Ilirjan Gjika

Gjendja Kishtare

Per sa kohe qe ne Shqiperi vazhdoi pushtimi bullgar, Kleri qe ndodhej midis Semanit dhe Vjoses ishte ne varesi te krypeshkopates Bullgare te Ohrit. Kjo qender fetare kishte nen administrim peshkopatat e Gllavinices dhe Pulkeriopolisit (Beratit). Me renien e shtetit Bullgar, Kostandinopoja e eleminoi Gllavinicen si qender Peshkopale. Dioqezat e saj i mori nen administrim Beligradi (Pulkeriopolisi), i cili nisi te quhej Peshkopata e Gllavinices dhe Beligradit. Me kete emer e ndeshim edhe ne "Epitafin e Gllavinices", ku permendet peshkopi Kalist "i Gllavinices dhe Beligradit". Kjo peshkopate qendron ne varesine e Ohrit deri ne pushtimin Norman, ku perfshihet nen administrimin e kryepeshkopates Katolike te Durresit. Ne keto vite zhvillohet ashper konflikti fetar i quajtur "Lufta midis dy kishave", per te vendosur nen "pushtetin e tyre shpirteror" sa me shume territore, besimtare dhe famulli.
    Keto interesa te kishes katolike dhe asaj ortodokse perfshihen dhe mpleksen me interesat e pushtuesve te huaj, te lindjes dhe perendimit. Nderkohe qe kisha katolike perkrahte fuqimisht Normanet, Shtaufenet, Anzhuinet dhe Venedikun, si kunderpeshe kisha ortodokse behet ashtu siç ishte dhe me pare instrument ne sherbim te perandorise se Bizantit dhe shteteve sllave . Ne 1205 Venediku pasi merr nen zoterim treven e sotme te Fierit, e ve ate ne perdorim te kryepeshkopit katolik te Durresit, Manfredit. Kur Despotati i Epirit shtyn venedikasit drejt veriut dhe i largon ata, kthehet gjendja e meparshme, ku kontrollin e merr kisha ortodokse. Me ardhjen e Anzhuineve ndryshoi perseri kahu, kisha katolike behet mbeshtetese kryesore e tyre. Ne qytetet qe sundojne ata dhe vasalet e tyre krijohen peshkopata katolike. Ne vitin 1280 permendet peshkopata katolike e Gllavinices, ndersa Muzakajt, Matrengajt, Arianitet konvertohen ne katolike sipas interesave. Sa here qe territori per te cilin po flasim kthehej ne duart e Bizantit peshkopet katolike largoheshin zakonisht ne Itali, ndersa kur fillonin fushatat e latineve (perendimit), peshkopet ortodoks ja linin vendin atyre katolike.
    Kjo skeme vazhdoi te funksionoje deri ne kohen e fillimit te pushtimit osman. Gjate shekujve te mesjetes kishat dhe manastiret ne krahinat e Mallakastres dhe Myzeqese sherbyen jo vetem si qendra shpirterore por edhe kulturore arsimore. Prane tyre kishte shkolla fillore, biblioteka me doreshkrime te çmuara. Ne shume raste manastiret u bene qendra te zhvillimit te panaireve, tregtare, dhe luajten nje rol te rendesishem ne njohjen e shume rregullave te mira per sjelljen shoqerore. Si organizate shpirterore kisha e kishte kthyer ideologjine e saj ne mbeshtetje te shtetit feudal. Per keto sherbime te çmuara shteti e kishte shperblyer ate me dhurime te fondit te tokave. Ne kete menyre kishat dhe manastiret grumbulluan sasi te medha pronash tokesore. Keta dy faktore favorizuan edhe konfliktin e gjate midis dy kishave i cili kishte filluar shume kohe perpara vitit 1054, kur u krye edhe ndarja (skizma) midis dy patriarkanave.
    Diku nga shekulli i XIV nisi nje proçes tjeter, ai i bashkejeteses se katoliçizmit me ortodoksine ne treven Seman-Vjose. Si trashegimi e ndertimeve te kultit kristian kemi nje sere kishash e manastiresh mesjetare, nga te cilat ato qe shfaqin me shume interes jane kishat e manastireve te Pojanit, Ardenices dhe Ballshit. Interesant eshte fakti se te tre keto monumente lidhen me kultin e Maries, nenes se krishtit, e cila gjeti nje perdorim te gjere si emer kishash kryesisht ne Myzeqe ku Shen Maria njhet si mbrojtese e bujqesise. Kisha e manastirit te Shen Merise se Apolonise eshte nje nga monumentet me te rendesishme te kultit mesjetar ne Shqiperi. Ajo eshte ndertuar prane murit rrethues te qytetit antik te Apolonise. E perbere nga naosi, narteksi, ekzonarteksi, kjo kishe i perket tipit te variantit kryeqytetas1 (Kostandinopojas). Pjesa e poshtme e saj eshte ndertuar me gure te marre nga teatri antik i Apolonise, ndersa pjesa e siperme me tulla te kuqe. Ne anen jugore te kishes ndodhet nje reliev i cili paraqet nje shqiponje dhe nje kryq. Nderkohe ne nje pjese te murit perendimor te saj ndodhet nje afresk ne te cilin paraqitet familja perandorake bizantine e Perandorit Mihal VIII Paleolog se bashku me te shoqen dhe te birin., Andronikun II. Specialistet e vleresojne kete pikture si te vetmen ne artin bizantin, e cila paraqet keta dy perandore se bashku. Pikerisht fragmenti i saj, ne te cilin Perandori Mihal i dhuron Shen Merise maketin e kishes tregon se ajo eshte ndertuar me porosi te tij.

