Ilirjan Gjika

Pushtimi Bullgar

Qellimi kryesor i organizimit te themave ne Ballkan ishte frenimi i ekspansionit te shtetit Bullgar ne keto treva dhe veçanerisht ne ato shqiptare. Pasi thyen perandorin bizantin Mihalin III ne vitin 861, Bullgaret i imponuan atij nje marreveshje, ku fituan te drejten te banonin ne tokat e Trakise, Maqedonise dhe Ilirise, megjithese me pare ato kishin filluar pushtimet e ketyre territoreve kohe me pare. Te ardhur nepermjet lugines se lumit Devoll, ata arriten ne Pulcheriopolis, te cilin e kthyen ne kryeqender te pushtimit te tyre ne Shqiperi. Te nisur nga kjo baze, ne vitet 842-860, ata u vendosen ne zonen midis Vlores dhe Semanit. Fillon keshtu periudha e pushtimit Bullgar qe zgjat, nga viti 861, deri ne vitin 1018, kur perandori bizantin Vasili i II, i theu perfundimisht ushtrite bullgare ne betejen e Beratit, duke rivendosur pushtimin bizantin. Veçoria kryesore e pushtimit Bullgar ishte nderrimi i emrave te vendeve (toponimet) nga emra shqiptare ne emra sllave. Keto toponime ruhen edhe sot ne Myzeqe, Mallakaster dhe gjithe Shqiperine e jugut.
    Ne zonen e Fierit ndeshen keto toponime te grupit Bullgar, te cilat nje pjese jane emra shqip te perkthyera ne sllavisht, ndersa pjesa tjeter jane emra te pronareve sllavo-bullgar si: Roskovec, Petove, Zhupan, Margelliç, Mbrostar, Novosele, Çeligrad, Çerven, Verbas, Matke, Radostine, Koshovice, Jagodine, Beline, Povelçe, Plyk, Topoj, Gjanice, etj. Kjo toponimi e grupit Bullgar ndeshet edhe ne Mallakaster me emra te tille si: Belishove, Visoke, Gadurove, Gorishove, Gllavinice, Çorrush, Drenove, Kasnice, Greshice, Mjeshove etj. Pasi u vendosen ne keto territore Bullgaret krijuan vende strategjike. Te tilla ishin fortesat e garnizoneve te quajtura "grad", te cilat ruanin zonat e pushtuara. Ky fakt shpjegon edhe origjinen e disa vendbanimeve te sotme qe i pemendem me siper. Interesant eshte fakti se ne vitin 1918 akeologu austriak Kamilo Prashniker zbuloi ne renojat e katedrales se Ballshit nje mbishkrim, i cili deshmon se, ne vitin 866 bullgaret pranuan kristianizimin si fe zyrtare, ndersa perandori i tyre Borisi u shnderrua ne kristian me emrin Mihal. Ky tekst greqisht perkthehet keshtu: "Princi i Bullgarise Borisi, i cili kishte marre emrin Mihal, qe pagezuar bashke me popullin e tij nga zoti ne vitin 1374 (866)1.
    Ky mbishkrim ka te beje me veprimtarine e kishes Bullgare ne territoret e treves sone. Me vendosjen e pushtimit Bullgar kleri i territoreve te pushtuara u vendos nen juridiksionin e kryepeshkopates Bullgare te Ohrit per nje periudhe 150 vjeçare, ndersa Gllavinica do te behet qender e rendesishme e administrativo-kishtare. Mbreti bullgar Boris dergoi ne vitin 886 Shen Klementin2 si misionar te kishes Bullgare, per te predikuar ungjillin dhe per te mesuar shkrimin sllav ne krahinat jugperendimore te shtetit te tij. Ne keto krahina bente pjese edhe qyteti i Gllavinices, ku Klementi kaloi pjesen me te madhe te kohes se sherbimit te tij. Ne Gllavinice (Bylis) ai ngriti disa monumente te karakterit fetar dhe disa shkolla ne gjuhen sllave. Ne nje pasazh te vepres se tij "Biografi e shkurter" kryepeshkopi i Ohrit Dhimiter Komatiani shkruan: "Ne Gllavinice shihen te ruajtura deri ne ditet tona disa shtylla te gurta mbi te cilat jane gdhendur shkronja qe shenojne afrimin dhe bashkimin e popullit bullgar me krishtin". Kjo deshmi e nxjerre nga nje veper e shekullit te XIII nuk deshmon gje tjeter veçse mbishkrimin e zbuluar nga Prashnikeri ne rrenojat e Bazilikes se Ballshit.
    Ndikimi i klerit sllavofon duket edhe ne zonen e Myzeqese e cila mund te kete qene ne kete kohe dioqeze e Peshkopates se Gllavinices ose te Beligradit3 (Pulcheriopolis). Per kete fakt vlen deshmia e Theofan Popes, i cili thote se: "Ne Myzeqe jane konservuar deri ne ditet e sotme gjurmet e kultit te misionareve sllave". Ne traditen kristiano-sllave keta misionare jane shtate si: Cirili, Metodi, dhe dishepujt e tyre Klementi, Naumi, Horazdi, Engjellori, Sava.

