Pavaresia
Ne vitin 1912 pas çlirimit te Fierit nga kryengritesit1 u zhvilluan zgjedhjet e reja per postin e Kryetarit te Bashkise (Beledie Reiz), te cilat zhvilloheshin çdo kater vjet. Ne keto zgjedhje si Kryetar i ri u zgjodh Tonç kilica, i cili zevendesoi ne kete detyre Galip Pashe Vrionin. Merita e Tonç Kilices eshte se gjate kryengritjes se vitit 1911-1912, beri lidhjet midis zonave kryengritese te jugut te Shqiperise me Fierin, si qender te kryengritjes antiturke per Toskerine. Ky njeri mirepriti Ismail Qemalin gjate udhetimit te tij historik per ne Vlore dhe kryesoi aktin simbolik te ngritjes se flamurit ne Fier. Pasi deshtoi me perpjekjet e tij per te "ngritur" flamurin ne Durres Ismail Qemali u nis per ta bere kete veprim ne qytetin e Vlores. Grupi i tij u shoqerua ne Kavaje nga patrioti Qazim Merhori2, i cili i vuri ne sherbim atij kuajt e vet. Pasi pershkuan edhe Rrogozhinen, njerezit e Ismail Qemalit kaluan Shkumbinin me sandallin e vaut te kishes se fshatit Çerme-Biçak. Ne kete fshat grupi u strehua gjate nates ne shtepine e Dervish Biçakut. Te nesermen gjate udhetimit Ismail Qemali dhe njerezit qe e shoqeronin moren vesh se, ne Lushnje xhandarmeria kishte marre urdher nga komandanti i pergjithshem i ushtrise turke3 ne Janine, qe te kapnin Ismail Qemalin me çdo kusht. Per kete u dergua nje repart xhandaresh ne fshatin Gramsh pergjate rruges Rrogozhine-Lushnje. Ne pamundesi per te vazhduar kete rruge drejt qytetit te Lushnjes grupi u kthye perseri ne Çerme dhe vazhdoi rrugen me te veshtire gjate bregdetit duke mberritur ne daten 24 Nentor ne fshatin Divjake, pasi pershkoi itinerarin Çerme-Biçak, Çerme-Proshek, Çerme-Pasha, Çerme- Çiflik, Sulzotaj, Divjake. Nga Divjaka duke udhetuar ne rrugen Xeng, Mize, Kryekuq dhe Babunj, grupi mberriti ne Libofshe. Ne hyrje te saj ata u priten nga çeta e mesuesit patriot Ikonom Dhima. Ate nate Ismail Qemali fjeti ne konaket e Nedin Bej Leskovikut, kujdestarit te çifligjeve shteterore turke te Myzeqese. Udhetimi nisi perseri te nesermen drejt qytetit te Fierit.
1. Jakov Milaj "Doreshkrime".
2. Kol Nika "Nje fshat i lashte" fq.43, Tirane 1995
3. Koli Xoxi "Ismail Qemali", fq.245, Tirane 1983
Deri ne fshatin Petove grupi i patrioteve shqiptare u percoll nga patriotet libofsharake, Ikonom Dhima, Tuni Gjergji, Zoi Marini, Zoi Ndreko, etj. Ky i fundit e shoqeroi Ismail Qemalin deri ne Vlore, ku morri pjese ne Shpalljen e Pavaresise Shqiperise. Tek vau i Petoves ku do te kalohej lumi Seman grupi i Ismail Qemalit u takua me delegatet e Elbasanit dhe te Kosoves qe vinin per ne Vlore. Veshtiresite e udhetimit ishin te medha pasi Nentori i atij viti kishte shume shira dhe Semani e kishte zgjeruar shtratin e tij. Ne Fier Ismail Qemali u prit nga kryetari i Bashkise Tonç Kilica dhe nga Ymer Pashe Vrioni. Ne shtepine e ketij te fundit ai fjeti naten e dates 25 Nentor. Te nesermen perpara nisjes per ne Vlore Ismail Qemali foli ne nje miting spontan te organizuar nga qytetaret Fierake. Ne bregun e lumit Vjose ata do te priten nga nje grup i madh njerezish te drejtuar nga Jani Minga, te cilet kishin pregatitur situaten ne qytetin e Vlores, per mbajtjen e kongresit historik1. Me shpalljen e Pavaresise se Shqiperise, Fieri u perfshi ne zonen ku ushtronte juridiksionin e saj qeveria e Ismail Qemalit. Ne keto pozita Fieri qendroi deri ne janarin e vitit 1914 kur komisioni nderkombetar i kontrollit, nje organizem i krijuar nga Konferenca e Ambasadoreve e detyroi qeverine e Vlores te jepte doreheqjen per t’i leshuar qeverise se Princ Vidit. Gjate periudhes se qeverisjes se Qeverise se Ismail Qemali, Fieri (treva) ishte nenprefekture ndersa qyteti gezonte statusin e komunes2. Ne krye te vendit qendronte nenprefekti, dhe Kryetari i Komunes. Qeveria e I. Qemalit emeroi nenprefekt te Fierit patriotin Shefqet Daiu ndersa Kryetar i Komunes mbeti perseri i zgjedhuri nga populli Tonçi Kilica. Administrata lokale perbehej nga pergjegjesit e degeve te administrates dhe nga anetaret e keshillave. Gjithashtu u krijua edhe administrata gjyqesore e cila ishte e pavarur nga pushteti civil. Per gjykimin e çeshtjeve civile dhe penale filloi te perdorej "Kanuni i jurise", i cili i hoqi kompetencat gjyqesore te gjykates Turke (Sherise).
