|
Bashke me Perandorine Osmane
Ne vitin 1455 treva e Fierit ra perfundimisht nen sundimin osman. Ajo u perfshi ne Sanxhakun e Vlores me qender Beratin1. Ky sanxhak pati si shtrirje territoret e dikurshme te Principates se Muzakajve. Myzeqeja e Mallakastra, ne kete Sanxhak gezonin statusin e Nahijeve (krahinave). Toka u fut ne kategorine e prones shteterore-mirie. Ajo bente pjese ne fondin e tokave te perfshira ne sistemin e timareve, te cilen shteti osman ua ndante pjesetareve te klases feudale si feude ushtarake: timare e ziamete. Zoteruesit e tyre ishin seraskeret e nahijeve, kadinjte, jeniçeret, vojvodet, çaushet, jazhexhinjte, etj, te cilet kryenin detyra ushtarake dhe civile ne ushtrine dhe administraten osmane. Zoterues te timareve ishin edhe spahinjte te cilet ne varesi te prones qe kishin duhet te paraqiteshin ne lufte sa here qe ti therriste sulltani me nje numer te caktuar kaloresish, qe ishte ne perpjestim me siperfaqen e timarit te tyre. Gjate kohes se sundimit te sulltan Mehmetit te II u vendos perfundimisht sistemi i timarit. Nderkohe u perdor edhe institucioni i spahinjve te krishtere per te shkaterruar dhe integruar ne kete sistem klasen feudale vendase2. Keta feudale pranuan tu sherbenin sulltanit per te ruajtur zoterimet e tyre. Kjo tregon se osmanet nuk e vune si kusht te domosdoshem qysh ne fillim te pushtimit perqafimin e islamizmit. Por spahinjte myslymane kishin pozita me te privilegjuara ne sistemin feudal ushtarak te timarit, gje qe nxiste kategorine e pare qe te shkonte drejt konvertimit fetar. Shteti osman dhe zoteruesit e timareve dhe ziameteve u kujdesen per vjeljen e taksave dhe detyrimeve feudale nga popullsia prodhuese, fshataret raja. Taksa kryesore qe vilte shteti ishte xhizja, takse per koke qe merrej nga te gjithe meshkujt e krishtere te cilet ishte te afte per pune. Ne vitin 1488 sasia e xhizes se vjele ne nahijen e Myzeqese ishte 631 000 akçe, ndersa ne nahijen e Mallakastres3 ajo ishte ne sasine 380 285 akçe.
1. Berati u caktua si qender e ketij sanxhaku per shkak te pozites me te mbrojtur dhe si qender e kryqezimit te rrugeve.
2. S. Pulaha, "Pronesia feudale ne tokat shqiptare, shekujt XV-XVI. Fq 45
3. Po aty fq 231
Taksat qe merrte Spahiu ishin midis te tjerave dhe: e dhjeta, ispenxha, resmiçifti, taksa e marteses, e magjes, e gjakut, gjobat per faje, si dhe taksa e oxhakut. Kjo e fundit ishte shume diskriminuese dhe ekzistoi per nje kohe te gjate ne Myzeqe. Ajo nuk i lejonte fshataret raja qe ne shtepite e tyre te ndertonin oxhak. Te gjitha detyrimet feudale vileshin dy here ne vit, per Shen Miter dhe Shen Gjergj1. Duke u marre vetem me detyrimet e rentes feudale pushteti osman e keqadministroi territorin e Fierit. Qeveria turke nuk i mori parasysh njerezit qe banonin ne keto territore, duke u sjelle si nje nga administratat me te pakujdesshme qe kemi pare ne historine e deritanishme. Pergjate Myzeqese se vogel nuk u be asnje punim irrigacioni dhe bonifikimi. Si rezultat i mungeses se kanalizimeve, mbushjes se grykave te lumenjve, prerjes masive te pyjeve, lumenjte çdo vit kryenin permbytje, duke e degraduar Myzeqene ne nje fushe kenetore. Kjo