Mbreteria e Napolit
Ne vitin 1071 nen goditjen e Normaneve Perandoria Bizantine u detyrua te braktiste pergjithmone zoterimet e saj ne Siçili dhe ne Italine e jugut. Nen drejtimin e Robert Guiskardit normanet krijuan mbreterine e Napolit e cila ju fut "politikes" se pushtimeve ne Adriatikun Lindor, me synim Bizantin. Tokat shqiptare shiheshin prej saj si ure per ekspansionin e tyre drejt Ballkanit. Ne pranveren e vitit 1081 ushtrite normane te komanduara nga R. Guiskardi dhe djali i tij Boemundi, zbarkuan ne bregdetin shqiptar duke pushtuar njera pas tjetres Vloren, Kaninen, Orikumin, Bylisin (Mallakastren) dhe Butrintin, ne jug te vendit. E bija e Perandorit Bizantin Aleks Komnenit, historiania Ana Komnena, ne librin e saj "Aleksiada", na jep kete deshmi mbi sulmin norman: "Boemundi1 pushtoi Kaninen, Jerihon (Orikumi) dhe krahinen perreth. Me pas ai u nis ne Butrint ku takoi te atin. Mirepo kur u nis nga Korfuzi per te sulmuar Durresin, Boemundi me toke dhe Guiskardi me det, ne vendin e quajtur Gjuhe (Karaburun), stuhia e goditi keq floten Normane. Pas kesaj Guiskardi qendroi shtate dite ne Gllavinice (Bylis) dhe pasi priti perforcime, me pjesen e flotes nga toka dhe deti pushtoi fushen Ilirike (Myzeqene) dhe rrethoi Durresin".
Kjo deshmi e drejtperdrejte e kesaj princeshes, e cila mori pjese ne luftrat midis Aleksit (te atit) dhe R. Guiskardit tregon se, Bylisi ishte pushtuar prej Normaneve dhe ishte kthyer ne baze te tyre. Per te levizur ne kete treve ata duhet te kene perdorur trasete e rrugeve nepermjet te cilave kane zbritur, nga Mallakastra ne Myzeqe, e me pasi jane drejtuar veriut per ne Durres. Me hamendje mund te themi se mund te jete shfrytezuar sistemi i vjeter i rrugeve te Apolonise dhe dega jugore e rruges Egnatia. Edhe Myzeqeja e vogel ka qene e pushtuar prej Normaneve, sepse ekziston mendimi se nje pjese e kishes se Manastirit te Apolonise2 eshte ndertuar ne vitet 1082-1085, nga trupat Normane. Kete perfundim e tregojne analizat e peraferta stilistike te kapiteleve te saj, te cilat jane te ngjashme me modelet analoge te kishave te ndertuara ne te njejten kohe ne Konversano te Italise se Jugut.
1. Burime te zgjedhura te Historise se Shqiperise Vell. II, fq.41, Tirane 1982
2. A. Meksi "Arkitektura Mesjetare ne Shqiperi", fq.172
Mendohet se Normanet kane qendruar ne treven midis Semanit dhe Vjoses (Fier), per nje periudhe disa vjeçare. Me vone ata u larguan duke ja leshuar keto territore perseri Bizantit. Normanet erdhen ne Bylis (Gllavinice) duke lundruar nepermjet lumit Vjose i cili ne kete kohe ishte i lundrueshem ne rrjedhen e poshtme te tij. Por me pas ata kishin pushtuar Spinaricen qe ndodhej ne grykederdhjen e Vjoses se atehershme. Ne vitin 1107 normanet sulmuan perseri bregdetin shqiptar nen drejtimin e Boemundit. Edhe ne kete fushate ata iu drejtuan perseri Vlores. Edhe kete radhe Ana Komnena na tregon se si ishte pergatitur ushtarakisht Bizanti. "Vlora1, Jeriho (Orikumi) dhe Kanina paten si mbrojtes vigjilent Mihal Kekaumenin, kurse Petrela Aleksander Kabasilen, njeri i gatshem me ushtare e kembesore te perzier... Dibren e mbronte me nje force te konsiderueshme Leon Nikeriti. Eustath Kamicit i ngarkoi (Perandori) ngushticat ne Arbanon... Ndersa Aliati qe ruante Glavinicen (Bylisin) me trupa te zgjedhura zbriti ne fushe (Buze Vjoses) per lufte ose per te vezhguar ndonje pozicion ne ndonje vend. Dhe papritur e takojne ate disa burra kelte (Normane), trima dhe te mbrojtur nga koka ne kembe te cilet u ndane ne dy pjese..."