1. Flamuri ne Fier u ngrit ne daten 29 Nentor 1912 nga nje grup patriotesh fierake te drejtuar nga kryetari i bashkise Tonç Kilica. Ndersa ne kuvendin e Vlores moren pjese perfaqesuesit e Fierit Sami Vrioni dhe Hajredin Cakrani te cilet firmosen aktin e "Mevetesise".
2. Jani Minga (1872-1947) Lindi ne fshatin Shenpjeter te Fierit. Studimet e larta i kreu per filologji ne Athine. Veprimtarine e tij patriotike e kreu ne qytetin e Vlores. Ishte nismetar i krijimit te Klubit Atdhetar "Laberia" dhe i hapjes se shkolles shqipe te Kanines. Ne kuvendin e Vlores ishte pjesemarres si delegat. Ne vitet e luftes se pare boterore internohet nga italianet ne Sazan. Morri pjese ne kongreset arsimore te viteve 1922 dhe 1924. Punoi si inspektoi arsimi ne zonat e Beratit, Gjirokastres dhe Vlores. Gjate viteve te luftes se dyte boterore pushtuesit gjermane i internuan dy djemte e tij ne Mathauzen, ku gjeten vdekjen.
Ndersa ne krahinen fqinje te Mallakastres u dergua nenprefekt nga qeveria e Vlores Maliq Ahmeti, i nipi i Rrapo Hekalit. Qeveria kishte instaluar ne Fier per te ruajtur rendin dhe qetesine nje batalion rezervistesh (mustafizesh). Detyre tjeter e ketij batalioni ishte dhe sigurimi i rrugeve nga banditizmi, i cili nuk mungonte sidomos ne qafen e Koshovices. Gjate viteve 1912-1913 Myzeqeja e Fierit sherbeu si baze ekonomike e shtetit te sapokrijuar shqiptar. Ne dhjetor 1912 nga Fieri u terhoqen 30 000 kg miser me urdher te Prefektit te Beratit, Azis Vrionit. Kjo sasi drithi u perdor per nevojat e armates turke te Vardarit, e cila e debuar nga ushtria serbe ishte strehuar ne rrethinat e Fierit. Me transportimin e drithit u mor komisoni i nozullimeve te Komunes se Fierit, i cili drejtohej nga Galip Pashe Vrioni. Prania e trupave turke te cilat ishin ne gjendje te rende, perbente shqetesim per qeverine e atehershme shqiptare. Ne 14 dhjetor te vitit 1912 Kryeministri I.Qemali i kerkon Seid Pashes, kryekomandantit te ushtrise turke te instaluar tashme ne Fier qe ti shperndante trupat ushtarake ne vende te arsyeshme, sepse nga shkaku i urise dhe gjendjes ne te cilen ndodhej ushtria mund te perhapeshin epidemi me rrezik potencial.
Per sistemimin e tyre I. Qemali i kerkoi kryetarit te komunes se Fierit qe te merrte masat e nevojshme per ti vendosur ata ne çifligjet shteterore dhe vakefin e Libofshes. Qellimi i qeverise ishte ndalja ne Fier e trupave turke, qe ato te mos shkonin ne drejtim te Vlores, sepse ky qytet me pranine e kontigjentit te mesiperm ne te, ishte rrezik sulmi nga ana e flotes Greke. Nga ky problem qeveria e Vlores u çlirua prej presionit qe i bene Turqise qeverite e Italise dhe Austro-Hungarise, per terheqjen e trupave te saj ushtarake nga ky rajon. E ndodhur ne keto kushte qeveria osmane morri masat e duhura duke kryer terheqjen e te gjitha forcave te saj nga Shqiperia. Ky operacion u krye gjate muajit Maj te vitit 1913, permes skeles lumore te Semanit. Gjate atyre pak muajve te veprimtarise se saj Qeveria e I. Qemalit luftoi perpjekjet e nje pjese te pronareve te tokave ne Fier, veçanerisht Vrionasve1, te cilet kishin pervetesuar nje pjese te tokave, çifligjeve te ish shtetit turk. Keto toka duhet ti kalonin shtetit te ri shqiptar, financat e te cilit kishin shume nevojen e te ardhurave. Per te realizuar kete veprim ne dhjetor 1913 u ngrit komisioni hetimor, I cili do te bente verifikimet e fondit te tokave te grabitura.
