Ilirjan Gjika

Mesjeta

Historia e Shqiperise ka mungese dokumentash per periudhen kohore qysh nga koha e Strabonit dhe Ptolemeut (shekulli II) e deri ne kohen e pushtimit norman (shekulli XI). Boshlleqe te tilla krijon mungesa e burimeve te te dhenave edhe per treven qe po flasim. Dokumentat qe e permendin ate nuk jane veçse pershkrime te percipta dhe siperfaqesore. I fundit dokument qe vetem permend qytetet kryesore eshte: "udherrefyesi" i Heroklit ne vitin 533, i cili nuk na jep informacionet qe kerkojme. Mund te themi se pas renies se qyteteve te Apolonise, Dimalit, Amantias, Skampinit, si qendra me e rendesishme midis Durresit dhe Vlores del qyteti i Pulkeriopolisit (Beratit), ne nje pozicion me te mbrojtur ne thellesi te vendit. Me kete emer e permend ate edhe "udherrefyesi". Pagezimi i tij me emrin e nje princeshe1 tregon se ai kishte nje zhvillim te madh. Ne te kryqezoheshin rruget kryesore te Ilirise se jugut ne antikitetin e vone. Me braktisjen e Apolonise, Bylisi dhe Pulkeriopolisi kthehen ne dy qendra te rendesishme Peshkopale. Rendesia e tyre shihet ne permendjen e shpeshte te emrave ne dokumentat kishtare te kohes.
    Me zbrazjen e Apolonise ne shek V, qendra e treves sone do te zhvendoset ne keto dy qytete. Kjo do te filloje me largimin e Peshkopit te Apolonise drejt Bylisit gjate shek te V. Eshte koha kur ka filluar kriza e marredhenieve skllavopronare, grushtin derrmues te ciles ja japin dyndjet barbaro-sllave. Keto dyndje I shkeputen kontaktet e Bizantit me provincat Ilire. Ne keto kushte ne qytete filluan te zhvilloheshin strukturat autonome te qeverisjes (Pulcheriopolis-Kefalini), ndersa ne fshat fillojne gradualisht te ngrihen strukturat feudale. Gjate shekullit te IX ndryshoi edhe situata politike e Perandorise Bizantine. E çliruar nga sulmi i arabeve ne lindje ajo i hodhi syte drejt provincave perendimore duke rivendosur kontaktet e saj ne to. Fillimisht nisi riorganizimi i ri administrativ ku provincat e vjetra u zevendesuan me krijimin e themave. Thema kryesore ishte ajo e Durresit me shtrirje nga Tivari ne Vlore.

1. Perandori Teodos II ndertoi ne rrenojat e qytetit te dikurshem te Antipatrias nje qytet te ri, te cilit i vuri emrin e se motres, Princeshes Pulkeria(Pulcheria), e cila do te hipi ne fronin e bizantit ne vitet 450-453.

Perberjen e themave dhe qyteteve qe benin pjese ne to, i gjejme tek shenimet e Kostandin Porfirogjenetit1 (shek IX), ne te cilat thuhet: Thema e Durresit... "Durresi (Dyrrahion) qe dikur quhej Epidam (Epidamos), ka nen konsiliari nente qytete: Skampen, Apolonine, Bylisin (Boulis), Amantion, Beratin (Pulheriopolis), Vloren (Aulon), Listron, Skeuptron, metropolin e Aulidit", etj. Megjithese Apolonia ishte braktisur, autori nenkupton me te, krahinen perreth. Ky eshte dokumenti i pare qe permend qytetet e treves gjate mesjetes se mesme. Qendra e themes2 bizantine te Durresit ishte vete ky qytet. Ne krye te saj qendronte strategu, i cili kishte njekohesisht pushtet civil dhe ushtarak. Strategu i kesaj theme mbante edhe titullin e Dukes dhe merrte nje page prej 20 librash ari ne vit. Nen urdherat e tij ishin nje aparat i gjere nepunesish si: vojvodet, arkontet, turmarket, etj. Ushtria e themave perbehej nga stratiotet.
    Keta bujq ushtare kryenin detyrimin ushtarak dhe si shperblim merrnin nje ngaster toke ne perdorim te quajtur stratiotika. Detyre e tyre ishte ruajtja e kufijve te Themave3 nga sulmet e huaja. Stratiotet kryenin sherbimin ushtarak per gjithe jeten. Tokat ata i punonin me forcat e familjeve te tyre dhe pjeserisht ua jepnin me qera fshatareve te tjere. Stratiotet ishin te çliruar nga nje pjese e taksave.
    Ne ushtri ata sherbenin si kembesore dhe kalores te armatosur lehte. Kjo varej nga siperfaqja e stratiotikes. Nje pjese e tyre merrte edhe nje pagese te vogel nga shteti. Tokat qe shteti Bizantin ju dha stratioteve u moren nga sekuestrimi i pronave te aristokracise se vjeter senatoriale dhe atyre qe i perkisnin institucioneve kishtare.
    Keto te fundit ju moren klerit gjate periudhes se luftes ikonave, dhe u perdoren duke u dhene edhe si benefice shtreses se kaloresve qe po formohej. Kjo pronesi quhej Haristika (miresi-favor). Aresyeja na ben te mendojme se, lufta kunder ikonave e ndermarre nga Perandori Leon III, gjeti rezistence ne kete treve gjate viteve 720. Mungesa e objekteve te kultit te kesaj periudhe dhe e vlerave te tyre artistike, te çon tek ideja se edhe ketu, eshte ndjere fuqishem reagimi i politikes se shkaterrimit te ikonave. Se bashku me organizimin e themave u be edhe organizimi administrates kishtare, e cila i perkiste deri ne vitin 732 kishes se Romes, por qe perandori i Bizantit Leoni i III Isauri ia shkeputi asaj edhe e lidhi ate me Patriarkanen e Kostandinopojes.

1. Marre nga burimet e zgjedhura te Historise se Shqiperise, Vell II, fq.27
2. Thema ndahej ne nendarje me te vogla si: KLISURAT, ARKONDITE, DUKATET
3. Thema e Durresit u krijua ne kohen e sundimit te perandorit Bizantin Niqifor I diku ne vitet (802-811).

Previous Previous Next Next