Ilirjan Gjika

Veshtrim Etnografik dhe Folklorik

Siç e kemi permendur edhe me siper termi Myzeqe vjen nga emri i familjes Muzaka qysh prej shek. XIV. Ky term: Muzakie-Myzeqe, perdorej vetem per zonen qe shtrihej midis dy aneve te lumit Seman, pikerisht ne vendin e quajtur "Dheu i Bute". Gjate shek. te XVII emri Myzeqe u perhap ne tere hapesiren qe nga Shkumbini ne veri deri ne Vjose ne jug, duke krijuar edhe nendarjet dhe emerimet e tjera te saj. Nje nga dy pjeset me te rendesishme te kesaj treve eshte edhe Myzeqeja e vogel ose siç e quajme ndryshe Myzeqeja e Fierit. Muzakajt nuk i dhane vetem emrin treves sone por edhe banoreve te saj, myzeqareve. Perveç ketij emri (myzeqar), banoret vendas mbajne edhe nje emer alternativ, siç eshte emri "lal", nje emertese e pashpjeguar deri me sot. Me te drejte shrohet pyetja: nga e ka origjinen ky emer i dyte, kur dihet qe per te emertuar banoret e çdo krahine ekziston vetem nje emer. Nderkohe njihen disa hipoteza mbi preardhjen e emrit "lale".
    Sipas etnografit Rrok Zojzi1, emrin lal, banoret e Myzeqese e moren nga njeri prej pinjolleve te familjes Muzaka, i cili eshte quajtur me emrin Lal Muzaka. Por ky mendim i ketij etnografi mbetet hipotetik, pasi ne dokumentacionin historik nuk permendet asnje anetar i kesaj familje feudale i cili mbante nje emer te tille. Biles as kronisti Gjon Muzaka nuk na jep ndonje te dhene per kete fakt. Mund te themi se emri "lal" perdoret ne Shqiperi si emer I pergjithshem per te emertuar babane, gjyshin ose vellane e madh, pa patur nje baze shpjegimi mbi kete emertim. Nje hipoteze tjeter po per kete problem eshte ajo e studjuesit Perikli Ikonomi2, i cili mbeshtetet ne argumentin e tij tek te dhenat e autoreve antike. Sipas tij popullsia e Myzeqese quhet laleri per shkak te perpunimit gjate kohes te emrit: Taulantia te kohes se Tukididit, ne Talaria3 te kohes se Strabonit, per te ardhur me vone ne Laleria te kohes se sotme. Megjithate edhe kjo hipoteze nuk gjen nje baze mbeshtetese historike qe sot te themi plot siguri se ky emer ka kete preardhje. Ndersa nje tjeter hipoteze eshte ajo e hulumtuesit Kozma Andonit. Sipas tij gjate shekullit te XIX me emrin lale, njiheshin vetem banoret e zones perreth lumit Seman ne rrjedhen e poshtme te tij.

1. R. Zojzi. Etnografia Shqiptare. Nr.1 "Ndarja krahinore e popullit shqiptar", fq 55
2. Perikli Ikonomi, "Historia e Tomorrit dhe Dodona Pelazgjike", fq. 19, Vlore 1936.
3. Straboni "Geografia", lib. VIII,7, thote: "Talaret, fis malesije, jane nga ata qe banojne prane ketij mali(Tomori). Rreth ketij vendi jane dhera moçalishte"

