|
Kozmai i Etolise
Kosta Esohoriti i njohur me emrin Kozma Etoli lindi ne vitin 1714 ne fshatin Lis i madh (megalo Dhendro) ne Etoli (Greqi). Deri me sot nuk eshte kundershtuar origjina e tij Greke nga Historografia Shqiptare. Ne vitin 1937 studjuesi Ilo Mitke Qafezezi hodhi ne shtypin e kohes hipotezen se, Kozmai ishte me origjine shqiptare nga krahina e Çamerise1. Nga jeta e murgut Kozmai dihet qe mesimet e para i mori ne shkollen e fshatit Sigdhice, per ti vazhduar me tej ato ne shkollen e Manastirit te Vragjanes ne Agrafa (Greqi). Me pas Kozmai shkoi ne malin Athos (e shenjte) ku ndoqi studime te tjera. Ishte njohes i mire i disa gjuheve te huaja si: frengjishtes, turqishtes, dhe hebraishtes. Patjeter duhet te fliste shume mire edhe gjuhen shqipe, ne te cilen do tu predikonte turmave te besimtareve ne Shqiperi vite me vone. Ne vitin 1758 Kozmai u be murg ne Manastirin e Filotheut ku kreu edhe sherbesat e para. Dy vjet me vone shkoi ne Stamboll per te marre nga Patriku Sofroni II (me origjine nga Delvina) bekimin per nisjen e misionit te tij shetites. Qellimi do te ishte predikimi i fese kristiane ne radhet e popullsise ortodokse, e cila po konvertohej ne fene islame si rezultat i politikes se shtetit turk.
Misionet e tij shetitese Kozmai i kreu per mese 20 vjet duke pershkuar rrethinat e Stambollit, Thrakes, Thesalise, ishujt e Egjeut, ishujt e Jonit, Maqedonine dhe Shqiperine. Gjithsej ai kreu kater turne udhetimesh, duke predikuar me perpikmeri te njejtin ritual. Ne çdo fshat Kozmai dilte perpara popullit dhe bente propagande2. Ai u fliste ithtareve te tij ne oborrin e kishes ose ne sheshin qendror te fshatit, ne te cilin ngulte nje kryq te madh prej druri. Me pas murgu Kozma ngjitej ne nje stol dhe qe atje fillonte te fliste mbi popullin qe ishte mbledhur. Predikimet beheshin ne gjuhen shqipe, me fjale te thjeshta ne formen e keshillave dhe fjaleve popullore ose proverbave. Me to ai u drejtohej njerezve te ndryshem qe te pajtoheshin dhe ti riktheheshin besimit kristian. Gjate fjalimeve te tij ngulmonte qe te hapeshin shkolla, qe ishin edhe qellimi kryesor i misionit te tij.
1. I.M.Qafezezi "Akte te historise kombetare" Revista "Diana", nr.5, Tirane 1937.
2.A. Kola. Arvanitasit dhe preardhja e Grekeve fq. 424, Tirane 2002
Shkollat do te ishin ne gjuhen greke dhe te kontrolluara nga Kleri ortodoks. Synimi i Patriarkanes ishte pengimi i perhapjes se islamizmit dhe kthimi i shkollave ne vatra te propagandes qe do ti sherbente idese se krijimit te nje shteti ortodoks siç kishte qene dikur Perandoria Bizantine. Misionin e tij, Kozmai e ushtroi edhe ne Shqiperi. Dokumentat historike deshmojne per hapjen e shkollave me iniciativen e tij edhe ne Berat dhe treven e Myzeqese. Kete rajon Kozmai e pershkoi dy here gjate viteve 1777 dhe 1779. Te dhena te sakta per viziten e pare te tij ne Berat na i jep ne shenimet e kronikes se tij, murgu Kostandin Berati. Keto shenime te mbajtura ne vitet 1777-1785 jane ne gjuhen Shqipe me shkronja greke. Sipas tyre fama e Kozma Etolit arriti deri tek sundimtari i Pashellakut te Beratit Ahmet Kurt Pasha. Ai e priti Kozmain ne sarajet e tij. Gjate bisedes Kurtit i beri shume pershtypje Kozmai, saqe nga respekti qe krijoi per te, urdheroi qe murgut ti pergatitej ne shenje nderimi froni mbi te cilin Kozmai do te ulej per te predikuar ne popull. Mardheniet e mira midis Pashait dhe murgut nuk zgjaten shume Kurt Pasha nisi te dyshonte se veprimtaria e Kozmait ishte aktivitet agjenturor per llogari te armikut te tij Ali Pashe Tepelenes, ndaj edhe dha urdher qe ta ekzekutonin ate1. Me akuzen e organizimit te kryengritjes se armatosur dhe veprimtarise si agjent i Rusise murgu u ekzekutua pa gjyq. Vrasja e tij u be ne 24 Gusht 1779, ne fshatin Grecalli, 3 km ne veri te qytetit te Fierit. Pas predikimit qe beri Kozmai u arrestua nga suvarinjte, te cilet pa e çuar per gjykim tek Kadiu, e terhoqen ne nje korije buze lumit Seman dhe e varen ne nje peme. Pasi e perfunduan kete akt, trupin e tij te zhveshur e hodhen ne lume. Rryma e nxori fillimisht kufomen ne fshatin Mujalli, duke e rimare perseri per ta nxjerre perfundimisht ne bregun tjeter te Semanit, ne vendin e quajtur Kolkondas. Ketu trupi u gjet nga At Markoja, Prifti i manastirit te Ardenices, i cili e veshi kufomen me rrason e vet dhe e varrosi prane kishes se Shen Merise se Kolkondasit.
1. Ali Pashe Tepelena njihet si mbrojtes dhe mik i at Kozma Etolit. Te gjithe historianet greke qe jane marre me studimin e jetes se Kozmait theksojne se ti eleminua nga hebrenjte te cilet e paditen tek Pashai i Beratit.
|