|
Mbi termin "Myzeqe"
Myzeqeja eshte fusha me e madhe e rajonit Perendimor dhe e krejt Shqiperise. Me nje siperfaqe prej 1350 km2, ajo shtrihet nga Shkumbini ne veri, e deri prane Vlores ne jug. Ne perendim si kufi i saj sherben bregdeti i ulet i Adriatikut, kurse ne lindje Myzeqeja shtrihet deri ne rreze te kodrave te Darsise Kuçoves dhe Mallakastres. Me nje gjatesi 65 km dhe gjeresi prej 50 km, kjo fushe zbret nga lindja drejt perendimit duke formuar ne vetvete nje krahine gjeografike dhe etnografike nga me te medhate ne vendin tone. Per here te pare ne Histori termi Myzeqe permendet ne kroniken mesjetare te Tokove1. Kjo kronike si per nga titulli dhe autori eshte anonime. Ajo u quajt me kete emer nga studjuesi arberesh Xhuzepe Skiro, i cili e publikoi ate ne konferencen e XI te studimeve Bizantine, te mbajtur ne Mynih ne vitin 1958. Kronika perbehet nga 3973 vargje, ku 2280 prej tyre kane te bejne drejtperdrejte me rolin dhe veprimtarine e shqiptareve, ne ngjarjet e zhvilluara ne Shqiperine e poshtme ne vitet 1381-1426. Ne vargjet 1681 dhe 1685 lexojme:
1681 Per kete u keshilluan te dy krushqit2.
1682 Te dergojne ne Myzeqe ne gjithe vendet e shqiptareve.
1683 Dhe te kerkojne ndihme nga gjithe sundimtaret e vendit.
1684 Atehere gjendeshin te paprekur sundimtaret e vendit.
1685 Te pangacmuar prej myslymaneve(turqeve).
1686 Qe ishin fuqi te madhe dhe kishin frike.
Sipas kesaj pjese te kampionuar nga kjo kronike flitet per prijesit shqiptare te Shqiperise se Poshtme: Gjin Zenevisin dhe Muriq Shpaten. Ne konfliktin e zhvilluar ne vitin 1411 ndaj Dukes Karl Toko ata ndjejne veshtiresi dhe kerkojne ndihme tek aleatet e tyre.
1. Kronika e Tokove eshte shkruar ne gjuhen e folur greke te shekullit te XV. Ajo pershkruan perpjekjet e Dukes Karl Toko sundimtarit te Qefalonise per te shtrire sundimin e tij ne tokat e Epirit, Etolise, Akornanise ku shumica e popullsise ishin shqiptare. Kronika eshte shkruar para vdekjes se K. Tokos ne vitet 1422-1423. ne te permendet edhe fisi shqiptar i Malakasajve. Ne dukje emri i tij ka ngjashmeri shume te madhe me toponimin e Mallakastres por nuk kemi mundesi te bejme asnje lloj lidhje midis tyre. Megjithese mund te hidhet hipoteza se ata perfaqesonin ndonje bashkesi te shperngulur nga Mallakastra ne More ose Epir gjate kohes se sundimit te despotit Theodhor Paleologu. Ky sundimtar i dha leje 10.000 shqiptareve te Toskerise qe te vendoseshin ne tokat e despotatit te tij te mbetura, sipas deshmise se Jiricekut, te braktisura prej bujqeve qysh gjate vitit 1388.
2. K. Bozhori. Burime tregimtare Bizantine per historine e Shqiperise shekujt X-XV. Fq. 283
Nderkohe te dy prijesit vendosen te dergonin ne Myzeqe dhe ne te gjitha krahinat shqiptare njerez, me qellim qe te njoftonin kreret vendas, territoret e te cileve ende nuk ishin sulmuar prej perandorise turke. Atehere "miqte" i shkuan menjehere ne ndihme, sepse sipas kronistit anonim ata ishin krushq te sundimtarit te Drinopolit, Gjin Zenevisit. Ne kete kohe ne Myzeqene e vogel sundonin Muzaket1, te cilet kishin vendosur lidhje martesore me Zeneviset, qe sundonin ne: Çameri, Gjirokaster, dhe jugun e Shqiperise. Duke shfrytezuar kete fakt percaktojme tezen se, emri Myzeqe eshte perfituar nga sundimi i familjes Muzaka, per te quajtur viset qe administroheshin prej tyre. Nderkohe bie poshte hipoteza e perdorur deri tani se, ne mesjeten e vone Myzeqeja e sotme quhej Fushe e Saures( Savres). Kete toponim e ndeshim tek Barleti, i cili duke u bazuar tek beteja e Savres (Lushnje) e quan kete treve me kete emer. Nderkohe qe idea e tij ka qene vetem per fushen prane fshatit Saver, ku u zhvillua beteja shqiptaro-turke (1385). Nga kjo kronike nxjerrim mjaft te dhena interesante siç eshte dukuria e kushtrimit, si pjese perberese e te drejtes zakonore shqiptare, ku "dy krushqit" bejne thirrje per ndihme. Ky fakt tregon se ne Myzeqe ne fillim te shek XV ekzistonte e drejta zakonore (Kanuni), e cila do te ekzistoje deri disa shekuj me vone.
1. Ne kete periudhe ne Myzeqe sundonte Andrea Muzaka
|