1. A. Meksi. Arkitektura mesjetare ne Shqiperi fq.166

Interesant eshte fakti se kjo kishe eshte i vetmi objekt kulti bizantin i cili permban edhe elemente te stilit Romanik siç eshte kolonada e ekzonarteksit te saj. Per kete deshmojne studimet e studjuses Patricia Balenci, e cila duke pare ngjashmerine e kapiteleve te kishes se Apolonise me ate te Konvesanos ne Italine jugore, mendon se kjo pjese e kishes (Ekzonarteksi) eshte ndertuar nga Normanet gjate fushates se pare te tyre (1082-1085). Kisha dhe trapezeria (menca) e manastirit kane te pikturuara afreske te tilla qe jane konsideruar si "kulme te nje qendrimi artistik krijues". Arti i tyre eshte i tipit shperthyes dhe i perket tipit te shkolles bizantine te Mitilinit. Ne keto afreske ndihet edhe ndikimi nga tradita e artit antik. Te gjitha pikturat jane punuar nga i njejti autor i cili pavaresisht nga hipotezat e hedhura mbetet dhe sot anonim. Ne mbishkrimet e afreskut te murit perendimor permendet edhe nje diplome e perandorit Manuel Komnen dhuruar manastirit te Shen Merise. Kjo deshmi tregon se ky institucion kulti ka qene i nje rendesie te veçante ne kete treve, derisa ai behet objekt i nje diplome perandorake. Dihet qe Manuel Komneni ka qene mbrojtes i klerit, i cili jo vetem ju garantoi manastireve pronat ekzistuese, por ju dha atyre privilegje te medha te drejta imuniteti. Manastiri "fjetja e Shen Merise" se Ardenices ndodhet mbi kodren e Ardenices me lartesi 237m. Ai ben pjese ne tipin e manastireve ortodokse dhe ka nje siperfaqe prej 2500m2. Pozita dominuese e ketij manastiri mbi kodren me te njejtin emer ben qe prej kambanores se tij te shihen: Kruja, mali i Dajtit, Tomorri e deri ne jug malet e Tepelenes dhe Gjirokastres. Mendohet se themelet e tij jane hedhur diku rreth vitit 1282 me iniciativen e Perandorit Bizantin Androniku II Paleolog, i cili e ngriti kete tempull pas fitores ndaj anzhuineve ne Berat. Perreth ketij manastiri ortodoks shikohen rrenoja ndertimesh te vjetra, te cilat te krijojne mendimin se rreth tij ka patur ndertime, ndoshta ka ekzistuar nje qender e banuar. Sipas defterit osman te dy shekujve me vone, (viti 1431) ekzistonte ne nahijen e Myzeqese fshati Ardenice me 8 shtepi. Nderkohe qe nje hipoteze tjeter thote se, ky tempull mund te jete ndertuar ne themelet germadhe te nje tempulli te vjeter Pagan, i cili i kushtohej perendeshes Artemisa, prej te cilit edhe mund te kete rrjedhur emri i sotem Ardenice.

