Ilirjan Gjika

Zhvillimi ekonomiko-shoqeror

Ne shek. XI-XV treva midis Semanit dhe Vjoses kishte arritur nje shkalle te larte te zhvillimit te marredhenieve feudale ne aspektin ekonomik e social. Njihej ne marredheniet e feudaleve vendas me pushtetet e huaja institucionet e vasalitetit dhe imunitetit. Funksiononte ne maredheniet ekonomike prona e madhe private mbi token, Bashtina dhe ajo e kushtezuar, (Pronja). Toka mund shitej e te blihej vetem prej fisnikeve, institucioneve fetare dhe qytetare. Diferencimi ekonomik midis fshatareve dhe feudaleve ishte i madh. Nga njera ane qendronin feudalet, me nje vellim te madh te drejtash dhe privilegjesh, ndersa nga ana tjeter fshataresh bujkrober. Keta te fundit perveç detyrimeve feudale, ne natyre dhe ne para, kryenin edhe pune angari. Ketu mbeshtetej edhe baza e sistemit çifligar te feudalizimit. Ne disa zona si ne Pojan, Ardenice, Ballsh, pushteti feudal perfaqesohej nga institucionet fetare te Manastireve, te cilat zoteronin prona te medha tokesore, te dhuruara ne kohe te ndryshme nga Pushteti laik. Manastiret ishin edhe qendra te kultivimit te pemeve, perimeve dhe te bimeve mjekesore. Megjithese baza e feudalizmit ishte fshati, ne shek e XIV me largimin pushteteve te huaja, mjaft feudale u vendosen ne qytete ku nisen te ushtronin pushtetin politik, administrativ dhe ekonomik. Te tille ishin Muzakajt ne Berat edhe Matrengajt ne Pirg. Qendra ekonomike me e rendesishme ne kete periudhe eshte qyteti i Beratit. Pershkrimet e A.Komnenes ne shek. e XI tregojne se zona perreth tij ishte shume e begate. Kjo "begati" duket ne eksportet vendase, te cilat permenden qysh prej vitit 1277, ne dokumenta te ndryshme historike. Tregtia zhvillohej ne trekendeshin Pirg-Berat-Spinarice. Artikujt kryesore te eksporteve ishin: gruri, kripa, lekurat, bagetite, lenda e drurit, etj. Keto produkte tregtoheshin nepermjet dy skelave lumore si e: Pirgu mbi Seman dhe Spinarica mbi Vjose. Pirgu i dikurshem sot lokalizohet prane fshatit Ndernenas1 ne formen e nje rrenoje mesjetare.

1. N. Ceka. Monumentet historike ne vendin tone. "Pirgu i Myzeqese", fq.68-71, Tirane 1979.

Kjo skele ndodhej ne veri te lumit Seman i cili ne mesjete quhej Devoll. (Diaboli, Devol, Djavol, Dievola, Flumen Daemonid). Emrin e tij e ndeshim per here te pare ne nje dokument Raguzian qe mban dt. 15.11.1344. Qellimi i skeles se Pirgut ishte eksportimi i produkteve bujqesore te fushes se Myzeqese, qe konsiderohej ne Shqiperine mesjetare "hambar i grurit". Per te importuar grure, Raguza vendos marredhenie te rregullta me sundimtarin e kesaj zone, Sevastokratorin Vlash Matrenga dhe emeron prane tij ne vitin 1360, sindikun (perfaqesuesin e saj). Nga viti 1371 skela shfrytezohet prej Muzakajve. Pas betejes se Savres (1385), Komita Muzaka e shoqja e Balshes II, nga frika e turqeve, e ve Pirgun se bashku me Sazanin ne sherbim te Vendedikut. Ja se ç’thuhet ne nje dokument te kohes per kete veprim te saj: "Pasi ka shume dite1 qe ndodhet ketu(Venecia), nje peshkop i Shqiperise, ambasador i zonjes se Vlores (Komites), i cili thote se kjo zonje eshte e kenaqur dhe e gatshme te jape vendet e veta qe jane kater d.m.th Vloren (Avalona), Janinen (Kaninen), Himaren (Cimera), Kullen e Pirgut (Turis Pirgi)". Ne vitin 1389 nje i aferm i saj, Kostandin Muzaka, ja merr me force Pirgun republikes dhe forcon aty kullen, e cila i kishte dhene emrin skeles, Pirg. Me kalimin e kohes konflikti do te vazhdoje per shkak te interesave financiare. Kjo tregon rendesine ekonomike te kesaj skele.     Prandaj ajo behet pre grindjesh dhe luftrash. Nje vit me vone: "Komita2 e bija e Andrea Muzakes, "zonja e Vlores" luftoi dhe kapi rob zotin e kulles se Pirgut Nikoll Muzaken". Dokumenti qe e deshmon kete ngjarje ndodhet ne ACTA ALBAIAE dhe mban daten 30 gusht 1390. Pas kesaj ngjarje ajo (Komita) ja dorezon perseri Pirgun Venedikut, te cilit ne vitin 1417 ja marrin me force turqit. Venediku i paguante si shperblim Komites nje pension prej 7000 dukatesh ne vit, shume e konsiderueshme qe tregon se, fitimet e Republikes ishin shume here me te medha sesa qeraja. Prane skeles se Pirgut ndodhej qyteza dhe dogana. Ne kete qyteze banonin dhe strehoheshin tregtaret, detaret, si dhe ndodhej rrjeti i sherbimeve. Per te ruajtur kete "qyteze" tregtare u ngrit kulla (Pirgu). Planimetria e saj eshte pesekendeshe, ku dy nga brinjet ishin nga 17m, ndersa tre te tjerat kishin nje gjatesi prej 14m. Pirgu paraqiste boshtin ekonomik te Myzeqese ne shekullin XIV. Aty importoheshin artikuj luksi si vere, cohera te ndryshme, qe sherbenin kryesisht per feudalet, arme, etj. Nje rol te ngjashem me Pirgun luante edhe Spinarica. Ajo mund te kete pasur permasa te njejte me Pirgun, si qyteze dhe skele tregtare.

