Fieri ne vitet e Rilindjes Kombetare
Proçesi i Rilindjes Kombetare filloi ne Shqiperi ne vitet 30-40 te shekullit XIX dhe perfundoi me shpalljen e Pavaresise se Shqiperise ne 28 Nentor 1912. Kjo levizje filloi ne Fier ne te njejten kohe si ne trevat e tjera shqiptare, pavaresisht se ky qytet u themelua ne vitet 60 te shekullit XX. Ndikim te fuqishem per zhvillimin e kesaj levizje ushtroi veçanerisht Berati, i cili ishte baza e piknisjes se iniciativave patriotike. Rilindja filloi ne fushen e arsimit. Per mesimin e gjuhes shqipe u shfrytezuan shkollat e klerit ortodoks i cili kishte tradite te vjeter ne kete fushe. Ne manastirin e Ardenices qysh prej shekullit te XVII kishte ekzistuar nje gjimnaz ne gjuhen greke se bashku me konviktin qe sherbente per 50 nxenes1. Kesaj shkolle i sherbente edhe biblioteka e manastirit qe ishte mjaft e pasur ne vellime. Per te studjuar ne te vinin murgj deri nga Mali i Shenjte ne Greqi. Fondet e saj u pasuruan me libra te shumte qe i mundesonte ndihma financiare e ardhur nga "Shoqeria e Manastirit te Ardenices", formuar nga qytetaret e Voskopojes, e cila kishte dege te saj deri ne Poloni dhe Hungari. Nje shkolle tjeter qe nisi veprimtarine e saj pas vitit 1815 ishte shkolla e Manastirit te Kolkondasit e hapur ne gjuhen greke me porosi te Ali Pashe Tepelenes. Ajo ishte 7 klaseshe dhe kishte 100 konviktore nga Shqiperia e Jugut. Ne Libofshe, Frakull dhe Fier kane ekzistuar edhe institucione shkollore te klerit myslyman. Te tilla ishin shkollat fillore (mejtepet).
Mbi kete tradite te zhvillimit te arsimit fetar do te mbeshteten patriotet fierake per perhapjen e arsimit dhe shkolles shqipe. Ky proçes pati edhe deshmoret e tij. Nje prej tyre ishte Kristo Lulja, nje bakall I vogel nga qyteti I Fierit. Ai shperndante fshehur librat shqip qe ishin shtypur ne Sofje e Bukuresht, te cilat ia dergonin organizatat patriotike nga Berati dhe Vlora. Veprimtaria e tij u zbulua nga autoritetet osmane te cilat bastisen dyqanin e Kristos. Aty u gjenden libra dhe fletore qe perbenin prova te mirefillta materiale. Te lidhur midis kuajve "suvarinjte" e çuan Kristo Lulen ne burgun e Beratit ku dhe e ekzekutuan. Keshtu vepronin autoritetet turke me te gjithe ata njerez patriote, te cilet punonin per te zhvilluar arsimin.
1. Gazeta Myzeqeja
Nderkohe perpara zhvillimit te ketyre ngjarjeve Fieri luajti nje rol aktiv ne ngjarjet qe lidhen me Lidhjen Shqiptare te Prizrenit. Qysh me themelimin e kesaj organizate ne Fier do te vije nje nga figurat qendrore te saj siç ishte Mehmet Ali Vrioni. Ai do te angazhoje ne degen lokale te Lidhjes disa prej familjeve me me influence te treves. Ne mbledhjen qe organizoi dega e Fierit ne 31 tetor 1878 do te marre pjese edhe Abdyl Frasheri1. Ne raportin e kesaj date qe nenkonsulli Austro-Hungarez ne Vlore, Calzavara i dergon Vjenes shkruhet se "Abdyli te cilin e njihja pre 12 vjetesh nuk me njohu me qellimin e udhetimit, duke me thene se vetem do te shkonte ne Fier..." Abdyl Frasheri erdhi nga Vlora ne Fier. Gjate udhetimit per pak sa nuk humbi jeten duke kaluar Vjosen qe e fryre nga shirat e vjeshtes kishte arritur nivelin maksimal. Me shperndarjen me force te Lidhjes se Prizrenit ne Prill 1881 autoritetet turke i dhane fund edhe veprimtarise se saj ne Fier. Per disa vite levizja patriotike ra ne nje faze pauze per tu ringjallur perseri rreth viteve 1900. Ne kete periudhe problemi me i mprehte qe shqetesonte patriotet Fierake ishte zhvillimi i proçesit arsimor. Per te perballuar kete problem ata perseri paten ndihmen e komitetit te fshehte te Beratit dhe veçanerisht te pionerit te arsimit kombetar Jorgji Karbunares. Sipas informacionit te nenkonsullit Austro-Hungarez te Durresit qe mban daten 3 shtator 19012 na jepet njoftimi se ne Fier ishte krijuar nje shoqeri e fshehte qe perpiqe te perhapte arsimin shqip ne Fier dhe Mallakaster. Keto perpjekje u kurorezuan me sukses ne vitin 1908 kur do te hapen dy shkollat e para ne treven e Fierit siç ishin shkollat e Cakranit dhe Libofshes. Pikerisht ne kete te fundit shkolla e pare shqipe u hap ne 25 gusht 1908. Ajo kishe 20 nxenes te cilet zhvillonin ciklin mesimor ne nje nga dhomat e shtepise se Nedin Bej Leskovikut. Mesuesi i pare i saj ishte Jovan Ndreko. Nje ndihme te konsiderueshme per hapjen e saj dhe shoqeria "Bashkimi" me qender ne Berat e cila i siguroi shkolles edhe nje pjese te librave. Edhe patriotet cakranjote me mundime te medha hapen po ne vitin 1908 shkollen shqipe te Cakranit. Ajo numeronte 25 nxenes te moshes 10-12 vjeç. Mesuesi i saj ishte Korçari Thanas Floqi. Si shkolle u pershtat kati i dyte i hanit te Cakranit. Gjate organizimit te kryengritjes se pergjithshme per Pavaresine e Shqiperise te vitit 1912 ne qytetin e Fierit erdhi vete I. Qemali.