1. "Ismail Qemali",(Permbledhje dokumentash) nr233, Tirane 1982
Qeveria hartoi edhe ligjin e posaçem per kthimin e ketyre tokave shtetit. Doreheqja e saj vetem pas nje muaji e la pergjysem kete proçes. Kete fat pati edhe aksioni i ministrise se arsimit qe nisi ne 6 Shtator 1913, per arsimin e ri kombetar. Iniciator i tij u be ne treven e Fierit Mihal Gramenoja. Kjo figure e shquar e viteve te fundit te rilindjes kombetare organizoi takime me patriotet vendas per zgjerimin e arsimit. Takime te tilla u zhvilluan ne Fier, Ardenice dhe Mallakaster. Gjate periudhes se qeverisjes se I.Qemalit ndodhen edhe konflikte interesash politike. Ne Cakran ndodhi edhe perplasja midis Bektash Cakranit dhe Qeverise se Vlores. Pasi nuk ju pranua kerkesa per ta bere Cakranin qender nenprefekture ai mblodhi forca te armatosura dhe kercenoi qeverine. Kjo e fundit dergoi fuqite e saj nen drejtimin e Sali Vranishtit dhe Hysni Toskes. Luftimet perfunduan me thyerjen dhe djegien e shtepise dhe dyqaneve te Bektash Cakranit, i cili sipas bashkekohesit Sejfi Vllamasi dyshohej per lidhje me Esat Pashen. Ne 24 Janar 1914 qeveria e Ismail Qemalit dha doreheqjen dhe atributet e saj i kaluan K.N.K. Komuna e Fierit u vu pas kesaj date nen juridiksionin e tij, ndersa me ardhjen e Princ Vidit dhe krijimin e qeverise se re te drejtuar nga Turhan Pashe Permeti ne 17 Mars 1914, kjo komune kaloi ne varesine e kesaj te fundit. Organizimi administrativ mbeti po ai si ne kohen e qeverise se Vlores. Qeveria e Princ Vidit e mbajti nen administrimin e saj treven e Fierit vetem per kater muaj, sepse ne korrik 1914 do te shpertheje kryengritja fshatare e Shqiperise se Mesme, kryengritesit e se ciles e shtrine pushtetin e tyre deri ne Vlore. Ne qytetin e Fierit kryengritesit fshatare te ardhur nga Lushnja u futen ne mesditen e dates 13 Korrik 1914, duke ndjekur forcat qeveritare. Keto te fundit sollen edhe disa suksese te perkohshme siç ishte marrja e Fierit. Me 10 Gusht1 forcat qeveritare te Vidit te drejtuar nga Hysni Toska dhe Rustem Bej Peshtani i ndoqen kryengritesit nga qyteti. Por kryengritesit u riorganizuan dhe filluan nje sulm te ri mbi Fierin. Hysni Toska i mbetur me pak forca qe nuk mund te perballonin dot kundershtarin e vleresoi drejt situaten duke ia lene perfundimisht kryengritesve qytetin e Fierit. Me marrjen e qytetit kryengritesit e shnderruan ate ne baze te pergatitjeve te tyre per pushtimin e zones se Vlores. Ne keto kushte perfaqesuesit e Vlores hyne ne bisedime me kryengritesit. Ne 24 Gusht 1914 paria e Vlores u mblodh ne fshatin Bishan (Fier) per te zgjedhur perfaqesuesit qe do te dergoheshin diten e neserme per bisedime me kryengritesit. Ne kete delegacion bente pjese edhe Fejzi Bej Alizoti i derguari i kryeministrit Turhan Pasha.
1. G. Shpuza "Kryengritja fshatare e Shqiperise se Mesme", 1914-1915. fq.162
Bisedimet midis delegacionit te perfaqesuesve te Vlores dhe kryengritesve u zhvilluan ne daten 25 Gusht ne fshatin Frakull. Kryengritesit qe perfaqesoheshin nga nje delegacion prej 3 vetash vune keto kushte: Debimin e autoriteteve qeveritare nga Vlora, ngritjen e flamurit turk, lejimin e kryengritesve qe te futeshin ne qytet etj. Per realizimin e ketyre kushteve perfaqesuesve te Vlores iu la afat data 30 Gusht 1914.
