|
Lindja e Çifligut
Duke filluar nga gjysma e dyte e shekullit XVII sistemi i timarit u fut ne krize. Per zoteruesit e timareve, spahinjte, pjesmarrja ne lufte po behej gjithnje e me e veshtire. Ajo ishte nje detyrim i paperballueshem, prandaj ata nisen ti shmangeshin ketij lloj detyrimi. Si rrjedhoje atyre filluan tu hiqeshin timaret, te cilat tani mbeteshin pa zoterues. Humbja e interesit per lufte nga ana e spahinjve solli proçesin e dekadences se ushtrise osmane. Keshtu ajo filloi te shfaqe shenjat e deshtimeve jo vetem ne luftrat me ushtrite europiane, por nisi te humbiste edhe kontrollin e rrepte qe kishin patur me pare ne provincat Perandorise. Kjo gje solli perpjekjet e para te feudaleve spahinj per te shtene ne duart e tyre toka Mirije (shteterore) dhe per ti kthyer ato ne çifligje private, nepermjet metodave antiligjore, ku me tipikja dhe me e thjeshta ishte ajo e dhunes. Ne kete forme lindi prona e re e çifligut, e cila shfaqi menjehere tendencen e zgjerimit te saj perseri, ne rrugen me te vjeter dhe me te favorizuar ate te: luftes. Ne vitin 1701 permenden si çifligje keto fshatra te treves si: Reres1, Radostine, Bishan, Levan, Shtyllas, Çukas, Frakull, Qarr, Zhupan, Sop, Hamil, Drize, Korkutas, Portez, Kasollas, Dukas, Kuqar, Margelliç, Shen Gjergj, Plyk, Frasher, Vidhishte, Drenie, Varibob, Matke, Belishove, Drizar, Kremenar, Cakran, Greshice. etj.
Keshtu ne vitin 1712 Ali Pashai zoteronte 14 çifligje qe shtriheshin ne fshatrat Matke, Poro, Frakull, Kafaraj, Zhuke, Bishan, Varibob, Hamil etj. Ne vitin 1737 ky person i zgjeroi çifligjet e tij, qe tanime shtriheshin ne 22 fshatra, ku perveç atyre qe permendem me siper jane edhe fshatrat Shen Gjergj, Pojan, Drize, Plyk, Greshice. Nje vit me vone ketyre çifligjeve ju perfshine edhe fshatrat Suk dhe Portez. Ndersa ne vitin 1701 na del si pronare çifligjesh edhe nje grua me emrin Emine, e cila zoteronte 6 fshatra si: Poro, Zhupan, Kremenar, Frakull, Plyk, Greshice. Shtate vjete me vone ajo zoterone 13 çifliqe, ne te cilat perfshiheshin edhe fshatrat Korkutas, Peshtan i vogel, Hamil, Çuke, Radostine.
1. P. Thengjilli "Shtrirja e çifligut feudal ne krahinen e Beratit" Nr 3, Fq 129-147. Cituar AQSH.F. nr.128. Dosjet 3,17,18,48. Studime historike 1983.
Madje brenda kufijve te nje fshati ekzistonin disa çifligje, psh: Ali Pasha ne vitin 1737 zoteronte dy çifligje ne Poro, kater ne Frakull, dy ne Bishan. Ne vitin 1746 ai zoteronte tre çifligje ne Frakull dhe nga dy ne fshatrat Zhuke, Bishan e Hamil. Ndersa Xhafer Pashzadeja zoteronte ne vitin 1708 dy çifligje, ne Frakull dhe ne Bishan. Ne vitin 1737 çifligjet ne fshatin Frakull zoteroheshin ne kete menyre. Kater çifligje prej Ali Pashes, nje prej Ali Agait, dhe nje prej Ymer Beut. Zoteruesit e ketyre çifligjeve te lartpermendura mbanin poste te administrates osmane si ate te kadiut, ket’hydait, agait etj. Zgjerimi i metejshem i prones çifligare provokoi edhe konflikte te armatosura. Keshtu nepunes shteterore, ish timarlinj, pjestare te elites tregtare dhe zejtare, ushtarake, nepunes taksash, etj pasi ngriten trupa mercenare filluan te luftonin ndaj njeri-tjetrit per te zgjeruar çifligjet. Ky proçes qe do te vazhdoje gjate njihet me emrin anarkia feudale ne perandorine osmane. Ai solli zevendesimin e timareve me çifligjet dhe vendin e spahinjeve filluan ta zinin dalngadale feudalet derebej, te cilet po perqendronin ne duart e tyre prona te medha private, pushtet politik dhe turma pasuesish mercenare te etura per para.
