Muzakajt ne Myzeqe
Familja Muzaka1 sundoi perreth dy periudha kohore: E para zgjati ne vitet 1286-1343, ndersa e dyta ne vitet 1374-1417. Pushtetin e saj politik dhe administrativ ajo e shtriu kryesisht ne Muzaki (Myzeqe) dhe ne Toskeri, me qender Beratin. Mbi origjinen e emrit Muzak ekzistojne disa mendime. Dy autore franceze Pukevili dhe Dezerti2 mendojne se, ky emer vjen nga qyteti MUSEION i cili ndodhej ne jug te lumit Devoll. Ai permendet ne shekullin VI ne kohen e sundimit te perandorit Bizantin Justinian. Albanologu kroat Milan Shuflai thote se, origjina e familjes Muzaka eshte nga rrethinat e Vlores.
1. Gjin Varfi: "Heraldika Shqiptare" Familja Muzaka.
2. Gazeta Myzeqeja Nr:2, (P.Xhufi-Muzakajt zoter ne Myzeqe).
Fillimisht zoterimet e tyre ne shekullin e XIII shtriheshin ne Myzeqe, ndersa me vone
u shtrine ne Selenice, Tomorrice, Korçe, Sovjan, Skrapar, Opar, Kostur, etj.Me kete
dere, sipas tij u shkrine edhe Matreget e Karavastase.
Gjon Muzaka njeri nga pinjollet e kesaj familjeje, ne librin e tij "Breve memorja de li descendenti de nostra casa Musachi", botuar ne Rome ne vitin 1510 thote se: "Atdheu i pare i Muzakajve ishte malesia e Oparit, ku te paret e kesaj familjeje zoteronin fshatrat Voskop, Lavdar, Marjan, Peshtan, Mazrek. Ketu ne kishen e Shen Merise se Oparit prehen eshtrat e Muzakeve te pare". Ne dokumentat historike Muzakajt permenden qysh ne vitin 1081 ku njeri prej tyre, bente pjese ne rrethin e ushtarakeve te perandorit bizantin Aleksi I Komnen. Pas vitit 1274 Muzaket permenden vazhdimisht ne burimet historike. Dy figurat me te shquara te shtepise Muzaka gjate shekujve XIII-XIV qene Gjoni dhe Andrea1. Gjon Muzaka ne vitet 1279-1280 do te luaje rolin e drejtuesit te feudaleve shqiptare ne lufte kunder anzhuineve te Napolit. Gjate luftimeve diku prane Durresit, Gjon Muzaka kapet rob dhe burgoset ne keshtjellen e Brindizit(shiko ne fq 47).
Andrea Muzaka I (1279-1319) eshte figura me e shquar, dale prej pinjolleve te kesaj familjeje. Ne kohen e tij, Muzakajt i zgjeruan shume kufijte e tyre si ne: Tomorrice, Berat, Kelcyre, Skrapar, dhe fushen bregdetare, qe prej tyre filloi te quhej qysh atehere, Muzakie (Myzeqe). Me Andrean e II ata u shtrine pushtetin edhe ne fushen e Korçes deri ne Kostur. Ne kete qytet Andrea dhe bijte e tij: Stoja e Theodhori, ngriten ne vitin 1370 kishen e Shen Athanasit, ne te cilen gjendet sot ky mbishkrim: "Te ndertuar nga themelet dhe te pikturuar nga zoterit shume fisnike Stoje dhe Theodhor Muzaka". Andrea Muzaka i I, mori nga Karli I Anzhu titullin: "Marshall i Mbreterise se Arberise", dmth mekembes i Mbretit te Napolit ne Shqiperi. Ndersa Perandori bizantin Androniku II Paleolog i akordoi atij titullin e larte te despotit(princit). Me kete pozite politike dhe duke e ndjere veten te fuqishem Princi Andrea Muzaka ju vu punes per t’u shkeputur nga fuqite e huaja dhe per te krijuar Principaten e tij. Kryengritja e vitit 1335 qe organizoi ne Toskeri (shiko me siper fq 49) deshtoi dhe ai vete u strehua ne Durres tek Anzhuinet. Nderkohe qe ne vitet 1346-1355 vendoset ne Shqiperi pushteti serb. Por diku rreth vitit 1350 Despoti Andrea ja merr me lufte Beratin Jovan Komnenit, i cili therret per ndihme ne vitin 1355 kunatin e tij Perandorin Serb Stefan Dushanin.
