|
Ndertimet e vona te kultit
Gjate shekullit te XVII-XIX ne krahinen e Fierit u krijuan vlera te mirefillta artitektonike ne objektet e kultit kristian ortodoks. Te tilla vepra qe permenden per rendesine e tyre jane Kishat e Manastireve te Shen Merise se Ardenices dhe te Shen Kozmait te Kolkondasit. Manastiri i Ardenices perben ne vetvete nje kompleks me siperfaqe 2500 km2. Ky monument perbehet nga kisha e Shen Merise dhe kapela e Shen Triadhes. Kisha e fjetjes se Shen Merise eshte e tipit Bazilikal. Ajo eshte e ndertuar pas prishjes se kishes se vjeter nga termeti ne vitin 1743. Iniciativen per ngritjen e saj e ndermori Peshkopi i Beratit Metodi i cili ishte me origjine nga Bubullima fqinje (Lushnje). Kjo faltore eshte e zbukuruar me afreske te pikturuara nga piktoret Korçare Kostandin dhe Athanas Zografi, ndersa ikonat e ikonostasit jane pikturuar nga Kostandin Shpataraku.
Manastiri i Ardenices ka qene nje qender e zhvilluar e arsimit dhe kultures ne treven e Myzeqese. Per te studjuar ne Biblioteken e tij me nje fond prej 32 000 librash vinin murgj dhe prifterinj nga i gjithe Ballkani. Librat me origjine nga te gjitha vendet e Europes ishin sjelle nga Shoqata Voskopojare e "Manastirit te Ardenices". Qysh prej vitit 1780 ketu nisi funksionimin e saj edhe shkolla fillore (greqisht), e cila ne vitin 1817 shnderrohet ne gjimnaz. Kjo shkolle gjate viteve te rilindjes kombetare do te kthehet ne nje nga vatrat e arsimit shqip nga ku do te dalin nje brez i tere patriotesh si Ikonom Dhima, Zoi Ndreko, etj......
Ne kete manastir u shkrua ne vitin 1731 nga murgu Nektar Terpo1 nje forme lutjeje ne nje afresk, shkrimi i pare shqip me alfabet Grek. Ky autor gjate sherbimit te tij ne Ardenice2 shkroi vepren fetare "PISTIS" (Besimi), botuar ne Venecia ne vitin 1773. Ndryshe nga Manastiri i Ardenices, Manastiri i Shen Kozmait ne Kolkondas ka nje histori shume interesante. Perpara se te ndertohej ky objekt, prane tij ne anen jugore ka qene nje tempull tjeter kristian me i hershem: Kisha e "Shen Merise". Ajo ishte ndertuar ne fund te shekullit XVIII3.
1. Dituria, Tirane 1927
2. Dionis Papa "Berati dhe Krishterimi", fq. 71, Berat 2001
3. Stilian Adhami "Revista Monumentet", fq. 77, nr.77, 1985.
Ne murin rrenoje te kesaj kishe ne nje pllake te vendosur prane njeres prej absidave te saj lexohet ne greqisht ky tekst "Eshte pikturuar ky tempull i hijshem me kontributin e te gjithehirshmit Mitropolitit te Beratit Josif, me shpenzimet dhe mundimet e te gjithe te krishtereve prifter dhe laike, 30 korrik 1792". Ky tempull pati fatin e keq per shkak te pozicionit te tij ne bregun e lumit Seman te kthehej nga permbytjet e tij ne germadhe. Pikerisht ne absiden e kesaj kishe u varros fillimisht murgu Kozma pasi u nxorr nga ujerat e lumit Seman. Manastiri dhe Kisha e Shen Kozmait u ndertua ne vitet 1814-1815 me porosine dhe ndihmen e Ali Pashe Tepelenes per nder te Kozma Etolit. Kjo deshmohet edhe nga dy letrat qe Pashai i drejton bashkesise ortodokse dhe vlleheve grabovare1. Ndertimi i Manastirit u be pasi Ali Pashe Tepelena e pushtoi Pashallekun e Beratit. Pas kesaj ngjarjeje ai dha urdher qe per te nderuar murgun te ngrihej ne vendvarrimin e tij nje manastir. Per ndertimin e manastirit punoi i gjithe populli i krahines se Myzeqese per nje periudhe gati dy vjeçare. Ne kete objekt u perdoren gure shtufi dhe gure te sjelle nga Apolonia. Manastiri perbehej nga kisha e Shen Kozmait dhe konaket. Kisha eshte ndertim i tipit Bazilikal me kupole, e ngjashme me kishen e Pojanit, megjithese arkitektura e saj eshte e tipit te vone bizantin, ne forme piramidale dhe krahe ne forme kryqi. Konaket ishin dy katesh dhe permbanin 60 dhoma. Ne katin e siperm banonin kleriket dhe sherbyesit e manastirit, ndersa ne katin e pare nxenesit konviktore, pelegrinet dhe tregetaret qe vinin ditet e panairit. Me urdher te Aliut prane ketij manastiri u hap edhe nje shkolle fillore me nje konvikt prej 100 nxenesish, duke e shnderruar ne shkollen me te madhe te kesaj treve. Nje tjeter porosi e Pashait ishte qe manastiri i Kolkondasit te kthehej ne qendren e drejtimit fetar-kristian te te gjithe treves nga Shkumbini ne Vjose. Gjithashtu manastirit, Aliu i dha prona te shumta tokesore ne fshatrat: Kolkondas, Bubullime, Mujalli, Korkutas, Narte etj2. Pasi u ngrit manastiri dhe kisha e Shen Kozmait ne vitin 1815 u be transferimi i kufomes se Kozmait nga kisha e vjeter e Shen Merise ne kishen e re, ne te cilen u vendosen reliket e shenjtit. Koka e murgut Kozma u vesh ne ar nga Ali Pashe Tepelena.
1. Ilo. M. Qafezezi "Akte per historine e kultures ne Shqiperi", Diana, nr 5, Tirane 1937 2. S. Adhami "Asambli historik dhe arkitektonik i Kolkondasit Fier", Monumentet 2. 1985
Kjo koke u grabit nga pushtuesit Austro-Hungareze gjate viteve te luftes se pare Boterore. Mjeshtrat e pare qe nisen ndertimin e ketij tempulli u vrane nga Aliu, sepse nuk e ndertuan dot kishen sipas shembelltyres se kokes se Kozmait. Mjeshtrat e dyte qe e perfunduan kete ndertese kane lene portretet e tyre te gdhendura ne dru. Interesant eshte fakti qe ne frontonin e kembanores se kishes eshte gdhendur portreti i bashkeshortet te Aliut, Vasiliqise.
|