Me kohe ata u pasuruan ekonomikisht, u fuqizuan politikisht dhe fituan autoritet te veçante ne krahine. Porta e larte nuk ishte e afte te bente asgje perpara kesaj gjendjeje, veçse te miratonte si qeveritare kreret vendas, qe autoritetin e tyre e kishin vendosur me ane te forces. Kjo lloj qeverisje e vinte pashane, beun dhe agane vendas ne poziten e nje princi sundimtar. Ai synonte te fitonte te drejten per te zoteruar mbi jeten dhe pasurine e shtetasve te krahines se vete. Ne kufijte e treves sone ndodheshin dy qendra te fuqishme te jetes ekonomike-politike dhe shoqerore siç ishin: Berati dhe Vlora. Zoteruesit e tyre per nje kohe te gjate zhvilluan luftera te ashpra per te zgjeruar territoret ne kurriz te njeri-tjetrit, duke e shtrire autoritetin e tyre edhe ne kete zone. Keta njerez qe u perfshine ne konflikt ishin pinjollet e familjes Vlora dhe sundimtaret e Beratit si: Ismail Pashe Velabishti dhe kunati i tij Ahmet Kurt Pasha. Krijuesi i pashallekut te Beratit Ismail Pashe Velabishti bashkoi me forcen e armeve gjithe territorin e Toskerise se bashku me Myzeqene dhe Mallakastren. Ky njeri do te vritet ne vitin 1764 ne lufte per zgjerimin e Pashallekut te Beratit me familjen rivale te Vlorajve. Pas vdekjes se tij ne krye te Pashallekut erdhi Kurt Pasha. Ky njeri energjik do te vazhdoje me sukses politiken e meparshme te zgjerimit territorial.
Vdekja e parakoheshme e tij do te beje qe pashalleku te bjere ne duart e Ibrahim Pashes, i cili ishte dhender i Kurtit. Ne vitin 1810 Ali Pashe Tepelena do t’ja marre Ibrahimit zoterimet dhe do t’ja aneksoje ato territorit te Pashallekut te tij, ne te cilen do te qendroje edhe kjo treve deri ne vitin 1821. Nje rol te veçante ne divanin e Aliut luante Omer Pashe Vrioni, kryekomandant i ushtrise, i sapokthyer nga sherbimi ushtarak. Sipas shenimeve te perfaqesuesit Anglez ne Janine Kolonelit Uilliam Martin Lik permendet se, Vrioni do te kthehet nga Egjipti ne vitin 1809, ku do te futet ne sherbim te Ali Pashes. Per kontributet e tij Veziri i Janines do ti jape mjaft toka, duke e shnderruar ne nje nga pronaret me te medhenj ne Myzeqe dhe Toskeri.
