petove1. Gjate kesaj periudhe matriakati arriti kulmin e zhvillimit te tij. Prania e nje sere veglash pune deshmon se dega kryesore e ekonomise ishte bujqesia ndersa aktivitete te tjera te njeriut neolitik ishin gjahu, peshkimi, tjerrja dhe endja e pelhurave, qeramika, ndertimi i banesave etj. |