Nje emer te tille "lale" keta njerez e kishin marre per shkak se jetonin te vetmuar, larg vendbanimeve te tjera duke qene te veçuar prej shoqerise. Keta banore ishin larguar nga vendet e tyre (Shpati, Berati, Mallakastra etj) dhe ishin vendosur ketu gjate shekujve XVII-XVIII, per ti shpetuar vales se islamizimit. Duke jetuar te veçuar, per ta lindi antroponimi "lal", ne kuptimin te braktisurit, te larguarit, te lenet. Sot me kete emer quhet te gjithe banoret e Myzeqese qe jane te besimit kristiano ortodoks. Gjate shekujve te XVII-XVIII-XIX popullsia e quajtur Myzeqare e kesaj krahine etnografike krijoi tiparet karakteristike-origjinale te saj, megjithese si vend i hapur Myzeqeja ka qene gjithmone shesh per ndikimet e huaja. Nje shprehje e vlerave te ketyre tipareve eshte edhe veshja e cila ndryshonte tek te dyja gjinite si per nga forma, permbajtja, ashtu edhe koloriti. Popullsia e Myzeqese, dallohej per te foluren e veçante fonetike dhe kulturen e saj materiale. Nje pjese e saj pas pushtimit osman mergoi dhe u shperngul ne viset malore perreth. Pas shekullit XVII filloi rikthimi i saj ne kete treve. Gjate pushtimit osman myzeqaret ruajten traditen fetare kristiane ortodokse. Nga ky fakt ata u konsideruan nga pikpamja shoqerore si "popullsi e toleruar", qe ndodhej ne nje shkalle me te ulet juridike se elementi i islamizuar. Megjithate sic kemi theksuar edhe me siper popullsia e kesaj treve i ruajti traditat e veta. Duke u nisur nga pikpamja etnogistike shohim se gruaja myzeqare i punonte vete artikujt qe i duheshin per veshmbathjen e familjes. Veshjet ajo i prodhonte prej liri, pambuku, leshi, mendafshi dhe gjineshtre. Bima e lirit eshte kultivuar deri ne vitet 1930, ku ai mbillej per pregatitjen e veshjeve. Nje bime tjeter qe perdorej po per keto qellime ishte edhe pambuku. Kultivimi i tij nis ne vitin 1885. Nje vit me vone Syrja Bej Vlora ndertoi ne kete zone nje mulli per pastrimin e kesaj bime nga farerat. Lloji me i perdorur i pambukut ishte ai "Angliko", i sjelle nga India e larget. Nje material tjeter aq i kerkuar ishte mendafshi i kultivuar qysh nga mesjeta.
    Tradita e kultivimit te tij vazhdoi deri vone. Ne vitin 1886 Syrja Bej Vlora mbolli se bashku me shume bime te tjera edhe 20 000 rrenje mana per kultivimin e krimbit te mendafshit. Me kete material pregatiteshin veshje te tilla si perparese, breza, fanella, menge, kemisha etj. Gjineshtra ishte nje bime tjeter qe mblidhej ne natyre dhe pregatitej ashtu si liri per endjen e pelhurave. Nje lende tjeter per prodhimin e veshjeve ishte leshi i dhenve, i dhive i cili perdorej veças ose i perzjere. Me lesh rude pregatiteshin gunellat, neçet, doraket dhe çorapet. Leshi bashke ishte nje material me i qendrueshem. Ai perdorej per guna, mengore, qeleshe e breza. Veshjet e burrave perbeheshin nga veshjet me kemishe (linje). Ajo ishte veshja me e vjeter e burrave myzeqare e cila perdorej per pune dhe per ne are. Veshja me fustanelle ishte nje veshje tjeter burrash e cila perdorej vetem per festa. Veshja me poture diku nga fillimi i shekullit te XX zevendesoi fustanellen. Nje lloj tjeter ishte dhe veshja me shallvare, e cila praktikohej per te gjitha moshat dhe ishte e perdorshme vetem per qellime pune. Ne Myzeqene e vogel jane perdorur dy lloje gunash te leshta nga burrat.
    Perdorim me te madh kishte guna lare e cila vishej per gjate stines se dimrit dhe perdorej per pune, per te bere pazar, ose per te shkuar mik. Lloji tjeter i gunes ishte guna çile, e cila perdorej vetem nga barinjte. Diku rreth viteve 1920-1930 u perdor si veshje nderi per shtresat e pasura edhe guna xhoke, e cila perdorej gjate dimrit me raste dasmash dhe festash fetare. Ne Myzeqene e Fierit eshte perdorur takija konike e zbukuruar me damare. Ajo zevendesoi ne vitet e pavarsise festet allaturka qe perdoreshin nga nje pjese e burrave. Grate kishin veshjet e tyre karakteristike e qe ndryshonin nga ato te burrave. Nga veshjet e tyre veçojme dy tipe: veshja me kemishe dhe gune, e cila u perdor deri ne vitet 30 te shek XX dhe veshja me gunelle. Veshja e perditshme e gruas perbehej nga kemisha e gjate me fund, ku pjesa e siperme e te ciles ishte si bluze, kurse e poshtmja si fustanelle. Perdorej ne veshjet e tyre dhe perparsja, kurse ne koke mbahej shamia (vera). Ne pjesen e siperme te trupit grate mbanin edhe jelek, ose nje mintan me menge dhe xhoken e leshte. Ashtu si ne Myzeqe edhe ne Mallakastren fqinje veshjet, pregatiteshin nga grate te cilat perdornin si lende te pare kryesisht leshin. Ne ndryshim nga Myzeqeja, Mallakastra1 ka tipare te sajat origjinale, qe afrojne me tiparet kryesore etnografike te krahinave kryesore te Toskerise si: p.sh ajo e Laberise. Me fillimin e pushtimit turk nisi edhe proçesi i islamizimit ne krahinen e Mallakastres.