Gjate periudhes se sundimit te Aliut, treva njohu stabilitet ekonomik dhe shoqeror, i cili shihet tek progresi i ekonomive te vogla fshatare. Fillon te zoteroje rregulli dhe qetesia e prishur nga luftimet midis feudaleve derebej. Shqiptaret filluan te trajtohen njesoj si turqit dhe del ne pah toleranca fetare midis dy komuniteteve si: atij myslyman dhe atij kristian. Tregetaret dhe udhetaret filluan te pershkojne te gjithe vendin pa u friksuar per asgje. Vendosja e rregullit dhe zhdukja e anarkise i la rruge te lire zhvillimit te tregetise. Edhe bujqesia u fut ne rrugen e perfeksionimit. Persa i perket administrimit, krahina kishte ne krye Myselimin, i cili ndihmohej ne kete veprimtari nga keshilli qe vepronte prane tij. Ne krye te çdo fshati qendronin Koxhobashet. Detyra e tyre ishte te mbikqyrnin fshataret dhe ti gjykonin ata per shkelje te ligjit. Si e drejte vepronte ashtu si edhe me pare e drejta osmane: "Sheriati". Per te zbatuar ate merrej perseri kadiu dhe pleqesia e fshatareve qe gjykonin te gjitha çeshtjet e karakterit penal e civil. Funksionimi i rregullit, qetesise, administrates shteterore solli progres edhe ne fusha te tjera megjithese zhvillimi ishte i ngadalshem. Fshatari vazhdonte te ishte i renduar me tatime dhe detyrime te reja. Ndaj tij zbatohej ne nje shkalle te gjere dhuna dhe detyrimi. Feudalet e vegjel (bejlere, agallare), qe me pare gjate periudhes se anarkise ishin perfshire ne konflikte tani filluan ti sherbenin Aliut, i cili i perkrahu ekonomikisht, duke i dhene toka qe ja shpronesoi kundershtareve. Ai gjithashtu u dha poste politike dhe i perdori per realizimin e qellimeve te tij, duke i kthyer ne nje klase ku ai realizonte mbeshtetjen shoqerore.
Per periudhen kur treva e Fierit bente pjese ne Vilajetin e Janines na jepen mbi te edhe dy deshmi interesante nga Pukevili dhe Liku1, dy diplomate te huaj te cilet paten meriten qe vezhgimet e tyre te drejtperdrejta i botuan ne formen e librave te udhetimit. Ne librin e tij "Ne oborrin e Vezirit te Janine", te botuar ne Paris ne vitin 1806, Pukevili tregon pershtypjet e tij nga udhetimi ne te. Te fragmentuara keto deshmi jane me te vlefshme prandaj do te paraqitim te cituara prej tij: "Duke pershkruar2 tete milje ne drejtim te veriut neper fusha pjellore por jo te shendetshme te Vlores, mberriten ne bregun jugor te lumit Aous (Vjose). Ne bregun tjeter te lumit ndodhej fshati mjaft i madh i Fierit3, ne perendim te te cilit ndodhej Manastiri Virgin i Polini, ne vendin e Apolonise antike ku shtegtojne kopete e bagetive nga malet Kandavia (Toskeria) ne fushat e Adriatikut". Rruga nga Apolonia per ne Berat te çon pergjat Apsusit (Semanit) antik i cili per rreth nje gjysem milje kalonte neper nje fushe te mbushur me "sabine" dhe "Agnus Castus", shkurre qe i gjeje ne te gjitha fushat me lageshti dhe te sheshta te Shqiperise. Ne te gjitha keto hapesira te gjera syri te zinte vetem disa kodrina me kasolle te sistemuara ne forme kurore te fiseve endacake qe ruanin delet dhe gjedhet te ndihmuar nga qente me pamje te eger, te cilit mund ti gjeje gjate gjithe bregut te Adriatikut. Ne keto fusha rritej edhe nje race kuajsh qe per nga pamja dhe shpejtesia rralle mund ti gjeje ne Turqine Europiane. Here pas here udhetari ndeshej edhe me pamjen e Romeve (Tzingari)4 , te cilet dukej se preferonin fushat e Myzeqese. Sipas banoreve autoktone te kesaj treve, Romet kane jetuar ketu per nje periudhe prej tete shekujsh. Kjo periudhe perkon me sundimin e perandorit Bizantin Niqiforit5, gjate se ciles kjo klase njerezish u shfaq per here te pare ne lindje... Ne kete pozicion duken majat me bore te malit Tomorr6 dhe deri lart ne Berat Apsusi quhet Beratino (Lumi i Beratit). Pjesa lindore e Myzeqese quhet Mallakastra (Maille Castra) qe ne shqip perkthehet Kampe te vendosura ne lartesi, ndoshta per shkak te kampeve te Çezarit dhe Pompeut, rrenojat e te cileve dallohen ne brigjet e Apsusit...
1.Fransua Pukevil ishte zv/konsull i Frances prane oborrit te Ali Pashes. Koloneli Uilliam Martin Lik ishte perfaqesues diplomatik i Britanise se madhe ne Janine.
