Ne driten e zbulimeve arkeologjike (Paleoliti)
Gjurmet me te vjetra te njeriut parahistorik ne treven e Fierit jane zbuluar ne stacionet 1 dhe 2 te Kryegjates dhe ne ate te Portezes.Arkeologet mendojne se ato i tako
jne periudhes se paleolitit te vone.
Nga studimet siperfaqesore te tyre per shfaqjen e njeriut te pare ne kete periudhe tregohet se treva midis Semanit dhe Vjoses eshte banuar pa nderprerje deri ne ditet e sotme. Njeriu i paleolitit qe u shfaq ne kete zone mendohet te kete qene ne stadin e nje ekonomie qe mbeshtetej ne gjuetine dhe mbledhjen e produkteve te gatshme. Ai nuk mund te jetonte gjithnje ne te njejtin vend ndaj detyrohej te bente nje jete endacake ne kerkim te ushqimit, per te mbijetuar.
Veglat e punes te perdorura prej tij kane qene vegla te punuara me gure stralli, i cili ishte i nje cilesie jo shume te mire. Ato kane qene te tipave kruese, shpuese dhe thika te madhesive te ndryshme. Gjetja e tyre deshmon se keto vendbanime kane filluar te banohen rreth 40 000 vjet me pare.
|