1. ACTA E DIPLOMATA II,540
2. ACTA ALBANIAE I, 245. II 1258

Fillimisht Spinarica permendet ne vitin 1205 kur ajo i jepet Venedikut bashke me Gllavinicen dhe Vloren. Po keshtu ajo eshte pjese e prikes qe merr Manfred Hoheshtaufeni, nga martesa e tij me vajzen e Mihalit II, te despotatit te Artes. Dokumenta te tjere paraqesin per Spinaricen ngjarje te dhunshme. Keshtu ne gusht 1270 nje anije nga Brindizi sulmohet ne te. Ndersa nje dokument i dates 1 maj 1277 njofton se "Dy pirate nga Butrinti, njerez te Bizantit rrembyen nje anije Veneciane te ngarkuar me mel dhe grure ne Spinarice dhe e derguan ate ne Butrint". Nderkohe nepermjet ketyre pershkrimeve del ne pah edhe konflikti Bizantino-Venedikas qe zhvillohej per zoterimin e Bregdetit. Deri ne gjysmen e dyte te shekullit XIV, tregu Spinarices ishte me i rendesishmi ne Shqiperine e Jugut persa i perket tregetise se grurit. Dokumentat deshmojne per nje eksportim te grurit qe nis ne janar 12761 dhe vazhdon deri ne vitin 13452. Ne Spinarice ishin ngritur edhe koloni te tregetareve veneciane dhe Raguziane3. Kolonia Raguziane permendet ne 13 shtator 1301. Ndersa zyra konsullore e saj permendet ne nje dokument te dt. 16 prill 1301. Edhe ketu si ne Pirg ngrihet qyteza me banore vendas. Nga dokumente te viteve 1326 dhe 1328 permendet i biri i Nikolles se Spinarices dhe Maria e bija e Mihalit te Spinarices, si banore te ketij vendbanimi mesjetar. E gjithe tregetia qe zhvillohej, bazohej ne prodhimet vendase bujqesore dhe blegtorale, te cilat ishin dhe artikujt kryesore te eksportit. Ne Myzeqene e vogel mbillej gruri, meli dhe bathet. Perveç ketyre kultivohej edhe orizi. Per te, njoftim na jep Çelebiu4 i cili thote se: "Lumi i osumit pertej ne fushe vadiste mijra orizore". Me ne brendesi te vendit ne kodrat e Mallakastres kishte plantacione te tera me ullishte dhe vreshta. Toka punohej nga parmende me plor hekuri, ndersa per ujitje perdoreshin ujrat e dy lumenjve te medhenj te zones, Semanit, (Gjanices) dhe Vjoses.

1. Tafel Thomas vep.cit.III.182
2. A.Albaniae I, 794
3. A. Albaniae I, 529>
4. E. Çelebi, Vep.Cit. VII, Fq. 692-697

Gjate kesaj kohe u zhvillua edhe bujqesia me ugare (sistem qarkullimi). Dritherat e bukes ishin siperfaqet kryesore ne te mbjella, te cilat sollen zgjerimin e siperfaqeve te punueshme ne dem te kullotave dhe blegtorise. Fillimisht ara mbillej nje vit me drithera, nje vit me te vona dhe vitin e trete lihej kullote per tu "shlodhur". Fshataret gjate punes se tyre perdornin edhe vegla te tilla si: parmenden, lesen per thyerjen e plisave draprinjte per korrjen e grurit, kosen per korrjen e barit, kazmen, shatin, lopatat, belin, etj. Per shirjen e grurit perdorej kreheri, sfurku dhe lopata e drunjte. Pjeserisht per arat perdorej dhe plehu organik, veçanerisht per kopshtet e perimeve. Prodhimi bujqesor ishte ne vartesi te plote te kushteve natyrore. Lageshtia ne dimer, thatesira ne vere, insektet dhe semundjet epidemike te bimeve benin qe bujku te ishte i pafuqishem. Eksporti i bagetive te trasha dhe kuajve behej nga Myzeqeja ndersa ai i bagetive te imta kryesisht nga Mallakastra. Artikuj te tjere te eksportit ishin edhe lenda drurore, lekura dhe mendafshi. Per kete te fundit nje dokument i vitit 1277 deshmon se, "Konsulli Venecian kerkoi te bleje ne Spinarice mendafsh".
    Ne shek. XIII filloi dhe prerja masive e drureve te pyjeve qe mbulonin fushen1. Kjo eshte nje nga arsyet qe solli kenetezimin e mevonshem te saj. Veprimatarine ekonomike e ndihmonte edhe "rruga e detit" (Muzakies) qe kalonte pergjate bregdetit, ne te njejten trase te vjeter te vijes Egnatia.

1. Nga ditari i venedikasit M.Sanuto qe i perket dates nentor 1498 shkepusim kete rresht... ne Myzeqe prane Vlores jane prere (nga turqit) 3000 drunj per te bere fuste dhe per floten.(Dokumenta te shek. XV per historine e Shqiperise, I, Nr.261).

Previous Previous Next Next