1. Gazeta Myzeqeja Nr:2, P.Xhufi-Muzakajt zoter ne Myzeqe.
Trupat serbe do te nisin marshimin drejt Beratit. Fushata e tyre deshtoi sepse gjate kalimit te Devollit, Stefan Dushani vdes dhe bashke me te, merr rrokullimen edhe perandoria e tij: "Sllavo-bizantine-shqiptare". Nje vit me vone pasardhesi I Stefanit, Uroshi organizoi fushaten e dyte serbe, per te marre nen kontroll Beratin. Nga nje shenim historik per kete fushate thuhet se: "Serbet erdhen nga Tomorrica, duke sulmuar Beratin me egersi, saqe i varnin njerezit ne te dyja anet e rruges jashte kalase". Nderkohe serbet pasi dogjen lagjet e jashtme te qytetit dhe nuk moren dot kalane, u larguan pa arritur qellimin, duke lene pas vetem "toke te djegur". Koha i krijoi mundesi Andrea Muzakes qe te zgjeronte principaten e tij. Ne vitin 1365 ai mori edhe Vloren, duke u bere zoterues i territoreve te trapezit Durres-Oher-Kostur-Himare. Keto vende ai i mori duke luftuar me serbet, te cilet i kishte armiqte e tij tradicionale. Ne vitin 1365 Andrea theu Jovan Asen Komnenin, ndersa, ne aleance me Balshajt mundi mbretin Serb Vukashinin. Pak kohe me vone Despoti Andrea goditi edhe te birin e tij, Mark Krajleviçin. Pas kesaj fitore te bujshme, perandori bizantin Joani. V. Paleolog, i rinjohu princit shqiptar titullin e despotit dhe i dergoi si dhurate stemen perandorake bizantine, te perbere nga shqiponja me dy krere dhe me nje yll gjashtecepesh ne krye.
Despoti Andrea Muzaka e forcoi sundimin e tij edhe nepermjet lidhjeve martesore dhe miqesore me familjet feudale te fuqishme si: Zenebishet, Arianitet, Balshaj, dhe me te tjera familje fisnike me pozite me te vogel. Me zgjuarsi ai veproi kur, martoi te bijen, Komnenen (Komiten) me Balshen e dyte, njeriun qe bashkoi nen pushtetin e tij territoret shqiptare nga Tivari dhe Krivareka ne veri e deri ne vijen Himare-Kostur ne jug. Nga kjo martese Balsha II mori si prike dy pika strategjike si: Vloren dhe Kaninen. Sipas Gjon Muzakes i pari i Principates Andrea Muzaka mbante titullin Despot dhe zoteronte: Qytetin e Beratit, qe eshte kreu i gjithe Myzeqese me tere Myzeqene, qe nga fshati Basti (Bashtove) deri ne lumin Vjose...Tomonishten qe eshte Myzeqeja e vogel, krahinen e Selenices qe eshte deri ne det, krahinen e Tomorrices me gjithe fshatrat qe jane ne lugine e ne shpatet e Tomorrit, krahinen e Devollit te madh, Voskopin, qytetin e Korçes, Devollin e vogel, qytetin e Kosturit.
Pas vdekjes se Despotit Andrea, zoterimet e Muzakajve u ndane midis tre djemve te tij: Stoja mori Kosturin me rrethinen, Theodhori mori Beratin dhe Myzeqene, ndersa Gjini mori pjesen tjeter te shtetit. Ne qershor te vitit 1389 Theodhor Muzaka me trupat e tij, te rekrutuara ne Berat dhe Myzeqe mori pjese ne Betejen Fushe Kosoves, ku mbeti i vrare prej turqeve. Kjo ishte humbja e dyte tragjike per te, sepse kater vjet me pare ne Saver (Lushnje) ai kishte perjetuar humbjen dhe vdekjen e kunatit te tij, Balshes II. Pas kesaj ngjarjeje territoret e Muzakajve nisen te binin njera pas tjetres nen sundimin osman. Gjate historise se tyre te gjate, Muzakaj te tjere qe ndeshin ne dokumentat historike (ACTA ALBANIAE) jane edhe: Mentuli Kont i Kelcyres, Materangu, Kostandini, Laldi, Vlashi, Bogdani etj. Principata e Muzakajve ndahej nga pikpamja administrative ne Baroni te cilat perbeheshin nga disa fshatra1. Ne krye te tyre qendronin vojvodet, te cilet kishin pushtet civil dhe ushtarak.
1. Burime te Zgjedhura per historine e Shqiperise.
|