|
Arritjet shoqerore ne mesjete
Gjate mesjetes pjesa me e madhe e popullsise ishte anafalbete. Njerezit e shkolluar i perkisnin kryesisht klerit, i cili kishte ne duart e veta edhe institucionet arsimore. Ne vepren e titulluar "Biografia e gjate" e shkruar nga Theofilakti, (Peshkop i Ohrit), mesojme se, Cari Bullgar Borisi (Mihali) dergoi ne Gllavinice rreth viteve 886 Klementin me cilesine e Kryemesuesit1. Klementi qendroi ne Gllavinice 7 vjet dhe punoi me bashkepunetoret e tij ne tre fusha: nje prej tyre ishte ngritja e shkollave, ku ai dhe ndihmesit e tij u mesonin shkrim dhe kendim femijeve. Me pas Klementi u zevendesua ne kete detyre nga i vellai Naumi. Te tjera drejtime te punes se tyre ishin predikimi, propagandimi dhe perligjja e pushtimit Bullgaro-Sllav.
Shkollat e klerit ortodoks Bullgar kishin si qellim perhapjen e arsimit dhe te gjuhes sllave per te luftuar traditat kulturore-arsimore te Bizantit. Keshtu mund te themi se kjo detyre e rendesishme ju ngarkua nje njeriu te tille siç ishte Klementi, qe me autoritetin e tij te madh te shkaterronte me sukses traditen e kishes Greko-Bizantine ne treven tone. Arsimi gjate mesjetes perfaqesohej nga shkollat e ulta dhe te mesme. Shkollat e ulta gjendeshin prane kishave dhe manastireve. Ato sherbenin per te pergatitur klerin e zakonshem. Ne to mesohej gjuha greke, bibla dhe gjuha e ceremonialit fetar (Liturgjia). Shkollat e mesme ndodheshin prane katedraleve Episkopale (Gllavinice, Berat). Ne to studioheshin shtate lende baze si: Retorika, Logjika, Astronomia, Aritmetika, Gjeometria, Gramatika dhe Muzika. Ne keto shkolla pergatitej elita e klerit. Per te ngjitur shkallet e karrieres ndiqeshin me pas shkollat e Kostandinopojes e Selanikut. Kleriket perveç detyres se tyre, "Predikimit te ungjillit", kryenin edhe profesione te tilla si: shkruesin, mesuesin, sekretarin, noterin, si dhe merreshin me art (pikture, muzike). Ne manastire shkrueshin: libra, kodike, doreshkrime nga murgj te specializuar. Porositesit e tyre ishin autoritete shteterore, fisnike dhe klerike te larte.
1. Dh. Obolenski (Klementi i Ohrit dhe Shqiperia", Konferenca Kombetare per formimin e popullit shqiptar, gjuhes dhe kultures se tij. Fq. 68-70, Tirane 1982
Ne rrethana te tilla u realizuan: kodike, ikona, afreske, epitafe, dhe vepra te ndryshme artistike. Zhvillim mori dhe arkitektura laike e perfaqesuar nga nje sere keshtjellash, kullash dhe objekte te kultit kristian (shiko me siper). Ne kete te fundit u aplikua edhe arti figurativ i perfaqesuar nga piktura, skulptura dekorative, gdhendja e drurit etj. Piktura ishte gjinia me e shquar e artit te periudhes. Si ne te çdo pjese te Perandorise se Bizantit edhe ne keto territore lulezoi arti Bizantin, stili i veçante i te cilit permblidhte ne vetvete traditat e artit Helenistik me traditat popullore te lindjes. Ky ishte arti qe bashkonte ideologjine e kishes lindore (ortodokse) me frymen e saj asketike. Ne vitin 787, koncili kishtar i mbajtur ne Nike, percaktoi edhe rregullat e pikturimit per artin ikonografik. Keto rregulla ishin te pacenueshme. Piktorit nuk i lejohej te nderronte as tematiken, tiparet dhe ngjyrat. Ai duhej qe ti largohej natyralitetit dhe me stilin e tij ornamental te shkeputej nga jeta dhe i jepte asaj karakterin hyjnor. Ne keto rrethana piktura paraqitej e ngrire dhe e zymte. Dy drejtimet kryesore ne te cilat u zhvillua ajo ishin afresku dhe ikona, me te cilat jane krijuar vepra vertet te mrekullueshme.
Perhapje te kufizuar pati vetem skulptura. Ajo u aplikua ne fasadat e kishave, ne portike (Apoloni), porta e dritare dhe ne ambientet e familjeve fisnike. Duke pare dhe studjuar me vemendje afresket e kishave nxjerrim perfundime interesante dhe te rendesishme, duke thene se popullsia e kesaj treve gjate mesjetes eshte veshur sipas modes bizantine. Veshjet pergatiteshin ne varesi te prejardhjes, sipas shtreses shoqerore. Ato ishin prej leshi, liri, kerpi ose mendafshi. Prej pelhure kerpi eshte pergatitur edhe Epitafi i Gllavinices1, ndersa ne portin e Spinarices eksportohej mendafshi i prodhimit vendas2. Duke filluar nga shek. XIII e sidomos gjate shek.XIV nga importimet per ne Raguze permendet shpesh nje pelhure e forte pambuku me çmim mjaft te ulet qe quhej fustan3. Ky element ishte perberesi kryesor i veshjes se burrave te kohes. Ai do te sherbeje per shume kohe si veshje festash, i perdorur nga te gjitha shtresat e popullsise. Mund te themi se burrat ne mesjete perdornin per te veshur edhe tirq, kofshare e kemishe te gjate, (liri ose kerpi) te ngjeshur ne bel me nje brez leshi ose me fustanellen e gjate der ne gju.
1. Epitafi i Gllavinices eshte pelhura me e vjeter e perdorur ne vendin tone.
2. M. Shuflai mendon se nje vendet ku kultivohej me shume mendafshi ne Shqiperi eshte edhe zona midis Beratit dhe Vlores.
3. Fustagnum, lat
Ndersa grate visheshin me veshje te gjata qe e mbulonin gjithe trupin. Mbi koke mbanin nje pelhure te bardhe qe i mbulonte qafen dhe pjeserish supet1. Burrat mbanin mbi koke nje kapele ne forme koni me streh rreth e qark. Eksporti i madh i lekurave ne skelat lumore te Pirgut dhe Spinarices, ne shekujt XII dhe XIII tregon se treva i plotesonte nevojat e veta per opinga, ashtu edhe per lloje te ndryshme gunash. Lekurat perdoreshin edhe si shakuj per te ruajtur veren dhe vajin e ullirit. Ne shekujt XIV-XI nisi edhe importi i pelhurave te ndryshme nga Venediku dhe Raguza per nevojat e aristokracise feudale vendase.
1. A. Gjergji. Te dhena mbi veshjet ne Shqiperi ne shek XIV-XV. Fq.188-189. Studime historike nr.4 1967
|