2.F. Pukevil "Ne oborrin e Vezirit te Janines" fq 82-86
3.Per here te pare emri I Fierit permendet prej Pukevilit ne vitin 1806. Ky fshat ka ekzistuar perpara ketij viti.
4.Romet (Arixhinjte) erdhen ne Europe gjate shekullit XIII me pushtimet Mongole. Mongolet qe krijuan nje shtet nen drejtimin e Xhingis Hanit nga Koreja ne Hungari I sollen Romet ne Europen Lindore. Romet jane indiane te cilet sherbyen ne ushtrine Mongole si instrumentiste per argetimin e ushtareve dhe nallbane e kujdestare kuajsh. Pas renies se shteteve mongole ne shekullin e XV Romet u perhapen qe nga territori i Rusise ne te gjithe Europen.
5.Perandori Niqifor sundoi ne Bizant ne vitet (802-811)
6. Sami Frasheri ne Gjeografine e tij (Dheshkronja), botuar ne Bukuresht ne 1888 thote se Devolli bashkohet me Osumin poshte Beratit dhe formojne Ergjendin. Keshtu eshte quajtur Semani gjate shek.XIX.
Te njejten vlere historike dhe etnografike kane edhe shenimet e Likut, gjate udhetimit te tij ne vitin 1805, ne itinerarin Berat-Vlore. Ne kete udhetim Liku kaloi ne Luar, Patos, Radostine dhe Pojan ne te cilin u ndal veçanerisht. Ne shenimet e tij ai thote se: "Ne Myzeqe1 per shkak te regjimit feudal pjesa me e madhe e tokave te bukes eshte lene ne meshire te fatit, duke vuajtur nga permbytjet ato e kane lene gjene e gjalle pa kullota te tera ne pranvere dhe shpesh shkaktojne mortalitet. I tille ishte ai i vitit (1805) qe beri te nevojshem importimin e madh te kafsheve prej provincave Danubjane...". Me tej Liku me syrin e vezhguesit shton se: "Kultivimi ne kete fushe behet ne pak ngastra prane fshatrave. Bujqesia eshte ne stadin e "miturise".
Parmenda me te cilen punohet toka eshte po aq e thjeshte sa ne kohen e "patriarkeve te pare", ndersa pa i bere perzgjedhje fara hidhet ne toke pa lerim dhe pleherim...".
"Perhapje te madhe ka prona çifligare ne te cilen punojne bujqit çifçinj. Bujku i paguan feudalit ½ e vleres se prodhimit ne natyre ose ne te holla. Keshtu ndodh ne te gjitha çifligjet e Beratit dhe te Myzeqese ku: perveç sistemit te gjysmetarise, ekziston edhe forma e 3 pjeseve te prodhimit, ku nje pjese e merrte prodhuesi dhe dy te tjera pronari". Myzeqeja quhet "Hambar i Shqiperise" dhe eshte e afte te furnizoje me drithe dhe prodhime te begata te gjithe vendin. Ketu kultivohet gruri, misri, elbi, tershera, orizi. etj. Per tu permendur eshte lloji i grurit "kuqeli" i cili ka kokerr te vogel, te forte dhe jep nje miell te shkelqyer...
"Ne shtator fillonte mbjellja e lirit i cili perdorej per eksport. Nga bimet e arave kultivoheshin edhe perimet si: spinaqi, angjinari, sallata marule, domatja, majdanozi dhe kopra. Si peme frutore kultivoheshin: mani, fiku, shega, bajamet, dardhat, pjeshket, ftonjte, kajsite, mushmollat, si dhe rrushi prej te cilit pergatitej vera dhe rakia. Por kjo treve qe nga Durresi deri ne Vjose nuk eshte vetem nje treve bujqesore por edhe nje livadh i madh pa nderprerje, ne te cilin te dalin perpara syve kope te panumerta buajsh, dhensh dhe kuajsh... Ne tere shtrirjen e saj shihen tufa te medha patash qe nxirren çdo mengjes per te kullotur. Te shumta jane pulat e detit dhe ato te vendit si dhe shpendet e tjera..."
1. Sh. Mema "Shqiperia dhe shqiptaret ne veprat e udhetareve Angleze" fq. 150-158
|