Arianitet
Arianitet nuk ishin nje familje feudale por disa. Ne shekullin e XV ky fis shtrihej ne zoterimet e veta midis Dibres dhe Mokres, perreth Elbasanit dhe Myzeqese. Zoterimet e tyre formonin ndoshta nje shtet ku sundonte kreu i fisit. Keto zoterime nuk kane patur nje shtrirje te qarte dhe kane ndryshuar gjate shekujve, sipas zhvillimeve politike-ushtarake te kohes. I pari i tyre, i cili ndeshet ne dokumentet historike eshte Duka David Arianiti, strateg i Themes bizantine te Shkupit1, ne vitet 1001-1018. Pas tij permendet i biri, Kostandini edhe ky ushtarak i larte ne sherbim te Perandorise Bizantine. Ne nje dokument Anzhuin te vitit 1274 permendet Sevasti Aleks, vasal i Karlit I Anzhu. Anetar tjeter i kesaj familje ka qene edhe Mareshalli Guljelm Arianiti. Kete fakt e deshmon Gjon Muzaka ne shkrimet e kronikes se tij historike.
1. Fjalori Enciklopedik Shqiptar
Ne shekullin XIV, Flav Komneni shkruan per lidhjen e rendesishme te krushqise, midis Arianiteve dhe familjes perandorake bizantine te Komneneve. Ndoshta nga kjo krushqi ata adoptuan si simbol te familjes se tyre stemen e Bizantit. Perveç emrit Komnen, Arianitet mbanin edhe emrat Golem dhe Topia. Ne shekullin e XV1 njeriu me i rendesishem i kesaj familjeje ishte konti Gjergj Arianit Komneni, i biri Komnenit dhe i vellai i Vladanit. Si zoterime te tij perveç Shpatit Himares, Çermenikes, Mokres, Kanines ishin edhe Mallakastra me Myzeqene e vogel (Seman- Vjose). Myzeqene e vogel Gjergj Arianiti e mori si prike nga e shoqja Marie Muzaka, ndersa per zoterimet e tij ne Mallakaster dokumentata heshtin edhe sot. Ekzistojne dy burime qe mund te vertetojne pranine e Arianiteve ne Mallakaster. Perveç fshatit Aranitas qe mund te kete qene feud personal i Gj. Arianitit, ndeshim edhe nje person tjeter qe quhej Gjergj Arianiti. Ky person qe ka jetuar ne shekullin e XIV mund te kete qene zot i Mallakastres, sepse ai eshte porosites i epitafit te Gllavinices i cili mbart kete mbishkrim:
"U plotesua ky aeras i gjithenderuar dhe hyjnor i mbi shenjtores hyjlindese te patundur, mbi shpenzimet e mundimin e peshkopit te gjithehirshem, Kalistit te Gllavinices dhe Beratit, ne muajin mars, 22, te vitit 1373. Ne kohen e zoterimit te zoterve shume te larte te Serbise dhe Shqiperise, vellezerve Gjergj dhe Balshes. Dora e Arianitit dhe Hrisoklavarit"2.
Porosites te veprave te artit ishte gjate mesjetes fisnikeria feudale, e cila bente here pas here dhurata kishave dhe manastireve qe ndodheshin ne territoret e zoterimeve te saj. Pra Mallakastra qysh ne vitin 1373 mund te kete qene zoterim i Arianiteve. Njihet dhe fakti se Skenderbeu, diten e betejes se Beratit ndodhej per dreke tek i vjehrri Gjergj Arianiti ne Kalane e Ballshit. Ishte prania e tij ketu, ajo qe i shpetoi jeten atij, pasi trupat shqiptare qe kishin rrethuar Beratin u shpartalluan plotesisht, nga ushtria turke e drejtuar nga Isa Bej Evrenozi. Gjergj Arianiti nga martesa e tij me Marie Muzaken pati tre djem dhe tre vajza: Thomain, Kostandinin, Arianitin, Doniken dhe dy vajza te cilat i martoi tek Çernojeviçet e Malit te Zi dhe Dukagjinet. Donika pati fatin te martohet me Skenderbeun. Ajo i solli atij nje prike, e cila zemeroi vellezerit me te atin. Gj.Arianiti vdiq ne vitin 1463. Pas vdekjes se tij territoret ne jug Semanin siç ishte dhe treva e Fierit mbeten me nderprerje nen sundimin osman.
1. Milan Shuflai e spjegon keshtu historine e familjes se Arianiteve. Sipas tij te paret e saj ishin ose kryetare te nje fisi ose origjina e tyre rridhte nga nje familje stratiotesh bizantine. Qendra e tyre ishte fshati Aranitas. Prane lumit Gjanice (Mallakaster). Edhe A.Gegaj mbron kete teze ne "Albanie et L’Invasion Turque au XI sicle" fq.50, Paris 1937.
2. Theofan Popa. Te dhenat mbi Princet mesjetare Shqiptare fq.198-199
|