Ndersa per luftime te metejshme midis ushtrive normane dhe bizantine te zhvilluara ne vitin 1108 ajo pohon se: - "Boemundi e shikonte gjendjen shume te rende pasi goditej edhe nga deti edhe nga toka...(ai) shkeputi nje ushtri te mjaftueshme dhe e dergoi ne qytetet qe ndodheshi nga ana e Vlores, Jerihos dhe Kanines te cilat i plaçkiti. Por edhe Kantakuzeni(Bizantin) nuk neglizhonte. Ai dergoi kunder kelteve (Normaneve) Beroitin me nje ushtri te afte per lufte. Berioti i zuri ata ne befasi dhe i shkateroi anijet e Boemundit duke i djegur ato. Dhe kur keltet e lodhur u shtrine buze Vjoses per te pushuar pak, Kantakuzeni i gjeti ne te gdhire te dites, dhe i sulmoi pernjeheresh, duke zene prej tyre shume rober...Te gjithe kontet (roberit) i percolli tek perandori (Bizantin), ndersa ai vet u ngjit ne Tomor". Nga keto te dhena te "Aleksiades" mund te themi se luftimet midis Boemundit dhe Bizantit ne vitin 1108 jane zhvilluar ne territoret midis Gllavinices dhe fushes buze Vjoses, ne te cilen ndodheshin edhe anijet e Boemundit.
1. Akademia e shkencave. "Burime tregimtare Bizantine per historine e Shqiperise shek X-XV, fq.120-124, Tirane 1975
Duke u bazuar tek te dhenat se Vjosa lundrohej deri ne afersi te Bylisit, mund te themi se luftimet e mesiperme u zhvilluan ne fushen prane Cakranit1 ose prane Frakulles se sotme (Nymfe), ku ndodhej kampi i Boemundit. Ana Komnena permend edhe keshtjellen e Mylit2 prane lumit Vjose. Studiusi dhe arkeologu N.Ceka eshte i mendimit se keshtjella e Mylit eshte ajo e Cakranit, ne te cilen jane gjetur gjurme te ndertimeve mesjetare. Ketu na çojne edhe faktet e tjera si: psh. Zona moçalore prane Vjoses dhe afersia e vendit te betejes me Gllavinicen. Nga keto deshmi mund te themi se per levizjen e trupave, Normanet shfrytezuan trasene e rruges mesjetare Kanine-Gllavinice, e cila vazhdonte me tej per ne keshtjellen e Tomorrit, prej ku dilte ne Devollin e siperm dhe Oher. Gjate fushates se Boemundit ne Gllavinice, vdiq edhe ushtaraku Norman, nenduka Robert Monfort, i cili u varros po aty. Ne vitin 1918 arkeologu austriak Kamilo Prashniker zbuloi pllaken e gurit, ku mbi te cilin kopjoi kete epitaf, qe e publikoi ne vepren e tij "Muzakhia und Malakastra", botuar ne Vjene ne vitin 1920.
Mbishkrimi mbi varrin e dukes Robert eshte bere me 14 vargje te quajtur leoniane. Roberti ka vdekur ne Gllavinice ne 20 shtator 1108, i vrare ne ngjarjet e pershkruara me siper. Per varrin e tij eshte perdorur pllaka ne te cilen ishte shkruar mbishkrimi greqisht qe, deshmonte shnderrimin e Carit Boris dhe popullit te tij ne Kristiane. Keshtu siç e kemi permendur edhe me siper guregdhendesi Norman qe realizoi Epitafin e varrit te nendukes Robert nuk dinte greqisht.
