Ilirjan Gjika

Prona tokesore dhe ekonomia

Konflikti me Porten e Larte qe shpertheu ne vitin 1820 solli vrasjen e Aliut dhe shperberjen e Pashallekut te Janines gjate viteve 1821-1822. Me renien e tij u vendos perseri administrata osmane. Ardhja e saj solli nje keqesim te gjendjes ne vend gje qe u shoqerua nga trazira te ndryshme. Dega kryesore e ekonomise mbeti perseri bujqesia. Ne te vazhduan te ishin te forta marredheniet feudale, ku perveç timarit, çifligu fillon te fitoje gjithnje e me shume terren dhe te mbizoteroje ndaj kategorive te tjera te prones tokesore.
    Megjithate gjendja ekonomike-shoqerore e fshataresise ishte vertet e keqe. Shumica e fshatareve vazhdonin te ishin bujkrober. Ashtu si me pare kur ishin raja dhe ne kete kohe bujqit çifçinj nuk kishin te drejte te largoheshin nga toka. Per punimin e saj fshatari duhej t’i jepte pronarit nje pjese te prodhimit qe lekundej nga 1/3 dhe ne 1/2 e tij. Shteti osman merrte si takse 1/10 e prodhimit per çdo bujk. Sipas rentes qe paguanin fshataret ndaheshin ne tretare, gjysmetare dhe qesimtare, te cilat ishin kategori taksapaguesish. Perpara tanzimatit1 nje e dhjeta e prodhimit bujqesor per shtetin si detyrim u perhap ne te gjitha kulturat bujqesore. Taksa te tjera qe fshatari paguante ishin taksat e vjetra si xhizja, xhelepi (taksa e bagetive), si dhe taksat e Nozulit, per vendqendrimin e ushtrise, taksa e avarizit qe shkonte ne favor te valiut dhe per shpenzimet e nepunesve qe vinin nga Stambolli, taksa e kohes se luftes, taksa e kohes se paqes (hodarija) etj. Nje tjeter forme shfrytezimi prej shtetit dhe çifligareve ishte dhe puna angari, qe ne nahijet e kazase se Beratit, Myzeqese dhe Mallakastres arrinte deri ne 50 dite ne vit. Nderkohe ne kriporen e Semanit çdo shtepi do te jepte nje pale krah pune ne vit, si angari ndaj shtetit. Nje takse tjeter e pervitshme ishte edhe e dhjeta e klerit, ndersa detyrime te tjera ishin taksa e çiftit, beqarit, rojes, pojakut, tagjise, kryeplakut te cilat shlyheshin ne natyre. Ndersa si taksa qe shlyeshin ne te holla ishin: taksa e çifligut, mullirit, vreshtes, druve te zjarrit, derrasave, mallrave te pazarit, marteses, pajes dhe taksa te tjera.

1. P. Thengjilli, "130 vjetori i kryengritjes antiosmane e antifeudale te fshataresise se Mallakastres", "Gjendja ekonomiko-shoqerore ne pragun e kryengritjes fshatare kunder Turqise me 1847", fq. 72-75, Fier 1978

Keto taksa shlyheshin me pune bujqesore, ndertime objektesh dhe transportim prodhimesh, te gjitha te formes se mesiperme. Lista e taksave qe duhej te paguante fshatari perbehej nga 70 lloje. Ndersa taksat e shpikura (bidatet) nga administrata osmane ishin 80 lloje si psh: taksa e nallaneve, nozullimeve, tymit, korrierit, arpallekut, tagjise, etj. Gjate kesaj periudhe deri para Tanzimatit ne Perandorine Osmane asnje nepunes nuk merte rroge. Te ardhurat çdo funksionar i nxirrte me taksa, gjoba, rryshfete, peshqeshe qe i merrte direkt nga popullata. Abuzimet me te medha beheshin me token. Per te zgjeruar pronen çifligare qe lindi nga shkaterrimi i sistemit te Timarit i cili ne fillim te shek.XIX ishte ne dekompozim te plote. Lulezimi i sistemit te çifligut arriti lulezim gjate kohes se Pashallekut te Janines. Ne vitin 1822 vetem Ali Pasha kishte 830 çifligje nga Myzeqeja dhe Mallakastra e deri ne Greqine veriore. Heqja e sistemit te Timarit ne vitin 1832 krijoi mundesine qe toka te perqendrohej ne me pak duar, siç ishin familjet e medha çifligare. Çifligjet ishin 3 llojesh: Vakef (prone e institucioneve fetare), Mylk (prone private) dhe çifligjet shteterore, te cilet administroheshin me nepunes te veçante.
    Ne vitin 1850 ne Myzeqe ekzistonin çifligje ne te gjitha fshatrat1 (184) e saj. Por 2/3 e tokave te tyre ishin djerr, per shkak te mungeses se kraheve te punes. Shume prej ketyre çifligjeve ishin prone shteterore ne te cilat ndodheshin fshatrat Baltez Kote, Hamil, Bufaj, Murtajas, Ndermenas, Ura e Gurit, Zhavarr, Sulaj, Nikas, Zhupan, Radostine, Çeligrad, Kolkondas, Hasalli, Grecalli, Bishanak, Qenas, Martine, etj. Ne to banonin 2616 familje bujqish çifçinj. Ne te gjithe Myzeqene familja e sulltanit kishte 128 çifligje, 28 kullota dimerore, 5 mullinj dhe disa pyje. Pronare e madhe tokash ishte dhe kisha ortodokse. Sipas regjistrit Nr.1 te Mitropolise se Beratit ne fund te shekullit XIX, kisha zoteronte ne Myzeqe: 3170 dynyme toke, 743 rrenje ullinj, 3 mullinj vaji dhe nje dajlan peshkimi. Te ardhurat e manastirit te Ardenices nga pronat e tij arrinin ne shumen 60 000 grosh ne vit. Kurse ato te manastirit te Pojanit arrinin shifren 30 000 grosh. Disa pronare filluan perpjekjet per zhvillimin e bujqesise e cila ishte ne nje nivel te prapambetur. Konsulli austriak ne Janine ne vitet 60 te shekullit XIX na njofton se çifligare te ndryshem filluan te sillnin farera te zgjedhura nga jashte. Ne vitet 80 Syrja Bej Vlora solli fare patateje per ta kultivuar ne çifligun e tij prej 1400 ha qe shtrihej ne fshatrat Çerven, Frakull dhe Ferras. Per te ndjekur punimet bujqesore ai solli dhe nje grup specialistesh bujqesie nga Hungaria.

1. Ligor Mile "Çeshtje te historise agrare shqiptare" fq. 85-86

Gjithashtu mjaft pronare ndertuan edhe hambare per magazinimin e drithrave. Megjithese zoteronin fonde te medha monetare ata nuk investuan per te rregulluar agrotekniken. Toka akoma punohej me parmenden prej druri te tipit me vesheza1, dhe prapambetja e bujqesise ishte evidente. Ne vitet 50 te shekullit XIX prodhimet bujqesore filluan te destinoheshin per ne treg. Mungesa e nje rrjeti te zhvilluar komunikacioni e pengonte shume tregtine. Ekzistonin vetem rruge kafshesh, ne te cilat transporti behej me kafshe ngarkese dhe qerre.

1. Spiro Shkurti "Etnografia Shqiptare" nr 13 "Sprove" per klasifikimin e parmendave shqiptare, fq 103

Previous Previous Next Next