1. K.Frasheri "Abdyl Frasheri" fq.202-203 Tirane 1984
2. H. Myzyri "Shkollat e para kombetare shqipe", fq.137, Tirane 1978
Keshtu ne ditet e para te muajit Mars 1912 I. Qemali i shoqeruar nga bashkepunetori i tij i ngushte L. Gurakuqi beri nje vizite ne rrethet e Mallakastres dhe Myzeqese me qellim qe te pregatitnin situaten politike edhe ne kete treve ne favor te çeshtjes kombetare. Gjithashtu Ismail Qemali1 do te rikthehet perseri ne Fier ku organizon mbledhjen e Komitetit te Shqiperise se jugut. Ne takimin ku moren pjese Omer Pashe Vrioni , Azis Vrioni, Izet Bej Zavalani, Kolonel Ismail Haki Tatzati etj. u vendos qe te autorizohej Hasan Prishtina per te perfaqesuar edhe Shqiperine e jugut, ne bisedimet me autoritetet Turke. Te dhenat per vendimet qe u moren ne mbledhjen e Fierit me pranine e shume patrioteve mbeshtetes te kauzes se Pavaresise, na i jep L. Gurakuqi ne nje leter te tij te cilen nga Triestja2, ai ja dergon ne shtator te vitit 1912 Parise se Elbasanit. Ja se ç’thuhet ne te: "...Ti deklarohet qeverise turke se shqiptaret kerkojne shpetimin e Turqise. Kjo realizohet vetem n.q.se do te njihet zyrtarisht kombesia dhe gjuha shqipe qe per ne shqiptaret pa to nuk ka as liri, as shkolla dhe as te drejta". Kjo mbledhje do te jepte edhe orientimet e duhura per zhvillimin e mevonshem te kryengritjes ne kete treve. Nderkohe qe Komiteti i fshehte i Fierit me deget e tij ne zonen e Myzeqese dhe te Mallakastres kishte krijuar çetat kryengritese qe ushtronin veprimtarine e tyre ne rrethinat e qytetit te Fierit, si ato: te Ikonom Dhimes, Idriz Gurit, Hekuran Manekut, Ismail Klosit, etj. Perfaqesuesit e ketij komiteti moren pjese ne kuvendin historik te mbajtur ne Sinje te Beratit ne 23 Korrik 1912.
Ketu erdhen 49 perfaqesuesit e çetave kryengritese te Shqiperise se Jugut3 me qellim bashkerendimin e veprimtarive. Sinja4 u zgjodh pikerisht nga pozicioni i saj gjeografik si pikelidhje e krahinave te Sanxhakut te Beratit. Kjo mbledhje u mbajt ne nje kohe kur levizja kryengritese kishte perfshire te gjithe Shqiperine. Perfaqesuesit e mbledhur ne Sinje5 aprovuan nje varg kerkesash qe njihen me emrin "Memorandumi i Sinjes". Ne te shpreheshin 12 kerkesa te ngjashme me ato te paraqitura ne memorandumin e Greces te vitit 1912. Nga Sinja kryengritesit zbriten ne Fier te cilin e çliruan nga forcat osmane ne 8 Gusht 1912. Qe nga zyra telegrafike e qytetit ata njoftuan Vezirin e madh dhe krahinat e Shqiperise me Vendimet e memorandumit te Sinjes.
1. Historia e Popullit Shqiptar II. Fq 490. Tirane 2002
2. I. Qemali, Permbledhje dokumentash.
3. Buharaja "Kuvendi i Sinjes dhe memorandumi i tij", Gazeta Bashkimi, Tirane 23 Korrik 1972.
4. Fshati Sinje ndodhet ne pjesen perendimore te qytetit te Beratit, pergjate Shpiragut ne drejtim te zones se Mallakastres.
5. Historia e Popullit Shqiptar. Fq 486. Tirane 2002
|