1.Fjalori enciklopedik shqiptar, "Mallakastra", fq 665-666

Ne pjesen e poshtme te saj u perhap islamizmi sunit, ndersa ne pjesen e siperme u perhap Bektashizmi1. Tradita e kultivimit te Bektashizmit ze fill me jeniçeret e rekrutuar qysh ne shekullin e XV. Po ne kete kohe Sinan Pasha i biri i Gjergj Aianitit themeloi teqene e pare ne Kanine te Vlores fqinje. Ne shekujt XVI-XVII filloi ngritja e Mejkameve per nder te dervisheve te vdekur. Teqe dhe Tyrbe u ngriten ne Kute, Cerril, Kapaj, Çorrush, Greshice, Hekal, Ninsh, Aranitas, Drizar, etj. Figura te ketij sekti moren pjese ne levizjen kombetare si: psh. rasti i Sheh Lutos nga Kuta qe ishte sekretar dhe itendenti i Rrapo Hekalit. Rreth viteve 1750 Mallakastra ishte islamizuar teresisht ne sunite dhe bektashi. Kenget e Mallakastres perfaqesohen nga polifonia liriko-epike, ndersa veshjet paraqiten te tilla: Burrat ne koke mbanin qylaf me antene te tipit lab. Si veshje e brendeshme sherbente kemisha pa jake, me menge te gjera tek krahet. Mbi kemishe perdorej xhamadani i leshte me ngjyre te zeze, mberthyer me sumbulla perpara dhe i qendisur ne te dy anet me motivet kombetare te shqiponjes. Mbi ta vendosej mengorja me krahet qe tunden. Veshja e burrave plotesohej me nje brez te kuq te pajisur me xhepa per silahet. Brezi perdorej mbi poturet e pergatitura me shajak te zi, qe zgjateshin deri te kupa e gjurit.
    Poturet kishin dy xhepa dhe lidheshin ne mes me ushkur. Anash ishin te pajisura me nje vije. Ne kembe mbatheshin opinga lekure me xhufka. Ndersa grate mbanin nje kemishe te bardhe, te gjate, te qendisur tek kraharori, jaka dhe manshetat. Mbi te vendosej xhamadani I zbukuruar e sumbulla. Te tjera pjese te veshjes ishin edhe fundi i gjere me rrudha, brekushet e bardha, çorape te leshta me ornamente dhe kepuce me xhufka. Ne koke grate mbanin "Mantilen", nje shami te bardhe e paisur me rruaza anash, e cila lidhej bisht ne ane te kokes.

1. Bektashizmi eshte nje nga "urdherat islamike sufite". Lindi ne Anadoll ne shekullin XIII dhe u quajt keshtu sipas emrit te Haxhi Bektash Veliut, themeluesit te ketij sekti. Urdheri Bektashinjve lindi si rezultat i perjerjes se rrymave myslymane sinkretike dhe perfytyrimeve te te krishtereve dhe turqeve te Anadollit. Ne shekullin XVI ky urdher u be frymezuesi i trupes se jeniçereve dhe vazhdoi si i tille deri ne vitin 1826 kur shperndahet kjo trupe. Urdheri Bektashi e shpjegon mjaft lirshem kuranin. Ai nderon edhe te madhin Ali ne njesine: Allahu, Muhameti, Aliu. Parimet kryesore te tij jane barazia, drejtesia dhe urtia njerezore. Ne shqiperi Bektashizmi filloi te perhapet kryesisht pas pushtimit te Shqiperise nga turqit. Ithtaret e ketij sekti ne Shqiperi mbeshteten levizjen popullore kunder pushtuesit osman te frymezuar nga motoja e tyre: "Dashuria per atdheun vjen nga besimi". Misionaret e pare te ketij sekti mberriten per here te pare ne Kuç te Devollit ne vitin 1378. Bektashizmi ushtroi joshje per shqiptaret e krishtere. Deri ne fillim te shekullit XX ne Shqiperi kishte 260 Teqe. Ne raport me myslymanet sunite Bektashizmi eshte dominues ne Toskeri.

Previous Previous Next Next