beri qe rrjedhjet e poshtme te lumenjve Vjose dhe Seman, dikur te lundrueshem te beheshin te palundrueshme, dhe te rrezikshme me vershimet e tyre. Githashtu u rrenuan skelat lumore dhe u nderpre tregetia e drithit, e cila shkaterroi traditat e vjetra bujqesore te krahines, duke goditur ekonomine vendase. Me vendosjen e sundimit osman u vendos edhe e drejta e shtetit turk: sheriati, e cila ketu gjeti perdorim te gjere. Megjithate ai duhej te zbatohej vetem prej myslymaneve dhe perbente nje kod normash civile dhe fetare per jeten. Ne dallim prej tyre te krishteret u trajtuan si nje shtrese me e ulet e shoqerise me emrin raja. Kesaj kategorie shoqerore u lejua e drejta e ushtrimit te fese dhe ju sigurua jeta e pasuria. Me punet e brendshme te ketij komuniteti merrej kleri ortodoks. Por gjithsesi mbi ta rendonin taksa me te renda, siç ishte edhe tributi i femijeve. Megjithese nuk i lejohej qe te mbante arme, popullsia e kesaj treve vazhdoi qendresen ndaj pushtuesit turk ne forma te ndryshme. Ne vitin 1481 u kthye ne Shqiperi Gjon Kastrioi i ri, i cili zbarkoi ne gryken e lumit Seman. Rreth tij u bashkuan kryengritesit shqiptare, qe e priten si trashegimtar legjitim te Skenderbeut. Ne betejen e pare me forcat turke te drejtuara nga Sulejman Pasha, e cila u zhvillua prane Fierit te sotem ne vitin 1481 ai do te fitoje.
1. Dhjetor, Maj
Por kryengritja e Gjon Kastriotit do te deshtoje per shkaqe te njohura dhe do te rivendoset perseri pushtimi turk. Pervoja e kryengritjeve te shekujve XV-XVI u tregoi shqiptareve se u duhej nje bashkerendim i forcave me nje organizim me te mire. Per ti sherbyer ketij qellimi u thirren disa kuvende mbare kombetare. I tille ishte kuvendi i mbajtur ne Manastirin e Shen Aleksandrit, ne fshatin Dukagjin te Matit. Perfaqesuesit e 14 krahinave qe moren pjese ne te vendosen fillimin e nje kryengritje te pergjithshme antiturke. Ne dokumentin ku kerkohej ndihma e Venedikut, i cili mban daten 15 shkurt 1602, kane firmosur edhe perfaqesuesit e krahines se Myzeqese1 si: Martin Kolashi, Nikolla Lushi, Mihal Krraba, dhe Bartol Palesi. Kjo iniciative duhet qe te kete qene e fundit per popullsine e treves sone perballe shtetit osman, per arritjen e çlirimit prej pushtimit te huaj. Ne vitin 1520 doli kanunameja e sanxhakut te Vlores, mbi bazen e te ciles rregulloheshin çeshtjet ekonomiko-shoqerore, ne radhet e popullsise. Me pushtimin turk filloi edhe proçesi i islamizmit te popullsise. Rruget e tij ishin: sistemi i devshirmese, xhizja, e cila erdhi duke u rritur, legjislacioni, i cili i jepte perparesi popullsise myslymane per te ngjitur shkallet e karrieres ushtarake dhe civile, etj. Islamizimi preku vetem Mallakastren, ndersa Myzeqeja e ruajti besimin e saj fetar. Ne fshatrat e krahines se Mallakastres kjo tendence u perhap duke filluar nga shekulli XVII dhe perfundoi ne shekullin XVIII, me islamizmin e pergjithshem te kesaj treve. Ndikime te forta ne kete drejtim luajten dy qendrat e fese islame per Shqiperine ne jug-perendim te vendit, siç ishin qytetet e Beratit dhe Vlores.
1. Dokumenta te shekujve XVI-XVII Per historine e Shqiperise, Vell.II-Dok.183, Tirane 1990.
|