1. A.Meksi "Arkitektura Paleokristiane ne Shqiperi" Monumentet 2, 1985
2. K.Zhegu "Gllavinica dhe problemi i lokalizimit te saj" Monumentet 2, 1987

Megjithate per kete objekt kulti historia ka rezervuar ngjarje te rendesishme edhe per historine kombetare, te cilat do ti permendim ne kapitujt e ardhshem. Nje tjeter objekt i rendesishem kulti i kesaj periudhe eshte kisha katedrale e Shen Merise se Ballshit, 27 km ne jug-lindje te qytetit te Fierit. Ajo eshte nje bazilike mesjetare me 3 anijata. Sipas mendimit te studjuesit Koço Zhegu, i cili mbeshtetet tek planimetria dhe teknika e ndertimit te kesaj kishe mund te thuhet se, ajo eshte ndertuar gjate mesjetes se mesme, kur shkaterrohet Bylisi, (Gllavinica). Si material ndertimi te kishes se Ballshit sherbyen siç e kemi thene edhe me siper, materiale te marra nga kishat e Bylisit. Kisha eshte e tipit Bazilike me permasa 22.50 m x 17.20m. Ne pjesen veriore te saj ndodhej edhe nje kapele e vogel, ndersa me vone u shtuan edhe konaket, qe e shnderruan ne nje manastir te fortifikuar, i cili perbehej nga 366 dhoma. Ky manastir sherbeu si seli e peshkopit te Gllavinices (Bylisit), kur ai u zhvendos nga ky qytet. Pikerisht ne rrenojat e ketij manastiri jane gjetur nga arkeologet ne kohe te ndryshme gjate shekullit te XX, objekte arkeologjike, qe jane njekohesisht deshmi me vlera te rralla historike. Nderkohe ketij objekti te kultit kristian i perket edhe Epitafi i famshem i vitit 1371. Per fatin e keq te kultures dhe historise sone ky manastir dhe kisha e tij nuk ekzistojne me, per te na deshmuar shkallen e zhvillimit te mardhenieve ekonomike, kulturore, shoqerore dhe shpirterore te treves se Mallakastres. Mbi nje koder prane fshatit Kurjan ngrihet nje kishe tjeter mesjetare, ajo e Shen Nikolles. Eshte ndertuar me mure prej tullash te kuqe, ndersa dyshemeja eshte e shtruar me pllaka guri. Kjo faltore eshte ndertuar ne stilin Bizantino-Ortodoks dhe eshte e tipit ne forme kryqi te brendashkruar me kupole. Studjuesi i saj, arkitekti A. Meksi mendon se ajo eshte ndertuar gjate shekullit te XIV. Ne kete kishe ndjehet jehona e stilit Romanik i cili erdhi ne vendin tone me pushtimet latine te mbreterise se Napolit. Gjate qershorit te vitit 1956 ekspedita e institutit te historise dhe filologjise se universitetit te Tiranes beri ne kete kishe, nje zbulim interesant. Ne afresket e saj u gjend nje mbishkrim ne greqishten Bizantine. Ai verteton se ne vitin 1578 ketu ka punuar i biri i Onufrit, Nikolla, se bashku me nje piktor tjeter emrin Joan, preardhja e te cilit ka mbetur anonime1 edhe sot.

1. Th. Popa, "Piktoret mesjetare shqiptare" fq.41 Tirane 1961

Previous Previous Next Next