1. Po te Akademia e shkencave. "Burime tregimtare Bizantine per historine e Shqiperise shek X-XV, fq.22, Tirane 1975
2. Vjosa sipas Ana Komnenes lundrohej deri afer Bylisit(Alenx.II,XIII,5). Te gjithe lumenjte ne mesjete ishin te thelle dhe te lundrueshem ne rrjedhat e tyre te poshtme. Kjo duket nga grindjet e Venecianeve dhe Raguzianeve per fluminariat(traktet e lundrueshme). Nga prerja e drureve, erozioni dhe kenetezimi i fushes bregdetare, u cektesuan dhe shtratet e ketyre lumenjeve. Kete e solli edhe zhytja tektonike e fushes ne mesjeten e vone. Kjo zhytje shihet edhe nga prania e monumenteve antike dhe mesjetare te cilet sot i gjejme nen toke.
Ai pa ditur se ç’kuptim kishte mbishkrimi i pare, me shpejtesi shkruajti keto vargje, te perkthyera nga latinologu H. Lacaj
Trupi i Robert Monte Fortit
Burre i hirshem
Trim me arme
Bujar
Nenduk i Normaneve
Qe qe ne krye
Dhe mbi te gjithe luftetaret e Anglise
Ne moshen me te bukur te rinise
Boten dhe jeten e braktisi
Per te kerkuar varrin e zotit
Ketu vdiq i ri
Kur dielli lindi per te katerten here
Ne yjesine e peshores
O Robert te dhente ty
Mbreti i parajses
Gezimet e veta
Nga luftimet Normano-Bizantine mund te jete shkaterruar edhe qyteti i Gllavinices ( Bylisi)1 ne vitet 1107-1108 (shek.XII). Ketu ka filluar braktisja e tij prej banoreve. Pas shkaterrimit dhe braktisjes Gllavinica permendet ne vitin 1205 si kartularat me tre-kater fshatra te vegjel. Objektet e saj te rrenuara dhe to çka mbeten prej mureve, u kthyen ne vendburim materiali ndertimi per banoret e fshatrave perreth, te krahines se Mallakastres. Keshtu me gure te marre nga qyteti popullsia ndertoi, 6 km me ne jug nje vendbanim te vogel ne qender te te cilit ndodhej kisha katedrale e Shen Merise.
Kete vendbanim ata nuk e quajten si te huajt pushtues, "Gllavinice", ose "Kefalini", por e pagezuan me emrin shqip te qytetit te tyre Ballsh. Interesant eshte fakti se ne vargjet 3228-32302 te: "Kenges se Rolandit3 lexojme:
1. K. Zheku. "Gllavinica dhe problemi I lokalizimit te saj" Monumentet 2. 1987
2. K.Luka Studime Historike. Fq.129. Tirane 1967
3. Kenga e Rolandit(Chanson de Roland). Eshte pjese e Eposit mesjetar frances shkruar ne shekujt XI-XIV
E shtata me asash prej Jeriho
E teta me Nigres, e nenta me Gros
E dhjeta me burra nga Balida te forte.
Keto vargje pershkruajne dy garnizonet normane te vendosura ne Orikum (Jeriho) dhe Bylis (Balida), te cilat moren pjese ne operacionet ushtarake kunder forcave bizantine qe pershkruam me lart. Permendja e Bylisit eshte nje fakt tjeter qe deshmon per kthimin perseri te treves sone ne teater te perplasjeve te medha midis ketyre fuqive te krishteruara ne periudhen e kryqezatave.
Me fitoren ndaj normaneve, Perandori Aleks Komnen arriti te restauroje Pushtetin e Bizantit ne keto territore te provincave perendimore. |