Pikerisht ne kete date kryengritesit morren pergjigje negative dhe filluan perseri nga te dy palet negociatat per bisedime te reja. Keto bisedime u zhvilluan ne fshatin Cakran. Ne kete takim u ra dakort nga te dy palet qe kryengritesit te hynin ne qytetin e Vlores. Duke u bazuar ne marreveshjen e Cakranit, detashmentet e kryengritesve, me te cilat u bashkuan edhe fshatare nga Myzeqeja dhe Mallakastra, nen drejtimin e Osman Balit dhe Mustafa Ndroqit hyne ne Vlore ne 1 shtator 1914.
Pikerisht ne kohen kur zhvilloheshin keto ngjarje, armatat e dy blloqeve te aleancave evropiane leviznin drejt fronteve te luftes. Konflikti boteror solli prishjen e ekulibrit te atyre fuqive qe garantonin pavaresine e Shqiperise. Ne keto rrethana Princ Vidi u largua nga vendi dhe paralelisht me te ne Shqiperi erdhi nga Italia Esat Pashe Toptani. Menjehere ai u fut ne skenen e zhvillimeve politike, duke vendosur lidhjet me njerezit e tij qe ishin perfshire ne kryengritjen fshatare, te frymezuar ne fillimet e saj nga ai vete. Nga Italia se bashku me Esatin erdhi edhe bashkepunetori i tij Bektash Cakrani. Nga Durresi ate e solli nje anije ne skelen e Semanit dhe qe andej ai mberriti ne Mallakaster. I ndihmuar nga Ismail Klosi dhe paria e krahines ai mori ne dore drejtimin e qytetit te Ballshit, duke e kthyer ate ne baze te pregatitjes se kryengritesve per pushtimin e qytetit te Beratit. Por ne kete kohe linden grindjet midis kryengritesve. Keto grindje qe filluan midis perkrahesve te Esatit dhe kundershtareve te tij degjeneruan ne luftime me arme midis tyre. Keto perpjekje do te zhvillohen ne periferine e Fierit te cilin e kontrollonte grupi anti Esatist. Per t’ia shkeputur kete zone, ketij grupi forcat e Esat Pashes sulmuan skelen e Semanit. Nje anije e tij e mbeshtetur nga nje luftanije italiane bombardoi bregdetin dhe u perpoq te zbarkonte trupa ne te. Sulmi kishte si qellim pushtimin e skeles se Semanit dhe marrja e qytetit te Fierit. Kjo tentative pushtimi u ndal nga forcat kryengritese te drejtuara nga komandantet e tyre Mustafa Xhani dhe Ismail Peqini.
Kjo skele kishte rendesi te madhe per kete pjese te kryengritesve, sepse pas marrjes se Vlores nga italianet vetem kjo pike sherbente per kontaktet me boten e jashtme. I vetmi sukses i forcave te Esat Pashes ishte kapja e nje anije greke, e cila ne ato momente ishe duke u shkarkuar ne skelen e Semanit. Kryengritesit e mbajten nen pushtetin e tyre treven e Fierit deri ne Qershor 1915, kur forcat e ushtrise serbe te ardhur nga veriu i vendit e shtypen kryengritjen dhe territorin nga Shkumbini ne Vjose ia lane nen administrim aleatit te tyre Esat Pashe Toptanit. Gjate periudhes Gusht 1914 – Qershor 1915 Fieri ishte ne kontrollin e kryengritesve. Sapo u futen ne qytetin e Fierit ata ulen flamurin kombetar, te ngritur nga miku i Ismail Qemalit, Tonç Kilica dhe patriotet Fierake. Ne vend te tij kryengritesit ngriten flamurin turk. Me pas ata mbyllen te gjitha shkollat shqipe dhe perndoqen mesuesit e tyre. Keto masa antikombetare te tyre nuk u ndalen ketu. U dogjen shtepite e te gjithe atyre patrioteve qe kishin kontribuar ne levizjen per pavaresine kombetare dhe qe ishin angazhuar ne administraten shqiptare te Princ Vidit. Ne 15 Prill 1915 u vrane ne Berat patriotet Mallakastriote Ismail Klosi dhe Hajredin Fratari. Ky ishte fati i keq i ketyre njerezve te cilet sakrifikuan aq shume ne proçesin e gjate dhe te mundimshem te Rilindjes Kombetare.
1. G.Shpuza "Kryengritja fshatare e Shqiperise se Mesme" fq.291
|