1. Jordan Ivanov,"Bellgarski starini"12 Makedonia Fq. 319, Sofia 1931
2. Klementi ishte klerik me origjine Bullgare. Shuguruar prift ne Rome nga Papa Adrian i II. Ne vitet 60 te shek IX ai se bashku me Cirilin dhe Metodin mori pjese ne formulimin e alfabetit sllav "Cirilikes". Ushtroi veprimtarine bashke me Metodin ne Europen Qendrore(Moravi-Panoni). Pas vdekjes se Metodit ne 855 dhe arrestimit nga autoritetet Morave, ai u kthye ne oborrin e mbretit Boris. Ka qene kryepeshkop i Ohrit. Vdiq ne vitin 916.
3. Pulkeriopolisi u pushtua nga bullgaret dhe u quajt prej tyre Beligrad (Berat), dmth qyteti i bardhe. Bullgaret pasi pushtuan tokat shqiptare bene regjistrimin e tyre duke i shenuar emrat e tyre ne sllavisht.

Eshte interesante se ne te gjitha kishat mesjetare te Myzeqese gjejme ne ikonat dhe pikturat murale paraqitje te ketyre shenjtoreve. Ne Mallakaster ky element mungon per shkak te islamizimit te mevonshem te saj dhe prishjes se faltoreve te besimi kristian. Pushtimi Bullgar mori fund ne vitin 1018 kur perandori Vasili i II (Bullgarovrasesi) theu betejen e Beratit prane Tomorrit, (siç na deshmon kronisti bizantin Kadreni), djemte e carit bullgar Samuelit. Kjo ngjarje shenoi rivendosjen e pushtetit bizantin ne trevat shqiptare. Ne kronikat e ketyre luftrave permenden edhe kalate e Gllavinices, Beratit, Kanines, ne te cilat vendin e garnizoneve bullgare e zune ato bizantine. Gjate kesaj periudhe krijohen perfundimisht marredheniet feudale (shek IX). Aristokracia ushtarake civile dhe kleri kishin krijuar klasen e pronareve te medhenj. Nga ana tjeter stratiotet po i humbnin tokat dhe po ktheheshin ne qeramarres (mortites) dhe punetore me meditje (mistote). Si rezultat i nje sere faktoresh ekonomiko-politike-shoqeror, Bizanti u kthye ne nje shtet bujqesor i perbere nga bujkrober te varfer, tamam si feudalizmi europianoperendimor. I perhapur ne kete treve duhet te kete qene edhe institucioni i "pronjes" bizantine. Ky feud shteteror i jepej per perdorim ushtarakeve dhe nepunesve si prone e kushtezuar. Duke filluar qysh nga shekulli i X ne kronikat historike fillojne te permenden nje numer familjesh te shquara fisnike nga Zona e Myzeqese. I tille eshte rasti i nje bujari nga Muzakajt e Oparit, i cili bente pjese ne vitin 1080, ne rrethin e komandanteve me te besuar te perandorit Bizantin Aleksi i I Komnen. Perveç Muzakajve familje Mesjetologu Pellumb Xhufi1 citon edhe nje sere emrash te disa familjeve te tjera si te: Karanxhave, Lapardhave, Kiliceve, Frengeve, Matrengeve, Risilive, etj. Disa prej tyre do te luajne nje rol te rendesishem ne historine tone kombetare.

1. Pellumb Xhufi, Gazeta Myzeqeja Nr.V.1995

Previous Previous Next Next